Receta Gatimi

Shqipėria turistike, plehra gropa, benza dhe bunkerė!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 18 prej 18
  1. #1
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    K.O Shqipėria turistike, plehra gropa, benza dhe bunkerė!

    Shpesh publikojmė me krenari shkrime qė lėvdojnė bukuritė natyrore tė vendit tonė. Presim si ujėt e pakėt ato fjalė tė mira qė na pėrkėdhelin me tė drejtė sedrėn dhe rrisim shpresėn se edhe Shqipėria do tė jetė pjesė e turizmit botėror. Renditje dhe klasifikimet janė njė tregues i vemendjes sė tė huajve ndaj vendit tonė, por ndoshta ia vlen tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė.

    Tė kuptojmė dy anėt e medaljes shqiptare, bukurinė natyrore dhe shėmtinė menaxhuese tė saj, zemrėn njerėzore dhe realitetin e errėt, tė shkuarėn historike dhe tė tashmen kaotike. Tė gjitha kėto ndoshta i shohim me sy por jo mendje, ose ndoshta i dimė, por nuk duam t’i pranojmė.

    Vendi ynė ėshtė njė vend kontrastesh qė njėherazi afrojnė dhe largojnė turistėt, duke e bėrė atė sėrish njė perlė tė fshehur, tė pazbuluar nga turistėt e shumtė, tė cilėt megjithė pėrmendjen e shqipėrisė nga shumė gazeta dhe media tė specializuara pėr udhėtimet, nuk e kanė vėnė ende vendin tonė nė qendėr tė udhėtimeve tė tyre.

    Artikulli i mėposhtėm vė qartė pikėn mbi “i” dhe gishtin nė plagė. Ndonėse me njė titull optimist dhe domethėnės ku turizmi shqiptar vlerėsohet si njė sajt nė ndėrtim dhe me potenciale ai rrėfen kontrastet nė sytė e njė tė huaji, qė shohin me mendje tė ftohtė.

    Shqipėria, e mbyllur pėr dekada tė tėra, dhe e hapur pėr vizitorėt vetėm gjatė 20 viteve tė fundit, ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė promovuar veten si njė destinacion turistik. Por ajo nuk ėshtė e njohur, dhe nuk ėshtė aspak njė pikė e nxehtė turistike, edhe pse numri i vizitorėve ėshtė nė ngritje.

    Ky ėshtė fillimi i njė artikulli me titullin “Tourism in Albania: a building site with potential “ botuar online nė sajtin sėissinfo.ch (International Service of the Swiss Broadcasting Corporation)

    Shkrimi vė nė pah kontrastet qė karakterizojnė Shqipėrinė; pėrballė njė natyre dhe kulture tė pasur qėndron “ njė reputacion i keq, i lidhur me korrupsionin kriminalitetin dhe gjakmarrjen”. Janė pikėrisht kėto tre faktorė qė mendohet tė kenė ndikuar nė faktin qė dy agjencitė mė tė mėdha zviceranė nė fushėn e udhėtimit si KUONI dhe Hotelplan nuk e kanė Shqipėrinė nė ndėr destinacionet e pushimeve tė ofruara.

    Tė pyetura nga gazetari zviceran kėto agjenci janė shprehur se tė vetmet grupe qė udhėtojnė drejt Shqipėrisė janė ato qė shkojnė pėr shėtitje tė veēanta, turne kulturore ose arsimore.

    Megjithatė, numri i zviceranėve qė kanė vizituar Shqipėrinė ėshtė rritur nga rreth 6,000 nė vitin 2005 nė mė shumė se 40,000 vitin e kaluar. Megjithatė udhėtarėt individualė janė tė pakėt edhe pse Lonely Planet e quajti Shqipėrinė si njė destinacion turistik tė lartė nė vitin 2011.

    GROPAT DHE NJERĖZ

    Ēdokush qė do tė eksplorojnė vendin me anė tė transportit publik ka nevojė pėr durim, por mėson shumė nė lidhje me mėnyrėn se si njerėzit jetojnė. Ka disa linja hekurudhore dhe trenat janė shumė tė ngadaltė, Ka autobusė por oraret nuk janė gjithmonė tė rregullt.

