Receta Gatimi

Apple prezanton OS X Mavericks: Ja ndryshimet e sistemit tė ri operativ


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Programe Apple prezanton OS X Mavericks: Ja ndryshimet e sistemit tė ri operativ




    Nė konferencėn WWDC 2013 u zbulua gjithashtu edhe versioni mė i fundit i OS X, OS X Mavericks. Me OS X Mavericks, Apple kalon nga emrat e kafshėve pėr sistemin operativ (nėntė sistemet e kaluara mbanin emra kafshėsh), tek ato tė tematikės sė Kalifornisė.

    Tre veēoritė kryesore tė OS X Mavericks janė:

    - Finder Tabs – Finder pasurohet mė nė fund me tab-e. Mė parė ky funksionalitet ofrohej nga aplikacione tė jashtme si Total Finder.

    - Tagging – Skedarėt, direktoritė (folderat) dhe dokumentet kanė etiketime qė i ndihmojnė ato tė jenė mė mirė tė organizuara.

    - Multiple Displays – Fullscreen Mode nga OS X Mountain Lion tashmė suporton ekrane tė shumėfishtė dhe, duke pėrdorur AirPlay, pėrdoruesit mund tė lidhin njė monitor Apple TV apo njė televizor pėr ta pėrdorur si njė ekran dytėsor.

    Karakteristika tė tjera:

    Bateria dhe performanca

    Pėrmirėsim i jetėgjatėsisė sė baterisė. OS X Mavericks redukton aktivitetin e CPU-sė me 72%, ēka do tė thotė se MacBook-u juaj do tė ketė performancė mė tė mirė. OS X Mavericks ka gjithashtu edhe kujtesė tė kompresuar, gjė qė pėrmirėson kohėn e pėrgjigjes. Kjo do tė thotė se aplikacionet ngarkohen mė shpejt dhe hapen gjithashtu mė shpejt. App Nap gjurmon se cilat aplikacione janė nė pėrdorim dhe cilat janė nė gjendje qetėsie. Kėto tė fundit nuk do tė harxhojnė mė bateri pėr sa kohė nuk janė nė pėrdorim.

    Safari

    Safari ėshtė pėrmirėsuar nė aspektin e shiritit anėsor (sidebar), faqes kryesore dhe listave pėr lexim nga LinkedIn dhe Twitter. Kjo do tė thotė se keni akses mė tė shpejtė nė artikujt qė doni tė lexoni mė vonė nga LinkedIn apo Twitter. Safari ėshtė mė i shpejtė dhe pėrgjigjet mė shpejt.

    iCloud Keychain

    Pėrmes iCloud Keychain mund tė bėhet menaxhimi i fjalėkalimeve mes pajisjeve tė ndryshme. Ėshtė njė sistem i enkriptuar dhe i sigurt.

    Njoftime tė pėrmirėsuara

    Edhe njoftimet janė pėrmirėsuar. Pėrdoruesit, jo vetėm qė mund t’u pėrgjigjen e-maileve direkt nga njoftimet, por mund tė zgjedhin gjithashtu nėse duan tė marrin njoftime nga pajisjet iOS direkt nė desktop. Njoftimet do tė shfaqen edhe kur Mac ėshtė nė gjendje qetėsie (nė gjumė), duke i treguar njoftimet qė keni humbur nė ekranin e kyējes.

    iBooks dhe Maps vijnė nė OS X

    iBooks dhe Apple Maps janė tashmė pjesė e OS X, nė formėn e aplikacioneve tė veēanta. Me iBooks pėrdoruesit mund tė aksesojnė blerjet e mėparshme, elementėt e preferuar (bookmarks) si dhe pėrmbajtje interaktive.

    Kalendar i ri

    Kalendari i ri nė OS X Mavericks nuk ka mė pamjen “prej lėkure” nga OX X 10.7 dhe OS X 10.8. Ai ka tashmė njė dizajn tė ri, mė tė pastėr dhe mė elegant. Edhe pjesa e pėrdorimit tė ashensorit ėshtė pėrmirėsuar. Aplikacioni lidhet edhe me Apple Maps pėr tė marrė drejtime si dhe ėshtė nė gjendje tė ofrojė sugjerime gjatė krijimit tė elementeve tė reja, si pėr shembull “drekė”.

    OS X Mavericks ėshtė i disponueshėm pėr zhvilluesit nė formėn e njė “preview” duke filluar nga sot.


    Burimi: PCWorldAlbanian

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e albanianboy
    Anėtarėsimi
    May 2011
    Vendndodhja
    Nė mendjen tėnde!
    Postime
    776
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Shum mire Apple ka permiresuar me kto updated e fundit te iOS7 dhe Ketij Sistemi Operativ.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. PHP Script per gjetjen Automatike te Sistemit Operativ
    Nga ReniX nė forum Gjuhėt e Programimit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 06:08 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2012, 11:27 AM
  3. Sistemi operativ i Apple numėr njė nė SHBA
    Nga vaaldr1n nė forum Apple Mac OSx
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2010, 04:29 PM
  4. Pėrditėsim i sistemit operativ iPhone OS
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 08:07 PM

Etiketat pėr kėtė Temė