Receta Gatimi

Paulo Coelho


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Post Paulo Coelho

    Paolo Koelho ėshtė njė nga 5 shkrimtarėt mė tė lexuar botėrisht tė viteve tė fundit.
    Koelho na bėn tė udhėtojmė nė njė ecuri kėrkuese tė ‘’mitit personal’’.
    Paolo Koelho u lind nė vitin 1947 nė qytetin e Rio de Zhaneiros. Braktisi studimet e tij pėr tė udhėtuar nė botė si hipi. Kur u kthye nė Brazil, filloi tė shkruante vepra teatrale dhe tekste pėr kėngėt e Raul Seiksas. Nė vitin 1970 do tė botojė revistėn ‘’2001’’. Nė vitin 1981 braktis punėn e tij si drejtor i njė Kompanie Diskografike dhe fillon pėrsėri tė udhėtojė nėpėr botė edhe pėr dy vjet tė tjerė. Nė Hollandė do tė njohė njėriun qė i ndryshoi jetėn, duke e nxitur tė zbulojė vetveten e tij. Koelho do tė rilindė shpirtėrisht i drejtuar drejt kristianizmit dhe atėherė do tė rifillojė tė shkruajė, kėtė herė libra.

    Filloi me ‘’Kalendari i njė Magjistari ose Pelegrini i Kobostelit’’ (1987), qė pėrshkruante eksperiencat e vetė shkrimtarit. Nė vazhdim do tė shkruajė ‘’Alkemisti’’ (198, Brida’’ (1990), Valkiriet (1992), ‘’Nė brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava’’ (1994), ‘’Mali i pestė’’ (1996), ‘’Manuali i luftėtarit tė Dritės’’ (1997), ‘’Veronika vendos tė vdesė’’ (199 ‘’ Djalli dhe zonjusha Prim’’ (2000), ‘’11 Minuta’’ (2003), ‘’Zahir’’ (2005) etj. Gjithashtu shumė tė famshme janė edhe historitė e shkurtra qė Paolo Koelho shkruante nėpėr revista me titullin ‘’Maktub’’.

    Librat e tij janė pėrkthyer ne 57 gjuhė nė mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu ėshtė nderuar me shumė cmime ndėrkombėtare, midis tyre dallojnė Crystal Award, si edhe Kavalier i Urdhėrit tė Legjeonit tė Nderit, qė ju dha nga shteti francez. Paolo Koelho u pranua nė Akademinė Letrare tė Brazilisė nė vitin 2002.

    Celėsi i veprės sė tij ėshtė kėrkimi brendėsor dhe zbulimi i vetvetes sonė, Ėshtė njė aventurė Vetėnjohjeje, ėshtė njė luftė brendėsore. Ėshtė i besimit katolik, por beson se se cdonjėra nga fetė, nėse janė zgjedhur me sinqeritet, na udhėheq drejt Zotit.

    Sic thotė dhe vetė: ‘’Gjuha e simboleve ėshtė mėnyra jonė pėr tė komunikuar me Zotin. Pėr tė mėsuar kėtė gjuhė nevojitet tė zhvillojmė intuitėn tonė. Kur dikush ndjek rrugėn e ndėrgjegjes sė tij, atėherė do tė vijė dhe momenti qė trupi dhe shpirti do tė rilindin’’. Paolo Koelho pėrpiqet tė kuptojė vetveten dhe botėn nėpėrmes punėn sė tij qė ėshtė shkrimi letrar, dhe mori kurajo pėr tė jetuar ėndrrėn e tij nė vitin 1986, kur bėri Ecurinė nė Santiago, dhe kreu pelegrinazhin legjendar tė Shėn Jakovit nga Shėn Zhan Pierre de Port tė Francės e deri nė Santiago de Kobostella tė Spanjės, duke ndjekur gjurmėt e pelegrinėve tė epokės sė Mesjetės.
    Koelho beson se Luftėtari i Dritės ėshtė cdo njeri, qė pėrvec vėshtirėsive tė pėrditshme, ėshtė akoma i aftė tė luftojė pėr ėndrrat e tij, mjafton tė mos lėrė zhurmėn e botės tė mbysė zėrin e tij tė brendshėm, mjafton qė tė zgjojė brėnda tij vetveten tjetėr qė fle i harruar nė njė rrugė tė mbushur me lajka, tundime, kurthe dhe ‘’lufta’’ qė po zhvillohet ėshtė pėrpjekja e vazhdueshme pėr tja kaluar mė mirė me vetveten tonė por edhe me njerėzit e tjerė qė kemi pėrreth, duke pėrshtatur jetėn tonė nė rregullat e harmonisė. ‘’ Cfarė ėshtė Luftėtari i Dritės?’’ ‘’ Ėshtė ai qė ėshtė i aftė tė kuptojė mrekullinė e jetės, tė luftojė deri nė pikėn e fundit pėr dicka qė beson’’ Sikurse thotė dhe shkrimtari duke folur pėr Alkemistin, ‘’ Universi komploton pėr tė na ndihmuar, atėherė kur pėrpiqemi pėr tė jetuar ėndrrėn tonė personale’’. Me kėtė mėnyrė zbulon se , kur dikush mund tė pėrqėndrohet nė tė tashmen, atėherė ėshtė njė njeri i lumtur dhe hap monopatin e vjetėr pėr njohjen e botės: monopatin qė kalon nga zemra.

