Receta Gatimi

THEOFAN STILIAN NOLI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 17 prej 17
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    THEOFAN STILIAN NOLI

    ėshtė atdhetar, demokrat, burrė shteti, dijetar, poet, pėrkthyes, historian, artist[1] dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Trakė, jo shumė larg nga Edreneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar me shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashėgoi njė pronė tokė, nuk u mor me bujqėsi, po shėrbeu si psalt nė kishėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur Noli hoqi sėmundje tė rėnda, prandaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor. Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belge, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk i bėri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punonte atje, iu ngjall dėshira tė mėrej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht »Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet« tė Sami Frashrit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: THEOFAN STILIAN NOLI

    Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjithėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoviniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare Vatra. Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).

    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė Historia e Skėnderbeut. Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: THEOFAN STILIAN NOLI

    Fillimisht u vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė Kishės Ortodokse Shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri Historisė sė Skėnderbeut, nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė Autobiografi tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha Album u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdale, vdiq mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: THEOFAN STILIAN NOLI

    Tituj tė veprave

    * ** Album - vėllim vjershash *- 1948
    * ** Historia e Skėnderbeut ] - 1921
    * ** Autobiografia - 1960
    * ** Israilitė e Filistinė - dramė [2

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: THEOFAN STILIAN NOLI

    Anės Lumenjve

    Arratisur, syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
    Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
    Ku e lam' e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anės detit i palarė,
    Anės dritės i paparė,
    Pranė sofrės i pangrėnė,
    Pranė dijes i panxėnė,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.


    Se ē'e shempnė derbederėt,
    Mercenarėt dhe bejlerėt,
    Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
    Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
    Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
    Ē'e shkretuan anembanė,
    Nėnė thundrėn e pėrdhunės
    Anės Vjosės, anės Bunės.


    Ēirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, ēarmatosur,
    As i gjall', as i varrosur,
    Pres njė shenj' e pres njė dritė,
    Pres me vjet' e pres me ditė,
    Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
    Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
    Lark prej vatrės dhe prej punės,
    Anės Rinit, anės Tunės.
    Ēakėrdisur, batėrdisur,
    Pėrpėlitur dhe zalisur,
    ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
    Anės Elbė-s, anės Spree-sė.


    Dhe njė zė vengon nga lumi,
    Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pėlcet, kėrcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjėmon trumbeta.
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar' e punėtorė,
    Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


    Ky ilaē e ky kushtrim
    mė bėn djal' e mė bėn trim,
    mė jep forc' e mė jep shpresė,
    anės Elbė-s, anės Spree-sė.
    Se pas dimrit vjen njė verė,
    qė do kthehemi njėherė,
    pranė vatrės, pranė punės,
    Anės Vjosės, anės Bunės.


    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    brohoras me bes' e shpresė,
    anės Elbė-s, anės Spree-sė.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: THEOFAN STILIAN NOLI

    Moisiu ne Mal


    Ngjitet pėrpjetė Malit tė shkretė
    Krye-Profeti trimi me fletė,
    Tė bisedonjė me Perėndinė
    Pėr Palestinė.


    Arrin nė majė lart i kapitur,
    Qėndron me frikė, pret i tronditur,
    Dhe Jehovaj i flet prej njė reje
    Me zė rrufeje:


    "Ti dhe tė tjerėt pleq do tė ngelni,
    Tokėn e Shenjtė kurrė s'e shkelni
    Skllevėr, bij-skllevėsh, s'e meritoni
    Se liri s'doni!"


    Krye-Profetit dita i ngryset
    Dhe shpirt-kėputur pėrdhe pėrmbyset
    Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
    I lyp mėshirė.


    Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
    Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
    Pse shpresėn dyzet vjet ma ushqeve,
    Dhe sot ma preve?


    "Nėm Dhen' e Lirė! Zot ku ma ke?"
    "Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
    Sė largu Zoti ia pasqyron,
    Dhe e shikon.


    Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
    Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
    Mal' i Sionės, Bethsaidaja,
    Dhe Golgothaja,


    Sheh gasn' e pritmė pėr djalėrinė
    Dhe shkretėtirėn pėr pleqėrinė,
    Atje sa bukur, kėtu sa zi,
    O Moisi.


    Kėtej ka dimrin, andej prėnverėn,
    Kėrkon parajsėn, vdes nė Skėterrėn;
    Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
    Liberator!

