Policia greke ekzekutoi tė shumėkėrkuarin shqiptar, Marian Kola, tė arratisurin nga burgu i Trikallės. Ngjarja ndodhi gjatė orėve tė para tė mėngjesit tė sė dielės, nė vendin e quajtur Vrosina, 15 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, nė Thesproti.

Sipas autoriteteve greke, Marian Kola dhe i arratisuri tjetėr nga burgu i Trikallas, Ilir Kupa, po tentonin tė kalonin lumin Kalama, pėrmes njė shtegu qė pėrdorej prej trafikantėve tė drogės, qė e pėrshkojnė shpesh kėtė zonė, kur u diktua prej forcave tė shumta tė policisė, qė u ishin vėnė nė ndjekje prej 4 muajsh.

Sipas burimeve tė Top Channel, nė vendngjarje, nė momentin e pėrleshjes sė armatosur, nė zonė kishte mjegull tė dendur. Vetėm 10 metra larg policisė, Marian Kola kuptoi se gjendej nė njė pritė tė policisė dhe mundi tė qėllojė me kallashnikovin e tij, me njė breshėri prej 4 plumbash.

Nga ana e tyre, policėt qėlluan me breshėri, por vetėm njė plumb ėshtė gjendur mbi trupin e viktimės.

Sipas burimeve, plumbi ka hyrė nė shpinėn e Kolės. Ai vdiq pak ēaste mė vonė nga hemorragjia. Nga plumbat e policisė, dyshohet se ėshtė plagosur edhe i kėrkuari tjetėr, Ilir Kupa, i cili ende nuk ėshtė kapur prej autoriteteve.

Ndėrsa, prej breshėrisė sė Kolės, njė polic u plagos nė gju, por gjendja e tij shėndetėsore paraqitet e mirė. Nė vendngjarje u gjetėn edhe njė ēante me fishekė dhe njė granatė, si dhe njė sasi parash.

Kola kishte me vete dhe njė sasi ushqimesh tė gatuara, ēka tregonte se ditėt e fundit ai ishte fshehur nė ndonjė banesė tė braktisur tė zonės. Ndėrkohė qė operacioni pėr kapjen e Ilir Kupės vazhdon, autoritetet thanė se do ta dėrgojnė trupin e Kolės nė morgun e spitalit tė Janinės, ku pasi tė kryhet autopsia do t’iu dorėzohet familjarėve tė tij.

Tė 11 tė burgosurit, tė gjithė shtetas shqiptarė, u arratisėn nga burgu i Trikalas, 320 kilometra nė veri-perėndim tė Athinės, me 23 mars tė kėtij viti nė orėt e para tė mėngjesit. Tė gjithė ishin tė dėnuar pėr grabitje dhe vjedhje.

Nė fillim tė muajit, forcat speciale greke tė angazhuara nė operacionin pėr kapjen e tė arratisurve vranė dy prej tyre me tė paktėn 20 plumba nė trupin e secilit.

/ Top Channel