    Pėrsa i pėrket pyetjes klasike, nėse njeriu ėshtė i keq apo i mirė, Koelho thotė se : ‘’Njė ėngjėll dhe njė demon ėshtė gjithmonė afėr nesh, dhe do tė duket ai tė cilin dėgjojmė mė tepėr. Beson nė idenė e ‘’Anima Mundi’’ (Shpirti i Botės), ku cdo individ, nėpėrmes pėrkushtimit tė plotė te veprimeve tė tij, hyn nė njė kontakt me frymėzimin e universit.

    Pėr misticistės thotė se janė: ‘’Njerėzit mė tė hapur, qė nuk vėnė mure midis atij qė quajmė realitet i botės materiale dhe pjesės sė padukshme tė realitetit, domethėnė tė ndjenjave, senseve, dhe intuitės. Ekzistojnė shumė popuj qė pranojnė kėtė botė tė padukshme, ėshtė brėmda kulturės sė tyre dhe sensi i pėrgjithshėm qė mbizotėron ėshtė : ‘’le tė pėrpiqemi tė shohim se cfarė ndodhet pas gjithckaje qe mund tė shohim’’.

    Pėr Shpirtin, Koelho thotė se ėshtė pjesa qė na lidh me imazhin e Zotit. Konsideron veten e tij si njė pelegrin qė lufton pėr ėndrrat e tij , dhe shpreson tė vazhdojė kėshtu deri nė fund tė jetės sė tij. Sepse sipas tij tė ndjekėsh njė ėndėrr nuk do tė thotė tė arrish diku. Thotė se: ‘’ e rėndėsishme ėshtė se nevojitet tė jesh trim, tė kesh guxim, tė kėmbėngulėsh. Pėrndryshe do tė paralizohesh. Tė jesh trim nuk do tė thotė tė mos ndjesh frikė, pasi frika ėshtė bashkėudhėtari ynė. Por duhet ta kapėrcejmė dhe mos ta lėmė tė na paralizojė. Dy gjėra na paralizojnė: e para ėshtė tė kujtojmė se gjithcka ėshtė e pamundur dhe e dyta kur mendojmė se ėndrrat tona janė tė mundshme pėr tu realizuar por pėrdorim si justifikim frikėn se nuk mud tja dalim mbanė’’. Eksperiencat e pėrditshme krijojnė reagime, qė pasqyrohen nė kėrkimin tonė brendėsor.

    Pėr vdekjen Koelho thotė: ‘’ Njerėzit nuk besojnė se do tė vdesin. Besojnė se do tė vdesin prindėrit e tyre. Nėse do tė kishin parasysh se do tė vdisnin, shumė gjėra do tė ishin ndryshe. Do tė ishin tė vėmendshėn pėr jetėn e tyre, nuk do tė merreshin me cfarė bėjnė tė tjerėt. Nuk besoj se vdekja ėshtė fundi i gjithckaje. Vdekja ėtė njė shoqėri e mirė dhe mund tė na ndihmojė tė marrim vendime tė nevojshme’’.

    Dekalogu i Paolo Koelhos
    1. Tė gjithė njerėzit janė tė ndryshėm. Dhe duhet tė bėjnė c’ėshtė e mundur pėr tė mbetur kėshtu.

    2. Cdonjeriu i janė dhėnė 2 cilėsi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhėheq tė takojė fatin e tij. Talenti i tij e detyron tė ndajė me tė tjerėt elementėt mė tė mirė qė ai zotėron. Cdonjeri duhet tė dijė se kur duhet tė pėrdorė njėrėn apo tjetrėn.

    3. Cdonjeriu i ėshtė dhėnė njė virtyt: aftėsia pėr tė zgjedhur. Pėr atė qė nuk pėrdor kėtė virtyt, shėndėrrohet nė mallkim – dhe tė tjerėt do tė zgjedhin gjithmonė pėr tė.