  7. #7
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: THEOFAN STILIAN NOLI



    Gjithashtu portreti i tij eshte stamposur edhe ne prerjen prej 100 lekesh, monedhe kjo e Shtetit Shqiptar


  8. #8
    i/e rregjistruar Maska e imus
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    9
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    gjithsesi imadh jo vetem si poet por edhe studiues i madh,politikolog,muzikant publicist,etj.etj

  9. #9
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Fryn moj Ere

    -Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė?
    Pse vėrshėllen me aq mallėngjim?
    -Vij drejt nga malet e Shqipėrisė,
    pėr tė pėrhapur zi e vajtim.
    Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
    drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.


    -Nga ata male, moj erė trime,
    ē'lajme tė reja po na ke siell?
    Pse je e vrerėt dhe e helmuar?
    qiellė me zi pėrse na e mbiell?
    Fryn, moj erė, etj.


    Pse e ke synė tė trubulluar
    e rent kaluar mi t'zeza re?
    Pse tė pikojnė lottė tė zeza,
    lottė tė zeza posi rrėke?
    Fryn, moj erė, etj.

    Syri m'u err nga ato qė pashė
    Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot.
    Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar,
    rent ta haroj, po rentkam mė kot.
    Fryn, moj erė, etj.


    Atje tek losnja nė fush' tė Korēės,
    duke u hedhur lis mė lis,
    njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr,
    ma vrau shpirtin ay filis.
    Fryn, moj erė, etj.


    Tokat pushonin, prift nukė dukej,
    e pakėnduar na u varros;
    mihnė dėborėn, i bėnė varrė,
    shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos.
    Fryn, moj erė, etj.


    Atje mi varrė qante njė grua,
    njė grua qyqe me mallėngjim;
    burrėn tė qante mė par'a ēupėn,
    pėr kė tė bėnte mė par'vajtim?
    Fryn, moj erė, etj.


    Renda e ika e fluturova,
    po dhėmbjen time ku do ta fsheh?
    Ēava oqeane, dete dhe male,
    po vajtoj edhe sikundėr sheh.
    Fryn, moj erė, etj.

    -Moj er'e rreptė, erė malsore,
    shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu;
    sytė m'u errė si ty dhe mua,
    mėndja nė kokė mė bubullin.
    Fryn, moj erė, etj.


    Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė
    dhe un'i varfri njė porosi:
    njė re tė madhe dėrgo tė zbresė
    e ta ngarkojmė me lott'e mi.
    Fryn, moj erė, etj.


    E kur tė kthehesh nga Shqipėria,
    Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh,
    dhe lott'e mia si vesė qjelli
    dalė nga dalė do t'i pikosh.
    Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj,
    derthmi lottė atje mi varr'e saj.

    F.Noli 25 Janar 1907


    Marshi i Barabbajt

    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Stroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
    Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, baterma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    Tradhėtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na ēthure, na ēkule, na ēduke ēdo fe,
    Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

    0 stėrnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e pėr qejf na bėn fli;
    0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

    Nė budrum, nėpėr llom' e kufom' u-mallkofsh,
    Nė skėterrėn, katran e tiran, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm' e me nėm' u-shurdhofsh,
    Nė zėndan mbretėrofsh: Hosanna, Barabba!

    0 i ēgryer, i zhyer, i vyer pėr hu,
    Turp-e-ndot-kundėrmonjės tė krusen mbi gju
    Dallkaukėt, kopukėt e turmat pa tru,
    Zėmėr-krund-e-gėrdhu: Hosanna, Barabba!

    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
    Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, batėrma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!



    SHEN PJETRI NE MANGALL

    Fryn' e ēfryn veriu,
    Ngrin, mėrdhin i ziu
    Dhe mangallit i afrohet
    Qė tė ngrohet.

    Krishtin brėnda e gjykojnė
    Dhe pas ligjės e dėnojnė,
    E goditin dhe e shtyjnė,
    E pėshtyjnė.

    S'del askush qė t'a shpėtonjė,
    Roma do t'a kryqėsonjė,
    Triumfon Legaliteti
    Dhe Laneti.

    Kur e rrahin dhe e tallin
    Pjetri ngulet mbi mangallin;
    Kur e pa, u-koll kėndezi
    Nga qymezi.

