Receta Gatimi

Kitara....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Kitara....

    Degjohen ne heshtje…ne ate heshtje te vrar tingujt e nje kitare…tingujt e saj te brisht…qe diku ne poet…nje muzikant I gdhend me mjeshteri….gishtat e tij,luajne ne ato tela te embel melodios…duke thurur nje varg te bukur….per nje vajze qe endet diku…ne kerkim te vetvetes…
    Ajo nuk eshte muzikante si ai…ajo nuk di te luaj mbi ato vegla…dikur xhaxhai I saj I pat mesuar te luaja vetem nje kenge…dhe vetem ate di te luaj….nje dite mundohej te luante ndonje melodi tjeter mbi ato tela….por thjesht ngacmonte kitaren duke leshuar ne ate dhome te madhe tinguj zbrazetie….
    Ajo nuk luan ne kitar….por vetem kendon…kur I pari njeri prek telat e saj…Dhe I lutej kujtdo qe I shihte kitare ne dore…a mund te luash dicka per mua te lutem?....a mund te kendoj une…dhe ti te me shoqerosh me kitar?...
    Xhaxhai I saj e merrte shpesh me vehte….dhe aty buze detit ai I lutej…mos u ngut nese ka njerez…ne jemi ketu per qejfin tone…cfare kenge do luajme sot?...e pyeste ai…
    Ajo qeshte me te madhe…dhe hidhte nje veshtrim rrotull saj…I shihte njerzit qe leviznin sa andej kendej….dhe shume e sikletosur ulte koken dhe I thonte xhaxhait….
    -si thua,luajme ndonje dite tjeter?...ka njerez sot dhe se si ndihem…
    -jo,jo…perkundrazi…do luajme sot…ne per qejfin tone…dhe njerzit kenaqen paksa si thua?
    -se di,…e shihte kitaren me admirim dhe deshironte me shpirt te kendonte….dhe buzeqeshte duke I thene xhaxhait….ok…do te luajme…po cfare kenge?...
    -zgjidhe ti,ia kthen ai…
    -mmmm,mire e zgjodha…fillojme?
    -perfekt,ia kthen ai…fillojme
    Dhe tingujt fillojne butesisht te dalin…e ajo I ndjen me zemer…me shpirt….dhe nuk do te donte kurr te mbaronte….e pas tyre degjohej zeri saj….e pas zerit te saj…fytyrat kureshtare…qe uleshin rreth tyre dhe I degjonin me kenaqesine me te madhe….dhe syt e saj qe shoqeronin an e kend ato fytyra…dhe mes fjaleve qe kendonte….syt vetem qeshnin…dhe fytyra skuqej here here….por keto ndjesi nuk e pengonin kurrsesi te rridhte prej shpirtit zeri I saj I embel….dhe pasioni I saj per muziken…
    Nje dite tjeter…xhaxhai hyri ne shtepine e saj…dhe ne raftin e me libra…gjeti disa fletore…me poezi te vjetra…por te ruajtuara me kujdes….ishin te vjetra per shkak te datave gdhendur me siper….pasi c’do poezi e saj…kishte daten perkatese ….dhe ai lexon aty ne sallonin e madhe njeren prej fletoreve…
    Ajo hyn menjehere ne shtepi dhe habitet nga prezenca e tij aty…I ulet ne preher dhe e pyet per fletoren mbi duar…
    -Imja eshte ajo?...dhe buqezesh!
    -po,por nderkohe qe po lexoja…me erdhi ne mendje dicka e bukur!
    -vertet?...cfare?...
    -degjo!...pse nuk bejme nje kenge ne njeren nga keto poezi?...
    -kenge?...oh,jo jo…ti e di xhaxhi…qe une I beje se me pelqejne…por jo per te bere dicka me to…
    -e ke gabim ia kthe ai….e ke gabim e dashur…ka me bukur se sa dicka qe e ke passion ta ndash me te tjere…pasi ka shume si ty…qe adhurojne te tilla gjera ta dish…
    -se di…mbase!...por do ta mendoj…s’te jap dot fjalen…
    Dhe keshtu…adhuronte muziken…kitaren…poezine…
