Flas me Zemer....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Flas me Zemer....

    Receta Gatimi

    Jezusi thote:…”Duaji te tjeret sic do veten”….e mos harro se kushti paraprak per te dashur te tjeret….eshte te duash veten…Nese nuk ke respect per ate qe ti je…dhe nese ti nuk meson te pranosh gabimet e vetes….ti nuk do te jesh asnjehere I afte te duash vertet njerzit e tjere!....
    E citova kete shprehje sepse adhuroj te lexoj te tilla….dhe ti ndaj me ju sa te mundem…te percjell mesazhe te tilla…per nje mireqenie sa me te shendetshme…per nje perputhje shpirterore mes njerzeve….
    Zgjohemi c’do dite me grimca gjerash…ose me ndjesite se perpara na prźt nje dite e lodhshme dhe e gjate….e na duhen energjite per te perballuar oret e nje pasnjeshme….por gjithsecili nga ne duhet te ndihet I bekuar….per ditet qe zoti na ka dhuruar….per aftesine dhe ndjenjes se dobishme qe egzistojme….per nje arsye…per te sjell perfitime personale….por edhe kontributin qe japim ne rrethin ne te cilin jetojme….
    Sado I vogel qe mund te jete….ne egzistojme per nje arsye…e pervec atyre qe dhurojme me ndihmen tone,mendimet tona,duhet qe gjithmone te kemi nje sens humori te mirpritur….pa bezdisur askend….por vetem per te dhuruar buzeqeshje sa me shume…te zbusim pak zemra…e te shtojme disa dite jete tek ata….
    C’do dite qe zbardh them gjera si:…”Jam e bekuar….jam e shendetshme”….dhe perderisa posedoj kete ndjesi….nuk mungon aftesia per te ecur perpara….per te permbushur qellimin tim…suksesin tim….por pse jo…ndoshta dhe fatin tim…
    E perpara kujtdo…tek gjithkush….vendosni te shprehni mendime positive….ti mund te kesh njemije zakone te keqija….por nuk duhet te lejoni qe nje tjeter fjale negative te dali nga goja jote per ty…..perdori fjalet e tua…per te bekuar jeten tende…shihu ne ate pasqyre dhe kerko cfare ke nevoj….
    Shpesh ndodhemi ne udhekryqe….shpesh njerzit nuk ndalen se trilluar gjera nga me te ndryshmet per te te cenuar ty….dhe qetesisht dhe rastesisht gjithashtu… mu kujtua dicka qe kam lexuar nga nje liber shume I bukur….
    -nje femer I tha nje politikani:….”A doni te dini se si duhet ti trajtoni kritiket e pa drejte?....Degjoje si leh qeni…Tani,shikoje edhe Henen….Asnjehere mos harro se njerzit do te pergezojne,ata do t’ju fusin shkopinje ne rrota….do t’ju kritikojne….por qeni le te leh…Hena do te vazhdoj te ndricoj!....e populli me urtesi thote:…”Qente le te lehin…karvani te shkoj perpara”….
    Dhe me besoni se eshte nje nder shprehjet qe une personalisht e adhuroj…sepse keshtu eshte krijuar natyra njerezore….me llojshmeri karakteresh….dhe sot jetojme ne nje kohe….ku eshte bere e modes te ndihemi te lodhur te stresuar,dhe natyrshem te bezdisemi nga sjelljet jo te hijshme te njerzeve te ndryshem…por pjesa me e madhe e kesaj gjendje…vjen si rezultat I ketyre njerzeve…qe na vjedhin energjine tone….prandaj sa me larg tyre….aq me mire do te jete….Ne te kundert…meso si te pershtatesh!...
    Une ..por jo vetem…adhuroj te bukuren permes shpirtit…e permend shpesh dhe ne c’do rast qe me jepet mundesia….per te vetmen arsye sepse nuk shoh asnjehere jasht saj….por Brenda…vetem ne shpirtin e njeriut dua te shoh…te depertoj…dhe te strehohem….
