Receta Gatimi

Copeza pjesesh marr nga libra te ndryshem...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 3 FillimiFillimi 123
Rezultatet nga 41 deri tek 60 prej 60
  1. #41
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    E dashur,
    e ke vėnė re qė nė letrat e mia pėr ty nuk e pėrmend asnjėherė veten? Doja tė tė thoja se sa patetike qė ėshtė egoja, por atėherė do vija nė dyshim sinqeritetin e fjalėve tė mia. E si mund tė tė shkruaj nėse dashuria pėr veten ulet afėr meje nė momentet kur shkruaj pėr ty? Ose unė, ose ti. Nuk ka rrugė tjetėr nė rastin e ndjenjave e aq mė tepėr nė atė tė shkrimeve. E unė zgjedh gjithmonė ty edhe nėse vetja largohet mė shumė se ē'duhet. Le tė iki fare. Ndoshta nė momentin qė nuk do tė tė dua mė, pėrvec se do tė mbes pa sytė e tu, shpresoj qė tė marr me vete, bashkė me anullimin e burgimit tim tė pėrjetshėm, dhe shikimin e fundit qė do mė japėsh. Pėrjetėsia ėshtė vetėm njė shikim e dashur. E sytė e tu kanė dhėnė e marrė me mijėra vite nga pasioni im. Ja pse nuk mė nevojitet mė vetja nė momentin qė nuk do ta kem mė nevojen ty. Por te dy e dimė se ē'do tė thotė tė humbasėsh gjėnė e vetme qė ke.

    Une e di qė s'tė kam pasur ndonjėherė. Ndjenjat fluturojnė vetėm atėherė kur nuk tentojmė t'i mbajmė nė kafaz apo jo? Tamam si zogjtė. E ti i adhuron zogjtė. Por kam njė si shqetėsim brenda meje. Tė dy e dimė qė njė ditė nuk do tė tė dua mė. Ta kam thėnė dhe mė pėrpara arsyen. Por nėse unė jam unė, vetėm atėherė kur shkruaj pėr ty, ē'do ndodhė kur tė mos ndjej pėr tė tė shkruar?

    E tėrheq atė qė thashė pėr egon. Ndoshta fjala patetike nuk ėshtė e denjė pėr tė. Nuk e di ēfarė epiteti mund t'i jap, por e di qė nėse njė dite postieri do rreshtė sė marri letra nga unė, fjalet nuk do mjaftojnė pėr atė qė mund tė mė ketė ndodhur. Ndoshta pafundėsia ėshtė njė sekond. E ne e dimė qė shikimi yt ėshtė pėrjetėsia qė mė nevojitet ta kaloj atė sekond. Ndoshta uni im pa njė ego ekziston vetėm atėherė kur shkruaj pėr ty e nėse ndaloj sė shkruari tė zezėn mbi tė bardhė, e zeza duke qėnė letra e dėnimit tim tė pėrjetshėm dhe e bardha qelia ku do kaloj dėnimin, atėherė nuk do ketė mė njė moment ku pafundėsia tė ndalet.

    E universi i urren sekondat qė zgjasin mė shumė se njė shikim e dashur. Ja pėrse nuk e di nė do vijė ndonjėherė njė ditė e tillė. Pėrjetėsia ėshtė tepėr kapriēoze pėr tė mbajtur me hatėr njė tė burgosur qė pendohet pėr krimin e tij. Sidomos kur krimi ėshtė njė shikim e viktima janė sytė e tu.


    _Agron Bajraktari

  2. #42
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Mė rrėfeu njė e huaj pėrfekte njėherė "Nuk ka tė bardhė, nuk ka tė zezė. Nuk ka tė mirė, nuk ka tė keqe." E mbaj mend krejtėsisht mėnyrėn, e ulur pėrballe meje, kėmbėt njėra mbi tjetrėn, me njė theks rus mbi njė anglishte tė mėsuar nga filmat e jo librat e me njė gotė verė nė buzė.
    Tek e kisha pėrballė, pėrsėri, nė fytyrėn e saj e vetmja gjė qe tentoja tė krijoja ishte imazhi i njė femre tjetėr. I marrosur nga dėshira pėr kėtė qė kisha pėrballė, digjesha nga dashuria qė kisha pėr tjetrėn. Dėshira pėr kėtė, ma shtonte dashurinė per atė.
    Ndodhte njė dramė e vėrtetė kur pija pėrzihej me mallin, pasi nė ēdo gotė tjetėr qė do merrja, e dija qė po bėhesha gati tė pija njė tjetėr kujtim.
    E gjėja e fundit qė doja nė ato momente ishte tė dehesha nga gjėra tė ndryshme nga birra.
    "Lėreni tė qetė, tė dehej nė birrė."
    S'doja qė malli tė kthehej nė dėshirė pėr mė shumė dehje.
    S'do ma duronte dehja, as mėlēia.
    Ishtė tepėr pėr njė tė pamėsuar me pijen si unė.
    Pija birra qė tė mbetesha i pamėsuar me dehjen.
    Dehesha me mall qė tė mbetesha i pamėsuar me mungesėn e saj.
    Dreqin!
    Iknim nga njėri-tjetri edhe atė natė.
    Atėherė isha i dehur, me birrė.
    Me mallin e saj, kerkoja ditėn kur s'do isha mė i tillė.....

