Receta Gatimi

Festivali i 11 i kenges.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Festivali i 11 i kenges.

    Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTV, i zhvilluar plot 35 vjet mė parė, me nisjen e luftės kundėr "armiqve" nė fushėn e artit e kulturės, sipas dėshmive e dokumenteve tė kohės, paraprin dhe zbulimin e "grupeve armiqėsore" nė ushtri e ekonomi. Ndėrsa Festivali i 11-tė qė korri sukses nė netėt e zhvillimit e mė pas, nuk i shpėtoi parandjenjės sė njerėzve tė artit pėr njė ndėshkim tė pritshėm nga udhėheqja. Mė saktė, kėtė e kujton Todi Lubonja, ish-Drejtor i Televizionit, tė cilit pas pėrfundimit tė Festivalit tė 11-tė, Ramiz Alia, qė i kishte ndjekur tė tria netėt sė bashku me tė, i kishte thėnė si me shaka: "Mos kėngėt e festivalit janė si ato bonbonet qė kanė brenda helm?".

    Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTV u zhvillua nga data 22-24 Dhjetor 1972,

    nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė. Regjisor i festivali ishte Mihallaq Luarasi. Prezantues ishin, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu.

    Nė festival u paraqiten 20 kėngė, tė cilat u kėnduan nga 19 kėngėtare. Kėngėt u shoqėruan nga orkestra e drejtuar nga Zhani Ciko, si dhe nga orkestrina frymore e drejtuar nga trompisti i talentuar Gaspėr Curēia. Kėngėt u shoqėruan nga tre vajza dhe tre djem. Pėrveē jurisė qendrore tė Tiranės, ishin edhe disa juri tė tjera ne qytete tė ndryshme tė vendit. Festivali u organizua nė kėtė mėnyrė, ku tė gjitha kėngėt, pra tė 20-tė kėngėt, u kėnduan natėn e parė dhe natėn e dytė u pėrsėritėn tė gjitha, por me njė ndryshim; radha e interpretimit nisi nga kėnga e fundit.

    Festivalin e hapi kėnga "Sonte u takoj tė gjithėve", e kėnduar nga Zija Saraēi, e dyta ishte kėnga "Nė ekranin e televizorit" e kėnduar nga Justina Aliaj. Mė pas, nė radhė ishin "Vajza e qelqtė", "Erdh' njė djalė nė fshatin tim", kėnduar nga Dorian Nini.

    Suzana Qatipi dhe Valentina Gjoni ishin tė vetmet kėngėtare qė dolėn nė *skenė me pantallona doku, tip kominoshe, me dy rripa tė lidhura prapa. Suzana

    Qatipi kėndoi kėngėn "Vajzat dhe kompozitori", ndėrsa Valentina Gjoni kėndoi kėngėn "Stina mė e bukur".

    Studenti i shkathėt qė mori edhe duartrokitjet e shokėve tė tij studentė, qė ishin tė pranishėm nė sallė, Bashkim Alibali, kėndoi kėngėn "Kėnga e studentit". Franēesk Radi, kėndoi kėngėn "Kur dėgjojmė zėra nga bota!", me tekst e muzikė tė tij, ndėrsa kėngėn "Natėn Vonė", tė Tish Daisė e kėndoi Vaēe Zela.

    Ema Qazimi kėndoi "Kush mė njeh mua", e cila edhe u vlerėsua me Ēmimin e Tretė, ndėrsa Liliana Kondakēi interpretoi kėngėn e Aleksandėr Peēit "Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash".

    Mė pas, Iliriana Ccarccani interpretoi "Sytė e njė vajze" kompozuar nga Kujtim Laro, me tekst tė Sadik Bejkos. Interpretimet e radhės iu besuan kėngėtarėve, Petrit Dobjani, Ilmi Hoxha, Lefter Agora etj. Tonin Tėrshana kėndoi "Erdhi pranvera", kompozuar nga Pjetėr Gaci, me tekst tė Llazar Siliqit.

