Receta Gatimi

Pse ngjyra e kuqe ėshtė konsideruar si ngjyra e ngjyrave?!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Komente Pse ngjyra e kuqe ėshtė konsideruar si ngjyra e ngjyrave?!





    Ngjyra e kuqe ėshtė njė ndėr ngjyrat mė tė rėndėsishme tė simbolikės rituale. Ajo ėshtė e para ndėr ngjyrat e tjera, pėrderisa perceptohet e para edhe nga fėmijėt.

    Por cila ėshtė domethėnia e kėsaj ngjyre? Nė realitet, e kuqja ka kuptime tė shumta, qė lidhen me perceptimet qė ne kemi pėr tė. Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja pėr tė parėt tanė ishte edhe sinonim i “ngjyra e ngjyrave”: e kuqja pėr ta ishte ngjyra e cila tėrhiqte menjėherė shikimin dhe identifikohej me jetėn dhe vdekjen.

    E kuqja ėshtė ngjyra e gjakut si linfa jetėsore, e dashurisė dhe e pasionit, por ėshtė edhe shenjė e rrezikut, e dhunės dhe e agresivitetit. Romakėt e lashtė adhuronin planetin Mars, perėndinė e luftės, pėr gjakun qė rridhte nė fushėbetejat dhe pėr forcėn dhe guximin pėr tė fituar ndaj armikut. E kuqja, siē e thamė, ka mė shumė se njė domethėnie.

    Ėshtė ngjyra e luftės, e agresivitetit dhe e forcės. Disa studime kanė demonstruar se ekspozimi nė njė dritė tė kuqe rrit rrahjet e zemrės dhe stimulon prodhimin e adrenalinės. Ngjyra e kuqe ėshtė edhe ngjyra e zjarrit. Ajo ėshtė simbol i forcės dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisė. Pasioni, erosi, por edhe romantizmi pėrmblidhen nė kėtė ngjyrė.

    Ajo ėshtė njė ngjyrė e fortė dhe me ndikim, qė pushton por edhe ngroh shpirtin. Nė mesin e shumė kuptimeve, kjo ngjyrė ka njė lidhje edhe me rrezikun: tė qenėt njė ngjyrė parėsore, e cila mund tė perceptohet menjėherė, ajo rrit pragun e vėmendjes. Nėse ne shohim njė kartelė tė kuqe, edhe pse mund tė jetė larg, e dimė se duhet tė bėjmė mė shumė kujdes.

    Disa studime tregojnė se makinat e kuqe bėhen mė shpesh viktimė e gjobave, kjo ndoshta vjen prej faktit se polici i vė re mė shpejt makinat me kėtė ngjyrė. Edhe nė mbretėrinė e kafshėve, nuancat e sė kuqes e bėjnė grabitqarin tė vendosė pėr prenė e tij. Por ngjyra e kuqe ka domethėnie edhe nė sferėn politike dhe atė fetare. Nė kohėn e mbretėrive ajo ėshtė pėrdorur te mantelet, gradat, apo edhe rrobat e princėrve dhe tė mbretėrve pėr tė treguar pushtetin dhe fuqinė e tyre. Por nė epokėn moderne, ajo u bė njė simbol i pėrpjekjeve tė punėtorėve pėr kėrkesat e tyre sociale, si shenjė e gjakut qė ata derdhėn. Ndėrkaq, komunistėt e zgjodhėn atė si ngjyrėn e tyre politike. Ngjyrėn e kuqe e gjejmė edhe tek fetė, veēanėrisht nė atė kristiane. Nė mesin e rrobave veladon (veshjet e priftėrinjve) ngjyra e kuqe ėshtė pėrdorur pėr tė Dielėn e Dafinės, Tė Premten e Zezė, nė Ditėn e Rrėshajave, por edhe nė festat e Martirėve tė Shenjtė, duke treguar dhuratėn e Frymės sė Shenjtė qė ju lejon tė dėshmojnė pėr besimin deri nė martirizim. Tė gjithė magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė krijimit tė njeriut tė parė (Adamit) ėshtė pėrdorur dheu i kuq. Nė Japoni, e kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe besnikėrisė. Atje, zakonisht, nė veshjet e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin femrat. Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte tė gjitha riteve popullore e veēanėrisht atyre qė iu kushtohen pranverės, fejesės dhe lindjes. E kuqja pėrdoret nė festat qė kanė si temė dashurinė dhe bujarinė (trėndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.).