    _Agron Bajraktari

  3. #43
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ....“Beson ne rastesi?” them une pas nje momenti reflektimi mbi takimin me kete te panjohur.
    “Ah djaloē, po mendoje mbi arsyet e takimit tone apo jo?”
    “Qe te mos prish namin e te dehurve dhe te vertetes, me duhet te them qe po.”
    “Ē'pergjigje pret nga une?”
    “As qe ja kam idene. Jam teper i mpire per te menduar per dy vete.”
    “Ē'eshte rastesia sipas teje atehere?”
    “Hedhje e zarave nga universi. Nje loje e qiejve me ne.”
    “Interesante. Paske nje poet te fshehur brenda teje.”
    “Oh eshte pija qe flet, besome. Ne te kundert jam teper i merzitshem. Me thuaj, ē'eshte rastesia per ty, veredashese e huaj?”
    “Me ler te mendohem pakez. Vera ka filluar qe te marre me te miren nga une.” Pas disa sekondash heshtje me thote “Mendoj qe e kam nje pergjigje. Eshte renditja e disa ngjarjeve ne ate menyre, qe kur te fillohet dhe te mendohet per te, te na duket si nje veper e fatit.”
    “Pra, qe biseda jone te ndodhte, duhej qe une te vija ketu per tu dehur, qe te mundohesha te harroja dashurine dhe ti te shqetesoheshe per nje moment per nje te panjohur se mos po pinte me shume birra seē duhej?”
    “Mund ta shikosh dhe ne kete menyre.”
    “Pra paska dhe menyra te tjera?”
    “Gjithmone ka menyra te tjera. Kendveshtrimet jane motorri i botes djaloē.”
    “Dhe i yti eshte?”
    “Eshte si historia e atij poetit te veres. Askush se di se cfare ka dashur te thoje me ate gje, ama tingulli i atyre fjaleve jehon gjate brenda nesh. Keshtu dhe takimi jone. Le te mos i vendosim arsye te kota. Ndodhi sepse ndodhi. Ashtu si dhe une, ne momentin kur ngre goten per te pire veren, nuk mendoj per elementet qe e perbejne ate, sepse duke menduar per ate gje, harroj qe ta shijoj sic duhet. Te mendosh do te thote te harrosh te ndjesh. Mos mendo per fatin gjate kohes qe je duke qeruar pataten. Thjesht qero pataten.”....

    _Agron Bajraktari

  4. #44
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Shijoje zgjimin Ayra. Lejo qė rrezet e diellit ta pastrojnė fytyrėn nga ėndrrat e mbrėmshme qė tė mund tė bėhesh pis me ėndrra tė reja. Dil e pakrehur nga shtėpia, pa marrė parasysh se sa e shėmtuar do tė dukesh dhe ec zbathur nė vesėn e mėngjesit qė nata ka lėnė prapa me pendim.
    Mbylli sytė e zgjidh nė mėnyrė rastėsore njė libėr dhe lexoje me njė frymė nėn hijen e njė peme duke ngrėnė njė ēokollatė.
    Zgjidh fjalinė e parė nė faqen e dymbėdhjetė tė librit tėnd tė preferuar dhe bėje tatuazh nė pjesėn e brendshme tė krahut tė djathtė.
    Mėso tė gatuash njė ushqim qė kurrė s'ke mundur ta shijosh.
    Puth shokun tėnd tė ngushtė nė buzė e shpreso qė tė nesėrmen do t'i dojė mė shumė faqet. Mėso ti biesh pianos dhe pastaj tento tė bėhesh kitarriste.
    Ulu me njė tė panjohur nė stolin e parkut dhe thuaji qė ne jemi pluhur yjesh dhe kemi shansin e biletės sė artė pėr tė parė spektaklin e mrekullueshėm tė yjeve mbi kokat tona. Ne, mes rastėsive astronomike, jemi tė zgjedhurit fatlumė pėr tė ndjerė universin nė disa ēapitje qėpallash. Puthi minutat sikur tė jenė pėrshpėrimat e fundit tė dashurisė dhe sigurohu qė gjurmėt e kėmbėve tė tua tė jenė tė pastra si zemra e njė fėmije!"
    Pastaj futja vrapit duke ditur qė ke ndyshuar jetėn e njeriu nė vetėm disa sekonda.
    E nėse ajo gjė nuk ndodh, tė paktėn ke ndryshuar veten, pėrsėri.

    ...Agron Bajraktari

  5. #45
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Mbaj mend njehere, te fshehur ne nje dhome larg syve te botes,
    ishim shtrire ne krahet e njeri-tjetrit dhe po tymosnim nje cigare. Nuk e di perse por ne nje moment u cova dhe fika dritėn. Ndoshta kisha nevojė te shikoja trupin e saj nė errėsirė. I mora cigaren nga dora dhe po e shikoja me vėmėndje pjesėn ku flaka leshonte te kuqen e saj ne ajer.
    "E di," i them une "kur drita ėshtė e ndezur askush nuk e vė re rėndėsinė e flakės sė cigares, ndėrsa kur errėsira troket nė sy, ajo dritė e vogėl bėhet udhėrrėfyese nė verbėrinė e sė zezės. Tamam si zemra."
    Fjalėt mė dolėn instiktivisht. Gjithmone ndodhte keshtu kur ndodhesha afer saj. Ato qe thashe sikur e eksituan me shumė dhe mė tėrhoqi drejt vetes me njė forcė teper te ėmbėl. Ishim aq afer, sa nese ulja syte mund te shikoja vetem te kuqerremten e buzeve te saj qe kafshoheshin me njera-tjeren. Tymi qe dilte nga hapesirat e vogla te atij kafshimi vraponte drejt flakes se vogel te cigares dhe gjate atij udhetimi te vogel nga buzet e saj tek syte e mi, krijoheshin piktura ne ajrin e mbetur mes nesh. Ne fillim pikturoheshin rrathe. Pastaj siluetat e trupave tane e ne fund bashkimi i buzeve i shoqeruar me renkimin e zakonshem te te dashuruarve kur duan te leshojne gjithcka qe kane ne nje puthje te vetme.
    Me syte lart, duke u munduar te krijonim imazhe te ndryshme ne nderthurjen e gishtave tone, ne nje moment ajo me pyet se perse e dashuroja. Ma kishte bere kaq shume here ate pyetje dhe perseri me dukej sikur ishte hera e pare. Perpiqesha te gjeja fjale pertej aftesive te mia, keshtu e kuptoja.
    "Kam frikė nga flaka e dashur," i them une. "por mė duhet ta pėrqafoj si udhėrrėfyesen time tė vetme kur bie erresira. E njejta gje eshte dhe me ty. Te jetoj qe te krijoj veten nga fillimi eshte dicka qe gjithmone kam dashur ta bej, por pastaj te njoha ty dhe kuptova qe qenia njerezore nuk eshte bere qe te sillet i vetem nen kete qiell te pafund. Eshte rruge e veshtire te nisem ne kerkim te vetes, por kur pashe ty kuptova qe me e veshtire eshte te nisesh i vetem. Une jam si cigarja e dashur. Digjem sepse ėshtė rruga e vetme qė tymi yt te dale nga zjarri qe digjet brenda meje. Te dua sepse qekur ndalova kerkimin e te vertetes time, kuptova qe dashuria eshte e verteta e te gjitheve dhe ti vetem e imja.
    "Me puth!" me pershperit dhe arratiset siper meje.
    "Jam duke tė puthur e dashur apo nuk e di qė e puth me mijėra herė ajrin ku ti merr frymė?"

