E shtrenjta Nena ime....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    E shtrenjta Nena ime....

    Receta Gatimi

    E shtrenjta ime…ndoshta me vepra nuk jam shume e zonja te te shpreh se sa te dua…mundohem te nxjerr nga shpirti gjithcka ndjej per ty…ndoshta luhatjet e mia te shpeshta me kane bllokuar te te them se sa e shtrenjte je per mua!
    Ka patur momente kur nuk rrija asnje second pa te perqafuar…ose pa te degjuar zerin…ankesat…kritikat e tua…te qeshuren tende…por ka edhe momente kur jam larg teje me shume se kurr…jo fizikisht…
    Nene,e mira nena ime…e lodhur dhe e munduara shpirti im…ke bukuri te rrall shpirterore…ke pasuri te madhe ne zemren tende…te cilen une jam munduar ta trashegoj…por jo…nuk afrohem as ne fijen e holle te saj…
    E bukura nena ime,sa e bukur je!...ke dy sy te mrekullueshem,te zinje si nata…por te paster e te cilter si hena e bardhe….ke nje fytyre qe une e adhuroja gjithe jeten…sa doja te te ngjaja ty…te kopjoja ne detajet me te imta…te isha e bukur si ty…e mire si ty…e te kisha ne jete femije keshtu sic I ke ti…qe japin shpirtin per te te pare te qeshur…
    Me kujtohet,kur te kerkoja me ngulm te me tregoje fotografite e tua te rinis…nuk eshte se kishe shume…por edhe ato pak qe kishe une I adhuroja…te shihja te veshur me te bardha…dukej nje engjell me fytyre njeriu…me floket e gjata e te bukura shume…me sy qe flisnin…por te trishtuar te trishtuar …I shihja me vemendje…dhe te pyesja…
    -mami,ishe e merzitur ate dite qe kishe dal fotografi?...
    Ti qeshje,e me thoje…shpirti im,atehere nuk qeshej si tani…vajzat sot ndryshojne nga koha jone…dalin me te qeshura…jane mesuar me fotografite…ndersa atehere ishte gje e rrall…dhe ne momentin qe ishim perpara aparatit rrinim si te huturara….dhe une qeshja kaq shume me komenetet e saj!...
    Ti nene flet sikur ke jetuar ne vitet 50,I thoja shpesh…je e re nene…je shume e re…
    E dashur,kur te behen femijet me te gjate se ty…nuk mund te pretendosh te quhesh e re….por te ndihesh mire dhe krenare qe ke femije te mrekullueshem…e qe zoti te ndihmoi te rrisje pa ju munguar asgje…te ndihesh e plotesuar qe jeta I buzeqesh atyre…kjo eshte kenaqesi me e madhe per prindin…te nxjerr ne jete femije te cilet ti bejne te ndihen krenar…
    Oh nene,nuk e dua mendimin tend…I thash nje dite…se pari njeriu duhet te kenaqet me jeten duke e jetuar edhe pak per vete…jo duke menduar dhe sakrifikuar vetem per femijet…dihet se ata jane jeta…por jete ka edhe me menyra te tjera…
    Diten kur te behesh nene,do te me kujtosh zemra ime…do lutesh c’do dite kur te hapesh syt…zot me shiko femijet,mi mbro…kudo te jene…e beji njerez te mire…te meshirshem....e puntor…me thoje para shume vitesh
    E shtrenjta ime…e mira nena ime…ndonjehere me mblidhet nje lemsh ne fyt…e dua te flas kaq shume me ty te te marr mendim e te me japesh zgjidhje…por kur te gjej te zhytur ne boten tende…dhe hallet e tua…harroj se cfare kisha ne mendje per te te thene…
    Nuk di pse mes nesh keto kohe eshte krijuar nje distanc e zbrazet dhe e madhe…e nuk di ke duhet te fajesoj per kete…veten qe jam mbyllur kaq shume….apo ty qe nuk me pyet me se si jam…fillon flet per pengesat e tua…lodhjet e tua…hallet e tua…e mua ne fyt me mblidhet ai lemsh I madhe…te cilin as e kapercej e as e nxjerr dot…
    Nene,kam nevoj te flas me ty…te te them se si ndihem…dua te bertas nga shpirti se si jam….e ti nuk me pyet kurr moj nene…ndihem shume vetem e shtrenjte….mezi pres te mbaroj gjithcka kam e te vij tek ty…por sapo ulem ti fillon me ankesat e tua…e ne fund me pyet nese isha mire…
    Nje dite erdha tek ty…isha veshur me ngjyre gri…e kisha nje pamje te lodhur ne fytyre…nuk kisha bere as tualet…dhe floket I kisha mbledhur topuz…pamja ime fliste vete e shtrenjte…ti hape deren dhe me kritikove…pse e le veten ne kete gjendje…je e re…me kritikove se nuk kisha bere tualet,se nuk kisha leshuar floket…por nuk me pyete se cfare kisha qe nuk ndjeja deshire per asgje…nuk me pyete pse kisha syt e enjtur…nuk me pyete nese isha semur…derisa ate pasdite erdhi motra jote…tezja ime…dhe me shihte si e habitur…e me pyeste vazhdimisht se si isha…se cfare kisha…oh si u ndjeva nene…dikush pyeti per mua…
    Dikush me pa se sa me dhembte ai shpirt…doja ta perqafoja tezen fort…kisha nevoj per dy krah te me perqafonin nene…jo per te me kritikuar pse nuk kisha lyer syt…
    Kur une u largova ate pasdite…tezja te kishte thene qendroji vajzes afer…se nuk eshte mire…ka nevoj per ty…mbaje afer nuk e ke vene re se si rri…se si e humbet…po nuk e permende nuk pergjigjet?...