    Dhe shoferėt e makinave janė tė ballafaquar me rrugėt me gunga e plot gropa. Edhe trotuaret janė plot rreziqe: kanale tė hapura dhe faqet e pambrojtur ndėrtimit presin kėmbėsor i pamatur.

    Por kėto probleme harrohen shpejt teksa shikon njerėz tė dobishėm dhe kuriozė, tė cilėt janė tė lumtur tė flasin me vizitorėt e huaj. Ju takoheni me ēobanė, peshkatarė, fermerė tė moshuar qė lėrojnė tokėn apo janė duke ēuar mushka tė ngarkuara me dru dhe kashtė. Ushqimi ėshtė i mirė dhe i lirė, hotelet janė tė pastra dhe tė lira ndėrsa lumenjtė dhe malet janė magjike.

    MERCEDES DHE BUNKERĖ

    Diēka qė godet ēdo vizitor tė ri nė Shqipėri ėshtė numri i madh i Mercedes, tė cilėt janė tė gjithėpranishėm nė qytete dhe fshatra. Ėshtė e pamundur tė mos pyesėsh veten kush mund tė pėrballojė njė makinė tė tillė tė shtrenjtė nė njė nga vendet mė tė varfra tė Evropės, dhe sa prej tyre janė tė vjedhura ndoshta.

    Duket sikur njerėzit kanė njė ngutje tė jashtėzakonshme pėr tė pasur tranportin urban tė ndalur pėr dyzet vjet gjatė regjimit tė vjetėr tė Enver Hoxhės.

    Diēka tjetėr qė ėshtė e pamundur tė tė humbasė janė bunkerė prej betoni tė madhėsive tė ndryshme, tė cilat regjimi i ka vėnė nė tė gjithė vendin nė vitet 1970 dhe '80 nga frika e pushtuesve. Kėto relikte tė Luftės sė Ftohtė mund tė gjenden nė plazhe, nė male ose nė mesin e shtėpive . thuhet se ka njėqind mijė bunkerė nė tė gjithė vendin.

    Betoni ėshtė i pranishėm sėrish: Shqipėria duket si njė kantier tė madh. Rrugė dhe autostrada po ndėrtohen kudo, ndėrsa shtėpitė janė ngritur pėrgjatė bregdetit dhe nė qytete. Por jo tė gjitha kanė pėrfunduar, qoftė pėr shkak se paratė shkojnė jashtė, ose pėr shkak tė punės ilegale tė ndaluar nga qeveria. Rezultati ėshtė se fshati ėshtė shpėrfytyruar nga predha tė panumėrta tė e shėmtuara nė formė ndėrtesash.

    Rrethinat natyrore janė prishur gjithashtu nga mbeturinat e hedhura nė pika piktoreske: qese plastike dhe plehra tė tė gjitha llojeve gjenden nė lumenj, nė fusha, nė pjesėt e prapme tė shtėpive. Dhe kur fryn nė drejtim tė gabuar, era e keqe qė vjen nga djegia e plehrave detyron tė ftuarot tė mbyllin dritaren e hotelit.

    Shkrimi u botua sot nė Suplementin Fundjava nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 07.06.2013

    Redakisa Online
    (b.m/shqiptarja.com)

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Eshte e vėrtet! Turistet tek ne vijnė per rastėsi. Kultura jone per kėtė fushe ėshtė akoma shume larg ēdo perspektive pėr te bere pėrpara. Ne nuk kemi infrastrukture turizmi, ne nderojmė per interesa personale. Mjafton qe lokali apo hoteli personal te jete "the must" pa patur rendėsi se pėrbri kalojnė ujėrat e zeza.

    Disa gjera per turizmin jane per te qeshur, por disa vertet per te qare!

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e mi ra
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    69
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    cdo gje tek ne ka vlera antike.. rruget psh nje pjes e mire e tyre jan rregulluar qe ne shekullin e kaluar...plerat jan ber mullar ne to mund te gjesh cte duash (madje dhe fustan nuserie_).... cduan me turistet.....

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    fatkeqsisht nuk jemi dhe aq mire ne ket aspekt...

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Gjerat e mira behen avash avash thot populli
    se bej shaka . per pjesen e turizmit edhe un pajtohem shum me kte shkrim....
    Bukurit natyrore jan pika me e forte e Shqiperise,,jan ne pa fundme...si ne jug si ne veri.......qe po te investohej sic duhet ne to , ekonomia shqiptare do ecte me hapa shum me te shpejte.

  6. #6
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    ca thu re, bunkerat na duhen me u rujt nga "uqerit"


  7. #7
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Rrugeeeeeeeeee

  8. #8
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    GJeja me e keqe e te keqiave jane ujrat e zeza qe derdhet ne det

  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    GJeja me e keqe e te keqiave jane ujrat e zeza qe derdhet ne det
    po me mir ne det se sa te tentojn ti perpunojne ...e kush e di cna nxjerrin per uj te pijshem pastaj
    pastaj , ato qe shikon ti ne det.....jo te gjitha vin nga ujrat e zeza...po edhe nga vet turistat ...

  10. #10
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    po me mir ne det se sa te tentojn ti perpunojne ...e kush e di cna nxjerrin per uj te pijshem pastaj
    pastaj , ato qe shikon ti ne det.....jo te gjitha vin nga ujrat e zeza...po edhe nga vet turistat ...
    Seshte then qe po i perpunuan do dalin per uje te pishem pastaj, mjafton aqe sa mos te quhen ujra te zeza.


    se di se cfar shikon ne det ti, por une sshikoj gje nga ato

  11. #11
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    po se mos vete ndonjeher ne det ti . Dhe kur vete pllaq plluq ne breg te detit rri

  12. #12
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    Gjerat e mira behen avash avash thot populli
    se bej shaka . per pjesen e turizmit edhe un pajtohem shum me kte shkrim....
    Bukurit natyrore jan pika me e forte e Shqiperise,,jan ne pa fundme...si ne jug si ne veri.......qe po te investohej sic duhet ne to , ekonomia shqiptare do ecte me hapa shum me te shpejte.
    po kush i ben pa...se shqiperia me ato bukuri qe ka dhe me ate pak popullsi duhej te radhitej ne radhet e Monte-Carlos psh.aty dhe ajri eshte i paket aman.

  13. #13
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    po se mos vete ndonjeher ne det ti . Dhe kur vete pllaq plluq ne breg te detit rri
    mir e ke ti, nuk vete sepse ne lushnje nuk ka det (sipas teje)

    dhe per ate pun un hyj aq thell sa nuk dukem me

  14. #14
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    mir e ke ti, nuk vete sepse ne lushnje nuk ka det (sipas teje)

    dhe per ate pun un hyj aq thell sa nuk dukem me
    dmth mbytesh ?
    aman , nqs e ben plazhin ne detin e lushnjes ....te drejt ke qe ankohesh

  15. #15
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    dmth mbytesh ?
    aman , nqs e ben plazhin ne detin e lushnjes ....te drejt ke qe ankohesh
    pse qenka ber me det lushnja?

    labe nga analizat e bera ne te gjith bregdetin e shqiperis ne lushnje doli uji me i paster....sa per info

  16. #16
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    pse qenka ber me det lushnja?

    labe nga analizat e bera ne te gjith bregdetin e shqiperis ne lushnje doli uji me i paster....sa per info
    Skam degjuar gje un , nejse.... Dhe kta syt mos i rrotullo se po na merren mendt

  17. #17
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Sa probleme kemi ne

  18. #18
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    Skam degjuar gje un , nejse.... Dhe kta syt mos i rrotullo se po na merren mendt
    se mos shikon ndonjeher lajme ti, ti ngele duke shikuar telenovela dhe me te lozur me macen.....dhe mos i shiko shum syt e mi po shiko se cfar kam shkruajt

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2012, 06:31 PM
  2. 100-vjetori i Titanikut, zhytje turistike 45.000 €
    Nga smocking2 nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-12-2011, 08:25 PM
  3. Plazhi i Zvernecit i rikthehet hartes turistike
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-07-2011, 12:10 PM
  4. Shqiperia ne BE
    Nga max77 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 06:19 PM
  5. Postieri skocez i conte letrat ne plehra
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2008, 09:32 PM