beli,sadbere.jpg




SADBERE GAGICA SPAHIJA


TĖ KĖRKOJ

Te Urė e Vjetėr
Ku ėshtė thurur legjenda
Pėr urimin e gruas,
Marr ėndrrat e mia
Ulur mbi njė gur tė tehpisur.

Dėgjoj njė fyell bariu
Qė dhembshėm bie
Udhėve tė mėrgimit,
E heshtja ka hyrė
Nė shkronjat e boshatisura.

Ku je fshehur sonte, fati im,
Nė cilin det lundron anija ime?
Tingujt e lirisė m'i sjell njė zė,
Mall mė merr sonte nė kėto udhė,
Ku era flokėt m'i derdh
Si ėndrrat e shekujve.

Unė tė kėrkoj liria ime
Nė kėtė breg tė vetmisė sime,
Jam bonjake e shekullit ,
Dhe bjeshkėt e mia
Larė me gjak dėshmorėsh?
Tė kėrkoj...

FJALORI I BUZEVE

Falma fjalėn "TE DUA"
Nje puthje stinesh,
Falem ti buzet e tua.
Atje te vdesin endrrat e mia
Sa hapa syte sot.

Grishe ne ēdo shkronje
Nga ngjyrat me te bukura.
Germoje token si arkeologe,
Falma te kuqen e zemres
Te lyej muret e dashurise.

Ik te ura e vjeter, rrugeve,
Buzet e trazuara endrra te vjetra,
Te shelgu i qytetit kur nata vinte me hene.
Mos u shderro ne fjalor te heshtjes,
Buzet nuk lagen me fjale.

Te ure e vjeter te streheza e re
Tej largesive hapero e ndal pak,
Te malli i vjeter te qiell i ri,
Me puthe stina e ime me ere.

Lot jam, shkronje dashurie
Ne syte e tu jam kacavjerr,
Si kalavesh rrushi ne pjergull.

Aty jam,
Kur te kafshosh jam e embel
Si qershi.
Buzemjalte qe i ke harruar.

Sa kohe, sa endrra jane tretur,
Udhet e mia zjarr,
E di, malli djeg, e di, loti pikon
Ne buzet e mia do te ndaloje....

NJĖ PIKĖ LOTI NĖ DET

Lagjes sė stinėve bredh e shkujdesur
S'e kuptoj as gjuhėn qė flas,
Jam bėrė memece.

Nė vargun e shkruar,
Mė quajnė lypsare fjalėsh.
Pėr Ty shkronja ime e dhembjes
Nuk mė shuhet
Me asnjė zjarr.
Jam libėr i mbyllur?!

A njė pikė lot
Nė detin e trazuar.
Plagė ka kjo natė sonte!

TĖ DUA

Si tė njoha ditėn e parė
Kur qiellit binte pak shi,
Isha nė ėndrra
A detit vinte njė stuhi?

Tė dua
Edhe kur kurthe mė kurdis,
Vjen si mall i porositur
E shkronjė e qėndisur.

Tė dua stina ime,
Dhe kur mes shkronjave mė ikėn.
Mbaj kandilin plot me vaj,
Por shpresat nuk dua t'i fik.

Tė dua
Edhe kur grindem...e mė lėndon,
Kur ditėn nuk tė shoh,
Shpirtin njė dallgė ma trazon.
Tė dua si Atdheu...pa Ty nata s'merr frym....

SOT NESĖR

Tė pres tek fryjnė erėrat.
Udhėve eci e vetmuar,
Flokėt kaēurela i kam ngjyer
Me ngjyrė kafe,
Aromė dashurie kanė.

Varg i pakėptur je Ti,
Mė ringjall me puthje,
Pikturė e papėrfunduar
Nė sytė e mi...ėndėrr e gjallė.

Mė zgjova nga vdekja,
Kalorėse shtigjeve tė bardha fluturoj.
Tė pėrqafoj dita ime e dashurisė,
Atje ku ngrihet pluhuri i patkoit.

Mbi shpinė zėri i atit jam,
Kalėroj me malin tim
Qė mė ngroh orė,
E orėt vijnė plot gaz jete.

Unė kėndoj pėr dashurinė,
Loti nga bebėzat rrėshqet
Si ujėvarė stinėsh.
Lermė tė bredh si di unė vetė.
Princi i pėrrallėzave rri zgjuar
Mbi kalė tė bardhė,
Drejt Atdheut me shpie
Me turfullimė!

Tė dua dita ime e mbarė
Me kėtė tufė lulesh pėr Valentin!

- - - Updated - - -

MĖ BART
Mbi kopėrtinėn e njė libri
Tė harruar dhe nga zoti
H
Edhe kėtė prill
Kur qielli vjen me shi
Mė bart
Mbi krahet e njė zogu
Ta zgjoj nga gjumi
Kėtė pranverė
Qė ėshtė mplakur shumė
Mė bart
Nė syrin e diellit
Tė flas mė zėrin e mallit
Vargut t'i jap shpirt
Nė prag tė kėtij ferri
Qė mė djeg
Nata ėshtė varur
Nė bisht tė qyqes
Mė bart
Para sė tė vdes fjala

- - - Updated - - -

MBI PIANO

U derdh njė natė ėndrra ime
Dhe hijet e bardha tė dimrit tim
Dashuria qau pa zė
Mbi kokėn e pianos sė vjetėr
Njė dallėndyshe sillej qiellit tim
E lodhur rrugėve nėpėr shi
Mėkatare ishte stina a fjala
Ra nėpėr vargjet e heshtura
Nėpėr ditarin tim tė zverdhur
Pika lotėsh ranė mbi fustanin
E hėnės veshur si nuse buzėt
E skuqura vėshtronin nė dhomėn
E akulltė ora rrinte varur mbi mure
Si erė mė pėrplaste njė valė deti
Udhėve tė mia sa gjurmė malli
Hijen e saj tė trishtė pa emėr
Mbi portretin e zbehur vallėzonte
Njė puthje nė simfoninė e kėnduar
Vallė c'mė erdhėt mbrėmė ashtu
Kur hėna veshi fustan tė bardhė?

- - - Updated - - -

NJEMIJE VJET

I kam kenduar lirise
Erdhi
Me krah pellumbash
Me gjakun lume
Atdheu im
Shtrij kembet
Atje ku toka
Flet shqip
Njemije vjet
E prita lirine

- - - Updated - - -

ERDHE
Fshehurazi naten vone
Kur po e mbyllja ditarin
Dhe lirikat e shkruara
Me lot dhembjesh
Tani mos ik me
Udhet do t'i ze me shkembinj
Detet me rrjeta
Qiellin me zogj
Do mplakemi ne vargje
Endrrat kur te sosen
Do hap serish dritaren
Te te fus ne fjale
Erdhe nje nate
Kur digjesha ne vetmi
Erdhe
Te ruaj me xhelozi
Si syte e perlotur
Ah keto syte e mi!

- - - Updated - - -

TINGUJ

Te merzitur ka kenga
Fjale e vrare
Sa shume je larguar
Mbi heshtjen tende te futur
Ne guace mendimesh
Kthehu
Mos me grimco endrren
Mbi shkronja malli
Te qeshem me ze
Eja qiellit me engjejt e nates
Dhe fluturo
Drejt strehezave qiellore
Si hije ne driten e henes
Vargu eshte bere qiell
Me nje lot qe bie
Mbi xhamat e dritares sime

- - - Updated - - -

ME KEND TE UDHETOJ

Vjeshta ka ikur sa vite
Nuk e mbaj mend as orėn
Kur qielli ra mbi vargjet e mia
Si meteor i cmendur
Mi mori tė gjitha kėngėt
Gėzimet nė buzė m u zverdhen?
Dėgjoj edhe sonte akordet
Njė muzikė e lehtė
Shpirtin ma then
Tavolina e njejtė...gota me verė
Rri mbi tavernė te vjetėr
A ka fjetur harrimi im?
Me Ty isha shėrbetore Zoti
Dhe princeshe Arbėrie!
E sonte
Pa Ty jam hiq i hiqit
Rrugicė e shkretė
Pa dritė ne kėtė errėsirė
Nata mė mbulon me hijen e trishtimit
Ēfarė tė dėshiroj sonte
Kur vetmia mė ngatrron
Si peng kohe
E Ti je veē kėngė?!
Dikur fjala ime
Nė qiellin e bleruar!
Sonte
Heshtja ka rėnė nė dhomė
Mure mbi buzė ka bėrė kjo natė
Qė mė cmend!
A ka dėnim mė tė rėndė Sizif?
Unė e Ti
Dėnim perėndish...

- - - Updated - - -

KUR ZBRET MUZGU

Vjen nje ze
Keto net te ftohta
Kur lulet ende s'kane cel
Drite me ben
Mes vargjesh shtrihesh
Muza ime me puth
Endrren time vale
Ciceron si zog
Ka sy malli
Kur zbret muzgu
E marr ne gji
Ia ledhatoj krahet!
Ka qare qiellin
Me krahenor
Vjen nje ze nga vendlindja
Me sy dielli

- - - Updated - - -

MĖ FAL SONTE

Gotėn me verė
Dhe qiellin me ėndrra
Tė zbres deri tė dhembja
Stinėt t'i marr gryk
Dhe Ty malli im
Mė fal
Njė pikė gjak njeriu
Plagėt e shekujve
T'i mbėltojė me kėngė
Edhe kėtė qiell me erėra
Qė derdhet mbi Kosovė
Askush s'ia kuptoj gjuhėn
Baroneshės Eshton?
Vjen e qeshur ik e qeshur
Mė fal sonte atdhe
Valė deti jam bėrė
Me vargjet udhėtoj
Njė hije padukshėm mė ndjek
Fjalėt do tė m'i hajė?
Mė fal sonte nata ime
Dy buzė soneti!

- - - Updated - - -

E NDJEJ

Kur bien pikat e shiut
Tik tak ,ni xhamat e mi
Mbeshtjelle me vargje
Dhe hapat e tu yll nate
Qe zbret nga qielli
Kur me kaplon merzia
Druaj se me humb
Nga syte e mi
Loti im
Ruaje qiellin nga syte e murme
Kur bie nata
Shderrohem ne shi!

- - - Updated - - -

MALL
Tė puth sonte nė mesnatė
Eja pa trokitur qetė muza ime
Mes vargjesh tė shtrėngoj
Erė e butė mall me shtrėngatė?
Eja
Me mes lulesh pranvere
Ka shekull qė nuk tė shoh
Ta ndjej zėrin kur mė flet
Pikturė e gjallė shpirtin ma trazon
Muza ime sillma ėndrrėn time
Tė bėj njė sy gjumė
Mos mė mbaj mėri
Je syri im i heshtur
Edhe kur fjalėn ma grimcon!
Mall o mall !

- - - Updated - - -

FLUTURO SONTE
Bilbil pranvere
Lėshoje zėrin mbi kėngė
Tė deehem nga ky mall
Qė me djek
Kur s'tė dėgjoj
Ec
Mbi rrudhat e ballit tim
Mes furtunash
Ēelin lulet?
Fluturo sonte
E me merr nėpėr kėtė qiell
Jam bėrė pritje netėsh
Deri nė agim!

- - - Updated - - -

LOT I DEHUR

Zbret ngadalė bebėzave tė mia
Udhėve tė shpirtit heshtja me ndjek
Mes vargjeve strukem si dallėndyshe
Me krahė tė thyer drejt qiellit tė vendlidjes
Vrapoj kėto ditė marsi a prilli i thyer
Mes erėrash mė mbėshjell edhe sot?
Lėshoje fjalėn nė varg poete dhe nisu
Kacafytje ėshtė jeta tė ende ferrit tė Dantes
Mes ishullit lėshoje njė zė njeriu tė pret nė breg
Hijet e shpirtėrave lė tė ikin nga kjo orė
Zhurmė dėgjoj nė kufirin e ndarjes a zėri im
Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot
Nėpėr harta gjeografike bota luan me fatin tim?
Lot i dehur nė mallin qė pėrvelon?

- - - Updated - - -

E KAM KĖRKUAR

Mes ėndrrave tė mia
Tė jetė lis me rrėnjė
Tė mos e tund
Asnjė pranverė
Ėshtė rrap shekulli
Me shumė degėzime
Vjen qetė natėn vonė
S'e shoh e ndjej afėr
I ngjan vetes
E hap portėn me ēelės shpirti
Ka sy atdheu...diell dashurie
Nuk trembet
Bėn gjumė nė qerpiket e mi
Flas
Me zėrin e tij
Betejave ecim bashkė
E di
Nė ecje kam lėnė
Gjurmė lotėsh
Njė copė buzėqeshje
Ma mori njė stinė
Po vjen pranvera
Jam ulur nė kopshtin e luleve
Ėngjejt ma sollėn qiellin
Tė bredh
Me penė nė dorė
Nėpėr buzėt e shkronjave
Dashuroj muzėn time
E kam kėrkuar..erdhi trembur
Mė gjeti mes dhembjesh
E mora nė krah
E shtrėngova si fėmijė
E putha lehtė lehtė
Me dashuri?!

- - - Updated - - -

PUTHJE NĖ SHI

I dua puthjet mes turmės
Dhe mallin
Ta mbaj nė gji
I dua
Edhe lejlekėt nė pranverė
Kur mė sjellin
Grishjen e vargut nė mesnatė
Kėmbėzbathur do dal udhėkryq
Qiellin me dorė ta prek
S' kam forcė pėr grindje mė
Jam ulur
Nė fron tė fjalės
Dhe udhėtoj nėpėr shi
Shekulli im
Sa larg sa afėr tė kam
Ma ruaj ushtarin nė kufi
Dhe ėndrrėn pėr Ēamėri
Do shtrihem atje kopshteve me ullinj
Sa sodis detin me sytė e mi
Jam nga derė e Skenderbeut
Dhe vdes
Me mall tė atdheut!

- - - Updated - - -

NĖNĖS

Edhe qielli ishte pėrzier
Nga erėrat
Lėkundeshin lisat
Me rrėnjė
E mėrkurė ditė e zymtė
Shkruar me vargje lotėsh
Pikėllimi mbi fjalė
Heshta ra mbi shkronja
Nėnė
Mė duket se dėgjoj zėrin tėnd
Sonte kur bie shi
Tė thėrras...s'mė dėgjon
Jam mbledhur nė grushtin e natės
Kėngė malli jam bėrė
Me ėndrra grindem shpesh
Dhe njė kufi tė ndarjes
Sonte
Jam hije nate !

- - - Updated - - -

ĒDO DITĖ

Je lule marsi
Nė sytė e mi
Rreze dielli
Nėpėr stinė
Edhe sot kur je larg
Je aq afėr
Nė buzė i mbaj
Fjalėt ėndrrat
Ēdo orė tė pres
Sikur lule nė pranverė
Vjeshtėn e dua
Kur lule u bėrė
Dhe udhė nė dritare
Me hape mua
Je lule marsi?
Pa Ty
Do isha venitur
Si toka pa shi
Si vendlinja ime
Pa liri!

- - - Updated - - -

POETI

Ėshtė zog malli
Natėr rri zgjuar
Ditėn fle mbi mall
Veē cicėron
Degė me degė
I dua vargjet lirike
Si bukėn nė sofrėn e Migjenit
E diellin
Pėr gjymtyrėt e Lulit
Mėrdhirė nga skamja
Troket ai
Nė ndėrgjegjen e kombit
Edhe sot
Rrugėt mbushur me lypsarė
Merr poet ėndrrat e tyre
E bėj vargje lumė
Tė vijė njė stinė
Me puthje njerėzish?

- - - Updated - - -

ĖNDĖRRIM POETIK

Tė ėndėrroj ēdo ditė orė
Zemrėn e kam peng dashurie
Jetoj nė zgafellėn e shpirtit
Pa ujė dritė udhė pa shteg
Po njė zė sikur mė qorton
Struku nė bebėzat e syrit
E ruaju nga sytė e djallit
Kur nata derdhet mbi vargje
Heshtjen e copėtoj si me thikė
Dhe vrapoj ta zė ėndrrėn nė mesditė
S'jam ndalurr kurrė vjeshtė e pranverė
Kur binte shi kėrkoja ylberin tim
Mbėshtjellė e mbante zana e malit
Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul
Mbi shkrepa malesh dimri gjunjėzohej
Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarė
E Unė bėja portretin e dashurisė mbi pikturė
Portėn e mallit e hapja stinė mė stinė
Njė fjalė iku mes turmės sė zemruar
Kur mė vriste deri nė palcė
Shpesh mė shpiente pėrtej vetes
Si njerkė u soll me mua fati im
Po rrezet kurrė s'i humba nga sytė
Tė shtrihem mes diellit e barit tė njomė
Tė ndjej si vjen me aromė njeriu...si malli me jehonė
Vjen ik shpesh mė thumbon si bletė
Mė merr ndėr krahė qiellit fluturoj krahlehtė!

- - - Updated - - -

SA MĖ IK KOHA

Vrapoj me ėndrra (sh)kujdesur atdheut
Netėve tė ftohta mbėshtillme nė guacėn time
Bredh brenda shpirtit labirinteve me strall
Mbaj hapin tė mos rrėshqas mbi patinazh
Nė njė strajcė kam dorėshrimet kėngė stinėsh
Qė (s)' mė kanė braktisur nė asjnė fjalė
Unė poetja brenda vetes digjesha si zjarr
Heshtjen nuk e bėra kurrė mik kur frynte erė
Vjeshtės flisja me shiun dhe grishja zogun
Nga larg tė nisej tė mė sillte lule pranverė
Njė melodi binte me tinguj zemrės nota mė humb
Mė shtyp ky qiell i huaj me rri si hutin mbi kokė
Rend spesh mes vargjesh larg vatrės e vetmuar
Nė kėtė hapėsirė zogjtė s'kėndojnė shqip
Njė kujtim i largėt mė brufullon nė prillin e thyer
Tė marr udhė Kosove sa larg deterat mė shpien
Nė shkembinj zvarranikėt duan tė m'i hanė shkronjat
Mė bart kjo ditė malli brenda librit tė (pa)shkruar
Pėr sytė e mi ėndėrrimtar sa gjurmė shputa kėmbėsh
Kam lėnė mbi udhėt shtruar me kalldrėm
Sa larg ka ikur kjo kohė s'e zė dot asnjė mall!

- - - Updated - - -

A DO TĖ VISH

Pranvera ka bėrė sy lulesh
Muza ime e shtrenjtė
T'i puth buzėt mjaltė
Me Ty
Kapėrceva netėt e ftohta
Theva akullin e heshtjeve
Fola me yjet nė qiell
Tė prita nėpėr udhė
Edhe kur binte shi
Mė end edhe sot stinėve
I palos vargjeve tė mia
Kujtimet fjalėt e pathėna
Vjen pa trokitur
Kur bie nė gjumė
Mė merr nė gji
Mė shtrėngon si fėmijė tė braktisur
Si tė isha bonjake
Pa plang e atdhe
Tė dua
Edhe kur vjen me shtrėngatė
Nė truallin tim tė copėtuar
Mė shpie nė malet e Medvegjės
Zbrazur nga zogjtė
Veē tymnajė e rrallė
Ngjitet reve
Protestoj tek dielli
Qė nuk ma ngroh kėtė mall
Dhe ėndėrr tė stėrzgjatur!

- - - Updated - - -

ME ĖNDRRA UDHĖTOJ

Kur bie nata nė prehėrin tim
Ia ledhatoj sytė
Me ėndrra udhėtoj
Deri tė malli im
Sa e gjatė kjo fjalė
Nė fjalitė shkajkore!
Me ėndrra udhėtoj
Deri te dhembja
Sa erėra fryjnė mbi kokėn time?
Qielli im ėshtė lot
Vetėm njė varg
Mė zgjon nga gjumi
Kur qepallat mė rėndohen
Me ėndrra udhėtoj?
Do vij njė ditė
Tė puth kėto dallgė
Qė mė mbajnė trazuar
Edhe nė mesditė!

- - - Updated - - -

I TRAZOVA ĖNDRRAT SOT
Shkronjė pas shkronjė malli im i vjetėr
Derdhur si kjo erė vjeshtė
Ditari im lirik plot me dhembje
Dilema halmetiane teatėr stinėsh
Varg dashurie kujtim i madh nė lot
Ē'mė vini trazuar si retė nėpėr qiell?
Nė luginė tė shpirtit dimėr
Ėndrra nė flakėn e diellit
Vitet i numroj njė nga njė
Ditėt netėt pa gjumė
Pranė lampės si fjala e qiririt
Udhėt e mia si valėt e detit
E bota pėrkundet lundėr nė dallgė
Nė oazė vetmie strukur fati im
Si njė gjeth i shkundur era
M'i bart kujtimet e vjetra
Nata vjen e rėndė
Plot udhė tė fshehura pas perdeve
Njė zė stine dėgjoj
Ikėn ditėt...ikėn nė pakthim
Edhe gėnjeshtrat mėkatet
Njė thes pendimesh
Fustan i grisur me duket edhe ky qiell
Portret i zbehur...pa ngjyra
Lot shpirti...lumė qė rrjedh
Jugut bredh?
Dialog i pambaruar
Nė fytyrė buzėqeshjen e mbuloj
Ngado qė bredh...nė fillim kthehem
Ka kohė qė tė pres vargmalli im