Receta Gatimi

Femija moster


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Femija moster

    Asgjė nuk prish mė rehatinė e 13 vjeēarit Romario Hodo. As zhurma e fortė e dyrvetė hekuarta as edhe miqtė e paftuar nė qelinė e tij. Sapo dera e hekurt hapet 13 vjeēari nuk begenis as tė ngrejw sytė pėr tė parė vizitorin e radhės. Madje as urdhėrat e dy punonjėsve tė policisė qė kryejnė shėrbim 24 orė tek pragu i derės sė tij nuk mjaftojė pėr tė ngjallur interesin e 13 vjeēarit qė vetėm ligjėrisht nuk shpallet vrasės. I strukur nė qoshėzėn e njė prej dhomave tė spitalit, qė prej njė muaji e gjysėm ėshtė kthyer nė qelinė e tij, pas pak minutash merr mundimin tė ngrejw vetėm sytė. Nuk tė flet dhe ashtu shkarazi, duke treguar haptazi qe e bezdisim,ngre volumin e njė radioje dore qė e mban shumė pranė vetes prej sė cilės dalin tingujt hip-pop-i alla shqiptarēe. Ėshtė ky sendi i vetėm qė ka nė dhomė. Njė batanije tė vjetėre ka shėndėrruar nė njė stol. I ulur mbi tė nė cep tė dhomės kalon pjesėn mė tė madhe tė ditės. Tek e sheh ashtu tė strukur Romario nuk tregon as gjysmwn e moshės sė tij. Kurrėsesi nuk beson qė pėrballė ke fwmijw vrasws, qė ėshtė nė gjėnde qė me gjakftoftėsi tėkryej krimin mė renqethėse. Por sapo fillon dhe tė flet Romario nuk ėshtė mė ai fėmija qė kushdo mund tė ndiejė dhėmshuri pėr shak tė pamjes sė tij.Sikur tė ishte njė burrė kanuni me 13 vjeēarin mund tė bisedosh vetėm pasi i ke ofruar njė cigare. Nga gota e kauēukut e cila ėshtė mbushur plot me bishta cigaresh kupton se 13 vjeēari mund tė konsumojė mbi 2 paketa nė ditė. Dhe vetėm pasi ka pėrcuar nė mushėkritė e tij nikotinėn tė pyet nėse je psikologe. Pėrgjatė njė muaji deket se Romario ia ka marrė dorėn tė bashkėbisedojė me njerėz tė huaj qė prezantohen tek ai si psikolog apo edhe punonjės policie. Kjo nuk e frigon asapk 13 vjeēari. Pėrkundrazi. Ēdo pyetje i pėrgjitgjet me vendosmėri duke tė parė ngultasi nė sy a thua se kėshtu verifikonte sa i besueshėm je. Ramoario di mirė qė nga momenti nė moment do tė braktisė qelinė e tij. Madje tė thotė se ky ėshtė vendim i duhur sepse pėr tė nuk ka njė vėnd ku tė rrijw. E quan vetėn tė pafajshėm ndėrkohė qė tė thotė se sapo tė fitojė lirinė do tė ikė nė Greqi pėr tė punuar dhe fituar para.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Femija moster

    omario si e kalon ditėn?

    Ja duke dwgjuar radion qė ma ka sjellė mami. Rri ulur kėtė dhe dėgjoj muzikė.

    Po ushqim kush tė sjell?

    Mami edhe kėta tė spitalit. Kėto gjėra ha.

    A je merzitur?

    Jo. Rri e mendoj dhe nuk jam i mėrzitur.

    Ēfarė mendon?

    Po ja gjėra, mė pėlqejnė makinat. Mendoj se njė ditė do e kem timen. Ke makinė ti?

    Romario e di qė do tė lėnė tė lirė nga kėtu?

    Po. Edhi nė mėngjes mami dhe mė tha se do tė dilja. Dhe pres qė tė dal nuk e di se kur do tė thotė se kėta kėtu nuk mė thonė gjė.

    Por ēfarė do tė bėsh kur tė dalėsh?

    Do iki nė Greqi. Djali i tezes sime po bėn gati dokumentat, do iki nuk rri mė kėtu.

    Po atje ēfarė do tė besh?

    Do tė punoj dhe do tė rri me djalin e tezes.

    Po pse me djalin e tezes?