    Fituesit ishin: Ēmimi i Parė "Erdhi Pranvera", kėnduar nga Tonin Tėrshana; Ēmimi i Dytė, "Udhėt janė tė bukura" kėnduar nga Lindita Sota dhe; Ēmimi i Tretė, "Kush mė njeh mua" interpretuar nga Ema Qazimi.

    Shkrimtari Skifter Kėlliēi, atė kohė gazetar nė RTVSH, nė kėtė numėr sjell detaje dhe mbresa interesante nga ky festival, qė nė pėrfundim tė tij u vu nė shėnjestrėn e Enver Hoxhės dhe regjimit tė kohės, duke bėrė qė shumė nga organizatorėt dhe interpretuesit e tij t'i nėnshtrohen njė kalvari tė mundimshėm intelektual e fizik.

    K.Boriēi

    Ekskluzive/ Nė prag tė fillimit tė Festivalit tė Kėngės nė Radiotelevizion, Skifter Kėlliēi, ish-gazetar i RTVSH dhe dėshmitar i Festivalit tė 11-tė tė Kėngės, nė vazhdim, sjell fakte tė reja nga ky aktivitet, qė shėnoi fillimin e njė ndėshkimi tė ashpėr tė Enver Hoxhės e regjimit tė kohės ndaj artistėve, organizatorėve, e ndaj njerėzve tė artit e kulturės nė vend.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Festivali i 11 i kenges.

    donėse vėmendjen kryesore Byroja Politike e kishte pėrqendruar te TV-ja, kur Radio Tirana transmetonte 17 orė program nė ditė dhe TV-ja vetėm 5 orė, Todi Lubonja, njė herė nė njė mbledhje me redaktorėt kėrkoi, veē tė tjerash, qė programet e Radios tė kishin njė regji, ku personazhe tė shquara nė fushėn e artit, mundėsisht gojėtarė tė shkathėt, me paraqitjen e programeve, ndėrhyrjet dhe bisedat me tė ftuar tė tjerė, tė krijonin lidhje organike tė emisioneve qė pasonin njeri-tjetrin dhe, mė pas, qė redaksitė e lajmeve tė Radios dhe TV-sė tė bashkoheshin, qė tė ndihmonin kėshtu mė mirė njėra-tjetrėn, pėrvojė qė ishte zbatuar edhe nga RAI.

    Pėr t'i pasuruar lajmet e jashtme, menjėherė u nėnshkrua njė marrėveshje me kompaninė "Visnjuz" qė siguronte kronika televizive nga bota. Pėr herė tė parė nė emisionet muzikore tė Radios, u transmetuan kėngėt e Festivalit Evropian, qė sapo kishte pėrfunduar, (maj tė 1972), qė pėr Thanas Nanon do tė kishte qenė skandal. (E tė mendosh se 32 vjet mė pas, mė 2004 Shqipėria do tė merrte pjesė pėr herė tė parė, por jo tė fundit, nė njė veprimtari tė tillė dhe kėnga shqiptare do tė arrinte nė vendin e gjashtė!)

    Qė nė maj tė vitit 1970, kur nė Meksikė do tė fillonte Botėrori i 9-tė i Futbollit, u kisha propozuar inxhinierėve tė sektorit teknik, qė nė rast se realizohej kalimi i figurės sė stacioneve tė huaja qė shiheshin nė TVSH nė kanalin e TV-sė, atėherė ende eksperimental, unė isha gati qė tė komentoja ndeshjet e futbollit dhe mė pas veprimtari tė tjera sportive. Por kėtė propozim Thanas Nano e kishte hedhur poshtė kategorikisht. Dhe ja, mė 25 prill tė vitit 1972, Todi Lubonja mė ndali nė korridoret TVSH-sė dhe mė pyeti: "Hė, a je nė gjendje tė komentosh ndeshje futbolli nga televizionet e huaja?".

    I befasuar, se kėtė radhė nuk isha unė, por ai qė ma bėnte kėtė propozim, iu pėrgjigja "Po!". Por, jo pa ngurrim. Dhe kėshtu tė nesėrmen, nė orėn 17.00, TVSH-ja transmetoi nga RAI ndeshjen Itali-Belgjikė, qė luhej nė Milano, me rezultat (0-0) dhe nė orėn 20.30 nga TV Beogradi ndeshjen Agli-RF Gjermane, rezultati (1-3) qė luhej nė Londėr.

