Nė filmin e vitit tė kaluar “Mbretėresha”, film mbi Elizabetėn II, shfaqej mėnyra luksoze e jetesės sė mbretėreshės dhe kėshtjellat e shėrbėtorėt e panumėrt. Njė bollėk pėr tė patur zili, por qė ka konkurrentė. Kjo pėr arsye se Elizabeta II vjen e 11-ta nė listėn e familjeve mbretėrore mė tė pasura tė botės nga revista “Forbes”. Sidoqoftė mbretėresha Elizabeta II mund tė ngushėllohet me faktin se ėshtė sundimtarja femėr mė e pasur e botės dhe njė ndėr dy femrat qė janė pjesė e listės. Nė vend tė parė qėndron sulltani i Bruneit me 22 miliardė dollarė, njė pasuri kjo, 36 herė mė e madhe se e mbretėreshės sė Anglisė.

Sulltani, i cili e ka trashėguar pasurinė nga dinastia 600-vjeēare ka festuar sė fundmi 40-vjetorin si sundimtar i vendit tė pasur nė naftė. I vetmi monark aziatik qė ėshtė bėrė pjesė e listės ėshtė sundimtari mė jetėgjatė nė pushtet, mbreti Bhumibol Adulyadej i Tailandės me pasuri 5 miliardė dollarė. Mė shumė se njė e treta e sundimtarėve tė listės, sundojnė nė territore tė pasura me naftė nė Lindjen e Mesme duke pėrfshirė Emirin e Katarit, i cili ka themeluar televizionin e njohur “Al Jazeera”, mbretin e Arabisė Saudite, i cili po ndėrton njė qytet me vlerė 26 miliardė dollarė nė nder tė tij dhe sundimtarin e Dubait, qeveria e tė cilit ka blerė aksione tė bankės “Deutsche Bank”. Mė i pasuri i rajonit ėshtė sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen i dyti nė listė dhe sundon nė emiratin e vogėl Abu Dhabi, qė pėrbėn dhe njė tė dhjetėn e rezervave tė naftės nė botė. I vetmi beqar i listės ėshtė princi Albert II i Monakos. I njohur si “playboy”, ai ka trashėguar principatėn qė ka pothuajse madhėsinė e “Central Park” tė Nju Jorkut, pas vdekjes tė tė atit nė vitin 2005. Pasuria e princit Albert II ka qenė nė familje prej 700 vitesh. Por kjo s’ėshtė diēka e pazakonshme pėr kėto lloj dinastish. Princi Hans-Adam II i Lihtenshtainit pėr shembull, ka njė pasuri prej 4.5 miliardė dollarėsh e cila shtrihet nė 900 vite dhe pėrfshin njė koleksion arti 400-vjeēar, i pėrbėrė nga 1600 piktura. Pasuria e pėrbashkėt e listės sė 15 sundimtarėve ėshtė 95 miliardė dollarė. Sidoqoftė, duhet pasur parasysh se pasuria e sundimtarėve ndahet shpesh herė nė familje tė mėdha dhe shpeshherė pėrfaqėson para qė ato i kontrollojnė pėr llogari tė vendit qė drejtojnė. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja pse ata nuk mundtė kualifikohen nė listėn e miliarderėve tė botės tė revistės “Forbes”, pavarėsisht tė shumės qė ata zotėrojnė.

1. Sulltan Haji Hassanal Bolkiah
Vendi: Brunei
Pasuria: 22 miliardė dollarė
Mosha: 61 vjeē

U bė sulltani i 29-tė i Bruneit para 40 vitesh duke trashėguar pasuritė e njė dinastie 600-vjeēare. Aktualisht ėshtė kryeministėr i vendit tė pasur me naftė dhe ėshtė koleksionist gurėsh tė ēmuar.

2. Sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan
Vendi: Emiratet e Bashkuara Arabe
Pasuria: 21 miliardė dollarė
Mosha: 59 vjeē

Udhėheqės trashėgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi qė pėrbėn njė tė dhjetėn e rezervave tė naftės nė botė. Ai po pėrpiqet tė rikrijojė emiratin si “qendėr kulturore” tė Lindjes sė Mesme.

3. Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz
Vendi: Arabia Saudite
Pasuria: 19 miliardė dollarė
Mosha: 83 vjeē

Mbret qė prej gushtit tė vitit 2005. Menjėherė pas marrjes sė fronit filloi ndėrtimin e njė qyteti me vlerė 26 miliardė dollarė nė nder tė tij. Ai rrit kuaj arabė. Ka krijuar dy librari nė Arabinė Saudite dhe Marok.

4. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum
Vendi: Dubai
Pasuria: 16 miliardė dollarė
Mosha: 57 vjeē

Drejtor ekzekutiv i “Dubai Inc” ai e ndan pasurinė me dy vėllezėrit e tij. Ka blerė njė pjesė tė madhe aksionesh nė bankėn “Deutsche Bank”. Ka bėrė publike planet pėr tė dhuruar 10 miliardė dollarė pėr fondacionin e arsimimit tė Lindjes sė Mesme.