    Dhe njė shėrbėtore i tha:
    "Je dhe ti njė nga ata!"
    Po Shėn Pjetri proteston,
    E mohon.

    Kruspull mbi mangallin mblidhet,
    Po djek dorėn dhe pėrdridhet;
    Se ē'kėndon bandill kėndezi
    Nga qymezi:

    "S'ka e s'ka si heroizma,
    Edhe si idealizma,
    Po kur dimėr del behari
    S'ka si zjarri."

    -"Nga ata je!"- thot' ajo,
    E mohon Shėn Pjetri: -"Jo!
    As e njoh, as e kam parė,
    Moj e marrė!"

    Kruspull mbi mangallin mblidhet,
    Po djek mjekrėn dhe pėrdridhet;
    Se ē'kėndon bandill kėndezi
    Nga qymezi:

    "Shkab' e shkėmb me poz' e fjalė,
    Se ē'na dolle shkrumb e galė,
    Nė je trim kėtu tregoje,
    Shko shpėtoje."

    Thot'ajo: -"Je, mos gėnje!"
    Pjetri e mohon me be:
    -"Jo, pėr Zotin, moj aman,
    S'jam e s'jam."

    Kruspull mbi mangallin mblidhet,
    Po djek gjuhėn dhe pėrdridhet;
    Se ē'kėndon bandill kėndezi
    Nga qymezi:

    -"Simon Pjetėr, Bar Jona,
    Kėshtu ndahet kjo dynja:
    Kryqi andej, kėtej buxhaku
    Dhe allēaku.

    Se ē' e dogje, se ē' e fike,
    Gjel me gjėmb' e kėng' armike.
    Dhe ndėrgjegjen se ē' ia ēpove,
    Se ē'ia zgjove.

    Se ē'vajton Shėn Pjetri hidhur,
    Lesh-lėshuar, duar-lidhur,
    Tri her' e mohoj pa gdhirė,
    Faqe-nxirė.

  10. #10
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Marshi i Kryqezimit

    Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba,
    Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
    Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak.
    Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak,
    Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,
    Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė,
    Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,
    Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren,
    Se e do vegjėlin' e tiran' e urren:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton,
    Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton,
    Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė,
    As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė,
    Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar
    Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar,
    Se kujtoj qė pa armė na ka pėr tė zgjuar:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.



    Kirenari

    Ē'deshe ti, mor, nė Kalvar,
    0 qyqar, o Kirenar!
    Del me poēen pėr sehir,
    Ndrit me Kryqin si martir.


    Rent nėpėr kallaballėk,
    Se ē'po ngjan s'merr vesh as gėk,
    Je i pir' e s'mban dot anė
    Pėr ēlironjės a tiranė.


    Nėpėr pluhėr dhe shamatė
    Turren burrat, ēirren gratė
    Turm' e ndezur, e tėrbuar,
    Krishtin pėr tė kryqėsuar.


    "Mir' e gjeti, the, sarafi,
    Se ashtu ia desh qylafi,
    Se po ēvishte vegjėlinė
    Me uzurėn dhe vergjinė".


    Po kur pe qė u-gėnjeve,
    Kryqėsimin s'e pėlqeve.
    Kirenar, se ē'the njė fjalė:
    "Mos e vrisni kėtė djalė!


    Daleni, the, mor aman-ni,
    Oratorin mos e ngani,
    Si politikan flet n'erė.
    Po s'e bėn mė tjatėr herė!"


    Fare bukur e fillove
    Po mė kot i kėshillove,
    Se katilėt s'tė sajdisnin,
    Si pjanik tė qesėndisnin.


    Dhe kur pe kėto havaze
    Njė dolli me verė zbraze
    Pėr tė mbytur mallėngjimin,
    Pėr tė shuar hidhėrimin.


    Po dollia tė tronditi
    Dhe mi Krishtin tė vėrviti,
    Tė tre Kryqet i pėrfshive
    Dhe pėr-dhe tė gjith'i shtrive.


    Ē'ngjau pasandaj s'kuptove
    Kryqin gjer sa e zaptove
    Dhe si Krisht u-kapardise
    Dhe nė djers' u-batėrdise.


    Ē'vete shtrėmbėr nė Kalvar
    0 qyqar, o Kirenar!
    Se ē'pėrmbysesh, kamēikohesh,
    Rrihesh, ngrihesh, ēdehesh, zgjohesh.