    _Agron Bajraktari...

  6. #46
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ...Dhe perseri, mes gjithe tentativave te mia te harroj gjithcka, nuk mund te mos me marre malli per ato ndjesi.
    I gjithe universi ne disa ndjenja. Kujtoj lekundjen e flokeve te saj pėr pak me shume dashuri, konspirimin e puthjeve tona ne nishanet e lekures dhe kur lodheshim nga pasioni, qetesine e buzeve tek qafa e saj. I shoqeruar nga dėshirat e vjetra pėr dashuritė qė nuk ndodhėn, shikoja kujtimet e mia qė ziheshin me njera-tjetren se kush te merrte copėzat e parfumit nė flokėt e saj. Pastaj mendimet pėrdridheshin ne epshin e femrės se prapė qė fshihej pas shikimit ėngjėllor tek afrohej duke me peshperitur "Tek buzėt, aty marrin formė shpresat e tua mė tė kėqija. Tek sytė, aty krijohen konstelacionet e tua tė nėnshtrimit." Ngrija shikimin tek ato sy qe tė mund ta shikoja per te kuptuar se e kunderta e asaj qe thoshte nuk ishte me ne doren time. Puthja e shikimeve s'ishte asnjehere e gabuar nė sytė e ēmendurisė dhe mes asaj hapesire te larget, mund ta ndjeja friken ne frymen e saj. Ishte natyrale per dy te rinj qe perjetonin dicka me shume se vetvetja. Por guximi mes nesh ishte me i forte se frika nga te tjeret. Ēdo rrobė qė hiqnim ishtė njė frikė qė zhdukej e qe shoqėrohej me nga njė puthje lamtumire e ne thjesht duhej te mos ndalonim sė genjyeri frikėn. Ajo ishte farketarja e dashurise sone.

    Guximi ishte manifestimi i saj. Jeta ishte endrra e nje nate dashurie e te dy vraponim si te cmendur pas perjetesise se asaj nate. Gjithmonė kishim qene te dashuruar pas idese se pėrjetėsisė. Por pafundėsia e pėrkthyer nė pasione ishte veēse njė sekond i vetėm. Gjithmonė ai sekondi kur ktheja kokėn pėr tė parė qė ajo ishte akoma aty. Asnjėherė i ngjashėm me pėrjetėsinė qė premtonte tė mbante sekret kujtimet tona. Ajo e dinte kete gje dhe me thoshte "I dashur, asgje s'eshte absolute. Eshtė thjesht njė patologji nė trurin tonė dhe zemrat tona jane tė destinuara tė jene te dashuruara me lavdinė e sekondave. Harroje te ardhmen. Te mendosh do te thote te harrosh te ndjesh." Njehere i kisha thene qe ishte nje bije e diellit, por thelle-thelle e dija qe ne te vertete, ajo ishte nata ime e preferuar.

    Agron Bajraktari....

  7. #47
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ...."E di historine e vales dhe shkembit? Eshte nje fabul e vjeter, me e vjeter se ne te dy. Degjoje. Ishte njehere nje vale qe dashuronte nje shkemb kushedi ku ne det. Le te themi ne gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkume dhe kenge, e puthte dite e nate, e shtrengonte ne krahet e saj te bardhe. Dhe psheretinte, qante, i pergjerohej qe te shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa nje dite ai u dorezua dhe, i gerryer, i ra ne krahe."
    "Dhe atehere?" pyeti Joan.
    "Atehere, papritur, nuk ishte me nje shkemb me te cilin mund te luante, te bente dashuri, te qante, por nje pengese guri ne fund te detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjere e zhgenjyer dhe e mashtruar, vala kerkoi nje tjeter shkemb."
    "Edhe? C'do te thote? Duhet te kishte qendruar shkemb."
    "Kete thone perhere valet. Por ajo qe eshte e levizshme eshte me e forte se ajo qe eshte fikse. Uji eshte me i forte se shkembi."

  8. #48
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ...E dashur...

    Letra jote s'mė ka ardhur akoma. Me siguri do tė ketė gabuar adresėn ndonjė postier idiot. Por mė shumė mė prek fakti qė s'munda tė lexoj fjalėt e tua e mė tepėr s'mund ta duroj idenė qė dikush tjetėr ka patur nė dorė parfumin e shkronjave tė tua. Nuk e di se ēfarė ndjenjash mė ke shkruar kėtė rradhė, por ti me siguri e di se cilat janė tė miat dhe kėtė herė, si gjithmonė.

    Ndoshta nuk mund ta imagjinosh por fjalėt qė kam brenda po shtyhen me njera-tjetrėn se kush tė dalė e para. E ndjenjat gudulisen nga kėnaqėsia qė u erdhi koha tė hapen pėrsėri nė letra tė mbyllura, tamam sikur sytė e femijeve nė mėngjeset e krishtlindjeve.
    Nganjėherė qėndroj para disa fotove tė tua tė vjetra dhe mundohem tė kujtoj prekjen tėnde, por a mund tė imagjinohet aroma jote nė flokėt e njė femre tjetėr?
    Thonė qė vendet mė tė errėta nė ferr janė tė prenotuara pėr ata qė rrinė pa lėvizur nė kohėra krizash. Ti e di mjaft mirė qė s'jam njeri qė do ta duroja ferrin dhe zjarrin e tij (vetėm nėse do te ishte zjarri yt), por mė thuaj si mund tė rri pa lėvizur ndaj fytyrės tėnde kur gjithēka brenda meje shpėrthen nė fishekzjarre yjesh?! Si mund t'i dal zot logjikės qė mė thotė gjithmonė e mė shumė tė largohem nga fjalėt e tua kur zemra do vetėm tė shkruajė bukurinė tėnde nėpėr murėt e botes?!
    Nuk e di nė ka ndonjė vend tė veēantė nė ferr pėr dashuritė e pamundura por me siguri qė duhet tė ketė pėr dashuritė e ćmendura (shpresoj tė paktėn tė kem buzėqeshjen tėnde si ndėshkim).