    Jehona qe e jashtėzakonshme, madje edhe nga kupola e kuqe.

    Pas njė muaji, mė kujtohet se nga Elbasani erdhi profesori i nderuar i kulturės fizike, Besim Qorri, dhe solli nė Drejtorinė e RTVSH-sė njė letėr falėnderimi pėr kėtė institucion, qė po u jepte mundėsi edhe sportdashėsve tė shumtė elbasanas tė shihnin nė TV veprimtari tė tilla sportive edhe nė qytetin e tyre, madje edhe nė tėrė Shqipėrinė. Natyrisht, mė falėnderoi edhe mua.

    Njė mėngjes qershori tė vitit 1972, Todi Lubonja mė ftoi me ngut nė zyrė dhe mė tha se shoku Enver ishte i kėnaqur me tė rejat qė kishte parė nė TV dhe kishte shtuar qė tė vazhdohej nė kėtė rrugė. Mė pyeti se ē'mund tė bėnim tjetėr nė fushėn e sportit. Iu pėrgjigja se mund tė transmetonim lojėrat olimpike, qė nė Gusht-Shtator zhvilloheshin nė Mynih tė RF Gjermane. "Patjetėr",- mė tha ai. Dhe kėshtu ndodhi.

    Mbase u teprua qė, me disa pėrjashtime, prej orės 14.00-23.00, madje edhe mė vonė, nga TVSH-ja, duke u kombinuar me emisionet lajmeve tė orės 18.00 dhe 20.00 dhe me emisionin e fėmijėve tė orės 18.30, u transmetuan tėrė llojet e sportit tė Olimpiadės Gjermane. Mirėpo jehona kudo nė Shqipėri qe e madhe.

    Mė kujtohet se nė njė takim qė Pirro Kondi, aso kohe Drejtor i Drejtorisė sė Propagandės nė KQ, nė tetor tė vitit 1972 pati me gazetarėt sportivė, ku merrja pjesė edhe unė, vlerėsoi transmetimin e kėtyre lojėrave nga TVSH-ja.

    Dhe ja, me ardhjen e Todi Lubonjės nė RTVSH, nė vazhdėn e kėtyre dukurive tė reja qė kishin filluar nė emisionet radio-televizive, nė letėrsi dhe arte, madje, edhe njė jetėn tonė tė varfėr shpirtėrore, u pėrgatit edhe Festivali i 11-tė i Kėngės. Regjia e tij iu besua tė talentuarit Mihal Luarasit, qė edhe ai, si Todi Lubonja, ishte transferuar nga Korēa nė Institutin e Lartė tė Arteve dhe ishte tėrhequr menjėherė prej tij nė TVSH, si udhėheqės artistik.

    Pra, siē e pamė nga faktet dhe argumentet e mėsipėrme, ai nuk ishte rrufe nė njė qiell tė kthjellėt.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Festivali i 11 i kenges.

    Njė gjė ėshtė e sigurt: Veshje tė ngjashme me to tė kėngėtareve, kishin filluar tė shiheshin rėndom tė paktėn tek tė rinjtė dhe tė rejat e Tiranės. Mė saktė, te fėmijėt e udhėheqėsve, me pėrjashtim tė fėmijėve tė "Udhėheqėsit tė Madh". Pra, si pasojė, nga paradat nė bulevardin e madh dhe lokalet e njohura tė Tiranės, ato ishin ngjitur nė skenė e Festivalit tė 11-tė. Por, gjithsesi, ato veshje pėrbėnin ende befasi nė syrin e pamėsuar tė teleshikuesit shqiptar.

