Receta Gatimi

Ndjesi e pa emer...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Ndjesi e pa emer...

    Cuditersisht,nuk di se si..e se ne cfare momenti njeriu I ndjen dhe I perjeton gjerat! Ne momentin kur I jeton,apo kur I ka hedhur pas krahve?......nuk di te shpejegoj me fjale ndoshta,sepse njerez te medhenje thone:…”gjerat e bukura,nuk shihen,nuk preken,por ndjehen” vetem se nuk dihet nese keto ndjesi i kemi te jetuara ne te tashmen….apo ti skicojme ne shpirt te ngecur akrepat ne te shkruaren
    …dhe nga biseda te tilla,me persona te ndryshem,shpesh na ndodhe te drejtojme pyetje…atyre ose vetes…se cfare jane keto ndjesi qe mbysin shpirtin tone?..te mira apo te kqija qofshin…ne nuk dime ti shpjegojme…por dim se na therrasin ne nje hapsire te pa njohur…te etur per te eksploruar…por ndonjehere edhe te terhequr pas…sepse thone se ndjesite jane te rrezikshme…te rrembejne ne gracken e tyre…dhe nuk dihet pastaj se ne cfare thellesie te dergojne!...
    Thone gjithashtu se,lumturine nuk e ndjejme asnjehere kur e jetojme…por kur kthehet furishem ne kujtimet tona,aty e marrin magjine qe nuk e kane patur kurr…sepse njeriu eshte I cuditshem,kur I ka ne duar pasurite…nuk di ti mbaj…kur I bjen nga duart…atehere I kerkon si I cmendur…e mundohet te mbledhi copeza qe jane endur nuk dihet se ku!...
    …Ne nje nate me yje ulesh diku ne nje kend te ballkonit tend….e ti je nje spectator qe prźt me pa durim se cfare do te te shfaqet ne ate ekran qiellor madheshtor…gjithsesi,nuk pritet me shume se sa ajo cfare shpirti dhe trupi yt kerkon…por ti prźt,se ndoshta ne momente te caktuara te jetes tende,ke anashkaluar dicka qe atehere e kishte kuptimin zero…ndersa sot asaj zeroje,I shtojme 1 perpara…behet kuptimplot…
    Mendja jote eshte totalisht e zhytur ne nje bote,ku as nata dhe as qetesia nuk e ndal,eshte si te jesh duke medituar,ku ti je aty ku nuk egziston asgje prej gjeje…je vetem ne nje qetesi…
    Meditimi,perkufizohet si shlodhja e mendjes,ku njeriu e ka te nevojshme te meditoj te pakten njehere ne dite…pasi sherben per te rifreskuar trurin,shlodhur dhe larguar gjithe energjite negative qe na mberthejne ndonjehere,dhe eshte absolutisht mese e nevojshme,qe trurin ndonjehere ta largosh nga gjithcka,duke mos menduar asgje dhe asnje…
    Por te arrish ne kete faze,pa tjeter qe duhet pune e fort,sepse eshte pothuajse e pa mundur,qe ne momente qetesie,vetmie,te mund te qetesohesh,pasi me shume se truri yt ka nevoj per qetesi,shpirti yt lufton me dhembe per te grisur kete heshtje te urryer…sepse vec keshtu ndodhe te jesh me I mberthyer se kurr nga ndjesite…kujtimet…dhe nje moment qe ti e kerkon si ajrin…te jesh pak vetem…per te mos degjuar askend kur flet,per te mos dhene asnje mendim kur te kerkohet,apo kur je I detyruar te degjosh biseda per te cilat e ke zero interesin!...
    Dhe ndodhe qe ti thuash vetes..”stop meditimit”…nuk kam kohe per ty,do meditoj kur te jem e vdekur…ku nuk egzistojne ato ndjenja qe mberthejne qenien tende,kur shpirti yt e gjene me ne fund drejtimin.
    Truri ne fund te fundit eshte mjafte I fort te perballoj c’do situate qe ai vete e krijon…e une mendoj se, nese turi dhe zemra do bashkepunin bashke,atehere nuk do ti mbetej aq shume ngarkes,do te ndaheshin problemet ne te dyja kahet…dhe keshtu pa dyshim njeriu,do mund te ishte pak me I lehte ne kete siperfaqe te rende ajri!...