    Letra jote s'mė ka ardhur akoma, por e di me siguri qė do te vije njė ditė. Ashtu siē e di qė dhe ti do te vish tė mė vizitosh ne ferr. Nė mos pėr mua, do vish tė marrėsh buzėqeshjen tėnde!

    _Agron Bajraktari...

  9. #49
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    "Djalosh, une nuk mundem te te jap siguri mbi asgje, por duhet tė kuptosh qė gjithēka qė ikėn, njė ditė kthehet e gjithmonė nė njė formė tjetėr. Ikja ėshtė gjithmonė e njėjtė. Kthimi pėrherė i ndryshėm."
    "Duke u arratisur nga ajo qe te tjeret e kerkojne gjithe kohes. Ē'na paske qene kjo jete keshtu!?"
    "Nje teshtitje dinozauri me pak." thote ajo.
    Une kthehem i habitur nga ajo, pasi pyetja supozohej te kishte qene retorike.
    "Ē'do te thuash me kete gje." pyes une.
    "E ashtuquajtura jete s'eshte asgje tjeter vecse nje rastesi astronomike."
    "Dhe c'do nje dinozaur ne kete mes?"
    "Nese nje dinozaur i vogel do teshtinte duke u fshehur ndaj me te medhenjve, ai do vdiste dhe me nje mundesi te madhe historia e evolucionit do merrte nje rruge tjeter dhe ne s'do ishim ketu duke folur. Ja kjo eshte jeta."
    "Nese shpjegimi qe ke per jeten eshte i tille, jam kurioz te di ate per vdekjen?
    "Vdekja eshte sekondi i fundit i pergjigjes per jeten. Shijimi i vetem i vertete i asaj qe mund te quhet absolute. Teshtima e dinozaurit tone te dashur."

    E huaja vazhdonte dhe me godiste me pergjigjet e saj te menduara aq mire saqe dukej sikur e kishte perjetuar dhe here te tjera kete bisede. Une nuk besoja ne rimisherim por edhe nese merrja ne konsiderate kete ide, supozohej qe pasi te rilindje, te gjitha kujtimet e jetes se kaluar te fshiheshin dhe askush s'do mbante mend ndonje gje.
    "Ke dashuruar ndonjehere?" e pyes duke kthyer shikimin dhe vemendjen e plote nga shikimi i saj.
    "Nje here e nje kohe."
    "C'eshte dashuria per ty?"
    "Mbajtja e teshtimes perbrenda qe dinozauri te mos zgjoje te vegjelit e vet nga gjumi."
    "Po miqesia?"
    "Justifikimi i vetem i teorise se platos mbi shpirtin binjak."
    "Urrejtja?"
    "Mungese e dijes. Jete ne injorance."
    "Spiritualiteti?"
    "Gjithcka jashte fese. Te gjitha brenda jetes dhe pertej.
    "C'eshte ajo pertej?"
    "Subkoshienca."
    "C'eshte subkoshienca?"
    "Gjithcka pertej."
    "C'do te thote te pish?"
    "Te mos mjaftohesh me shpirtin."
    "C'eshte shpirti?"
    "Puthja e te dashuruarve. Flutura qe rreh krahet ketu e krijon stuhi atje. Vemendja e nje te panjohuri."
    "C'eshte per ty nje i panjohur?"
    "Dy sekonda te se kaluares."
    "C'eshte e kaluara?"
    "Capitja e qepallave. Kuptimi i se tashmes."
    "C'eshte e tashmja?"
    "E vetmja perjetesi."
    "C'eshte perjetesia?"
    "Nje majmun me nje makine shkrimi qe do te krijoje veprat e Shekspirit."
    "C'do te thote te shkruash?"
    "Te luash shah me shpirtin. Njohje mendimesh te njejta pertej epokave.
    "C'kuptim ka e njejta?"
    "Kuptimin e unitetit. Te gjithe jemi nje."
    "Si mund te jene dy vete, nje?
    "Duke mbajtur teshtimen."

    _Agron Bajraktari

  10. #50
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ...E dashur...

    eshte e kote. Nuk mund ta ndash mendjen ne viza te drejta dhe te vazhdosh te dashurosh te padrejten. Nganjehere dua te dorezohem, ti jepem dhe une te njejtit shikim qe sundon kete bote. Por pastaj kujtohem per ty e kuptoj qe nuk do mund te te dashuroja nese do kisha sy te tjere. E di, gjithmone them qe do te te harroj e duke thene kete gje kundershtoj po cdo here veten, por dreqi e marrte, budallalleku nuk eshte ai perfeksioni i premtuar. E une nuk bej perjashtim kur budallalleku kapllon zemren time... Dje perfundova nje liber. "Nje univers nga asgjeja" titullohet. Ta kam permendur dhe njehere kur doja te rikujtoja humbjet e tua ne librarine tone te preferuar. Ishte trondites. Cdo gje qe ka ne permbajtje fjalen "asgje" eshte sadopak trondites per neve, sepse ti e di, ne nuk mund ti durojme gjerat boshe. Te keqijat po. Asgjene jo.
    Ne kete rast do me pyesje "C'mesove?" E une do afrohesha me shume, sepse largesia i zbut mendimet e duke hapur gojen qe te shprehja mendimin e pare do humbisja ne tregimin e buzeve te tua e nga nje shpjegim jotrillues do kaloja ne enderrimet e nje shkrimtari qe vuan per historine e rradhes. Ne liber thuhej qe universe te tera mund te lindin nga asgjeja. Pastaj mu kujtove ti e gjithcka qe nuk ke shkruar per mua, dhe kuptova qe shkrimtarit qe vuan per histori do i duhej thjesht nje veshtrim tek shikimi im per te krijuar kozmosin tend. Libri vazhdon me tej duke thene qe ajo asgje mund te krijohet pa ndihmen e ndokujt, pra asgjeja nga asgjeja. E ne momentin qe po lexoja ato rreshta sigurisht qe mu kujtove ti bashke me pyetjen se perse te dua. E gjen dot se cfare arrita te zbuloj tek ajo e pyetur? Asgje. Absolutisht asnje shenje te ndonje arsyeje. Eshte e kote. Nuk mund ta ndaj mendjen ne viza te drejta dhe te vazhdoj te te kem ty ne te. E padrejta nuk mund te dashurohet. Jo ajo qe te jep asgje nga asgjeja.