    4. Cdo njeri ka Mitin e tij Personal pėr tė materializuar dhe ky ėshtė shkaku pėr tė cilin ai vjen nė kėtė botė. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithcka qė ai bėn

    5.Cdo njeri duhet tė njohė dy gjuhė: gjuhėn e shoqėrisė dhe gjuhėn e shenjave. E para shėrben nė komunikimin me tė tjerėt, ndėrsa e dyta shėrben pėr tė shpjeguar mesazhet nga Zoti.

    6. Cdo njeri ka tė drejtė tė kėrkojė kėnaqėsinė – domethėnė atė qė i jep gėzim atij dhe jo medoemos dhe tė tjerėve.

    7. Cdo njeri duhet tė mbajė tė gjallė brėnda tij flakėn e shenjtė tė ‘’cmendurisė’’. Dhe duhet tė sillet si njė njeri i zakonshėm.

    8. Gabimet e vetme qė konsiderohen si serioze janė si nė vazhdim: mosrespektimi i tė drejtave tė tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, tė kujtosh se nuk meriton as tė mirat dhe as tė kėqijat qė tė ndodhin nė jetėn tėnde dhe tė jesh frikacak. Tė duam armiqtė tanė , por tė mos bėjmė aleanca me ta. Ata ndodhen nė rrugėn tonė pėr tė testuar shpatėn tonė dhe meritojnė vlerėsimin e betejės sonė. Ne duhet tė zgjedhim armiqtė tanė dhe jo anasjelltas.

    9. Tė gjitha fetė udhėheqin tek i njėjti Zot dhe tė gjitha meritojnė tė njėjtin respekt.

    Autori im i preferuar!...

  2. #2
    Shqiptar 10% Maska e ergiseld
    Anėtarėsimi
    Nov 2012
    Postime
    46
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Gjithashtu edhe mua me pelqen shume ky autor,ja vlejne gjithe librat e tij,

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Sekreti i lumturise....

    Njehere e nje kohe,nje tregtar,dergoi te birin e tij qe te mesonte sekretin e lumturise tek me i mencuri dhe i urti i te gjithe njerezve.
    Djali udhetoi i rraskapitur per dyzet dite ne shkreterire,derisa arriti ne nje keshtjelle te mrekullueshme ne majen e nje mali.Atje jetonte ''I Urti'' qe kerkonte djali.
    Ne vend qe te gjente nje njeri te shenjte...heroi yne hyri ne nje salle ku mbreteronte nje nje levizje e pareshtur,nje zhurme e madhe,nje gjendje e cmendur:
    tregtare qe hynin e dilnin,gjithandej grupe te vegjel qe flisnin me ze te larte,nje orkesterz qe luante melodi te embla. Diku aty ishte edhe nje tavoline e mbushur plot e perplote me te gjitha llojet e gjelleve me te shijshme dhe me te famshme te asaj krahine.
    ''I Urti'' fliste me te gjithe,ndaj djalit i duhej te priste dy ore qe t'i vinte radha per tu pritur nga ai.
    ''I Urti'' e degjoi me vemendje arsyen e vizites se djalit,por i tha djalit qe ne ate moment nuk kishte kohe te mjaftueshme qe t'i shpjegonte atij sekretin e lumturise.Edhe i sugjeroi qe te bente nje shetitje neper pallat e te kthehej pas dy oresh.
    Nderkohe dua te te kerkoj nje nder,i tha plaku,duke i dhene ne dore nje luge te vogel caji,ne te cilin hodhi dy pika vaj.
    ''Kur te ecesh,mbaje kete luge ne dore edhe ki kujdes mos te rrezosh ne toke pikat e vajit''.
    Djali filloi te ngjiste e zbriste shkallet e gjata te pallatit,duke mos i shkeputur syte per asnje moment nga pikat e vajit ne lugen qe mbante ne dore.Ne krye te dy oreve ,djali rikthehet tek ''I Urti''.
    Atehere me thuaj i thote ''I Urti'', a i pe qilimat e mrekullueshem persian qe kam ne dhomen e ngrenies? Po kopshtet e mrekullueshme qe rrethojne keshtjellen,a e di iu deshen plot 10 vjet,mjeshtrit te kopshtareve per t'i krijuar?Po pergamenat e bukura qe ndodhen ne biblioteken time, a i vure re?
    Djaloshi i turperuar,i rrefeu qe nuk kishte pare asnje gje.Shqetesimi i tij i vetem ishte qe te mos rrezonte ne toke pikat e vajit qe ''I Urti'' i kishte besuar,per t'i mbajtur me shume kujdes.
    Epo mire,nuk ka gje,i kthehet ''I Urti'',ktheu pas dhe shiko nje nga nje mrekullite e botes sime.Nuk mund te kesh kurre besim tek nje njeri,nese nuk i njeh mire shtepine e tij.
    I qetesuar,djaloshi me lugen ne dore,rifilloi te shetiste pallatin,por kesaj here,duke verejtur me kujdesin me te madh te gjitha veprat e artit te varuara ne tavan dhe mure.
    Veshtroi kopshtet,malet rrethues,brishtesine e luleve,thjeshtesine dhe shijen me te cilen cdo veper arti ishte vendosur ne vendin e duhur,ne harmoni te plote me gjithcka qe e rrethonte.
    Ne kthim,kur ritakoi ''Te urtin'',rrefeu dhe pershkroi me zellin me te madh gjithcka qe kishte pare ne pallat,ne cdo detaj.
    Po pikat e vajit,qe te lashe nen kujdesje,ku i ke?- pyeti '' I Urti''.
    Duke pare lugen,djali vuri re qe i kishte rrezuar pikat e vajit.
    ''Ja pra,i tha ''I Urti'' – Sekreti i Lumturise eshte te arrish te shikosh te gjitha mrekullite e botes ne cdo detaj,pa harruar per asnje moment dy pikat e vajit qe mban me vete ne luge.''....