    Per cfare jane krijuar ndjesite tek njerzit?...si eshte e mundur qe duke qene se karakterizohen nga nje forc e pa shtershme…pse nuk jane aq te fort sa te largojne keto ndjesi?...pse nuk dine te behen te ashper?...ose jo te ashper,por te hekurt?...shume pyetje…te cilat marrin vetem nje pergjigje!...Kemi thjesht munges vete kontrolli…’pranga” burgu do ta quaja!
    Rritemi me nje frym,qe ne jete duhet te mirpresim c’do te mire edhe te keqe,mbase nuk do te ishte normale ta quanim“mikpritje”…fjale per fjale…pasi do apo nuk do,te dyja rastet e shembin deren dhe murin qe ti ke vene perball vetes,dhe sa do qe te mundohesh ti mbyllesh keto dyer…do ta gjejne nje form te hyjne serisht tek ty…sa per te trazuar,hutuar,trishtuar…dhe dhuruar pak buzeqeshje ne fund…sepse keshtu eshte krijuar jeta…pas c’do pike loti,ka nje copez buzeqeshje,por duhet patur parasysh…se buzeqeshjet nuk duhet te jene me ze…pasi trishtimi e ka gjumin te lehte…dhe nuk do ti pelqente qe nje “hahahaha” e madhe e ndjere prej shpirtit tend…ta zgjoj nga gjumi…sepse nese e zgjon nga
    gjumi…trishtimi merr hak…e te dhuron dite qe ti as ne enderr nuk ke imagjinuar ndonjehere!...
    Por le te kthehemi tek ndjesite…si eshte me mire te ndjesh,apo te te ndjejne?...
    Ideale sipas meje do te ishte te mos egzistonte asnjera..sepse natyrisht zoti I ka krijuar gjerat qe dy te mira nuk mund te jene bashke kurrsesi…
    e ne momentin qe nuk mund te jene bashke…atehere dhe ju si une…besoj se nuk do te donit asnjeren…
    Sepse ketu nuk te jepet mundesi zgjedhjeje...perpara teje nuk hapet asnje flet e bardhe…ku ti te kesh mundesine te shkruash…”une ndjej dhe me ndjen ai qe une ndjej”!...
    Jo!..dikush qe quhet “zot” ka shkruajtur dicka tjeter per ty…ate qe ti nuk do doje…por ja qe ne momente te caktuara…zoti duke qene se eshte zot…I ka vete fatet e gjithkujt ne dore…dhe aty ka shkruajtur dicka e tipit…”ndjej per dy…per ate qe nuk ndjen per ty…sic do doje ti”…ose “ndjej per ate..qe ndjen per ty…por vetem endrrat ju lidhin bashke”…ose ose…te ndjejne per ty…por jo ti per ate”…behuni miq te mire…