    _Agron Bajraktari....

  11. #51
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ....Ēdo gjė ėshtė ndryshe me ty.
    Sado qė provojmė gjithēka dhe ēdo gjė, tė shkruar nė ndonjė libėr apo tė parė nė ndonjė film, gjithnjė ngel diēka tjetėr.
    Njė diēka qė tė fton ta vazhdosh kėrkimin.
    Njė mister qė tė deh.
    Njė forcė, pėrtej kėsaj bote, qė tė rinon.
    Madje, edhe grindjet nuk janė tė lodhshme.
    Aty, ku tė gjithė tė tjerėt do tė pėrfundonin nė grushte dhe ulėrima, ne shpėrthejmė nė tė qeshura.
    Dhe me sy i themi njėri-tjetrit: "Sa tė marrė jemi!"
    Ēdo gjė ėshtė mė e bukur me ty.
    Sa herė matem tė ta them.
    Ta nxjerr nga vetja dhe mos tė ta fsheh, por, si pėr inat, diēka ma lidh gojėn.
    Mė ngurtėson nė prehjen e melankolisė, thuajse trembem se, nėse ta them, atėherė do t'i zbulosh tė gjitha sekretet e mia dhe do tė ngel lakuriq.
    Do ta kuptosh se jam personazh nga kėnga "A fool in love."
    A thua, kjo qenka dashuria?
    Njė druajtje e pėrhershme...
    Kur nuk di t'i gjesh fjalėt e duhura, as pėr tė treguar sa i lumtur je.


    Albatros Rexhaj....

  12. #52
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ....E dashur....

    gjithcka eshte nje metafore ne syte tane. Vecse nje perde qe e vendosim para syve tone ne baze te pelqimeve dhe ne fund themi "Ne djalle te veje e verteta!" Dhe keto fjale qe po ti shkruaj s'jane asgje tjeter vecse nje figure e asaj qe dua te te them. Por a mundemi ne te shkruajme me shume sesa shkronja? E verteta nuk mund te ndahet ne copeza e dashur. E bukura nuk mund te pikturohet ne pjese. Eshte vetem nje melodi qe i'a perserisim vetes me shpresen qe te bejme muziken tone te preferuar e pavaresisht sa kenge te reja do na tregojne, ajo do mbetet mbreteresha jone e pamposhtur. Melodia e te vertetes sone s'eshte asgje tjeter vecse fillimi i muzikes se universit e dashur. Eshte ligj i pandryshueshem ashtu si drita eshte konstante e kozmosit. Por nese syte tane krijojne imazhe nga ajo konstante, a nuk eshte bukuria qe del nga syte e secilit relative? A nuk kemi te gjithe shikim te ndryshem? Si pasoje a nuk eshte dhe bota relative?
    Ka disa nete qe nje pyetje me le pa gjume. A ekziston bukuria si pasoje e koshiences sone apo ajo do mbreteronte kudo edhe nese ne s'do ekzistonim? Dreqi e hengert! A nuk eshte metafizika thjesht nje fizike e pazbuluar!?
    E verteta jote eshte e ndryshme nga e verteta ime. Duhet te jete keshtu perndryshe ti s'do ishe kaq larg meje e une kaq larg vetes. Shikimi im eshte ndryshe nga shikimi yt. Koshienca ime eshte ndryshe nga koshienca jote. Bota ime eshte e ndryshme nga bota jote. E perseri, e njejta drite krijon ngjyrat e ylberit ne syte tane. Gjithcka asht thjesht nje metafore ne syte tane e dashur. Nje perde qe vallezon me endrrat tona me te thella e qe na genjen, na mashtron duke na shtremberuar mendimin qe yjet krijojne konstanten e qe ne e shnderrojme ate ne skllaven e dashurive tona te pamundura. Ligjet e universit nuk mund te thyhen. Realiteti yt nuk mund te jete ndryshe nga i imi. Drita jote duhet te jete e njejte me driten time.
    Nuk ka se si te jete ndryshe. Asgje s'eshte nje metafore ne syte e universit. Gjithcka ndodh ne mendjen tone, ne nje korridor te fshehte mes zemres dhe syve tane. Nje figure letrare, nje iluzion i dashurise qe syte e mi kane per shikimin tend. Ose ndoshta jo. Boh. Nuk e di.
    Ndoshta s'do mund ta gjej pergjigjen dhe as gjumin. Ndoshta nje dite do e shqyej dhe perden qe s'me lejon ta shoh ylberin ashtu sic duhet. Ndoshta vetem atehere do mund ta kuptoj qe korridori i fshehte mes zemres e trurit eshte thjesht nje tjeter iluzion qe ti do kthehesh nje dite. Rendesi ka te kuptosh qe drita eshte konstantia e universit tone. Dhe ti, konstantia e shikimit tim. Te tjerat, jane thjesht metafora.....


    ...Agron Bajraktari

  13. #53
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24

    Smile Dritero Agolli - Kur te jesh merzitur shume

    qikjo m'pelqej (:



    Ketu s' do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper udhet ku kam ecur,
    S'do ndihet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham te fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje varg a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.