    Mbase thonte me vehte… eshte krijuar vete keshtu njeriu…dikush pelqen artin…por secili ne menyren e tij…
    Ndonjehere kur dilte buze detit…ulej dhe diku neper mendje I behej se degjonte nje melodi kitareje….kthente koken andej ketej si e marr…sikur te kishte humbur dicka qe duhej patjeter ta gjente…I ndjente ato tingujt te larget…edhe ne mbremje vone…aty ku heshtja vriste…diku ne shpirt ndjente muzik…dikush diku…luante me kitar…e pervec tingujve qe dilnin nga ato tela melodioz…shpirti I atij mjeshtri kerkonte shpirtin e saj….dhe e torturonte neper nete…neper gjume…neper endrra…
    Ditet pergjithsisht keshtu I kalonte…duke menduar vazhdimisht per natyren e pergjithshme femerore…a I ngjanin ndopak asaj?...a ishin te gjitha si ajo?...apo thjesht ajo fantazonte me shume nga c’duhet?...apo pertej nates gri..ajo perms syve te saj…gjithckaje I jepte ngjyre….tjeter pamje…e tjeter jete…
    I kishte inat femrat romantike….megjithse I ngjante atyre edhe ne detajet me te imta…duke bêre te bardhe ngjyren e zeze…aty ne mendjen e saj…
    “absurd” mendonte….ky eshte absurd…por serisht qeshte me te madhe…ej vajze…ka shume si ty….ose si ti jane te gjitha…vetem se shpesh here perdorin nje maskim te fort…per tu dukur ato qe nuk jane…e per te vene perde…per te fshehur ndjesite e tyre….
    Por ty nuk te duhet ajo perde…ne fund te fundit shemton pamjen tende…nuk eshte turp te duash…te te duan…e te dashurosh deri ne dhembje…ne sukutet me te thella te qenies tende….perkundrazi…lum ai qe ka nje zemer qe ndjen shume per te….qe I kalon netet ne endrra e ne kerkim te shpirtit…e me pas zgjohet I tmerruar….sikur dikush ta kete mberthyer prej fytit….
    Eshte thjesht trupi I kitares…qe merr frymen…melodia e saj cmend…melodia e saj tremb…e behet jete… e diku larg ajo vajze duke u shoqeruar nga melodia e dridhur e buzeve te saj…ajo kendon ne heshtje…e muziken e ndjen me zemer…..ai diku larg luan ne butesisht mbi tela…dhe melodine e embel te zerit te saj…e kthen ne refren….kitara....muzika dhe melodia e shpirtrave te etur per muzik…per jete…per ajer….per dashuri….

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e albanianboy
    Anëtarësimi
    May 2011
    Vendndodhja
    Në mendjen tënde!
    Postime
    776
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Sa bukur.. bravo me pelqen ^__^

  3. #3
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Aurora shum shkrimi i mir te lumt xhan.

  4. #4
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anëtarësimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Kitara ????

    Cfare mund te thuash per te ? kush e beson qe nje njeri te dashurohet me nje send ,vetem se nxjerr nje tingull,magjik ama..
    i ngjason asaj, kryenece por edhe e bute ,e afte te te deshperoje deri ne pafundesi ,e afte te te dergoje me imagjinate atje ku kurre nuk do mundesh te shkosh dot pa te ,kurre ste braktis ,nese mendon ta braktisesh gabohesh, te terheq vetem me nje mendim-rrufe...sikur duart te me lene ,prap ka nje menyre ,,une do ta pyes pa fjale dhe ajo do me pergjigjet pa tingull,se i ngjason asaj.....!!!!!

+ Përgjigju tek Diskutimi