Receta Gatimi

Angli, shqiptarja i pėrdredh kokėn burrit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Angli, shqiptarja i pėrdredh kokėn burrit

    Policia e Manēesterit gjen tė vdekur Elez Dautin. Akuzohet bashkėshortja, Emona

    Gruaja vret burrin. Personazhet janė shqiptarė, por skena ku luhet tragjedia ndodhet shumė larg prej kėtej, nė Angli. Krimi nė familje nuk ka kursyer tė godasė rėndė njė ēift emigrantėsh shqiptarė nė veri tė Anglisė. Njė emigrant shqiptar, nė qytetin e Manēesterit, ėshtė vrarė nga bashkėshortja. Elez Dauti ėshtė gjetur i vdekur nė shtėpinė e tij nė zonėn Prestviē. Menjėherė pas ngjarjes, policia ka arrestuar bashkėshorten e tij, Emona Dauti. Njė zėdhėnėse e policisė sė Manēesterit tha pėr "Shqip" se nuk dihen ende motivet qė e kanė shtyrė 26-vjeēaren Dauti tė ndėrmarrė njė akt tė tillė. Zėdhėnėsja ka sqaruar se shkaku i vdekjes ka qenė pėrdredhja e kokės. Emona Dauti, nėnė e dy fėmijėve, ka dalė tė martėn nė mesditė pėrpara Gjykatės sė Krimeve nė Manēester, e akuzuar pėr vrasje.

    Ky ėshtė rasti i dytė, kur krimi godet njė familje shqiptare nė Angli. Vitin e shkuar, pėr motive xhelozie, 38-vjeēari Sadik Duba nga Bulqiza goditi disa herė pėr vdekje nė gjoks me thikė bashkėshorten Alida Duba. Kjo tragjedi nė kėtė familje, krahas njė viktime, ka prodhuar njė tjetėr dramė, akoma mė tė rėndė, atė tė katėr fėmijėve tė tyre, tė cilėt do tė rriten jetimė me nėnėn e vdekur dhe babanė nė burg. Ndėrkohė, problemet brenda familjeve shqiptare nė Angli, nė mesin e vitit 2007, do tė prodhonte njė tjetėr viktimė. Emigranti Vullnet Kastrati, 33 vjeē, nga Shkodra, u gjet i varur nė shtėpinė e tij pas njė sėrė problemesh familjare. Frekuentimi i shumtė i lokaleve tė basteve po kthehet nė njė problem tė mprehtė pėr emigrantėt shqiptarė tė Anglisė. Shumė ēifte po ndahen, ndėrsa shumė tė tjerė tė zhytur nė spiralen e basteve tė pashpresė dhe kanė vite qė nuk telefonojnė familjet. Ndėrkohė, dhuna qė bashkėshortėt ushtrojnė ndaj grave ėshtė njė tjetėr problem me tė cilin po pėrballen organizatat shqiptare, tė cilat japin kėshillime falas pėr to. Nė disa raste ėshtė dashur ndėrhyrja e policisė dhe mė pas kėshillimi burrave shqiptarė nga uniformat blu, qė kjo dhunė tė ndalojė. Shumė gra shqiptare nė Angli po u drejtohen gjykatave, duke hapur procese divorci pafund ndaj bashkėshortėve. Vrasja e Elez Dautit e ēon nė 20 numrin e emigrantėve shqiptarė tė vrarė nė Britaninė e Madhe kėto dhjetė vitet e fundit.

    Dhuna dhe vrasjet kanė mundur "tė kalojnė" edhe pėrtej Atlantikut, bashkė me familjet shqiptare, qė kanė emigruar nė tė ashtuquajturėn Tokė e Premtuar. Dy ditė mė parė, njė krim i pashembullt me protagonistė shqiptarė, ndodhi nė Ēikago tė shtetit Illinois nė SHBA. Njė ēift shqiptarėsh tė moshuar janė gjetur tė vdekur dhe policia lokale dyshon se ata janė vrarė nga djali i tyre. Syrja Shehu, 66 vjeē, dhe Safo Shehu, 67 vjeē, u gjetėn tė vrarė me armė nė shtėpinė e tyre. Mediat nė Ēikago, duke iu referuar hetimeve tė policisė, raportuan se i dyshuari i parė pėr kėtė ngjarje makabre ėshtė 33-vjeēari Artur Shehu, i cili ka telefonuar pėr tė raportuar ngjarjen dhe ėshtė larguar nga shtėpia. Shkak mendohet se kanė qenė problemet financiare tė djalit, qė punonte si taksist.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Angli, shqiptarja i pėrdredh kokėn burrit

    Uroj mos te ndodhim me keto fenomene

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Angli, shqiptarja i pėrdredh kokėn burrit

    Ca bohet kshu mor jahu,jane egersu shqiptaret apo s kane qene noj here te bute?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si te perplasesh koken duke fjetur
    Nga ReniX nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 08:55 PM
  2. Modelet formojne koken e tigrit
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2010, 05:56 PM
  3. Horror ne Teksas, nena i pret koken femijes
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 06:44 PM
  4. Iku me kushėririn e burrit
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 08:44 AM
  5. Greku shetit me koken e partneres neper Santorini.
    Nga Coca-Cola nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2008, 05:23 PM