    Me atė se me babain nuk dua tė shkoj. Atė nuk e dua ta shoh me sy. Kur kemi qėnė fėmijė na rrihte mua dhe mamin, ndaj dhe nuk dua ta shoh me sy. Mamin dhe motrėn po. Madje mė ka marrė malli.

    Po deri sa tė dalin dokumentat ēdo tė bėsh?

    Do tė shkoj nė shkollė, pastaj sapo tė dal do tė shkoj tek kafja e lagjes, dua tė pi njė kafe. Aty do tė takoj edhe shokėt e mi, ja kėto gjera do tė bėj si mė pėrpara se tė vija kėtu.

    Romario a e di pse je kėtu?

    Po. Sepse mbyta njė grua.

    Po pse?

    Sepse kisha frikw se mos mė vrsite mua dhe e mbyta, (bėn me xheste edhe me duar) me rrip rreth qafės. Ajo atė ditė po pinte kafe me mua pastaj mė tha qw tė shkonim tek shtėpia e saj. U bė natė dhe unė fillova tė kisha frikw se ajo mos mė vriste ndaj dhe e mbyta.

    Por do tė veprosh mė nė kėtė mėnyrė?

    Jo. Unė do tė iki.

    Tė vjen keq pėr atė ēfarė ke bėrė?

    Po. Por unė nuk kisha ēafrė tė bėja. Pornuk do tė bėj mė asgjė. Dua tė shkoj nė shkollė apo edhje nė Greqi.

    Ēfarė dėshiron tė bėhesh kurr tė rritesh?

    Shofer taksie. Dua tė kem makinėn timedhe tė punoj. Nuk do merrem mė me kėto gjėra qė kanė ndodhur.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Femija moster

    Mjeku neuro-psikiatėrrrėfėn se gjėndja mendore e Ramarios ėshtė normale

    Adrian Lanēe: Ramario nuk duhet tė dalė asnjė sekondw nga izolimi

    Spitali i qytetit tė Beratit ka shėrbyer vetėm si strehėza e sigurt e fėmijės 13 vjeēar, Romario Hado. Pėrgjatė njė muaji e gjysėm qė ai ka qėndruar nė dhomėn e izolimit tė kėtij spitali,nuk ka marrė as edhe njė medikament tė vetėm. Ramario vetėm ėshtė strehuarnė dhomėn e fundit tė katitit tė dytė, tė spitalitku ėshtė pavioni i kirurgjisė. Shefi i kėtij pavioni, Pirro Lati tė thotė se 13 vjeēari nuk ka as kartel nė spitalit, jo mė ti jetė bėrė trajtim mjeksor. Sipas shefit tė pavionit gjatė kėsaj kohe Ramario nuk ka marrė asnjė kurim, pėrveē ushqimit tė spitalit. Piro Lati tė thotė seroli i spitalit tė Beratit pėr fėmijėn i cili akuzohet pėr vrasje dhe dhunime ka shėrbyer vetėm si vėnd-strehim. Njė fakt tė tillė pohohet edhe nga mjeku neuro-psikiatėr i spitalit tė Beriatit. Sipas Adrian Lanēesasnjė prej mjekėve tė kėtij sektori nuk ėshtė marrė me kurimin apo tw ketw pasur nėn kontroll gjėndjen mendore tė 13 vjeēarit.Lanēe thotė se me kontrollin e fėmijės janė marrė mjektėt e Tiranės. Por nga sa ai ka konstatuar nuk bėhet fjalė pėr njė tė sėmurwpsikik. Madje edhe eskpertiza e komisionit tė mjekėve psikiatėr tė kryeqytetit pohon njė fakt tė tillė. Nga vizitat e kryera ka rezoltuar se Ramario nuk ėshtė njė i sėmurė, madje ka njė zhvillim mbi normal nga bashkėmoshatarėt e tij. Mjeku neuro-psikiatėr i Beratit beson se mė shumė se sa njė tė sėmur mendor kemi tė bėjmė me njė dualizim tė personalitetit tė fėmijės 13 vjeēar."Pėr aq sa unė kam konstatuar nuk mendoj se kemi tė bėjmėmė njė tė sėmur mendorė, por me njė fėmijė qė ka paqėndrueshmėri tė personalitetit tė tij. Si i tillė nė asnjė mėnyrė ai nuk duhet tė lihet i lirė, por duhet tė qėndrojė i izoluar nėn mbikqyrjen apo edhe trajtimin e mjekėve tė kėsaj fushe. Vetėm nė kėtė mėnyrėmund tė shėtohet ai fėmijė"-tė thotė mjeku Adrian Lanēe. Dhėnia e vendimit evaziv ku13 vjeēari pritet tė fitojė lirinė ka alarmuar tė gjithė mjekėt e spitalit tė Beratit. Nga ajo sa ata kanė konstatuar lėnia tė lirė e njė kėsaj mostre, (nė spital asksuh nuk ia di emerin e vėrtetw) do tė thotė njė rrezik mė shumė pėr tė gjithė qytetin.Sipas bluzave tė bardha e vetmja zgjidhje do tė ishte trajtimi i tij nė njė qėndėr tė specializuar, qė pėr fat tė keq nuk ekzsiton jo vetėm nė Berat por nė tė gjithė Shqipėrinė.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Femija moster