    Krishtin me habi pyet:
    "Nga mė krisi ky tėrmet?
    Pse pa faj po mė mundojnė,
    Kryqn' e huaj ē'm'a ngarkojnė?"


    Krishti po tė ngushėllon,
    Dhe durim tė kėshillon:
    "Mos kij dert, se u-bekove,
    Me dolli lavdi fitove!


    Mos kij dert, mor Kirenar,
    Ta bėn kėngėn njė Shqiptar!"
    "Po ku ėshtė Shqipėria?"
    "Tek ndes vetė Perėndia!"


    Bėj gajret, mor Kirenar,
    Drejt pėrpjetė nė Kalvar!
    Pėr paradėn qė bėn ti
    Ēdo besnik tė ka zili.


    Kryqezimi

    Po troket ēekani
    Po kėrcet mejdani,
    Dor' e kėmb' i ēpon,
    Krishtin kryqėson.


    Me tėrbim goditin
    Me gjėmim e ngjitin
    Turma ulėrin
    Nėna blegėrin.


    Ēdo peronė plagė
    Pėrvėlon si flagė
    Ēurka gjak buron
    Fryhet dhe pikon.


    Kryqet ngulen, shtisen,
    Tallen, qesėndisen;
    Sipėr Kryqe tre,
    Tri Mari pėr-dhe.

    Kenga e Salep Sulltanit

    Njė mexhlis tė math na ēeli
    Pandeli Jano Vangjeli
    Me Sulltan-llokum na veli
    Si kofini pas tė vjeli.


    Fyt' i Floqit po pėllet
    Top' i Krosit po kėrcet:
    Ē'ėshtė ky sheqer-kėsmet?
    Hallvaxhin' e pamė mbret!


    Dhe rakia vete-vjen
    Xhafer Ypi na mbėrthen
    Dhe pėr lot na mallėngjen
    Rreth konopit me legjen.


    Koēo Kotta, mjek hanxhari,
    Nis njė valle palikari,
    Se me njė ferman kusari
    Sadrazem u-bė firari.


    Dhe Feridi faqe ndron,
    Die shante, sot lėvdon
    Fryn bulēit' e trumbeton,
    Qė Katrani zbardhėllon.

    Dhe sarhosh Iljas Vrioni
    Dehet, siē e do zakoni,
    Bėrtet: "Rroftė Napoloni!
    Kėshtu tha dhe Ksenofoni!"


    Se ē' u-ēporr xhumhurieti,
    Se ē'u-rahatos mileti,
    Se Sulltanin prap' e gjeti,
    Se, qė kur e humbi, s'fjeti!


    Ē'ka sepse i vjetri qe
    Madhėshtor sa njė deve
    Dhe ky s'bėn as pėr meze!
    Rroftė sa jep ylefe.


    Se ē' na u-gėzua xhani,
    Se ē'na preu Ramazani,
    Se ē' na piu Italjani,
    Rroftė pra Salep-Sulltani!

    F.Noli Vjenė, 15 Tetor, 1928.

  11. #11
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Syrgjyn -Vdekur

    (Elegji pėr Luigj Gurakuqin)

    Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė,
    Me tre plumba na i ranė,
    Na e vran' e na e shanė,
    Na i thanė trathėtor.


    Se tė deshte dhe s'tė deshnin,
    Se tė qante kur tė qeshnin,
    Se tė veshte kur tė ēveshnin,
    Nėno moj, tė ra dėshmor.


    Nėno moj, vajto, merr malin,
    Larot t'a pėrmbysnė djalin
    Qė me Ismail Qemalin
    Ngriti flamur trimėror.


    Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė
    Ku tė dha liri, kurorė,
    Shpirt i bardhė si dėborė;
    Ti s'i dhe as varr pėr hor.


    Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur
    Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur,
    Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
    Ky Vigan Liberator.


    Shpell'e Dragobise

    (Elegji pėr Bajram Currin)

    Kur tufani e ēthuri fenė,
    Kur tirani e krrusi atdhenė,
    Mi njė brek tė Dragobisė
    Priret Flamur' i lirisė.


    Atje nisi, atje mbaroj,
    Atje krisi, atje pushoj,
    Rrufe-shkab' e Malėsisė,
    Nė njė shkėmb tė Dragobisė.