  14. #54
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ...Papritur nje ide tjeter lindi ne mendimet e tij. "Bota nuk te shikon ashtu sic ti e shikon ate." mendoi me vete. "Kur ti e shikon ate me sy pozitiv ajo behet pozitive. Kur e shikon me egersi ajo te behet e eger. Por kur ti i hedh shikime kritike, ajo nuk te kritikon. Ajo behet indiferente. Vazhdon ne te veten. Kėtu ishte e gjithe diferenca. Mund te thoje qe njerezit e zakonshem ishin te mirė sepse bota kishte aq shumė te tille dhe qe akoma nuk e kishin shkaterruar ate, por gjithashtu mund te thoje qe njerezit e zakonshem shkatėrronin cdo gje, pasi ishin ata robotet qe besonin verberisht ata pak njerez te ligj qe duan te ushqejne egon e tyre duke mos ja ditur per te tjeret." Ne ate moment cdo gje u be e qarte. Bota nuk ishte ajo qe ti shikoje. Bota ishte shikimi qe ajo nuk te kthente...

    _Agron Bajraktari

  15. #55
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ....E dashur....e kam thene dhe me perpara por me duket qe kjo do te jete letra e fundit. Dhe arsyeja eshte ndryshe nga gjithcka qe ti mund te mendosh. Nuk eshte egoja jote. Nuk eshte dashuria e madhe qe te jap e ajo pak qe marr. Nuk eshte as bukuria jote qe e ben gjithnje e me te veshtire qe kohen ta shikoj si dicka qe iken. Eshte e kunderta. Eshte cdo moment qe kam kaluar me ty. Ēdo here qe jam ndalur ne nje stol duke shikuar pemet qe levizin e kohen qe nuk do t’ia dije per ne. Besoj se do e kesh kuptuar dhe ti tashme. Une e ndjeva para disa ditesh. Kishte ardhur momenti qe dhe une ta kuptoja. Koha eshte gjithmone e ndalur. Jemi ne ata qe duam ta bejme te eci. Jemi ne ata qe e terheqim zvarre e dreqi e marrte gjithmone duam ta kthejme mrapa. Por jo. Jemi ne ata qe kthehemi. Koha qendron e palekundur. Eshte indiferente ndaj pemeve. Ndaj zogjve. Ndaj meje qe tentoj te zbuloj sekretet e e saj, qe te mund te behem dhe une i tille, te qendroj ne moment pa terhequr veten drejt teje. Koha s’do t’ia dije per mua dhe ty e dashur. Jemi ne ata qe duam t’ia dime per kohen. Kam lexuar diku qe ne mund te futemi ne vetedijen tone ashtu siē mund te semuremi apo dhe te dashurohemi. Pa e ditur. Pa e kuptuar. Dhe vetem atehere kur rreshqet perseri ne gjendjen tende normale mund ta kuptosh rendesine e saj te vertete. Te humbasesh ne ate qe ne quajme kohe eshte e njejta gje. Ne nje moment jam i ulur duke shikuar gjethet e pemeve tek lekunden nga era e ne tjetrin ndodhem ne divanin tone te se kaluares duke menduar per te ardhmen. Jemi ne ata qe e krijojme kohen e dashur. Ajo nuk do t’ia dije per ne. Jemi ne ata qe duam t’ia dime per te....

    _Agron Bajraktari

  16. #56
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    ....E dashur... sonte dua te shkruaj perseri per ty. Dua t'i harroj per pak momente te gjitha gjerat qe di. Si dikur, sonte eshte vetem per ty, i ftohte ndaj cdo dijeje por i mbeshtjelle nga bukuria jote. Si atehere, kur cdo femer ishte imazhi yt dhe une qe i ndiqja nga mbrapa vetem per te kuptuar qe rruga e tyre nuk mbaronte tek pragu i shtepise tende. Eshte e kote. Dituria eshte e pafund dhe e di qe s’do ta kem ndonjehere plotesisht timen. Por te dy e dime qe as ti nuk ishe ndonjehere e imja, ashtu si hena sillet rreth tokes me shpresen qe nje dite do ta preke lekuren e saj te vertete. Ndoshta ishte me mire ashtu. Ndoshta nese do te te prekja te gjithe lekuren e shpirtit do te ikja me shpejt sec duhej, ashtu sic hena do ta shkaterronte token. Ta njohesh dashurine do te thote te mos ta njohesh njeriun. Dhe ty nuk te njoha asnjehere. Te pakten jo ashtu sic doja. Dhe kjo ishte gjeja me e mire qe mund te me dhuroje. Gjithmone ke luajtur me kuriozitetin tim, duke kurdisur mistere per te me bere te te doja me shume. Misteri eshte loja e atyre qe e duan dashurine te perjetshme. Sa mire qe e luaje ate loje. Sa bukur qe e luan akoma. Je nje hene larg dhe une perseri kerkoj qe te kerkoj toke te pashkelur tek ti. Ne djall te veje cdo dije. Nuk mund ta ndryshoj boten. Tashme e di mjaft mire dhe kam mesuar me te. Por ajo qe me mban akoma ne dritherima eshte paaftesia per te ndryshuar veten. E di qe do me thoje qe s’kam pse te ndryshoj ndonje gje sepse jam mire keshtu sic jam. Sepse ti e di mjaft mire se cfare gjeje do doja qe te ndryshoja. Ishte pikerisht ti. Aftesia jote per te me bere te paafte. I pambrojtur, i hapur ndaj cdo sulmi qe mund te me jepje edhe pse cdo sulm i yti ishte qe te te doja me shume. Kete ke dashur gjithmone. Edhe kur e kuptoje se kisha arritur limitet ku hena mund t’i afrohej tokes pa pasur rrezik qe ta shkaterronte ate. Dhe tani qe e di se perse hena sillet rreth tokes e se cilat forca e mbajne ate per mos ta shkaterruar, ne nete te tilla kur femrat e tjera jane thjesht satelite te larget te bukurise tende, kuptoj qe nganjehere nuk do doja ti kuptoja disa gjera. Nganjehere do doja te mjaftohesha me idene qe ti hena ime sillesh rreth meje sepse do dhe jo sepse duhet. Nganjehere ligjet e fizikes jane te teperta ne orbitat tona. Mund te nisesh drejt meje. Mund te biesh drejt meje. Harroje friken qe kurre se pate. Mund te me shkaterrosh, por s’dua t’ia di sepse imazhi yt qe afrohet e mund cdo deshire per nje jete te pertejme. Hidhu drejt meje hena ime. Ujqerit e mij te presin qe ti udheheqesh. Frikesoji femrat qe duan te zbukurohen ne reflektimin e drites tende. Puthjet e tyre jane kaq te ftohta. I kam provuar. Ti e di mjaft mire qe do i provoja. Duhej qe te kuptoja me mire nese ajo qe kisha gjetur ishte ajo qe duhej gjetur. Ishte heret. Ne syte e njerezve ishte heret, por jetegjatesia e henave dhe planeteve eshte mijevjecare dhe jo puthje minutash. Dhe ne jemi te vjeter. Dashuria lindi me kohen dhe hapesiren e une e ti vetem disa mijevjecare me vone. Te tjeret jane thjesht sekonda. Te tjerat jane thjesht nje takim i orbites sime qe graviteti i tyre te me jape nje shtytje perseri drejt teje. Fati i henes dhe tokes eshte qe te jetohet nga te tjeret. Femrat e tjera jane thjesht nje imazh i vaket i bukurise tende. Besome. I kam pare. I kam puthur. I kam prekur. Nuk pendohem sepse nuk mund te pendohem per arsye qe me nisin gjithmone drejt teje. Eshte e kote te luftosh kundra ligjeve te natyres sepse ne fund ne jemi natyra dhe te luftosh kundra vetes do te thote te shkaterrosh vendin e te dashuruarve. Nuk mund ta shkaterrojme vendin ku pame njeri-tjetrin. Ne mos per mijevjecare, ta ruajme dhe per disa sekonda njerezish....