    Pėrdorimi i ngjyrės sė kuqe nė pėrditshmėri

    ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo ėshtė ngjyra e gabuar pėr dhomėn e njė foshnjeje por ėshtė e pėrsosur pėr tė bėrė njerėzit tė gėzuar. Veshja e rrobave tė kuqe e bėn njeriun tė dallohet mė lehtė nga tė tjerėt. E kuqja nuk ėshtė ngjyrė e mirė po tė pėrdoret mė shumė se sa duhet, por pėrdorimi i njė njolle tė vogėl tė kuqe, aty ku duhet, ėshtė diēka me vend nė disa raste. Pėr shembull njė shenjėz e kuqe nė njė dhomė neutrale tėrheq vėmendjen e vizitorit, njė kravatė e kuqe me njė kostum blu dhe me kėmishė tė bardhė krijon energjinė e duhur pėr tė tėrhequr syrin.

    E Kuqja

    Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete mban vulėn e shenjės sė diellit. Ėshtė ngjyrė e shpirtit tė shenjtė, zjarreve hyjnore, bukurisė, begatisė dhe dashurisė. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės, gjakut, shqetėsimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetėm kaq! Mė tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit, dijenisė, menēurisė si dhe urtėsisė ezoterike.


    / Top Channel

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    prandaj dhe mua me pelq shume e kuqja ,me ngjan me dicka misterioze dhe te fuqishme ,ndez pasionin dhe epshin kot demat sdot te cmendeshin nga e kuqja

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Pėrdorimi i ngjyrės sė kuqe nė pėrditshmėri

    ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo ėshtė ngjyra e gabuar pėr dhomėn e njė foshnjeje por ėshtė e pėrsosur pėr tė bėrė njerėzit tė gėzuar. Veshja e rrobave tė kuqe e bėn njeriun tė dallohet mė lehtė nga tė tjerėt. E kuqja nuk ėshtė ngjyrė e mirė po tė pėrdoret mė shumė se sa duhet, por pėrdorimi i njė njolle tė vogėl tė kuqe, aty ku duhet, ėshtė diēka me vend nė disa raste. Pėr shembull njė shenjėz e kuqe nė njė dhomė neutrale tėrheq vėmendjen e vizitorit, njė kravatė e kuqe me njė kostum blu dhe me kėmishė tė bardhė krijon energjinė e duhur pėr tė tėrhequr syrin.
    ...kjo esht ajo qe me intereson... dhe ne jeten e perditshme nuk me pelqen ta perdor...as ta shoh...sidomos neper veshje ( pervec rrobave te plazhit )
    pa le qe thon se e kuqja te ben nevrike

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e mOrtaja123
    Anėtarėsimi
    Jun 2011
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    703
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Ngjyra e kuqe sa shum i ngjan esht e veqant, i dogji krej anemban,

    Kur keni ndermend te shitni diqka ngjyrosne me te kuqe, keshut thoshte profesori im i marketingut , ose vajzat te gjejn me shpejt ''fatin e jetes'';

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Edhe mua me pelqen shume e kuqja....por ne mbremje...ne dimer duket shume e bukur....me floke te zeza...nje fustan i kuq i shkurter duket shume bukur!....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-05-2013, 09:35 PM
  2. Ngjyra e kuqe
    Nga gjendar nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 04:32 PM
  3. Facebook me ngjyra kuqezi
    Nga argent nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 10:20 AM
  4. Si ta bejm nikun me ngjyra ne MSN +
    Nga B|1n1 nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-11-2009, 09:51 PM
  5. Shikoni Token me ngjyra!
    Nga EMAUS nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 04:16 PM

Etiketat pėr kėtė Temė