    Vendi dridhej, ay mbeti
    Se s'tronditej nga tėrrmeti.
    Dif drangoj i Dragobisė,
    Trim tribun i Vegjėlisė.


    0 Bajram, bajrak i gjallė,
    More nam me gjak nė ballė,
    Te njė shpell' e Dragobisė,
    Yll i rrall' i burrėrisė.


    Thon' u-shtri e thon' u-vra,
    Po ti s'vdiqe, or Baba,
    As te shkėmb' i Dragobisė,
    As te zėmr' e Djalėrisė.

    As je vrar' e as po vritesh
    Legjendar Ante po rritesh.
    Dithiramb i Dragobisė,
    Tmerr, panik i mizorisė.


    Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellė.
    Gjer nė qjell u-ngrit Kėshtjellė
    Pėr ēlirimn' e Shqipėrisė
    Katakomb' e Dragobisė.


    Plak Topall dhe Ashik

    Dale, moj, se kam njė fjalė,
    Se mė rjedhin djersėt valė;
    Dale, moj, se s'jam mė djalė
    Dhe mė s'ecėnj dot.


    Dale, moj, se mė kapite,
    Mė kėpute, mė sfilite,
    Prite, moj, ashikun, prite
    Qė tė vjen me not.


    E arriva dhe ia thashė,
    Asnjė gur pa tundur s'lashė,
    Dhe mėgjunjazi i rashė,
    Ē'u mundova kot.


    Hapi gojėn, dhe vajtova,
    Qenkam plakur, e kuptova,
    M'ardhi keq, po s'e mohova,
    Syri m'u-pėrlot.


    Dhe nga jeta u mėrzita,
    Dhe nga lumi u vėrvita
    Qė tė vdes, se u korita
    Dy-tri herė sot.


    Po ti, Zot, mė ngushėllove
    Pas njė tjatre mė lėshove,
    Dhe nga mbytja mė shpėtove,
    Lavdi paē, o Zot.


    Dale, moj, se kam njė fjalė,
    Se mė rrjedhin djersėt valė;
    Dale, moj, se jam i ēalė
    Dhe mė s'ecėnj dot.

  12. #12
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Rrent, or Marathonomak - Fan Noli

    Rent, or rent, rent e u thuaj
    Se u ēthur ordi e huaj,
    Se betejėn e fituam
    Dhe qytetin e shpėtuam!
    Rent, or rent,
    Rent, or Marathonomak!


    Kap njė degė prej dafine
    Dhe vėrtitesh ndaj Athine,
    Nėpėr fush' e brek mi brek
    Kėmba tokėn as t'a prek,
    Hip' e zbrit,
    Petrit, Marathonomak!


    Ke njė plagė, po s'e the,
    Djers' e gjak pikon pėr-dhe;
    Do qė ti tė jesh i pari,
    Pėr triumfin lajmėtari
    Flamur-gjak,
    Kuqo, Marathonomak!


    T'u tha gryka, po s'tė pihet,
    T'u mpi kėmba, po s'tė rrihet,
    Se mileti po tė pret,
    Ankthi zėmrat ua vret,
    Vrer e tmerr,
    Shpejt, or Marathonomak!


    Kurrė kaqė s'dogji djelli
    Dhe si plumb s'rėndovi qjelli,
    Kurr' aq ėmbėl' e bukur s'ftoj
    Hij' e lisit edhe kroj;
    Turru tej,
    Tutje, or Marathonomak!


    Vapa mbyt e pluhri nxin
    Ferra ējerr e guri grin
    Afsha gjoksin pėrvėlon
    Syrin avulli verbon;
    Ur' e prush,
    Furr', or Marathonomak!


    Gryka si gjyryk tė ēfryn
    Prej Vullkani flag' e tym
    Se ē'vėngon e se ē'gulēon,
    Zėmra brinjėt t'i ēkallmon
    Me tokmak,
    Mbahu, or Marathonomak!


    Nėna, motra, nusja dalin,
    Ngrehin krahėt tė tė ndalin,
    Mos, se s'janė veē Najada
    Magjistrica dhe Driada;
    Lark, or lark,
    Lark, or Marathonomak!