    Por streha shpesh nuk serviret sic do te donim ne…sic ne strehojme te tjeret ne shpirtin tone….sepse jo me kot e permenda ate mori karakteresh njerzish…e sidomos ne ditet sot…qe jane ndryshuar krejtesisht…
    Nena ime me thot shpesh…zemra ime…mos e ndrydh zemren asnjehere…mos mbaj vend aty per meri…inate…sepse eshte e vogel dhe nuk ka vend per to….sjelljet e njerzeve eshte dikush tjeter qe I gjykon…jo ne…sepse as ne nuk jemi perfekt….sa me shpesh te mendojme se jemi perfekt…aq me shume difekte kemi….
    Dhe une e kujtoj shpesh kete fraz te saj…dhe jo vetem kete….por c’do grimc fjale te dal nga ajo zemra….sepse e di…qe asnjehere nena nuk eshte udherrefyesi gabuar….por di se cfare te thote…e cfare flet….e une perball saj…jam shpirt e zemer hapur…e ulur ne gjunje….ta degjoj me gjithe vemendjen e botes….ate qe del nga shpirti…nga goja…dhe gjithe krijesa e saj…e me pas ta shtrengoj fort…per duke e falenderuar qe egziston….ti puth duart…e ti ndjej eren e nenes sime…te te vetmit shpirt strehimi pa veshtirsi…por te hysh aty…per te jetuar perjetesisht….
    Sa here te gjendeni vetem…apo perball dikujt qe fyen…ofendon…perbalt emrin tend….lexojeni…shiheni…dhe mos e gjykoni….por uroni thell qe ne zemren e tij…qe pas gjithe asaj qe iu perplasi ne fytyre….shpirti I tij te gjeje paqe….sepse nese nuk reagoni si ai….ju keni thene gjithcka….vetem se ai ne ato momente nuk e kupton….por pas disa kohesh…shpirti I tij nuk do te jete I qete….sepse heshtja jone vret me shume se fjala….dhe ne shpirtin tone…nuk ka vend per inate…fyerje…por miresi….mirkuptim…dhe vend per falje….sepse nje dite do ti duhet falja juaj….por se sa te afte do te jemi te falim….kjo mbetet per tu pare….
    Jini liber me flet te hapur vetem perball nenes suaj….te dashures suaj…motres suaj…vellait tuaj…sepse vetem tek ata rrjedh gjaku yt….dhe sido qe te jene ndonjehere sjelljet e tyre….gjaku nuk mund te behet uje….
    Sjelljet e gabuara te njerzeve na lendojne…e na lendojne shume….por kjo nuk do te thote I urrejme….i shohim thjesht ne nje menyre tjeter…jo me zemer…por me koke….diferenca e madhe eshte ta dini….por jane tek ne edhe ne nje fare menyre…te rujatur ne memorie….gjate…por jo per mire kuptohet….
    Kujtoni se:…Edukimi eshte trajnimi I kokes dhe zemres…Dija mund te jete fuqi….por urtesia eshte fuqia e vertet!...... Edukimi I shkolles do t’ju punesoj….por vetem edukimi I pa nderprere I vetes ju bene te pasur!.....

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    20
    Ky shkrim , mund ta them me plot bindje , eshte nje nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar ne forum. Bravo....dhe bravo.....

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Shume Faleminderit motra!....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Flas me ty....Ditari im....
    Nga Auroraa nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 03-05-2013, 10:14 PM
  2. A ekziston menyra qe ti flas ne facebook personit/es qe nuk e kam shoke/shoqe?
    Nga LittleHack nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-11-2012, 06:24 PM
  3. Ti zemer Ndal...
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 01:54 AM
  4. Me fal oj Zemer!..
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-02-2012, 08:25 PM
  5. Dėgjo me zemėr
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 03:56 PM