    _Agron Bajraktari

  17. #57
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    I dashur Xhon!

    Ka shum gjera qe do te doja te t'i thoja,por nuk di nga t'ia filloj.Ndoshta do te ishte me mir qe ta filloja duke te then se te dua?Apo se ditet qe kam kaluar me ty kane qen me te lumturat e jetes sime?Apo se gjate kesaj kohe te shkurter qe te kam njohur,kam arritur te besoj se jemi ber per njeri-tjetrin?Mund te t'i them te gjitha dhe mund te te siguroj se te gjitha jan te verteta,por ndersa i rijetoj,gjithcka qe me vjen ndermend esht se deshira me e madhe e imja esht qe te jem me ty tani,te te mbaj doren dhe te shijoj buzeqeshjen tende te pakapshme.Jam e sigurte se,ne te ardhmen,do te kem mundesi t'i rijetoj castet qe kaluam bashk.Do te degjoj te qeshuren tende,do te shoh fytyren dhe ta ndjej krahun tend rreth meje.Do te me marr malli per te gjitha keto,me shum nga sa mund ta imagjinosh.Je nje zoteri i rrall,Xhon,dhe e vleresoj shum kete.Me gjithe kohen qe kaluam bashk,asnjeher nuk me bere presion qe te fle me ty dhe nuk mundem te ta shpreh se sa shum do te thote kjo per mua.Kjo beri qe te dukeshim edhe me te vecant dhe pikerisht keshtu dua ta kujtoj gjithmon kohen qe kalova me ty.Si nje drit e paster dhe e bardh,e mahnitshme per t'u pare.Do te mendoj per ty cdo dit.Nje pjes e imja trembet se mund te vije nje cast kur ti nuk do te ndiesh te njejten gje per mua,se mund te me harrosh mua dhe ato qe kemi kaluar se bashku.Kudo qe te jesh dhe cfaredo qe te ndodh me jeten tende,kur te jet nata e pare me hene te plot,sic ishte hera e pare qe u takuam,dua ta gjesh ne qiellin e nates.Dua te mendosh per mua dhe per naten qe kaluam bashk,sepse,kudo qe te jem pavaresisht se c'do te ndodh me jeten time,te njejten gje do te bej edhe une.Nese nuk mund te jemi bashk,te pakten mund te ndajme dicka mes nesh,duke bere keshtu qe ajo qe ekziston mes nesh te zgjase pergjithmon.Te dua,Xhon Tairi dhe do ta konsideroj veten te lidhur pas atij premtimi qe me bere dikur.Nese kthehesh,une pres qe te martohem me ty.Nese ndodh qe ta shkelesh premtimin,dije se do te me thyesh zemren.
    Me dashuri
    Savana!

    Dear John,N.Sparchs

  18. #58
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone:shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur.

    Une,kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe.
    Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle:

    A s'eshte e vertete qe fati
    po na bashkon?
    A nuk po na lidh
    ai per jete?
    Ah, dhe ne kohet qe
    shkojne,
    nuk di, ti je motra a
    nusja ime?
    Ti njeh me imtesi
    cdo pjese te qenies sime,
    Ti
    ndjen tek une dhe nervin me te
    holle, ti lexon cdo gje ne
    shikimin tim,
    me syrin tend hyn
    ne brendesine time
    Hyn ne
    gjakun tim te ngrohte qe rrjedh
    ne deje
    dhe ecen si i cmendur
    ne drejtimin tend
    e qe me
    krahet e tua prej engjelli gjoksin
    tim sheron .

    Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu?
    Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk
    mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dike drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshem mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy , e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise.

    E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une.

    E di?... Une jam nje pasqyre qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vetja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qef ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

    E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty , e pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet.

    Me duaj!
    Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron.
    Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt.
    Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende.