    Hajde, ja Akropolia,
    Ja qyteti e njerėzia
    Qė tė pan' e qė tė ēquan
    Dhe fuqinė t'a rishtuan
    Ha dhe pak,
    Hajde, or Marathonomak!


    Ja, arrive, ua the:
    Ē'gas e ē'helm qe kjo myzhde!
    "E fituam!", brohorite
    Dhe pėr tok' u-pėrpėlite;
    Vdiq, or vdiq!
    Vdiqe, or Marathonomak!


    Rent kudo, dyke bėrtitur,
    Nėpėr shekuj faqe-ndritur,
    Se i vogli shtrin viganin
    Dhe i shtypuri tiranin,
    Veē e tok,
    Tok, or Marathonomak!

    F.Noli Prill, 1930


    Sofokliu

    Sofokliu ishte budalla,
    Kur u mplak, edhe Kupidi e la,
    Tha: "Shpėtova nga njė maskara!"
    Goja, pra, iu tha.


    Sofokliu nuk e kishte mirė:
    Plaku s'ka takat, po ka dėshirė,
    Gjalpė s'ka po ka njė pus me hirrė,
    Furrė dhe trazirė.


    Kam Ferid Asllanin si shahit,
    Tetėdhjet' e pesė vjeē ashik:
    Amerika, Evropa u-ēudit,
    Nuse desh kur vdiq!


    Flamurin qė la e trashėgova,
    Nat' e ditė ēupa, gra kėrkova,
    Se ē'u batėrdisa, se ē'u shova,
    Se ē'u pėrvėlova.


    Kur tė vdes, dhe kur tė mė mbuloni,
    Ēupa, gra, nė varr mos mė vajtoni.
    Do t'ju dua prapė, siē mė doni.
    Dolla! Mos mė zgjoni.



    JEPNI PER NENEN

    Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
    -Mbretėreshė pa kurorė-
    Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
    Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
    Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
    Nėnės mos ia bėni varrė!"
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    Qan e lutet Nėn' e mjerė,
    Kėrkon vatrėn edhe nderė,
    Do lirinė dhe atdhenė,
    Si ē'e pat me Skėnderbenė,
    Bijt' e besės thėrret pranė.
    Kur i thirri dhe s'i vanė?
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    Cilėt jan' ata tiranė
    Qė tė pren' e qė tė vranė
    Qė tė therrė bij e bija,
    Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija?
    Derthni plumba, o Shqiptarė,
    Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    Cilėt bij tė trathėtuan
    Dhe tė doqnė dhe tė shuan
    Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
    Pa fole, pa zog, pa shpatė?
    Kėta qena, o shok' i mbytni,
    Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    Sa kėrkon e sa tė duhen?
    Burrat nga detyra s'ndruhen!
    Trim i mirė do tė japė,
    S'kursen jetėn as paratė;
    Hithni, hithni tok dollarė,
    Tė mos mbetemi tė sharė.
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    Do tė ndihim pa kursyer
    Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
    Qė me drit' e nder tė thuresh
    Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
    Cila Nėnė lyp paranė?
    Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    Armė dhe fishekė mblithni,
    Qesen edhe shpirtin hithni:
    Pėr lirin' e vėndit t'onė,
    Sot -se nesėr ėshtė vonė-
    Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
    Komb e vatra tė nderoni.
    Mbahu, Nėno, mos kij frikė
    Se ke djemtė n'Amerikė.

    F.-Noli 1917

  13. #13
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    KRISHTI ME KAMXHIKUN

    Nė kėshtjellė t'atdheut, nė tempull tė fesė
    Janė shtruar sarafėt') pa shpirt e pa besė,
    Tregėtojn' e gėnjejnė, rrėmbejn' e sfrutojnė,
    Thon' ashtu Israelin e mbrojn' e shpėtojnė.

    Shtrembėrojnė kanunet, i marrin nė dorė,
    Dhe shkėlqejnė nė kish' e nė fron me kurorė,
    Vegjėlia pėr ta batėrdisen dhe vriten
    Dhe kėshtu parasitėt gjakpirės po rriten.

    Tradhėtori dinak, hipokrit e kusar
    Na u ngrit gjer nė kulm, dhe u-bė kryetar;
    Nėnė zgjedhėn besnikėt pėr vdekje lėngojnė,
    Se mėkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnė.

