Pėr fat tė keq, nuk kemi njė shkop magjik qė menjėherė tė kemi njė trup perfekt. Por gjithsesi nuk ėshtė e vėshtirė. Na duhet vetėm tė ndryshojmė mėnyrėn e jetesės, mos tė bėjmė njė jetė pa lėvizje dhe tė eliminojmė yndyrnat. Ju do tė thoni: i dimė, tė gjitha i dimė me fjalė, por shumė nga ne nuk bėjnė asgjė. Mė poshtė do tė gjeni 5 rregullat e arta qė ndoshta i njihni dhe qė do t’ju ndihmojnė qė nė verėn qė po afron tė keni vėrtet njė trup perfekt ose tė pėlqyeshėm.

1 - Bėni lėvizje.Shumė e rėndėsishme, nė palestėr por edhe ne jetėn e pėrditshme, ngjisni shkallėt dhe mos merrni ashensorin, shkoni bėni shopping mė kėmbė dhe jo me makinė, njė shėtitje me biēikletė kur keni mundėsi, ēdo gjė pėr tė bėrė lėvizjen fizike njė zakon pozitiv tė pėrditshėm.
2 – Eliminoni yndyrnat nga dieta juaj. Yndyrnat dhe sheqernat janė prezent nė shumė ushqime qė ne konsumojmė dhe duhet te evitojmė ngarkimin akoma mė shume tė dietės tonė me kėto produkte. Ndonjė shembull? Harroni djathėrat e yndyrshėm, mishin me shumė yndyrė, gjalpin, ėmbėlsirat, tė gjitha ushqime qė ne i dimė qė janė te pėrbėre nga yndyrat dhe sheqeri. Duhet tė plotėsojmė dietėn tonė me vitamina, kripėra minerale dhe shumė ujė natyral. Tė hamė perime para darkės apo gjatė darkės nė mėnyrė qė tė shuajmė sadopak urinė.
3 - Shko ne palestėr. Nė shtėpi bėjmė pak a shume lėvizje por mungojnė mjetet e nevojshme, mungon njė instruktor qė tė na ndjekė hap pas hapi nė aktivitetin fizik, mungojnė stimujt pėr t’u stėrvitur. Sot ka shumė palestra pėr tė gjitha nevojat tona dhe me oferta te mira pėr ata qė nuk kanė mundėsi ekonomike.
4 - Peshohuni tė paktėn njėherė nė javė. Mbaje nėn kontroll peshėn tende dhe mos lėr qė situata tė ikė nga duart. Nėse ke vendosur tė mbash apo arrish njė peshė tė caktuar atėherė mos lejo qė situata tė tė ikė nga duart. Mos u pesho ēdo ditė sepse nuk vlen asgjė dhe mund tė transformohet nė njė obsesion, dhe kur bėhet fjalė pėr formėn fizike ėshtė mirė qė obsesionin ta lėmė mėnjanė.
5 - Gjithmonė e motivuar. Nė qoftė se je me tė vėrtete e vendosur pėr tė arritur formėn tėnde ideale mos u bind nga shoqet. Njė shoqe qė ju ka zili gjithmonė mundohet qė t’ju devijojė nga rruga juaj. Sekreti pėr tė arritur rezultate tė dėshiruara ėshtė “vendosmėria”. Ditė pėr ditė do tė arrini tė krijoni njė mėnyrė jetese qė do t’ju ndihmoje tė arrini dhe tė mbani formėn qė gjithmonė keni dėshiruar...!

nga (c) Gazeta Shqiptare 2006