Gjumė tė ėmbėl

Nė qoftė se do tė pyesnit 10 njerėz se ēfarė ėshtė njė ėndėrr, me siguri do tė merrnit 10 pergjigje tė ndryshme. Kjo sepse shkencėtarėt akoma nuk po e zbulojnė misterin. Njė mundėsi: Ėndrrat ushtrojnė trurin duke nxitur lėvizjen e sinapseve ndėrmjet qelizave tė trurit. Njė tjetėr teori ėshtė se njerėzit ėndėrrojnė pėr ngjarje dhe emocione pėr tė cilat nuk janė kujdesur gjatė ditės dhe qė ky proces ndihmon nė forcimin e mendimeve dhe kujtesės. Nė pėrgjithėsi, shkencėtarėt bien dakort vetėm nė njė fakt: qė ėndrrat shihen gjatė gjumit tė thellė, i quajtur Lėvizje e Shpejtė e Syrit (REM)

Gjumė vigjilent

Insektet fluturuese e bėjnė kėtė, tigrat gjithashtu. Njerėzve duket sikur nuk u mjafton kurrė. Po flasim pėr mbylljen e syve, kaq e rėndėsishme sa qė kalojmė ēerekun e jetės sonė nė kėtė proces. Por gjithsesi arsyet pėr tė fjetur janė akoma aq tė ēuditshme sa edhe njė ėndėrr pa kuptim. Njė gjė qė shkencėtarėt e dinė me siguri: Gjumi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mbijetesė tek gjitarėt. Pagjumėsia e zgjatur mund tė sjellė ndryshime humori, alucinacione dhe nė raste mjaft ekstreme, vdekjen. Egzistojnė dy gjendje gjumi - lėvizja jo e shpejtė e syrit, gjatė tė cilit truri shfaq aktivitet metabolik tė ulėt dhe lėvizje e shpejtė e syrit, gjatė tė cilit truri ėshtė mjaft aktiv. Disa shkencėtarė mendojnė se e para tė jep njė dobėsi tė trupit njė pauzė duke ruajtur energji, e ngjashme me letargjinė. Ndėrsa e dyta mund tė ndihmojė nė organizimin e kujtimeve. Gjithsesi, kjo teori akoma nuk ėshtė provuar.

Ndjesitė iluzionuese

Ėshtė llogaritur qė 80% e ndjesive tė eksperiencave tė lėna pėrgjysėm, duke pėrfshirė ngrohtėsinė, kruajtjen, presionin dhe dhimbjen, vijnė nga gjymtyrė tė munguara. Njerėzit qė e pėrjetojnė kėtė fenomen, i njohur si "gjymtyra fantazėm" kanė ndjesinė sikur gjymtyra qė mungon ka qenė pjesė e trupit tė tyre. Njė shpjegim thotė se zona e nervave ku ėshtė thyer gjymtyra krijon lidhje tė reja me shpinėn kurrizore dhe vazhdon t'i pėrēojė sinjale trurit sikur gjymtyra qė mungon ėshtė akoma aty. Njė tjetėr mundėsi ėshtė qė truri ėshtė mėsuar tė punojė sikur tė gjitha pjesėt e trupit janė tė paprekura - qė do tė thotė qė truri mban njė imazh tė trupit me tė gjitha pjesėt e tij.

Kontroll mungues

Duke qėndruar nė hipotalamusin e trurit, ajo qė quhet ora biologjike, programon trupin tė ndjekė ritmin 24 orėsh. Efekti mė evident ėshtė cikli fjetje - zgjim, por ora biologjike gjithashtu haste me probleme nė tretje, temperaturė trupore, presion gjaku dhe prodhim hormonesh. Kėrkuesit kanė zbuluar se intensiteti i dritės mund tė rregullojė lėvizjen e orės duke rregulluar lėvizjen e melatoninės. Debati i fundit ėshtė nėse rritja e sasisė se melatoninės mund tė ndihmojė nė parandalimin e gjendjes sė plogėshtisė dhe lodhjes qė ndihet kur shkon me orė nė lokale tė ndryshme.

Shtegu i memories

Disa eksperienca nuk harrohen kollaj, si p.sh. puthja e parė. Por si mundet njė person qė tė kapet mbas kėsaj kinemaje personale? Duke pėrdorur teknikat e imagjinatės sė trurit, shkencėtarėt nuk kanė zbuluar akoma mekanizmin pėrgjegjės qė krijon dhe ruan kujtimet. Ata po zbulojnė se hipokampusi brenda masės gri tė trurit, mund tė punojė si njė kuti memorieje. Por kjo zonė depozitė nuk ėshtė edhe aq diskriminuese sa pėr tė zgjedhur se cilat kujtime tė fiksojė dhe cilat tė harrojė, pasi si memoria e vėrtetė, ashu edhe ajo false, aktivizojnė tė njėjtat pjesė tė trurit. Pėr tė nxjerrė memorien e vėrtetė nė pah, disa shkencėtarė, kėrkojnė tė gjejnė njė subjekt apo njė send tė aftė pėr tė thirrur memorien nė kontekst, diēka qė ėshtė shumė mė e vėshtirė kur ngjarja nuk ka ndodhur.