    Faktikisht,keto grimca mendimesh,,,,shkrimesh…hamendesimesh…jane kercenime ne shpirtin njerezor…sepse njeriu po te doj nuk ndjen…vecse ne kete fraze me mungon bindja…
    Kane thene se:..turi ze pjesen qendrore te njeriut…gjithcka ne veprim…qendrimet tona,jane thjesht prodhim I tij…e product jane…ato cfare ne nxjerrim duke vene ne levizje gjithe personin tone…per tu komanduar prej trurit…
    Ka aftesi te jashtezakonshme me besoni…dhe organin qe quhet “zemer”…nuk e llogarit se mund te jete…por e thyen ne mes…duke krijuar buleza dhembjeje mes dy copezave te ndara…
    Dhe pastaj thone gjithashtu se…nese dikujt I ndodhe kjo…qe truri te behet dominant…thone se I kane vdekur ndjesit…eshte bere si njeri I hekurt…ose nuk I bene asgje pershtypje se cfare ndodhe rreth tij…ecen vetem si “kal karroce’’…per te treguar se perderisa erdhi ne kete jete…ka ende dicka per te bere!...per veten absolutisht qe jo…por ti sherbej personave qe jeta I solli tek ata!...
    Cfare duhet patur parasysh?...
    Se ndjenjat…jane ushqim shume i rende per organizmin…ka presion dhe sheqer te lart!...diabeti kap majat… dhe insulina vete nuk jep sherim…
    Ndjenjat per mua,do doja te ishin te ngjashme me “anestezine”…
    -pse thoni ju?..
    Se ne momentin kur ti je perpara nje operacioni…ndihesh ne ankth…ke frik…I perjeton te gjitha…por kur ne trupin tend thithet anestezia…ti nuk ndjen asgje…aty eshte duke luajtur me organet e tu…ti serisht nuk ndjen…aty luhet me shpirtin tend…por ti nuk ndjen…derisa ti I kalon ato minuta mrekullie…
    Dhe pasi ka kaluar kohe nga operacioni…anestezia fillon dhe zbehet tek ty…aty fillojne dhembjet e verteta…sepse “te ndjesh do te thote dhembje”…deri ne skuten me te thell te shpirtit tend…
    E per cfare na duhen keto dhembje…kur ne fare lehtesisht mund te reshtim se ndjeri?...kaq e veshtire mund te jete,te jesh I pa ndjeshem?..
    Jo nuk eshte e veshtire….sepse ka momente qe edhe pa narkoz…ti sheh tek te presisn mishin dhe nuk ndjen gje…sheh tek te therin shpirtin…e ti prap nuk ndjen gje…derisa, ne nje moment te mbyt nje mall…ah,ketu ti ndjen… ndjen se te mungon ajri…dikush te mbyt… thua se malli qenka me e fort se prerja e trupit?...
    Zemra apo truri?...
    Ju ke do te zgjidhnit?...sepse te ecni me te dyja paralelisht nuk ndodhe kurrsesi…zemra eshte e dobet…truri eshte I fort…
    Njerzeve nuk ju mungon inteligjenca per te bere zgjedhjet e duhura…por nese kane dicka dyshuese tek dikush…pa tjeter qe ne zgjedhjet e tyre do te jene te lekundur…sepse tjetri nuk ka aftesi…deshire…dhe ndjenje qe te te bindi ty…se dhe ai ndjen si ty…nuk e bene…sepse nuk ka ndermend te kufizoj lirin e tij per te tu perkushtuar ty…dhe nuk e bene…sepse ai nuk ndjen si ty…
    Sepse ai tek ty…adhuron te qeshuren,buzet…syt…trupin…miresine tende …por jo te shkaterroj gjithcka ka per ty…s’do ta bente kurr…sepse ti je nje person qe realiteti se do prane…dhe ai/ajo kane disa realitete te tjere qe I’ua kane bere jeten monoton…por kane frik ti zhdukin nga jetet e tyre…sepse fakti se cfare mendojne te tjeret e vret shume!..
    Gjithkush nga ne,ka aftesine ti bind te tjeret…se bejne sikur besojne ne ate cfare te thone…por vetem bejne…
    Ti je plotesisht I bindur se ai/ajo genjejne per te patur ne copez tenden..qe hyre ne jeten e tyre per te dhuruar drite…nuk te pohojne…as nuk te mohojne se ti ke te drejte…por zgjedhin vetem te mos pergjigjen…te mos reagojne…por thelle ne ndergjegjen e tyre…ata jetojne me grimcat e tua…qe I ruajne ne shpirt si te vetmen dhurat qe zoti mundi te dhuronte per ta…
    Ata jetojne me endrrat qe shohin kur mbyllin syt…syt e tij perpeliten gjate…kerkojne ate…kerkojne shpirtin e saj…qe endet dhe perpiqet te beje nje gjume te qete…
    ..por shpirti I tij nuk e bene te mundur kete…ate qe njerzit nuk e shprehin dot me fjale…e bejne te mundur shpirtrat…nuk jane te qete…jo ata nuk jane te qete…enden neper nete…neper terr…

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shume e bukur! Suksese, uroj te jete veēse njė frymėzim se tepėr e dhimbshme!

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Shume e bukur! Suksese, uroj te jete veēse njė frymėzim se tepėr e dhimbshme!
    kete her nuk ndaj te njejtin mendim me ty ,se di a e lexove te ter tekstin por nuk ben fjale per nje histori te dhimbshme nese e kuptova aurora ka bere thjesht nje refleksion ose nje monolog per njeriun dhe ndjesit e tij dhe per dilemen shekullore truri apo zemra kaq,mendoj se nje njeri pa ndjesi eshte nje trup qe endet ne hapsire pa semafor dhe eshte dicke boshe,ndjesit jane menyra sesi ne i perjetojme emocionet qe te cdo njeri jane te ndryshme dhe perceptohen ne menyre te ndryshme.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Po e lexova! Kaloje ne realitet kėtė refleksion!
    citoj:

    se dhe ai ndjen si ty…nuk e bene…sepse nuk ka ndermend te kufizoj lirin e tij per te tu perkushtuar ty…dhe nuk e bene…sepse ai nuk ndjen si ty…

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Po e lexova! Kaloje ne realitet kėtė refleksion!
    citoj:
    nuk e ke menduar qe AI nuk eshte ne kuptimin fillestar ai po eshte thjesht individi nuk eshte histori eshte refleksion mbi ndjesite dhe ti thua eshte shume e dhimbshme shpresoj te jet frymezim thjesht,ta kam fjalen qe te gjithe kemi perceptime te ndjesive po nuk do te thote qe na lenduam nuk i duam me .