    (Pjese e shkeputur nga romani ''Alkimisti'' i Paolo Coelho)

    - - - Updated - - -

    Paulo Coelho

    Nganjėherė jemi preja e njė ndjesie trishtimi qė nuk mbėrrijme ta kontrollojmė....
    Kuptojmė qė ēasti magjik i ditės ka kaluar dhe ne nuk kemi bėrė asgjė. Jeta e fsheh magjinė dhe artin e vet. Duhet ta bėjmė tė flasė fėmijėn e dikurshėm qė ende ekziston brenda nesh....
    Ky vogėlush ėshtė nė gjendje t'i kuptojė momentet magjike. Ne dimė si ta mbysim tė qarėn e tij, por nuk dimė tė bėjmė tė heshtė zėrin. Fėmija i dikurshėm ėshtė gjithmonė brėnda nesh. Lum fėmijėt sepse e tyre ėshtė mbretėria e qiejve. Nėse nuk rilindim, nėse nuk arrijmė ta shohim jetėn me pafajėsinė dhe entuziazmin fėminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumė mėnyra pėr t'u vetėvrarė. Ata qė provojnė tė asgjėsojnė trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata qė pėrpiqen tė vrasin shpirtin, thyejnė ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre ėshtė mė pak i dukshėm pėr sytė e njeriut. Le tė tregohemi tė vėmendshėm ndaj asaj qė thotė fėmija i ndryrė nė zemrėn tonė....
    Tė mos kemi turp. Tė mos e lėmė tė ketė frikė, sepse ai vogėlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dėgjojmė thuajse kurrė. Le t'ia lėmė atij pėr pak frerėt e ekzistencės sonė. Ky fėmijė, e di mirė se ēdo ditė ėshtė e ndryshme.....
    Le tė pėrpiqemi qė ai ta ndiejė se e duam prapė. Le t'i japim gėzim duke u sjellė nė mėnyrė tė pazakontė pėr ne, apo tė dukemi tė marrė nė sytė e tė tjerėve. Ėshtė mirė tė kujtojmė qė menēuria e njerėzve ėshtė marrėzi pėrpara Zotit. Nėse dėgjojmė fėmijėn qė kemi nė shpirt, sytė tanė do tė rigjejnė shkėlqimin. Dhe nėse nuk e humbim komunikimin me kėtė fėmijė, ne nuk e humbim as lidhjen tonė me jetėn....

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    shum e bukur kjo pjesa Sekreti i lumturise!

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    1-Ēdonjeriu i ėshtė dhėnė njė virtyt: aftėsia pėr tė zgjedhur. Pėr atė qė nuk pėrdor kėtė virtyt, shėndėrrohet nė mallkim – dhe tė tjerėt do tė zgjedhin gjithmonė pėr tė....

    2-Ēdo njeri duhet tė njohė dy gjuhė: gjuhėn e shoqėrisė dhe gjuhėn e shenjave. E para shėrben nė komunikimin me tė tjerėt, ndėrsa e dyta shėrben pėr tė shpjeguar mesazhet nga Zoti....

    3-Tė gjitha fetė udhėheqin tek i njėjti Zot dhe tė gjitha meritojnė tė njėjtin respekt.....

    4-Tė gjithė njerėzit janė tė ndryshėm. Dhe duhet tė bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr tė mbetur kėshtu.

    5-Ēdonjeriu i janė dhėnė dy cilėsi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhėheq tė takojė fatin e tij. Talenti i tij e detyron tė ndajė me tė tjerėt elementėt mė tė mirė qė ai zotėron. Ēdonjeri duhet tė dijė se kur duhet tė pėrdorė njėrėn apo tjetrėn.....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi