Receta Gatimi

Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Te gjitha afatet kohore dhe lehtesite qe do te kene shtetasit shqiptare nga fillimi i vitit tjeter per pajisjen me viza “Shengen”

    TIRANE - Qe nga 1 janari i vitit 2008, shqiptaret do te kene me teper lehtesira per marrjen e nje vize te shteteve te Bashkimit Evropian. Garancia eshte dhene dje nga Ministria e Brendshme, e cila nepermjet nje konference te dhene nga zevendesministri Ferdinand Poni, premtoi se tani e tutje marrja e nje vize do te jete shume here me e lehte sec ishte me pare. Parimisht, secili prej nesh do te siguroje nje vize brenda 10 ditesh dhe gjate kesaj kohe nuk do te kete radhe te gjata neper ambasada, pasi permiresimet do te ndjehen qe nga marrja e certifikatave e deri ne etapat e fundit te vizes. Marreveshja, e cila u nenshkrua nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ne 18 shtator 2007 ne Seline e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian ne Bruksel, do te nise te aplikohet qe nga dita e pare e vitit qe vjen. Permiresimet ne regjimin e vizave pritet qe te sjellin edhe shmangien e emigracionit ilegal. Dhe nese kjo etape do te funksionoje mire, do te shkohet drejt liberalizmit perfundimtar te vizave. Nderkohe, para se te shkohet drejt ketij liberalizimi, hapat me kryesore dhe konkrete qe duhen ndermarre nga ana e strukturave shteterore, jane prodhimi i dokumenteve te identifikimit me elemente te larte sigurie, hartimi i regjistrit elektronik te shtetasve, sistemi i adresave, kontrolli i menaxhuar i kufijve etj. Sipas permbajtjes se marreveshjes, te gjitha aplikimet per vize, vendimi per dhenie vize ose jo do te merret brenda 10 ditesh, por mund te shtyhet deri ne 1 muaj nese aplikanti kerkon sqarime. Por periudha mund te shkurtohet ne tri dite ose me pak nese ka raste emergjente. Tarifa per vize do te jete 35 euro, e cila mund te jete me nje ose me shume hyrje. Viza falas do te perfitojne familjaret e afert te personave qe jetojne me dokumente te rregullta e qe do t’u dergojne garanci te afermve te tyre, zyrtare qe marrin pjese ne mbledhje zyrtare, studente, persona me aftesi te kufizuar, gazetare, perfaqesues te komuniteteve fetare, profesioniste, punonjes te trenave, pensioniste, femije nen 6 vjec, raste humanitare, shofere te kamioneve TIR dhe sherbimeve te transportit te pasagjereve. Lehtesi ne pajisjen me viza do te kene dhe personat qe marrin pjese ne programe shkembimi shkencore, kulturore apo arsimore, si dhe ne evenimente sportive dhe kulturore, persona ish-te perndjekur gjate regjimit komunist. Gjithashtu, keto kategori personash do te perfitojne edhe dokumentet per te justifikuar marrjen e vizes dhe qellimin e udhetimit. Per keto kategori qytetaresh vetem dokumentet qe jane te listuara ne marreveshje do te jene te mjaftueshme per t’u paraqitur per marrjen e vizes. Asnje justifikim tjeter, ftese apo dokument nuk do te kerkohet per leshimin e vizes, megjithese ai mund te jete ne legjislacionin e vendeve anetare.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    shpresojme se do te jete keshtu e lehte. sepse shume prmtime japin por asgje nuk po bejne!!!!

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Po te jete keshtu o altin e ke hak nje te puthur te madhe

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Fjalet duken te mira ,po si do te ndodhe,kete do ta tregoje e ardhmja qe ishalla nuk do te jete e zumte si deri me tash.[b]

  5. #5
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    ashtu thone ata qe do jete me e lehte por kur vjen fundi duan nje dosje me dok qe skane te mbaruar,paguan ca leke per ti perkthyer e gjera te tjera e ne fund te japin pasaporten bosh.
    shpresojme se do rregolluhet dhe per ne..te shohim

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Sa shume u gezova o Altin per kete informacion Mami im iku ne Shqiperi vetem per nje vize, dhe po nuk e nxori ngeli andej
    por me shprese iku se do nxirrte qofte edhe per 3 dite, dhe ky ishte lajm i gezuar, tani jam e sigurte se mund te behet dicka

  7. #7
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Shpresoj.......!

  8. #8
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Do jete gje shume e mire po u realizua ky premtim

  9. #9
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    do ishte mire ti heqin keto vizat fare. te behet nje marreveshje te pakten me shtetet e europes. Sepse futja ne EU nuk ka per te ardhur kurre per vendin tone.
    keshtu ata qe duan te ikin te jene te lire dhe mos ti ngelet peng e ti dale ne enderr dokumenta e radha neper ambasada

  10. #10
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Sigurisht se kjo shenon nje te arritur te lartė tė shtetiti Shqiptar ne krijimin e lehtsirave pėr shtetasit e tij, po kjo eshte arritur fal punės dhe pėrkushtimit por mbi te gjithave fal vendosmeris se strukturave drejtuese per ta bindur Evropen *se shqiptarėt din kur don po ju duhet ta keni te qart se shqipria ende nuk e ka arritur ne zhvillimin e saj epoken e Mretit Zogu i I sepse ne atė kohė jo qe shqiptarėt kan levizur lirshėm neper evrop po shum intelektual hebrej kan ikur nga evropa ne shqipri duhet ta dini se vetem me dinjitet dhe krenari te mirfillt mund te hyhet ne evrop pra bre vllazen e motra Nacionalizmi i paster i detyron edhe shtriganat e shtrigat e evropes te te pranojn si njeri e kete e garanton vetem e djathta shqiptare se me te majten ini mbet qe 70 vite tu u sjell prej Shkodre deri ne sarand e neqoftse doni me shkue perpara zhdukne mortajen e kuqe se boll ju ka dal.
    *Kosova ju ndihmon me fuqit e veta URIME

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    ky si i pati keto fjalet e fundit se nuk e mora vesh

  12. #12
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    ore po ky kampioni99 skuptohet, nuk ve as pika, as presje,nuk po dime ta lexojme ate qe ka shkruajtur!!!!????

  13. #13
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”


  14. #14
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Evropa do tju respektoj vetem kur ju do ta respektoni vetvehten.

  15. #15
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Ndoshta duhet te shkruaj ne greqisht per ata qė s'kuptojn ne gjuhėn e FISHTĖS

  16. #16
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Vetem un dhe Daku nuk shkruajme te kjo teme

  17. #17
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Kampioni99\";p=\"23090
    Ndoshta duhet te shkruaj ne greqisht per ata qė s'kuptojn ne gjuhėn e FISHTĖS
    Fishtes ti ti vish anash, more vesh. Ne kete forum flitet vetem shqip, dhe respektohen antaret e forumit, gjuha dhe Shqiperia. Me te gjitha gabimet qe ke bere ti ne ate pacavuren qe ke shkruar, askush nuk nuk te ofendoi. Sa per ta kuptuar mire ti zoterote, Shqiperia jone ka piken me te larte ne veri *Vermoshin dhe me te jugoren Konispolin, ne lindje eshte Verniku dhe ne perendim eshte deti Adriatik. Cdo gje tjeter qe mund te shkruajme ne apo ti jane brockulla,siperfaqia e *shqiperise eshte 28000km katrore, dhe cdo pellembe jashte saj ligjerisht nuk eshte shqiptare. Shko ankohu per ketu te verteta qe po te them po te duash.

  18. #18
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Tani mė lehtė tė marrėsh vizė pėr nė BE

    Njė udhėtim mė i lehtė drejt Bashkimit Evropian ėshtė dhe qėllimi i Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave, lidhur mes BE-sė dhe Shqipėrisė. Qėllimi i regjimit tė ri tė vizave ėshtė qė tė lehtėsojė lėshimin e vizave me afat tė shkurtėr pėr personat me kombėsi shqiptare. Marrėveshja e Lehtėsimit tė Vizave ka avantazhe pėr gjithė shtetasit e Shqipėrisė qė udhėtojnė drejt BE-sė, nė formėn e njė vize me tarifė tė ulėt (35 euro nė vend tė 60 euro qė janė aplikuar kryesisht deri tani) dhe me njė proces aplikimi pėr vizė mė tė pėrshpejtuar (maksimumi 10 ditė si rregull kryesor).

    Anėtarė tė BE-sė do tė ndėrmarrin hapa pėr tė garantuar qė tė gjitha rregullimet ekzistuese tė jenė nė pėrputhje me pėrmbajtjen dhe frymėn e Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave dhe do tė japin informacione mė tė detajuara nė faqen e internetit tė shėrbimit tė tyre konsullor.
    Kėrkesat pėr marrjen e vizės
    Tashmė tė gjithė qytetarėt qė duan njė vizė pėr njė nga shtetet e BE-sė, mund tė aplikojė pėr vizė pranė shėrbimit konsullor tė shtetit pėrkatės. Janė vetėm gjashtė kėrkesa minimale pėr tė aplikuar pėr marrjen e njė vize. E para ėshtė qė aplikuesi duhet tė plotėsojė dhe tė nėnshkruajė formularin e aplikimit pėr vizė. Sė dyti, ai duhet tė paraqesė njė pasaportė qė tė jetė e vlefshme tė paktėn tre muaj pas skadimit tė vizės sė kėrkuar. Sė treti, duhet pėrcaktuar mjeti i transportit me tė cilin do tė udhėtohet. Kushti i katėrt ėshtė qė aplikuesi duhet tė demonstrojė se zotėron mjetet e mjaftueshme pėr tė pėrballuar shpenzimet e qėndrimit, si dhe ato tė kthimit nė Shqipėri. Kushti i pestė ėshtė paraqitja e njė dokumenti tė sigurimit shėndetėsor, tė vlefshėm pėr udhėtimin. Dhe, sė fundi duhet tė pėrshkruani qėllimin dhe rrethanat e vizitės.
    Ēfarė do tė thotė vizė "Shengen"?
    Njė total prej 25 shtetesh zbatojnė rregulloren Nr. 539/2001 dhe kanė njė politikė tė plotė tė pėrbashkėt vizash, e cila shkon pėrtej listės sė vendeve tė treta, shtetasit e tė cilėve janė subjekt i detyrimit pėr t'u pajisur me vizė. Kėto janė shtetet "Shengen": Austria, Belgjika, Republika Ēeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia. Nė parim, njė vizė e lėshuar nga njė prej kėtyre 24 shteteve ėshtė e vlefshme, jo vetėm pėr shtetin qė e ka lėshuar atė, por gjithashtu edhe pėr 23 shtetet e tjera. Pulla e vizės qė ngjitet, e cila ėshtė e njėllojtė pėr tė gjitha shtetet "Shengen", mban fjalėn "e vlefshme pėr shtetet "Shengen". Kodet alfanumerike, gjithashtu tė tregojnė shtetin nė tė cilin ėshtė lėshuar viza.

    Majlinda Bregu, ministre e integrimit
    “Marrėveshja e lehtėsimit tė vizave, e cila tashmė ėshtė nėnshkruar pėrfundimisht dhe hyn nė fuqi nė janar tė vitit 2008, krijon sigurisht premisa pėr njė lėvizje tė lirė dhe pėr tė ndihmuar, le tė themi, ato grupe, individė, kategori, tė cilat pėrfitojnė pikėsėpari nga kjo marrėveshje”.

    Franko Fratini, zv/presidenti i KE-sė
    "Pas mbylljes sė negociatave do tė fillojė aplikimi i saj pėr grupet e veēanta, studentėt, biznesmenėt, punonjėsit shkencorė, gazetarėt, por njėkohėsisht marrėveshja do tė ketė efekt edhe te publiku i gjerė"

    Bujar Nishani, minister i brendshem
    "Ky ėshtė njė hap real i rėndėsishėm, i cili sjell pėr tė herė tė parė njė ndryshim thelbėsor nė mundėsinė e lėvizjes sė tyre nė hapėsirėn evropiane. Ky nuk ėshtė momenti i liberalizimit tė plotė tė vizave, por ėshtė njė lehtėsim i regjimit tė vizave"

    Marrėveshja
    Mė datė 16 shtator 2007 u nėnshkrua marrėveshja pėr lehtėsimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ndėrkohė qė ajo hyri nė fuqi mė 1 janar tė kėtij muaji.

  19. #19
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Po arritem Europen pas nja 50 vjetesh, jemi mire fare.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sa ėshtė e shėndetshme buka qė blejmė !!
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2012, 12:20 PM
  2. Buka shėron lemzėn, ndėrsa qepa marramendjen
    Nga gjendar nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 10:10 PM
  3. Sorrat merren vesh pėr hakmarrje
    Nga gjendar nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-03-2011, 04:32 PM
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-01-2011, 12:44 PM
  5. Milan dhe LA Galaxy merren vesh pėr Beckham
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 08:53 PM