  6. #6
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Faleminderit Renix dhe Emma per mendimet tuaja!...

    tani,kuptohet qe ndjesite nuk perceptohen njesoj...pasi duke qene se njerzit perbehen nga mori karakteresh...edhe ndjesite jane te ndryshme...por thellesisht e kane nje baze te njejte...jane ato qe krijojne ate qe neve jemi...te qete apo te zhumrshem...te heshtur apo te hapur...

    dhe ketu ne fakt nuk kemi te bejme me dicka te dhimbshme...por etjen e njeriut per te mos u burgosur nga ndjesite...nga te ndjerit...sepse presupozohet qe ndjesite definitivisht kane rrenje te thella...mirpo sado te mundohesh absolutisht qe nuk i shpeton dot...

    njeriu eshte ai qe eshte i varur prej tyre...pastaj menyra se si arrin ai ti "mexhaxhoj" anashkaloj keto ndjesi...eshte ceshtje force brenda tij...sepse asnjehere ne jete gjerat nuk ndodhin sic ai i kerkon...e per kete ndjenjat marrin udhe me kthesa...diku perputhen...diku perplasen...e diku thyhen...kjo eshte!

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Faleminderit Renix dhe Emma per mendimet tuaja!...

    tani,kuptohet qe ndjesite nuk perceptohen njesoj...pasi duke qene se njerzit perbehen nga mori karakteresh...edhe ndjesite jane te ndryshme...por thellesisht e kane nje baze te njejte...jane ato qe krijojne ate qe neve jemi...te qete apo te zhumrshem...te heshtur apo te hapur...

    dhe ketu ne fakt nuk kemi te bejme me dicka te dhimbshme...por etjen e njeriut per te mos u burgosur nga ndjesite...nga te ndjerit...sepse presupozohet qe ndjesite definitivisht kane rrenje te thella...mirpo sado te mundohesh absolutisht qe nuk i shpeton dot...

    njeriu eshte ai qe eshte i varur prej tyre...pastaj menyra se si arrin ai ti "mexhaxhoj" anashkaloj keto ndjesi...eshte ceshtje force brenda tij...sepse asnjehere ne jete gjerat nuk ndodhin sic ai i kerkon...e per kete ndjenjat marrin udhe me kthesa...diku perputhen...diku perplasen...e diku thyhen...kjo eshte!
    ckemi auror asgje por un e kuptova qe nuk ishte ne qender nje cift thjesht ishte si tekst filozofik mbi ndjesit por renix se ka kuptuar mire ndjesit mund te jene te njejta ,edhe ne njerez te ndryshem kane thelbin e njejt por mendoj se pa ndjesit njeriu do te ishte bosh dhe per mua dilema nuk qendron midis trurit dhe zemres por midis shpirti dhe trurit dhe do te zgjidhja shpirtin,un i besoj fuqishe teoris se shpirtit i cili udheheq shpirtin tone eshte dicka abstrakte qe perban ne vertve libido,lumturi,hidherim ,zili,urrejtje e plot ndjesi te tjera dhe gjeja me e mrekullueshm qe prodhon nga shpirti per te shprehur ndjesit jan lotete nje fenomen i jashtezakonshem

  8. #8
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    e lexova me vemendje shkrimin me lart dhe e kuptova goxha mire se per cfar behet fjale, por un do thoja qe ndjenjat askush nuk duhet t'i frenoje! Nese njeriu ka nje ndjesi, pse duhet t'a frenoje? Pse duhet t'a burgos veten kur ka shum rrugezgjidhje!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 21-05-2016, 08:48 PM
  2. Kerkoj 1 emer per...
    Nga labja nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 08-06-2013, 10:39 PM
  3. Emer Djali
    Nga aurel nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-01-2013, 11:54 AM
  4. Ne Emer te Dashurise!
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 11:36 AM
  5. Emer vajze
    Nga Nerti nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 11:12 PM