    _shkeputur nga libri "Thuaj qe me dashuron" i Remark

  19. #59
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Me shkruaj.
    Me trego sesi po shkon jeta jote,nese kenga e preferuar ka mbetur e njejta,nese ke ndryshuar parfumin,nese e ke ndezur cigaren mbremjeve te vetmuara.
    Me shkruaj.
    Me thuaj nese ke nisur alkoolin,nese ke flakur gjithcka timen,apo une fle ende ne fotografi te vjetra,ne shpirtin e kycur nga malli..nese endem ndonjehere ne rrugicat e kujtimeve,dhe nese dikush tjeter ka kerkuar te te beje te me harrosh.
    Me shkruaj.
    Me fol per ditet e tua,per castet e tua te zymta nga trishtimi,per ato ku qesh i lumtur si femije,per endrrat qe te ndizen shpirtit tani qe nuk jam,per letrat e gjata te dashurise qe jane shkruar per tu grisur me vone.
    Me shkruaj.
    Me rrefe per vendet tona qe i vizitonim?
    Pema ku gdhendem emrat a eshte thare?
    Po kafeneja e vjeter a eshte ende e hapur?
    Biblioteka pret ende lexues?
    Po pylli ku arratiseshim nga e gjithe bota?
    Me thuaj nese te gjithcka vazhdon hapin normalisht?
    Pervec ne te dyve... Krejt ndryshe nga ne!
    Me shkruaj.
    Po po te lutem beje.
    Edhe per te me thene qe me ke harruar,edhe per te me thene qe dikush tjeter me ka zevendesuar me se miri,edhe per te me thene qe jam thjesht e shkuara jote.
    Me shkruaj.
    Dhe permes germava te nje letre a mesazhi do ta ndiej zemerimin qe te vlon brenda,dhe inatin qe te gurgullojne syte ndersa shkruan. E do te buzeqesh!
    Permes shpirtit qe do vdese,une do te buzeqesh,sepse do te me kujtohen zenkat tona,qe perfundonin me perqafime te gjata.
    Por jo me...
    Me shkruaj.
    Une do te jem duke pritur.
    Edhe nje ''Te urrej'' do te ma ngrohe me shume shpirtin,sesa heshtja jote qe vret..

  20. #60
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    …Dita ditės une shoh si largohesh nė kohė, nė hapėsirė, nė pakuptueshmėri, drejt njė realiteti te huaj, qė nuk ėshtė e shkuara jonė. Natyrisht as e ardhmja…Dita ditės ti tretesh nė sytė e mi, si tretet nė ujė anija qė fundoset thellė detit.
    …nuk i rezistoi furtunave tė fatit varka jonė…..magjia jonė po shuhet si thėngjilli nė borė!
    Ti po ikėn! Po ikėn duke marė me vete momentet, emocionet, premtimet e shkelura, pėrbetimet e thyera, lotėt, lėndimet…pėr tė mė lėnė nė shpirt njė dhimbje tė thellė tė cilėn pėrjetėsia do tė ma bėjė mė tė tmerrshme se vdekjen.
    ..Tek largohesh, unė e ndjej, e kuptoj trazimin tėnd qė zgjodhe mos jesh pranė meje; e di edhe si ndihesh ndėrsa shikon se si ne syte e tu, ne shpirtin tend, mjegulla po shpėrndahet mbi mua, duke mbuluar pėrgjithmonė fytyrėn time, kujtimin tim…
    …Ti u zgjove mė nė fund…, unė jam tashmė ėndrra jote e prishur.
    Tė mos jesh befas mė endrra e dikujt, do tė thotė tė kesh nevojė urgjente tė bėsh paqe me veten, me vetminė, me dhimbjen. Do tė thotė tė vuash, por edhe tė vazhdosh!
    Paqe me veten do tė thotė tė pranosh dhimbjen dhe tė luftosh pėr ta duruar atė… Paqe me veten do tė thotė tė shkulėsh zemrėn dhe prapėseprapė tė luftosh tė mbetesh i gjallė, sepse njerėzve tė tu mund t’u jesh pėr disa kohė i nevojshėm. Do tė thotė tė durosh! Pa fjalė, pa krenari, pa rėnkime.
    Do tė thotė tė shndrohesh nė njė robot mishi.
    I tillė jam dhe ketė po pėrpiqem tė bėj princesha ime e dashurise sė vetme qė pata nė jetė.
    Nga bregu i vetmise sime, unė shoh tani largimin tend drejt njė horizonti tjetėr, drejt njė arsyeje tjetėr, drejt njė ėndrre tė re..
    Smė mbetet vec tė pėrfytyroj ditėt e tua pas: pasionet, njohjet e reja; udhėtimet e tua nė aeroporte me njerėz qė do t’i japin kuptimin dhe shkėlqimin, ato qė nuk munda ti jap unė, jetės tėnde; hotelet ku do rrish, do pushosh, do frymėzohesh e lumturohesh me orgazma te reja shpirti…e fryme; burrat e rėndėsishėm tė jetės tėnde, qė njohin mirė markat e verės sė kuqe, me tė cilėt do ndash dreka lluksoze, nė lokale lluksoze, biseda, drithėrima, plane. Nga ishulli i mallkuar i fatit tim do fantazoj gjithcka e bukur do ndodhė nė jetėn tėnde. Do imagjinoj prekjet e tua, puthjet: ato qė mė pate premtuar se do tė ishin tė miat pėrgjithmonė, por nuk do tė jenė;…. do imagjinoj portretin e tjetrit, pas meje, nga i cili do pėrpiqem tė kuptoj cfarė ndodhi mes nesh, si ndodhi.…pse ndodhi..
    Mos e lodh kureshtjen pėr mua! Dhe fshije keqardhjen nga mendimet e tua. Keqardhja eshtė hiri qė le pas zjarri i njė dashurie tė shuar. Unė nuk do tė jem as i gjallė, as i vdekur, por jam e do tė jem njė hije e dėshpėruar, e burgosur pėrjetė nė kasollen e dashurisė qė ndėrtuam kot sė koti me baltė, lot edhe gjak…

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 3 FillimiFillimi 123

Tema tė ngjashme

  1. Libra te ndryshėm pėr Gjuhė Angleze. English books
    Nga Kampioni99 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2013, 08:21 PM
  2. A mund ta kthej Facebookun nese me kan marr edhe emailin!
    Nga LittleHack nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2012, 12:54 PM
  3. Si te ri-marr llogarine time ne Facebook??!
    Nga eri11 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2011, 03:12 PM
  4. Copėza mendimesh
    Nga Kinseb nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2009, 06:30 PM
  5. Shqiperine e ka marr lumi
    Nga tare nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 08:44 PM