    Ēdo i shenjt' ideal, ēdo shtėpi Perėndie
    Ishte bėrė dyqan dhe pazar tregėtie:
    Kush fitonte mė tepėr, ay ishte usta,
    Dhe kush nukė plaēkitte ish krejt budalla.

    Kur e pa kėtė zi dhe kėtė erėsirė,
    Krisht' i ėmbėl u-ndes dhe u-bė i vėshtirė:
    Me kamēik e me fshikull sarafėt i dboj,
    Dhe nga larot gjakpirės atdhen' e shpėtoj.

    Dhe Shėn Pjetr' i gėzuar ahere i tha:
    "Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
    Me kėrbaē e me shpatė mi ne mbretėro,
    Dhe me forc' e pahir na ēliro, na shpėto."

    "Je gabuar, o Krisht, qė u ke predikuar,
    Se tė marrėt, tė shurdhėrit s'kanė dėgjuar;
    Ndreq kurrizin mė parė, pastaj ndriēo trurin.
    Se shpirt-robi s'ēlirohet askurrė pa drurin."

    Jesu Krishti s' dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun.
    Dhe me lot i penduar e hodhi kamēikun,
    Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri,
    Se lirin' e sjell drita e mėndjes, jo druri."

    "Merr-e prapė kamēikun, Shėn Pjetri u- pėrgjeq,
    Se pėrndryshe kjo punė na del mos mė keq.
    Pėrkėdhel' u kurrizin dhe do t'tė besojnė,
    Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnė".

    Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun.
    Dhe s'u-unj pėrsėri qė ta merrte kamēikun:
    Dhe e kapnė kamēikun sarafėt pėr fenė,
    Dhe e shėmpnė ēlironjėsin, fen' e atdhenė.


    MARSHI I KRISHTIT

    Hosanna o ēliro'njės, Mesi, hosanna!
    Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
    Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
    Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!

    Kryetrim, qė lėfton, triumfon pėr atdhe,
    Shpėtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,
    Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
    Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!

    0 i bir i Davidit, i Miri Bari
    Ti na prin dhe na rrit nė luath e vėrri
    Ti na ruan, na mpron, dhe pėr ne bėhesh fli,
    0 Njeri-Perėndi: Hosanna, hosanna!

    Pėrmbi Dhe, pėrmi Fron, pėrmi Qjell u-bekofsh,
    Pėrmi djall dhe tiran, pėrmi Ferr mbretėrofsh,
    Me pean dhe temjan, dhe kėmban' u-kėndofsh,
    Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!

    0 i fort' o i urt' o i ėmbėl Jesu,
    Plot me bes' e me shpresė tė biem mi gju,
    T'adhurojmė me zėmėr kėtu e tehu,
    Gjithėkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!

    Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna!
    Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
    Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
    Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!


    Te Ura, te Ura

    Vraponi, o burra,
    Me armė, me topa, me kordh' e me shpata,
    Se dolli kuēedra e errėt nga nata,
    Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
    Dhe sulet prej Shjakut nė Durrės me-vrap.

    Kuēedr'e Turqisė,
    Hyen'e urisė,
    E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
    Do gjak tė thėthinjė dhe vjen te Shqiptari,
    Si gjarpėr zvarniset, i sillet pėrqark,
    Me dinin nė gojė, me helmin nė bark.

    Kuēedrėn e vrarė
    E hasi mė parė
    Thomsoni nė Vlorė, kur vinte prej detit
    Me katėrqint krahė, lubi' e Dovletit;
    E zuri pėr gryke, e shtriu pėrdhe
    Nga thonjt' i rrėmbeu tė mjerin Atdhe.

    Pastaj pėr sė dyti
    Nė Durrės e mbyti
    Dhe kokėn ia shtypi me top nga Kalaja,
    Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
    Nga forca nė pluhėr, nga bregu nė det,
    Me grusht prej rrufeje, qė ngrin e qė tret.

    Kuēedra e thyer,
    Nė turp e pėrlyer
    Pėrmblidhet e kthehet nga toka nė Durrės
    Dhe ngrihet m'e fortė, nė Gjol, afėr Urės.
    Shqiptar'i verbuar vėrsulet nė det,
    Shkel Flamur dhe Nėnė dhe vllezėr po vret.

    "Dy herė tė theva,
    Tė shtriva, tė ndeva,
    Po prapė u-ngjalle dhe prapė u-ngrite,
    Prit-mė, the, prit-mė!" Dhe prap' iu-vėrvite,
    Dhe hovin kuēedrės ia preve, po re,
    Kalorės i huaj, qė vdiqe pėr ne!

    Nga Ura, nga Ura
    Po ikni, o burra?
    Ju ikni, po hij' e Kalorėsit s'ikėn!
    Kuēedrės tėrbuar ajo i fut frikėn,
    Se urėn e ruan, se Urė'n e mpron
    Stihia - Shqiponjė, me qip e me thonj.

    Te ura, te Ura,
    Vajtoni, o burra,
    Thomsonin e ngratė qė ju vet' e vratė,
    Qė pas nuk i ratė, po vetėm e latė,
    Kur shkonte kaluar tė vdesė pėr ne,
    Pėr ju, tė mallkuar, qė s'doni Atdhe.

    F.Noli Korrik, 1914

  14. #14
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli nė Parlamanetin Shqiptar nė 1924



    E para - Anarkia fetare: Katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan.


    E dyta - Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqėsh, as klasėburzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bejse beu dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anatarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve.

    E treta - Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė si nė kaleidoskop. Kėtu ambicjet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.

    E katėrta - Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar shenjtėrojnė anėe mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurtė qė tė nesėrmen do tė prokllamohet patriot i madh.

    E pesta - Anarkia e idealeve: Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpuseh qė mund ti copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte, gjersa ja prenė; atėhere e kapi me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė, atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet tė preē jo vetėm duart e kokėn po dhe kėmbėt e trupin.

  15. #15
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    E treta - Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė si nė kaleidoskop. Kėtu ambicjet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.
    I pershtatet shume politikes se sotme shqiptare, thua ta dinte noli se cfare kohe do te vinte?

  16. #16
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga PinkPrincess Lexo postimin
    Fryn moj Ere

    -Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė?
    Pse vėrshėllen me aq mallėngjim?
    -Vij drejt nga malet e Shqipėrisė,
    pėr tė pėrhapur zi e vajtim.
    Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
    drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.


    -Nga ata male, moj erė trime,
    ē'lajme tė reja po na ke siell?
    Pse je e vrerėt dhe e helmuar?
    qiellė me zi pėrse na e mbiell?
    Fryn, moj erė, etj.


    Pse e ke synė tė trubulluar
    e rent kaluar mi t'zeza re?
    Pse tė pikojnė lottė tė zeza,
    lottė tė zeza posi rrėke?
    Fryn, moj erė, etj.

    Syri m'u err nga ato qė pashė
    Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot.
    Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar,
    rent ta haroj, po rentkam mė kot.
    Fryn, moj erė, etj.


    Atje tek losnja nė fush' tė Korēės,
    duke u hedhur lis mė lis,
    njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr,
    ma vrau shpirtin ay filis.
    Fryn, moj erė, etj.


    Tokat pushonin, prift nukė dukej,
    e pakėnduar na u varros;
    mihnė dėborėn, i bėnė varrė,
    shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos.
    Fryn, moj erė, etj.


    Atje mi varrė qante njė grua,
    njė grua qyqe me mallėngjim;
    burrėn tė qante mė par'a ēupėn,
    pėr kė tė bėnte mė par'vajtim?
    Fryn, moj erė, etj.


    Renda e ika e fluturova,
    po dhėmbjen time ku do ta fsheh?
    Ēava oqeane, dete dhe male,
    po vajtoj edhe sikundėr sheh.
    Fryn, moj erė, etj.

    -Moj er'e rreptė, erė malsore,
    shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu;
    sytė m'u errė si ty dhe mua,
    mėndja nė kokė mė bubullin.
    Fryn, moj erė, etj.


    Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė
    dhe un'i varfri njė porosi:
    njė re tė madhe dėrgo tė zbresė
    e ta ngarkojmė me lott'e mi.
    Fryn, moj erė, etj.


    E kur tė kthehesh nga Shqipėria,
    Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh,
    dhe lott'e mia si vesė qjelli
    dalė nga dalė do t'i pikosh.
    Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj,
    derthmi lottė atje mi varr'e saj.
    Shume e bukur kjo poezi

  17. #17
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga erinda Lexo postimin
    Shume e bukur kjo poezi
    Po i ka shume te bukura

+ Pėrgjigju tek Diskutimi