    Prindėrit nuk duam tė lirohet njė mostėr i tillė . Fėmijėt nuk e duam tė jetė nė shkollėn tonė

    Liria e Romarias ngjal panik nė shkollė dhe nė lagjet e Beratit

    Ėshtė vetėm 13 vjeē dhe i ka kallur datėn qytetit 2400 vjeēar. Gjithkush ka frikė nga liria e tij ndaj dhe vendimi pėr Romario Hadon ėshtė kthyer nė ēėshtjen mė tė diskutueshme tė Beratit. Pėr tė flitet nė polici, ku pas pin-pongut institucional duket se topi mbeti nė fushėn e saj. Nė shkollė, ku lajmi i lirimit tė Romarios ika ngritur qimet pėrpjetė ēdo bashkėmoshatari tė tij. Tė friksuar ndihen edhe fqinjėt e tij ku i madh dhe i vogėl kėrkojnė izolimin e tij. Megjithėse kjo ėshtė ēėshtja mė e diskutueshme nė ēdo bar, dyqan apo edhe nė shkollė, duket sedita qė Romario do tė thithė ajėr tė pastėr nuk ėshtė e largėt. Falė moshės sė tij dhe paaftėsisė sė shtetit shqiptar pėr tė ndėrtuar njė qėndėr riedukimi Romario do tė rifitojė lirinė. Dhe pasi tė kapėrcejė dyertė e hekurta vetėm nė dashtė Zoti nuk do tė ketė mė viktima prej tij.

    Nė shkollė

    Mjafton t'i pėrmėndėsh emerin dhe Entelės, vajzės sė klasės sė 6-tė gati sa nuk i bie tė fikėt. I ka ndodhur nė fillim tė shkollėstė jetė kacafytur me Romarion, por asokohe prej gjithujt kjo ėshtė konsideruar njė zėnkė fėmijėsh nga tė gjithė mėsuesit e shkollės. Por kurrėsesi pėr Entelėn. Tashmė qė ka dėgjuar qė ai djali qė ėshtė zėnė me tė nė oborrin e shkollės pa asnjė shkak,ėshtė njė vrasės qė pritet tė rikthehet nė shkollė, Entela tė thotė se kurrėsesi nuk do tė jetė mė e sigurt nė shkollė. Vajza nuk e fsheh aspak frikėn e saj nisur kjo edhe nga bėmat e qė qarkullojnė pėr Ramarion nė tė gjithė shkollėn. Sipas Entelės thuhet se preh e Romarios binin vetėm vjazat dhe jo djemtė. Duket se kėto legjenda qė qarkullojnė nė shkollė bėjnė qė djemtw tė tregohen mė tė arsyeshėm nė verdiktin e tyre. Kėshtu Altini, nxėnės nė vitin e parė, tė thotė seRomario mund tė kthehet nė shkollė nėse i ėshtė nėnshktruar nė trajtimi mjeksor. "Nė rast se ai nuk ėshtė trajtuar nga mjekėt sigurisht qė nuk mund tė vijė nė shkollė. Tė gjithė ne ndihemi tė friksuar, sidomos vjazat, sepse deri sa ka bėrė njė veprim tė tillė me njė grua kaq tė madhe imgjino ēmund tė bėjė me fėmijėt mė tė vegjėl nga ai kėtu nė shkollė"- tė thotė nxėnėsi i vitit tė I tė shkollės"Shyqėri Lakra".

