Receta Gatimi

ERVIN HATIBI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    ERVIN HATIBI

    Ervin Hatibi (1974-) ėshtė njė nga poetėt e brezit te ri, ose mė mirė i brezit rinor tė fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi ėshtė vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet pėr origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Ka lindur ne Tiranė dhe ka studiuar Frengjisht ne Institutin e Gjuheve te Huaja.
    * ** Pėrditė shoh qiellin (Tiranė, 1989)
    * ** Poezi (Tiranė, 1995)
    * ** Pasqyra e lėndės (Tiranė, 2004)
    * ** Republick of Albanania (Tiranė, 2005)

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    ETE SHKURTI

    Tė shtėna

    Nata shpohet e pikon

    U mbush qyteti me ujė prej macesh

    Tė shtėna, tė shtėna

    Rrėzohet gjumi pėrmbi nėnat

    Rrjedh nėpėr udhė qumėshti i gjirit

    Valiumi

    Frika qytetare, meshė e mekur nėn bankat e drunjta

    Tė shtėna tė shtėna

    Zhurmojnė nėpėr qepalla kėpucėt e rėnda

    Me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    ATDHEU TURIST

    Kamarda ishte kėtu

    Pantallonat e shkurtra

    Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

    Vėrtik kokėn me flokė tė bardhė linēuar

    Flokė tė bardhė, vargan turistėsh me kėrcinj konserve

    Plakė prej shėndeti dhe qershori

    Nėn bluzat e bardha lisho e vesh trupin

    Zhurmė zanoresh janė thithat gjinore

    Tek hapin rrathė tė shtrembėr nė ujin e ndenjur te bluzės

    =C7farė drithėrash Kamarda, plot

    Jot shoqe parkon nė pleqerinė poshtė bluzės

    Nuk e lėshon aparatin, emri i markės

    Me Y greke, qė ndryshe kalamajtė e shqiptojnė

    Tė pisėt lypin ēamēakiza e qindarka

    Tė pisėt, tė shprishur gjaku

    Plaka shtrėngon

    Qemerin e kishės, qė sapo doli

    Ata shkruajnė se ishin aty

    Tė dy ēift pleqsh

    Kamarda kthehu nė katund.

    Aparati fotografik, aparati fotografik

    Kėrcinjtė, falanga falangjesh, turistėt e zbardhur

    Turistėt, turistėt, me flokė tė bardhė, tė verdhė

    Kisha ku u martua Kastrioti

    Ishe aty Kamarda

    Shtrėngonit aparatin fotografik, kėtu tė vjedhin

    Dy cicat si njė autobus i vetėm pėrmbi hartėn gurore e pluhur

    Qumėsht pluhur ish-qumėshti italo-shqiptar

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    Afrohu

    Dua ti harroj sot fjalet
    le te flasin vete veshtrimet,
    le te flase dora qe dridhet,
    ketu mbi kitaren time.

    Se kur erret bie nata
    nje drite ndizet brenda meje,
    njerezit fytyrat fiken,
    asgje tjeter s'ndjej vec teje.

    Neper jave rrjedh trishtimi
    cigaren prape kam filluar
    nuk je ndryshe nga te tjerat
    vetem une kam nryshuar.

    E terhqeh imazhin tend,
    dhe veten neper gjume
    jemi bashke, por ne agim,
    i vetem mbetem une.

    Te shoh me qarte kur ti je larg,
    afrohu te te dua
    dhe nese kjo eshte loje
    nuk me pelqen te luaj.

    Dicka mire e kam ditur
    vajzat vdesin porsi lulet
    nje petal qe me solli vjeshta
    permbi floke vjen e me ulet.

    Te shoh me qarte kur ti je larg...

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    MERZIA

    Merzia varferon vec pjese te trupit
    Te cilat fshihen nen bust
    Merzia, piedestali qe me larton
    Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
    Te pjek merzia, merzia, merzia
    Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
    Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
    E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
    Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
    ku perdet u ulen
    eshte dhoma e mire e miqve, me veles
    I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
    Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
    ekziston
    Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
    Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
    Merzia, merzia
    Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
    Ku vec mund te humbet
    Vec te mos e prek me trupin
    As te falem me to nuk dua
    Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
    Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
    Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
    pa gjak
    Ku stolat kendonin me ze te harruar
    shatervani...
    Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
    Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
    Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
    Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
    Vec merzira te mira
    Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
    Merzia
    Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
    Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
    eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
    Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
    Ne uje te mbyturish
    Qe t'i kesh per pleqeri
    Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
    nje figure e lojes me letra jam bere
    Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
    Me ca rroba te stolisura fort
    Bust, bust spathi, si fant
    Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
    Tanime merzia si nje gjarper pellumb
    Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
    Ngroh si veze dy kokat e mija
    Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    Deshire dhe Heshtje

    Tej dritares eshte ngrohte
    njerez jan ulur ne tavolina
    qyteti nis e del prej vetes
    ne rruge bredhin klube e makina
    Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
    s'eshte e then te jem as vete i dyte
    me miq te rastit po te mbushet nata
    nje vend do gjej ku the clodh syte.
    Kam ftohte e s'te shoh prane
    mendoj, mendoj se si
    avujt e ngrohte te frymes time
    si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
    ne enderr vijne, e qete kendojne
    e une me syte pak mbyllur ri
    koken ngre lart, degjoj ngadale
    kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
    E di se hesht hija ime
    e di se lotet s'flasin kur
    ata ata degjojne vec fjalet e mia
    ne heshtje qendrojn dhe ata si une
    Pas pak ngadal do te iki
    qe lotet te shkoj ti fshi diku
    ketu prane mbase atje larg
    pas pak ngadal do kethehem une

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    AUTO

    FLENE NE XHEPA
    LETRAT E PADERGUARA
    I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
    ZARFAT TEK DRIDHEN
    FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
    TE MA SHQISIN NGA MISHI
    JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
    POR VETES IA DERGOVA
    NE ADRESA TE LARGETA
    THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
    ME ARSYET E TE TJEREVE
    PER PAMUNDESITE E MIA
    ME FLENE NEN LEKURE
    LETRA
    NJE TUFE E TERE
    LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
    NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
    QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
    GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
    QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
    SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ERVIN HATIBI

    POEZIA E HUMBJES

    TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
    LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
    E GJELBER TE SYVE TE TU
    DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
    TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
    BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
    UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
    SI IDIOT I FRYJ HIRIT
    NDIZU ZJARR
    DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
    RROBAT E CDO GJE QE KAM
    E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
    QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
    TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
    LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
    TE SYVE TE TU
    POR UNE DUA TE TE DUA
    ME CDO KUSHT

  9. #9
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: ERVIN HATIBI



    Ervin Hatibi

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ERVIN HATIBI

    Shume te bukura!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi