Receta Gatimi

Balada e Doruntines


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Balada e Doruntines

    Balada e Doruntines


    Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do t’i sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.

    Kenga e Dhoqines

    Diten e Pashkes ne dreke
    Sec u therr nje ka ne fshat
    Vajta e mora nj’oke mish
    Dhe e hodha ne kusi
    Te mar nje kecu te zi
    Me vrap dolla ne avlli
    Te me cpiket nje stihi
    Me vrap m’u hodh ne kusi
    Me helmoi djemt e mi
    Nente djem e nente nuse
    Te nenta me djem ne duar
    Nente djepe c’mi permbyse
    Nente paje c’mi zhurite
    Nente dyfeke c’mi shite!
    Kostandin, te arthet gjeme
    Martove Dhoqinen lark
    Lark e lark merguar
    Tre male kaptuar!
    Diten e Pashkes se madhe
    Dhhoqina na hidhej valle
    Kostandini u ngrit nga varri
    Rrasa iu be kale
    Balta i u be shale
    Vrap e vrap te Dhoqina
    “Mire se erdhe, o im vella
    ne ke ardhe per te mire
    te vishem si gjeraqine;
    ne ke ardhe per te keq
    te vishem si kallogre”
    “Jo, moter , sikunder je”
    I hipi ne vithe kalit
    Zoqte udhes, thoshin:
    “Cili – viu, viu-viu,
    Kush ia ben, ia ben vetiu,
    Kini par’e s’kini pare!
    Shkon nje zogeze bishtbardhe
    I vdekuri me te gjalle
    Vete gjen te der’ e kishes,
    “Ike moj Dhoqine,
    Se kam pune n’ajo dhime
    Se aty e kam shtepine”
    Vate gjer te dera
    Cek-cek ne porte
    “C’je ti qe kercet ne porte?
    Mos je bushter, e murtaje?
    A mos je zonja murtaje
    Qe me hengre djemt e mi?”
    “Hap, moj nene, derene,
    Jam Dhoqin’ e veteme!”
    Me cin’erdhe, moj Dhoqine
    “Un’ arce, me Kostandine”
    C’Kostandin, moj t’arthte gjema?
    Kostandini i vdekure,
    C’ben tre vjet pa treture?”
    Nje ne prak e nje ne dere
    Plasne si qelqe me vere
    .


    Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve t’Italise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Balada e Doruntines

    Wow e mbaj mend kte pjese nga leximi ne tetevjecare mduket!

    Shume e bukur Emaus!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Balada pėr Rinjohjen
    Nga EMAUS nė forum Folklori Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 09:14 PM