    Kaq tė prerė janė tė gjithė nxėnėsit e kėsaj shkolle ndėrkohė qė mėsuesit tregohen mė tė rezervuar. Sipas tyre pranimi apo jo i Romarios nėshkollė do tė jetė njė ēėshtje qė do tė vendoset nga Drejtoria Arsimore.Por nėn zė thueht se askujt nuk ia ka ėnda tė merret me njė fėmijė kaq problematik. Veē kėsaj asksuh nuk ka mė siguri qė aktet e dhunshme nuk do tė shpėrthejnė mė tek fėmija 13 vjeēar. Zgjidhja e dhėnė nga Drejtoria e Policisė duket se nuk qetėson askėnd.Pas vendimit tė dhėnė nga Gjykata Apelit tė Vlorės,"ēėshtja" Romario ėshtė nė dorė tė uniformave blu.

    Policia:

    Drejtori Shemsi Premēi tė thotė se ka ndėrtuar njė plan masash dhe pse kjo ka njė kosto tė rėndė pėr tė. 6 policė do tė ndjekin hap-pas hapi Romarion sapo tė braktisė qelinė e tij nė spital. Janė kėto efektiva qė duhet tė garantojė qė 13 vjeēari nuk do tė kėrcėnojnė mėjetėn enjerėzve tė thjeshtė nė Berat. Por fakti qė Ramario do tė mbahet nėn mikqyrje tė plotė nė distancė nga forcat e policisė nuk qetėson zemrėn e asnjė nėne apo edhe fėmije pėrrreth shkollės sė mesme. "Dhėnia e lirisė sė Ramarios ėshtė njė kėrcėnim pėr tė gjithė ne. Por kur nuk ka shtetnuk ke se ēfarė bėn. Shteti duhet ta merrte nėn mbrotje apo edhe nėn kontroll kėtė fėmijė sepse ai ėshtė i tillė pėr shak tė dhunės dhe vuajtjeve qė ka kaluar nė fėmijėrinė e tij. Por ta nxjerrin nė liri nė kėtė mėnyrė, kjo ėshtė njė rrezik edhe pėr fėmijėt tanė qė janė jashtė"-tė thotė Rezartia, shitėsia e ushqimores ku familja Hado rezulton nė listėn e gjatė tė familjeve qė paguajnė bukun kur marrin aistencėn.Por mė shumė se sa mbikqyrja, Drejtoria e Policisė nuk ka se ē'bėn mė. Ndėrkohė qėGjykata ėshtė nė regull qė vendimi i saj nuk ka prekur aspak kartat e tė drejtave tė njeriut. E ndėrsa tė gjithė janė rrekur tė jėnė nė pėrputhje me letrat, duket se asksuh nuk ka menduar ēdo tė bėjė Romario ditėn e tij tė parė tė lirisė. Qė pas kangjallave tė hekurta i ka kallur datėn qytetit, nė liri frika ėshtė mė e pakta qė mund tė shaktojė.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Femija moster

    Drejtori i shkollės "Shyqėri Lakra" tė thotė se deri dje asnjė vendim nuk kishte mbėrritur pėr Romario Hadon