Ngacmuesi i trurit

E qeshura ėshtė njė nga sjelljet njerezore mė pak tė kuptuara. Shkencėtarėt kanė zbuluar se gjatė njė tė qeshure tė mirė, 3 pjesė tė trurit ndriēohen: pjesa qė mendon, e cila tė ndihmon ta kuptosh shakanė, njė zonė lėvizjeje qė i nxit muskujt tė lėvizin dhe pjesa emocionale qė tė nxjerr nė pah njė ndjenjė marramėndėse. Por qėndron e panjohur pse njė person qesh me shakatė budallaqe tė vėllait tė tij, ndėrkohė qė njė tjetėr ėshtė duke parė njė film horror. John Morreall, i cili ėshtė njė pioner i kėrkimeve tė humorit nė kolegjin William dhe Mary, ka zbuluar se e qeshura ėshtė pėrgjigja e inkongruiteteve, histori qė nuk u binden pritshmėrive konvencionale. Tė tjerė e shikojnė tė qeshurėn si njė mėnyrė sinjalizimi pėr personin tjetėr qė veprimi i tij ishte argėtues. Por njė gjė ėshtė e sigurt, e qeshura na bėnė tė ndihemi mė mirė.

Natyra kundėr natyrės

Nė luftėn e stėrgjatur pėr tė zbuluar nėse mendimet dhe personaliteti kontrollohen nga genet apo nga atmosfera, shkencėtarėt po ndėrtojnė njė plan tė besueshėm provash se mund tė jetė ose tė dyja sė bashku ose asnjėra. Studimi i geneve individuale tregon se mendja e njeriut krijon shumė portrete, mbi tė cilat nuk kemi njė kontroll tė plotė. Nė shumė situata ėshtė vėrtetuar se pėrveē edukimit edhe presioni nė shoqėri dhe mėnyra se si shfaqesh tek njerėz tė ndryshėm, influencon shumė personin qė je dhe gjėrat qė bėn.

Misteri i vdekshmėrisė

Tė jetosh pėrjetėsisht ndodh vetėm nė Hollywood. Pėrse njerėzit plaken? Ti lind me njė mekanizėm tė fuqishėm, tė aftė tė luftojė sėmundjet dhe plagėt dhe mendon se kjo do tė mbrojė kundėr gjithēkaje. Por, ndėrkohė qė plakemi, mekanizmi shėrues fillon tė ndryshket dhe nė fakt, elasticiteti dhe aftėsia ripėrtėritėse personale kundėr plagėve fizike apo stresit ulet nė mėnyrė drastike. Teoritė mbi arsyen e plakjes mund tė ndahen nė dy kategori: 1. Ashtu si karakteristikat e tjera njerėzore, plakja mund tė jetė thjesht njė pjesė e gjenetikės njerėzore dhe nė njė farė mėnyre ėshtė e dobishme. 2. Nė njė kėndvėshtrim mė optimist, plakja nuk ka asnjė arsye, por ėshtė thjesht pasojė e dėmtimeve qelizore qė ndodhin gjatė jetės sė njeriut. Megjithatė, aspirata mė e madhe e shkencėtarėve ėshtė tė arrijnė ta ngadalėsojnė procesin e plakjes duke dyfishuar jetėgjatėsinė.

Ngrirja e thellė

Ndoshta tė jetosh nė pėrjetėsi mund tė mos bėhet kurrė realitet, por njė fushė heroike e quajtur "cryonics" (ngrirja e thellė) mund t'i japė njerėzve dy jetė. Qėndrat e ngrirjes si Fondacioni i Zgjatjes sė Jetės Alcor, nė Arizona, ruajnė trupa njerėzorė nė vaska tė mbushura me nitrogjen tė lėngshėm nė temperature nėn -320 gradė. Ideja ėshtė qė kur njė person vdes nga njė sėmundje aktualisht e pashėrueshme, mund tė ngrohet dhe tė ringjallet nė tė ardhmen kur tė jetė gjetur njė kurė. Trupi i legjendės sė beisbollit, Ted Williams, ruhet ende nė frigoriferėt e Alcor. Ashtu si edhe trupat e tjerė tė ftohur, Williams ėshtė i pozicionuar me kokė poshtė. Nė kėtė mėnyrė, nėse ndonjėherė mund tė ndodhė tė ketė ndonjė rrjedhje nė vaskė, truri do tė ishte ende i zhytur nė lėngun e akullt. Asnjė nga trupat e ftohur nuk ėshtė ringjallur deri tani, pasi teknologjia e duhur ende nuk ekziston. Problemi ėshtė se nėse trupi nuk ngrohet nė temperaturėn e duhur, qelizat e kėtij personi mund tė kthehen nė akull dhe tė thyen copa copa.

Vetėdija

Kur zgjoheni nė mėngjes, mund tė perceptosh se dielli po lind, dėgjon disa zogj qė cicėrojnė, madje mund tė ndjesh edhe njė valė lumturie kur era e freskėt tė prek fytyrėn. Me fjalė tė tjera, je i vetėdijshėm. Kjo fushė komplekse ka qenė njė shqetėsim mjaft i madh pėr shkencėtarėt qė nė Antikitet. Vetėm kohėt e fundit ka filluar qė vetėdija tė quhet nga neuroshkencėtarėt si njė fushė kėrkimore realiste. Ngacmuesi mė i madh i trurit nė kėtė fushė ėshtė tė shpjegosh se si proceset nė tru zhvillojnė eksperiencat subjektive tė njeriut. Deri tani, shkencėtarėt kanė arritur vetėm tė krijojnė njė listė tė madhe me pyetje.