Receta Gatimi

Kasapi ther pasagjerin per parkimin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Kasapi ther pasagjerin per parkimin

    E Merkure, 09 Janar 2008

    Kasapi ther ne deren e dyqanit te tij nje 31-vjecar, qe u perpoq te shuante grindjen per parkimin e nje furgoni. Sadush Hyskaj mbeti i vdekur nga kater plaget e shkaktuara prej hanxharit te te dyshuarit Florian Brakaj. Ngjarja ndodhi dje, rreth ores 11:00 te paradites, ne qytetin e Ballshit, vetem 50 metra larg komisariatit. Grupet e gatshme e kapen pese minuta me pas 40-vjecarin, qe pas krimit makaber ishte futur ne dyqan pa u larguar. Hetuesit thane se krimi erdhi pas nje grindjeje mes pronarit te furgonit, njekohesisht kusheri i viktimes, Dritan Hyskaj, me kasapin, Florian Brakaj, pasi ky i fundit nuk donte qe mjeti te parkohej para dyqanit te tij. Por, tentativa per te shuar sherrin i ka kushtuar jeten Sadush Hyskajt, i cili ka vdekur sapo mberriti ne spitalin e qytetit.

    Babai i kater femijeve udhetonte me kusheririn e tij, qe ishte dhe pronari i nje furgoni 8+1, me targa MK 2056A. Sapo kane mberritur ne qender te Ballshit, pasi kishin udhetuar nga fshati Metoh, Dritan dhe Sadush Hyskaj parkuan mjetin para dyqanit te mishit ne prone te Florian Brakajt. Kaq ka mjaftuar qe palet te hyjne ne debat. Ndersa shoferi i furgonit pretendoi se parkimi ka qene i lire, Brakaj refuzoi veprimin, duke u justifikuar se mjeti nuk duhej te qendronte para dyqanit te tij. Dritani ka hyre ne nje lokal aty afer per te pire kafene me kusheririn e tij, por kasapi i ka ndjekur, duke kerkuar heqjen e mjetit me cdo kusht. Ne kohen qe shoferi behej gati per te larguar furgonin, ka nisur nje perleshje mes paleve. Brakaj ka qelluar kater here me hanxharin e mishit 31- vjecarin Hyskaj, qe kerkoi te nderhynte, duke i sjelle edhe vdekjen.

    Ndersa Dritan Hyskaj i jepte ndihmen kusheririt te tij, Sadushit, qe gjendej i pergjakur pertoke, kasapi 40-vjecar ka hyre ne dyqan duke mos u larguar. Policia qe gjendej vetem 50 metra larg vendngjarjes ka aktivizuar forcat e grupit te gatshem qe e kapen te dyshuarin vetem pas pese minutash, pa asnje lloj rezistence. Trupi i pajete i 31-vjecarit eshte derguar ne morgun e spitalit, pasi nderroi jete vetem pak minuta pasi u godit barbarisht. Brakaj u arrestua per krimin e vrasjes, ndersa per dosjen po heton dhe prokuroria e Fierit.



    Viktima:

    Sadush Hyskaj, 31 vjec

    Banues ne fshatin Metoh

    Baba i kater femijeve

    Autori i dyshuar:

    Florian Brakaj, 40 vjec

    Banues ne fshatin Hekal

    Profesioni, kasap

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Kasapi ther pasagjerin per parkimin

    ca i mori mishi trut ketej... cfare behet

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Kasapi ther pasagjerin per parkimin

    Prona private te ha koken,se pat keq ai...qe iku qe i hoqi pronat.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vėllai ther vėllain pėr dy rrėnjė domate
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2010, 08:52 AM
  2. Reagimit i kėngėtarit Shpat Kasapi, pas publikimit tė fotove
    Nga EMAUS nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 04:24 PM