    Stavri Zhara: Tė vendosė drejtoria Arsimore pėr rastin e Romarios

    Qė ish nxėnėsi i tij ėshtė nė prag tė lirisė,Stavri Zhara e ka mėsuar nga edicionet informative televizive. Megjithėse ėshtė drejotri i shkollės ku Romario Hada pritet tė rikthehet, ai nuk ėshtė njoftuar zyrtarisht me vendimin mė tė fundit tė Gjykatės sė Apelit tė Vlorės. Askush nuk ka trokitur nė zyrėn e tij pėr njė cėshjte tė tillė megjithėse lirimi i Romarios ėshtė kthyer nė shqetėsimin mė tė madh qė kanė qytetarėt e Beratit. Ndaj dhe drejtor Stavritregohet tejet i rezervuar pėr tė shprehur njė opinion mbi nxėnėsin e tij tė klasės sė shtatė qė pritet tė rikthehet nė bankat e shkollės. „Unė nuk mund tė them as edhe njė qėndrim timin sepse kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė dikutohet dhe do tė merret njė vendim nėngra Drejtoria Arsimore. Pėr kėtė ēėshtje do tė mblidhet edhe kėshilli petagogjik si dhe qeveria e nxėnėsve tė cilėt do tė shprehin mendimin e tyre nėse e pranojė njė fėmijė me precedent ambjentet e shkollės, ndaj dhe unė nuk mund tė them sot se cfarė qėndrimi do tė mbajmė ne si shkollė"-tė thotė drejotri i Shkollės sė Mesme " Shyqėri Lakra". Vendimi i Gjykatės sė Apelit duket se kabehasuar edhe mėsuesit e nxėnėsit tė kalsės sė shtat. Relacioni qė kėshilli petagogjik kishte pėrgatiur pėr grupin hetimor ka qėnė i mjaftueshėm pėr tė bindur gjykatėnpėr rrezikshmėrinė nė gjėndje tė lirė tė Ramarios. Pothuajse ēdo nxėnės i klasave mė tė ulta ka rrėfyer pėr dhunėn e ushtruar prej tij. Po kėshtu edhe nė lagjen e 13 vjeēarit kanė qėnė tė shumta dėshmirė pėrfrikėn qė Romario ngjallte tek tė vegjlit ndėrkohė qė fakte tė tilla nuk janė marrė parasyshė nga gjykata eApelit tė Vlorės e cila ėshtė shprehur me njė vendim tepėr evaziv. Ndėrkohė qė kjo ēėshtje nuk merret nė diskutim nga drejtori i shkollės. Sipas Stavri Zharės ėshtė qė pėr rikthimin e Ramarios nė shkollė tė vendosin tė gjithė forumet vendimarrėse ndėrkohė qė ai mohon faktin qė prindėrit tė kenė kėrkuar largimin e fėmijėve tė tyre nga shkolla. "Unė nuk e di se cfarė vendimi do tė merret pėr kėtė ēėshtje por ju garantoj qė nė zyrėn time nuk ka ardhur as edhe njė shkresė nė tė cilėn prindėrit tė kėrkojnė largimin e fėmijėve tė tyre nga shkolla nė rast se Ramario rikthehet nė klasėn e tij"-tė thotė Stavri Zhara.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Femija moster

    Fleta nėna e 13 vjeēarit tė akuzuar pėr vrasjen e 47 vjeēares

    Nėna e Romarios:: Do ta mbaj djalin tė mbyllur nė shtėpi

    Fatmiae Hadatė pret nė shtėpi sikur tė ishe njė mik i vjetėr i saj. Dhe pse e kupton fare mirė arsyen e kėsaj vizite, gruaja nuk ka droje tė flas pėr aktin makabėr tė tė birit. Madje e kujton atė ditė si tė ketė ndodhur dje. Romarion e dinte nė shkollė si ēdo ditė kur nė mbrėmje i kanė mbėrritur forca tė shumta tė policisė pėr tė shoqėruar tė birin. Ėshtė tmeruar pasi kurrė nuk mendonte se i biri mund tė bėnte njė veprim tė tillė. E rrethuar vetėm nga mjerimi dhe krahė tė vetėm njė burrė qė as nuk di kur ikėn dhe vjen, Fatmira ėshtė nė dijeni tė lirisė qė pritet tė fitojė Romario. Gruaja rreth tė 40-tave nuk ėshtė nė gjėndje tė thotė nėse ky ėshtė njė vendim i drejtė. Por ndjenja e mėmėsisė e shtyn tė shprehet se tė paktėn djalin e saj do e kėtė nė shtėpi. "Unė kurrėsesi nuk do tė lejoj mė qė im bir tė kryej akte tė tilla qė tė lėndoj njerėz tė tjerė. Do e mbaj tė mbyllur nė shtėpi. As nė shkollė nuk e ēoj mė. Nėse do tė ndėrmarrė ndonjė veprim ndaj vajzės do e vrasme dorėn time"- tė thotė Fatmira. Gruaja nuk di tė shpejgojėse si djali i saj ka arritur tė shndėrrohet nė njė vrasės. Ka vuajtur me tė qė nė ditėn qė ka lindur. Romario ka ardhur nė jetė me njė peshė 1 kile e 400 gram dhe duket se kurrė nuk ka patur njė ditė tė bukur. Nėna e tij, pėr shak tė aftėsive tė kufizuara mendore duket se nuk ia ka dalė tė mbrojė fėmijėt e saj nga njė baba i dhunshėm. Gjithkush nga fqinjėt Hado tė dėshmojnė pėr dhunėn qė Romario ka pėsuar qė fėmijė bashkė me nėnė e tij. Kėtė fakt e pohon edhe ai nga qelia e spitalit. Por duket se tashmė ėshtė shumė vonė pėr tė rikthyer fėmijėrinė e 13 vjeēarit tė cilėn duket se nuk e ka jetuar as edhe njė ditė tė vetme.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Femija moster