    Edhe Marash Hajati, nė librin e tij "Dera e prapme e shtypit", lidhur me paraqitjen e jashtme tė Festivalit tė 11-tė jep mendime tė tilla, tė pėrafėrta, kur shkruan: "Kudo, nė shtėpi, nė rrugė, nė zyra, tė kapte veshi njė mori vlerėsimesh e mendimesh nga mė tė ndryshmet: "Ishte festival i bukur, u kėnaqėm", "E ēfarė kishte origjinale? Imitime banale si nė Itali", "Keq!", "Nuk na pėrshtatet neve…", "Dikush do ta pėsojė", "I di Partia ato punė?" etj. Me gjysmė zėri, me gjysmė ndrojtje e gjysmė vigjilencė, erdhėn kėto zėra nė formė private deri nė korridoret e KQ". (faqe 76)

    Mė poshtė, ai vazhdon: "Atė natė, nė formė zemėrimi diēka ishte thėnė nė pallatin e pushimit nė Vlorė, nga Enver Hoxha...". Por, lind me tė drejtė pyetja: Kujt ia kishte thėnė? Pra, edhe Marash Hajati, ndonėse instruktor i shtypit nė KQ, nė kėtė konstatim mbetet nė fushė e hamendėsimeve, ashtu si edhe unė nė pėrshkrimin qė i kam bėrė kėtij episodi mė sipėr, sepse edhe tani nuk ėshtė zbuluar vėrtetėsia e kėsaj shprehjeje tė dalė nga goja e diktatorit. Mė mirė se kushdo tjetėr, kėtė mund ta vėrtetojė e shoqja e tij, Nexhmia, qė, siē kemi thėnė mė lart, duhet tė ketė qenė e pranishme ato net tė festivalit, pranė tij, nė Vlorė, mbase edhe fėmijėt, aq mė tepėr qė Marash Hajati vazhdon: "Zemėrimi i ishte shtuar shumė, kur juria qendrore dhe ato tė rretheve, "nė stilin italian" komunikonin e bėnin vlerėsimet e kėngėve dhe interpretimeve tė atij festivali qė solli aq tė papritura". (Po aty).

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Festivali i 11 i kenges.

    Po shkruaj pėr Festivalin e 11-tė dhe e shoh me vend qė, pėr tė shuar kureshtjen e lexuesve, sidomos lexuesve qė ende nuk kishin lindur nė ato vite, ose ishin ende tė mitur, tė kujtojmė disa nga kėngėt e tij:

    Festivali u zhvillua nga 22-25 Dhjetor i vitit 1972, nė sallėn e TOB-it. U kėnduan 20 kėngė, nga19 kėngėtarė (dy kėndoi Sherif Merdani). Kėngėt u shoqėruan nga orkestra e madhe, me dirigjent Ferdinand Dedėn dhe Eno Koēon, orkestra frymore e drejtuar nga Gaspėr Curcia dhe orkestra e kitarave, nga Alfons Balliēi, si dhe nga njė kompleks i pėrbėrė nga tri vajza e tre djem. Veē jurisė qendrore, pėr vlerėsimin e kėngėve fituese, ishin krijuar edhe juri nė Korēė, Shkodėr, Vlorė, Gjirokastėr… Festivali, siē pėrmenda mė lart, u drejtua nga Bujar Kapexhiu dhe Edi Luarasi, regjisor ishte Mihal Luarasit. Ēmimin e parė e fitoi kėnga "Erdhi pranvera" e Pjeter Gacit, kėnduar nga Tonin Tėrshana, ēmimin e dytė kėnga "Udhėt janė tė bukura", e Agim Krajkės, kėnduar nga Lindita Sota, ēmimin e tretė e fitoi kėnga "Kush mė njeh mua", e kėnduar nga Ema Qazimi. Nga kėngėt e tjera po pėrmend "Nė ekranin e televizorit", kėnduar nga Justina Aliaj, "Mozaik tingujsh e ngjyrash", kėnduar nga Liliana Kondakēi, "Erdhi njė djalė nė fshatin im", kėnduar nga Dorian Ndreu, "Kur dėgjojmė zėra nga bota", kėnduar nga Franēesk Radi, "Sonte u takoj tė gjithėve", kėnduar nga Zija Saraēi, "Nata e fundit", kėnduar nga Besnik Alibali…

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Festivali i 11 i kenges.

