Grate came


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Grate came

    Receta Gatimi

    rahas bukurisė, si dhuratė e natyrės, trimėria e gruas ēame ka qenė dhe ka zėnė vend nė kufijtė e legjendės. Rrėfimet e transmetuara brezave, gojėdhėnat, kėngėt; por dhe dokumentet arkivore tė kohės, e evidentojnė dendur kėtė fakt.

    Por tė gjitha qė cituam mė sipėr, sipas dokumenteve arkivore e studiuesve (kėtu tė gjithė bashkohen nė njė pikė) nuk do tė kishin vlerė, apo mė saktė nuk do tė ishin tė plota pa pėrmendur suliotet ēame. Shumė studiues, qė i kanė pasur nė qendėr tė studimit tė tyre Ēamėrinė dhe ēamėt, e pasqyrojnė gruan ēame tė Sulit si luftėtare dhe bashkėshorte tė aftė tė burrit, si bartėse tė ideve mė tė mira tė kombit e pajisur me ndjenja tė larta si njė nėnė e denjė pėr tė rritur dhe edukuar fėmijėt, si luftėtare e trimėreshė, si shtėpiake e pėrkryer dhe nė punėt jashtė shtėpisė, si dhe nė mbrojtjen e trojeve, tė fisit dhe tė afėrmve tė saj.

    "Gratė suliote, tregon Sukoja, i pasuan burrat me dyfekun mbi supet, shpatėn ngjeshur, koburen dhe gjerdanin; ato inkurajuan trimat dhe i shoqėruan nė tė gjitha ndeshjet...", (Aleksandėr Soutzo, "Historie de la revolution Greque", Paris, MDCCCXIX, f.202).

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Grate came

    Gratė suliote, luftėtare si burrat

    Dėshmi interesante tė trimėrisė sė grave ēame sjell dhe Dora D'Istria: "Nė rreziqet e mėdha s'ka pasur asnjėherė nėn armė mė shumė se 1500 luftėtarė. Gratė e tyre i shoqėronin ata nė luftė, transportonin ushqime dhe municione dhe nė rast nevoje rrėmbenin dhe pushkėn dhe e pėrdornin atė me mjeshtėri, si burrat e djemtė e tyre. Sali Pasha, i biri i Aliut, qė ishte poet, i ngre lart vlerat e grave suliote nė njė vjershė tė tij, duke vėnė nė gojėn e Ali Pashės vargjet: "...Shihni si qėndrojnė suliotėt/ Trima burrat, burrėresha gratė...", (Dora d`Istria, vep.e pėrm., f.3.

    Shembulli dhe heroizmi i grave suliote u jepte kurajė jo vetėm luftėtarėve suliotė, por edhe indiferentėve dhe frikacakėve. Ato i ndiqnin hap pas hapi burrat dhe djemtė e tyre. Thuhet, se Moskoja, gruaja e kapedan Xhavellės, kur kishte arritur nė kullėn e Qafės nė Sul, gjeti tė shtrirė trupat e disa luftėtarėve suliotė. Koēo Xhavella, nipi i saj, sapo kishte dhėnė shpirt. Moskoja, sipas Dora D'Istrias, i bėri nderimet mortore tė denja pėr luftėtarėt..., hidhet mbi trupin e tij, e puth, e mbulon me pėrparėsen e saj dhe i thotė: "Nip i shtrenjtė, unė arrita shumė vonė pėr tė tė shpėtuar, por unė do tė vrapoj tė tė marr hakun". Dhe me shpejtėsi, si njė ortek, vihet nė ndjekje...", (Dora D'Istria, po aty, f.39).

    Gratė ēame, kur e shihnin armikun tė sulmonte territoret e shtrenjta tė tyre dhe t'u rrėmbente lirinė e t'i kthente nė skllavėri, rrėmbenin armėt. Sulmi i tyre mbi forcat armike ishte i befasishėm dhe i vrullshėm si stuhi.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Grate came

    Flijimi pėr nder i 100 grave suljote

    Nė njė nga betejat e ashpra tė vitit 1792, kur Suli u sulmua nga forca tė shumta tė Ali Pashės, disa gra suljote, duke parė rrezikun qė i kėrcėnonte armiku i tyre, rrėmbyen armėt. Ajo qė i printe suliotėt ishte Moskoja, gruaja e Kapedan Xhavellės. Gruaja suliote, ashtu si tė gjitha gratė shqiptare, i jepnin rėndėsi tė madhe nocionit "nder". Nė emėr tė tij, ato ishin gati tė sakrifikonin edhe jetėn e tyre. Kėto veti tė larta tė gruas shqiptare, thotė studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, "janė gjėra tė panjohura pėr lindoret, prandaj edhe nuk i ēmonin kėto veti tė larta tė shqiptarėve", (A.Kola, vep.e pėrm., f.302.)

    Brigjet e Aspropotamit dhe shpatet e thepisura tė humnerės sė Zallongut, u bėnė dėshmitarė tė vetėsakrificės. Gratė suliote preferuan vetėflijimin e tyre. Ato zgjodhėn mė mirė njė vdekje tė ndershme, qė tė shpėtonin nga njė jetė prej skllave, qė i priste, po tė binin nė duart e forcave tė Ali Pashės.

    Ėshtė i njohur tashmė akti heroik i dramės sė grave suliote nė Zallong. Mė shumė se 100 gra, nėna, duke shtrėnguar nė gji fėmijėt e tyre e tė pasuara nga vajzat e tyre, u hodhėn nė humnerėn e thepisur tė shkėmbinjve tė Zallongut.

    Ato morėn njė vendim tė shpejtė pėr t'u mbrojtur nga poshtėrimi, turpi dhe tortura. U kapėn dorė pėr dore dhe mbi sheshin e shkėmbit, ku ndodheshin, filluan tė hedhin "vallen e vdekjes" sė tyre, tė cilėn e frymėzonte njė heroizėm i jashtėzakonshėm e i paparė, kurse tmerret e vdekjes tragjike tė tyre pėrjetonin ritmin. Vallen e shoqėronte kėnga patriotike, refrenin e tė cilės patjetėr e dėgjonte edhe qielli, e dėgjonin edhe shkrepat e Zallongut. Nė fund tė refrenit, tė 100 gratė lėshuan njė klithmė rrėqethėse e tė gjatė, jehona e tė cilės vazhdoi deri nė fund tė humnerės, ku pėrfunduan bashkė me krijesat e tyre, qė e shtrėngonte fort nė gjokset e pėrgjakura.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Grate came

    Gratė ēame, pajtuese tė gjaqeve

    Njė aspekt tjetėr qė spikat nė veprimtarinė e gruas ēame e qė ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve, ishte roli i ndėrmjetėsit tė paqtimit qė luante ajo nė situata tė rėnda, kur plasnin mosmarrėveshjet e luftimet midis fiseve pėr sinor e gjakmarrje.

    Gruaja ēame, nė kėto raste, luante njė rol jo tė vogėl nė pėrfundimin e traktateve apo nė luftime. Kėtė mision fisnik tė gruas ēame e ka vėrejtur edhe Pukėvili, por rilindėsja ēame, Elena Gjika, e shtrin edhe mė tej shpjegimin e kėtij fenomeni pėr veprimtarinė e grave nė Shqipėrinė e Poshtme nė pėrgjithėsi e tė gruas ēame nė veēanti.

    Dora D'Istria pėr rolin qė luan gruaja shqiptare pėr qetėsimin e gjakrave, e krahason me gruan gale, qė sipas Plutarkut, "galėt kishin pėr zakon tė kėshilloheshin me gratė e tyre pėr paqen dhe luftėn dhe t'i pėrdornin ato pėr tė fashitur mosmarrėveshjet e tyre...", (Pouqueville, Voyage, vepėr e pėrmb., Vol.1, faqe 29, Dora D'Istria, "Rinia e njė shqiptareje", f.3.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Grate came

    Gratė ēame, bukuria e pashoqe

    Karakterin e moralin e lartė tė shqiptares ēame dhe shpirtin patriotik tė tyre, studiuesit nuk e kanė veēuar pėr asnjė ēast nga bukuria fizike e shpirtėrore tė saj. Pėr ta, bukuria e gruas ēame ėshtė e pashoqe. A.Panajodis, historiani grek i shekullit XIX, i cilėson ēamėt tė hijshėm e tė paraqitshėm, "burra tė bukur, me shtat tė gjatė...", (A.Panasotides, "Ēėshtje folklorike...Ēamėt", nė "Dedona", Kalendar i ilustruar Epirot, Viti I, 1896, Athinė, 1895, f.75).

    Edhe kryekonsulli frėng nė Janinė, Pukėvili, i ndodhur mes ēamėve tė Filatit, u befasua nga bukuria e femrave ēame. Ai do t'i vlerėsonte kėto si "femrat mė tė bukura tė Greqisė", (Pouqueville, Voyage..., vep.e pėrm., Vėll.I, kap.29).

    Njė autor tjetėr, Bartholdy, nė veprėn e vet "Udhėtimi im nė Greqi" nė shėnimet e tij, bukuria e gruas shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm. "Nė Athinė, shkruan ai, edhe pse nėn njė qiell mjaft tė pastėr, femrat kanė qenė mė pak tė bukura, nė krahasim me tė tjerat... por nuk mund tė thuhet kėshtu pėr shqiptaret e bukura, qė banojnė nė qytetin e Artės, sepse ato janė njė racė krejt tjetėr", (Bartholdy, vep.e pėrm., f.97).

    Kur bėhet fjalė pėr vlerėsimet e autorėve tė huaj rreth bukurisė sė femrės shqiptare nė Shqipėrinė e Poshtme, nuk duhen lėnė pa pėrmendur edhe konstatimet dhe vlerėsimet e kronistit anglez, Ēajrel. Ai vuri re tek shqiptarėt e asaj krahine njė bukuri tė veēantė si tek burrat, ashtu edhe tek gratė. Ai nė veprėn e tij shkruan se suliotėt, megjithėse u shpėrndanė andej-kėndej, nė tė katėr anėt e mbretėrisė helenike dhe krijuan lidhje martesore tė pėrziera me njė racė tjetėr, dhe kjo dukej e rrallė, prapėseprapė ata e ruajtėn bukurinė e pėrsosur tė shqiptarit dhe si burrat edhe gratė, kudo qė ndodhen, janė pasues tė denjė tė gjyshėrve tė tyre: "Burra tė gjatė dhe fizik tė fortė, me fytyrė burrėrore, mjekėr leshatore, flokė tė gjata, tė lėshuara, zbukurojnė tiparet e tyre...", (Bartholdy, po aty).

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Grate came

    ratė suljote, ose "Perėndeshat e bukurisė!"

    Autori anglez tek gruaja suliote vėrejti se ajo megjithėse dukej si e plakur para kohe, nga vuajtjet dhe punėt e rėnda, prapėseprapė, bartte dėshmitė e njė race tė lashtė . Ēajrėl, duke u ndodhur nė njė dasmė suliote, pati rastin mė tė mirė qė gruan suliote ta shihte nė njė ceremoni festive, tė veshur me veshjen karakteristike, tė zbukuruar hijshėm, qė ndryshe nga paraqitja e saj e pėrditshme nė punėt e fushės, gjente rastin mė tė mirė tė shprehte bukurinė dhe elegancėn e saj. Pėrshtypjet qė krijoi anglezi pėr dasmoret ēame, ishin befasuese dhe nuk ngurroi t'i krahasonte gratė suliote me "Venusin e Miles" (Perėndeshėn e Bukurisė). "Nusja suliote, dukej si njė skulpturė e hijshme atleteje, me kyēet e duarve e tė kėmbėve delikate, me gjoksin e ngritur, me tipare klasike tė fytyrės sė saj ovale...", (Bartholdy, po aty).

    Edhe studiuesja e shquar Elena Gjika, nga Parga, nė veprimtarinė e gjerė tė saj studimore, nuk len pa pėrmendur bukurinė e simotrave tė saj shqiptare tė Shqipėrisė sė Poshtme, duke u ndalur tek bukuria fizike e pėrkryer e tyre. Mes tė tjerave, ajo shkruan: "Gratė e kėsaj pjese tė Shqipėrisė, mund tė kishin shėrbyer si modele tė Fidias dhe Praksitelit...", (Dora d`Istria, vep.e pėrm., f.204).

    Pėr ta vazhduar mė tej mendimin qė trajtojmė, ėshtė me interes tė pėrmend edhe dy vlerėsime tė autorėve tė huaj pėr bukurinė e femrės ēame. Sė pari, ėshtė fjala pėr konsideratat qė shpreh historiani biograf, Adam Volf. Ai pėrmend me admirim pėrshtypjet qė pati nga njė vizitė qė i bėri iluministes shqiptare, Dora D'Istria. Gjėja kryesore qė i tėrhoqi vėmendjen, ishin sytė e saj tė ndryshėm, buzėqeshja e ėmbėl, qėndrimi i saj madhėshtor e i natyrshėm, fytyra fisnike qė zbulonte energji, dinjitetin, shėndetin dhe zgjuarsinė, (Dora d`Istria, po aty).

    Sė dyti, Ibrahim Mensur Efendiu pėr gruan e Ali Pashės, Vasiliqinė, nga Pleshovica e Filatit, thotė: "Ishte njė grua e bukur, afro 35-vjeēare, kishte njė elegancė tė ēuditshme". (Ibrahim Mensur Efendi, "Kujtime pėr Ali Pashėn", Tiranė, 2003, f.237). Ndėrsa Dora D'Istria e cilėsonte Vasiliqinė njė pėllumbeshė tė bukur tė rrėmbyer nga foleja...

    Kėto tipare tė gruas ēame, ndoshta nuk do tė krijonin njė pėrfytyrim tė saktė tė hijeshisė sė gruas shqiptare, qė pėr Dora D'Istrian, "janė gratė mė tė bukura tė gadishullit lindor… Mahnitesh me luginat e kėndshme tė Ēamėrisė, me bukuritė e virgjėneshave tė saj me sy tė zinj, flokėt e mrekullueshme tė tė cilave, me ngjyrė tė rreshkėt nė gėshtenjė, u rrėzohen gjer te thembra...", (Dora D'Istria, cituar mė lart)…

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Probleme specifike pėr gratė.
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-07-2013, 12:31 AM
  2. Gratė e Kuvajtit pajisen me pasaporta
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 07:33 PM
  3. Gratė kanė imunitet mė tė fortė?
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-09-2009, 08:44 PM
  4. Gratė qajnė 16 muaj tė jetės
    Nga Enkelejda_24 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 07:04 PM
  5. Grate shtatzena sa me pak celularin! Ju Ben Keq
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 09:09 PM