    Prokurorėt kanė apeluar vendimin e ekspertėve mjeksorėpėr gjėndjen shėndetėsore tė 13 vjeēarit

    Prokuroria: Kemi apeluar vendimin, pėr lirimin e 13 vjeēarit, nuk del shpejt

    Prokurori i Rethit tė Vlorės nuk e konsideron aspak tė mbyllur ēėshtjen e 13 vjeēarit Romario Hado. Petrit Ēano, prokurori i rrethit tė Vlorės ku ėshtė hetuar ēėshtja tė thotė se kanė apeluar vendimin e ekspertėve mjeksorėpėr gjėndjen shėndetėsore tė 13 vjeēarit. Prokuroria insiston nėshpalljen e Romarios si tė sėmurė mendor, fakt ky qė ėshtė hedhur poshtė nga mjekėt e kryeqytetit. Mbi kėto baza Gjykata e Apelit nė Vlorė ka vendosur qė autori i vrasjes sė Engjėllushe Sinjarit tė izolohet nė njė institucion riedukimi,institucion qė nė Shqipėri nuk ekziston. Prokurori i rrethit tė Vlorėsthotė se janė nė pritje tė njė ekspertize tė dytė dytė tė njė grupi me tė specializuar mjekėsh, pasi raporti i parė nuk ka bindur prokurorinė. "Ne jemi nė pritje tė kėsaj ekspertize dhe vetėm pasi tė jenė shprehur mjekėt mundtė flasim pėr hapat e mėtejshme qė do tė pėrcaktojnė fatin e kėtij 13 vjeēari. Fakti qė gjykata ėshtė shprehur me domosdoshmėrinė e izolimit tė tij nė njė ambjent riedukimi, dhe qė tek ne nuk ekziston, nuk do tė thotė lirimin e tij tė menjėhershmėm"-tė thotė prokurori i Rrethot tė Vlorės Petrit Ēano. Nė kėto kushte duket se prokuroaria e Vlorės shpreson nė krijimin e njė hapsire ligjore pėr mbatjen nė izolim tė 13 vjeēarit, nisur nga shkalla e lartė e rrezikshmėrisė sė tij.

    Kėrkesat e deri mė tanishme tė bėra nga Drejtoria e Policisė sė Qytetit tė Beratit tė gjitha insitucioneve shqiptare duket se kanė rėnė nė vesh tė shurdhėt.Po kėshtu edhe Prokuroria e Vlorės i ėshtė drejtuar Ministrisė sė Drejtėsisė pėrgjetjenrrugėve tė zgjidhjes pėr rastin Romario. Deri mė tani 13 vjeēari edhe pse i shallur de fakto fajtor ėshtė shumė mė afėr lirisė, megjithėse prokurori i Rrethit shpreson nė njė vendim qė do ta rikthejė atė nė spital ku tė paktėn do tė jetė nėn masa tė rrepta sigurie.

  8. #8
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Femija moster

    Ka handikap ligjor dhe mungese te segmenteve te shtetit,si 13 vjecari mund te kete dhe te tjere,
    e per kete dhe per te tjere eshte e domosdoshme nje institucion riedukimi per te mitur,ne qoftese do te duam
    nje shoqeri te shendoshe.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Femija Qe Lindi Me Dy Fytyra!!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 02:55 PM
  2. Fėmija qė nuk lejohet tė qeshė
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-05-2011, 07:56 AM
  3. Fėmija qė pa parajsėn
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2011, 10:30 PM
  4. Lind fėmija me peshė 6.3 kg
    Nga MAJDI nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 01:55 AM
  5. Femija "peshkaqen"
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 10:11 AM