    Kėshtu, pra, pas disa ditėsh qė diēka ishte thėnė pėr festivalin, dhe jo pėr tė mirė, edhe ne punonjėsit e RTVSH-s e nuhatėm, por tek Todi nuk vumė re asgjė shqetėsuese, aq mė tepėr alarmuese. Tė paktėn kėshtu na u duk. Nuk u bėnė mbledhje rrufe tė partisė, a tė kolektivit, nuk u pa ndonjė figurė e rėndėsishme e KQ tė futej me nxitim nė zyrat e Todi Lubonjės, ose ai tė thirrej me urgjencė nė selinė e kuqe.

    Njė gjė dihet me saktėsi. Siē thoshte nė takimet tona, Todit, pas pėrfundimit tė Festivalit tė 11-tė, Ramiz Alia, qė i kishte ndjekur tė tria netėt sė bashku me tė, i kishte thėnė si me shaka: "Mos kėngėt e festivalit janė si ato bonbonet qė kanė brenda helm?". Asgjė mė shumė. Dhe natyrisht, pa e ditur se nė ato ēaste, rreth 200 km larg sallės sė TOB-it, Enver Hoxha, nė vilėn e tij nė Vlorė, gjykonte tamam ashtu, madje edhe mė keq.

    E, megjithatė, "udhėheqėsi i madh" nuk dihet si ia kashprehur kėtė mendim Ramiz Alisė, pasi u kthye nė Tiranė. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet qetėsia e Todit dhe e Nefos, e cila, si shoqja e Manush Myftiut, njė anėtari tė Byrosė Politike dhe sekretar i Parė i Komitetit tė Partisė sė Tiranės, madje me rėndėsi, nuk duhej tė kishte marrė ndonjė opinion tepėr tė rėndė tė Enver Hoxhės pėr Festivalin e 11-tė.

    Por ėshtė fakt qė "Zėri Popullit" nuk shkroi asnjė radhė pėr kėtė festival, as pėr tė keq, por as edhe pėr tė mirė. Po ashtu edhe gazeta "Drita", organ i LSHA-sė.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Festivali i 11 i kenges.

    Hymė kėshtu nė Vitin 1973. Nga sa shihej, nuk pritej tė ndodhte ndonjė e keqe e madhe. Kėtė e shihja gjithnjė nė tiparet e fytyrės sė Todi Lubonjės, qė nuk shprehnin ankth. Mbase e pėrmbante veten? Mė vjen shumė keq qė nė takimet me tė, nuk e kam pyetur nėse ndiente ato ditė ndonjė shqetėsim se mos diēka e keqe do t'i kanosej?...

    Kaluan kėshtu tri javė. Dhe pikėrisht mė datėn 20 janar Todi Lubonja na mblodhi, ne krijuesit nė njė takim qė ishte bėrė zakon tė organizohej ēdo muaj pėr tė na dhėnė orientime pėr planet tona krijuese pėr muajin e ardhshėm. Takim krejt i zakonshėm. Sikur e kishim harruar festivalin. Mendonim se, vėrtet Enver Hoxha nuk e kishte pėlqyer atė, por e kishte mbyllur me kaq. Mirėpo nė fund tė mbledhjes, Todi nxori nga xhepi i setrės njė broshurė e na tha: "Tani do t'ju lexoj njė fragment tė fjalės qė shoku Enver ka mbajtur mė 9 janar, nė mbledhjen e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, me titull, "Zhvillimi i letėrsisė dhe arteve tė bėhet nė luftė kundėr ēdo ndikimi tė huaj ideologjik", ku na kritikon edhe ne.

  7. #7
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    kur e mendon kam ndjek ca kenge(ne net) ,me te vertete fantastike .......ah more xhaxhi ca ne bere !!!!! na i le brezat te digjen nje pas nje.....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kendoni vazhdimin e kenges....
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-03-2013, 09:50 PM
  2. Foto nga Festivali i punimeve prej akulli ne Lituani
    Nga EMAUS nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 08:28 PM
  3. [VIDEO] - RTSH "Festivali i 22-te-i-kenges 1983
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-08-2007, 08:52 PM
  4. Festivali Folklorik Gjirokastėr 1978
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2007, 03:59 AM