5. Mbreti Bhumibol Adulyadej
Vendi: Tailandė
Pasuria: 5 miliardė dollarė
Mosha: 79 vjeē

Monarku qė ka mbretėruar mė gjatė nė botė ka lindur nė SHBA dhe ėshtė arsimuar nė Zvicėr. Pasuria e familjes pėrfshin investime, prona tė paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe pėrdor pėr makinėn vaj palme.

6. Princi Hans-Adam II von und zu Liechtenstein
Vendi: Lihtenshtain
Pasuria: 4.5 miliardė dollarė
Mosha: 62 vjeē

Ai drejton vendin qė ka emrin e tij. Familja, pasuria e sė cilės daton 900 vite mė parė, ka koleksionuar vepra arti pėr katėr shekuj. Familja ka nė pronėsi 33 piktura tė Rubens, numri mė i madh i njė koleksioni privat.

7. Mbreti Mohammed IV
Vendi: Marok
Pasuria: 2 miliardė dollarė
Mosha: 44 vjeē

I mbiquajtur “mbreti i tė varfėrve” pėr pėrpjekjet qė ka bėrė pėr lehtėsimin e varfėrisė dhe pėrmirėsimin e tė drejtave tė njeriut. Buxheti i pallatit sidoqoftė i kalon 960 mijė dollarė nė ditė, pjesa mė e madhe e shpenzuar pėr veshje dhe riparim makinash.

8. Princi Albert II
Vendi: Monako
Pasuria: 1.2 miliardė dollarė
Mosha: 49 vjeē
Njė beqar i pėrjetshėm, ai ka trashėguar principatėn e vogėl pas vdekjes tė tė atit nė vitin 2005, si dhe pasurinė e pėrbėrė nga prona tė paluajtshme, koleksione arti dhe aksione nė kazinotė e Monte Karlos.

9. Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani
Vendi: Katar
Pasuria: 1 miliard dollarė
Mosha: 55 vjeē

Pasi rrėzoi tė atin nė njė grusht shteti jo tė pėrgjakshėm nė vitin 1995 u bė emiri i Katarit. Ai ėshtė shumė i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditėn e lojėrave “Asian Games” nė shtetin e vogėl. Ka themeluar televizionin “Al Jazeera”.

10. Princi Karim Al Husseini
Pasuria: 1 miliard dollarė
Mosha: 70 vjeē

Ka festuar 50-vjetorin si lider i 15 milionė myslimanėve kėtė vit. Ai ėshtė njė biznesmen qė drejton konglomerate nga Franca e deri nė Zvicėr, si dhe ka ferma tė mėdha kuajsh. Aktualisht po divorcohet me gruan e dytė.

11. Mbretėresha Elizabeta II
Vendi: Mbretėria e Bashkuar
Pasuria: 600 milionė dollarė
Mosha: 81 vjeē

Mbretėresha e Anglisė ka njė program aktivi udhėtimesh, duke pėrfshirė njė vizitė shtetėrore kėtė vit, e katėrta qė prej vitit 1957. Ajo ka njė koleksion me vlerė pullash dhe ėshtė pronare e pronave tė shumta nė Angli dhe Skoci.

12. Sheiku Sabah Al Sabah
Vendi: Kuvajt
Pasuria: 500 milionė dollarė
Mosha: 78 vjeē

U bė emir nė vitin 2006 pasi princi aktual nuk mundi tė merrte fronin pėr arsye shėndetėsore pas vdekjes sė emirit tė mėparshėm, sheikut Jaber. Menjėherė pas zgjedhjes sė tij si emir, rriti rrogėn e familjes mbretėrore.

13. Sulltani Qaboos Bin Said
Vendi: Oman
Pasuria: 500 milionė dollarė
Mosha: 66 vjeē

Pas gjashtė vitesh nė arrest shtėpie, ai rrėzoi tė atin nga pushteti nė vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botės sė jashtme. Pasuria e tij sot ėshtė e lidhur ngushtė me naftėn.

14. Mbretėresha Beatrix Wilhelmina Armgard
Vendi: Holandė
Pasuria: 300 milionė dollarė
Mosha: 69 vjeē

Ajo zotėron mė shumė pushtet se ēdo monark nė fuqi i Evropės. Emėron kryeministrin dhe zėvendėsin e tij, si dhe nėnshkruan pėr kthimin nė ligj tė projektligjeve. Pasuria e familjes pėrfshin prona, investime dhe vepra arti antike.

15. Mbreti Mswati II
Vendi: Suazilend, Afrikė e Jugut
Pasuria: 200 milionė dollarė
Mosha: 39 vjeē

Monarku i fundmė absolut i Afrikės ka marrė fronin nė moshėn 18- vjeēare. Pasuria e tij buron nga investimet dhe pronat e paluajtshme. Tejet dorėlėshuar, ai sė fundmi ka vendosur tė ndėrtojė nga njė pallat pėr secilėn nga 13 gratė e tij.