    Ti prej asaj dite me pyesje vazhdimisht…e une u sherova nene…nuk kisha ilac me te mire…vec pyetjes tende “je mire?”…dhe kraheve te tua kur me perqafonin…une u sherova nene…une mora jete…ti me dhurove jete per te dyten here!...
    E shtrenjta dhe e mira nena ime…ke kaluar jete te veshtire sa shpirti yt e di…por me beso se I kam ndjere si ty…me kane dhembur si ty…dhe je njeriu me I shtrenjte per mua…
    E bukura nena ime…sa e bukur je!...sa e dua eren tende…gatimet e tua..pastertine e shpirtit tend…dua kaq shume te te ngjaj…ti je idhulli im…
    Goj mjalta ime…sa te merzis ndonjehere…por mos ma vi re e shtrenjt…nuk kam asgje me ty…jo me ty…por me askend…vetem se ndonjehere merzitem…e ti je perball meje kur nuk duhet te jesh…me kritikon se nxitohem sshume…qaj shpesh…e buzeqesh pak…me thua qesh sic beje kur ishe e vogel…mirpo harron se nuk jam me e till…jam nje vajze qe vogeline e jetova pak…femijerine e jetova edhe me pak…u rrita para kohe…mirpo kjo nuk me pengoi te gjeja 10 minuta kohe ne dite…fshehur te luaja lodra femijesh…te kendoja me ze te larte…e te vizatoja ne kendin e ballkonit te madhe…
    E kisha shume perzemer ate kend ballkoni…se shihja gjithcka ne pellemb te dores…dhe I vizatoja e ti tregoja ty…ti me puthje e me thoje se pikturoja bukur…mirpo me thoje gjithashtu…se mami nuk ka mundesi te te coj ne shkoll picture….jane te shtrenjta shume…por kjo nuk duhet te te pengoj te vizatosh zemra nenes…beje c’te doj zemra ty…si dihet si vjen mundesia neser…
    Une shkruaja poezi…dhe pjese qe e vogel…ti I lexoje me ze…e me perqafoje fort…pse te beri zoti keshtu thoje nen buze…kam frik se do vuash ne jete bija ime…se di pse e ndjej kete…zemra e nenes nuk gabon kurr…oh zemra ime e vogel…
    Pastaj me kujtohen sakrificat e tua…kur isha une ne shkolle…me thoje te studjoja ekonomik…se eshte e vetmja mundesi te ecja ne jete…dhe une nuk ta thyeva deshiren asnjehere…mirpo erdhi nje moment kur kuptova se numrat dhe llogarite nuk I doja…madje kisha nje urrejtje te madhe…e perfundova ekonomikun dhe ti u merzite shume…oh sa shume…tu ula ne gjunje dhe te kerkova falje…por nuk mund ta vazhdoja dhe shkollen e larte per kete dege te urryer…nuk e doja…doja dicka qe me kenaqte shume…degen qe kam adhuruar nje jete te tere…sa ti qeshje kur mblidhesha me shoqet e lagjes…une behesha mesuese…dhe ato nxenesit e mi…ti qeshje sepse imitoja bukur…thua se kisha lindur per kete?...mbase sepse edhe ditelindja ime perkon me festen e mesuesit…dhe disa gjera jane thjesht te destinuara te ndodhin keshtu…
    E mira nena ime…faliminderit per sakrificat…per lodhjen dhe mundimet e tua…per te me dhene shkollim,edukim…dhe te krijoje personin qe jam sot…
    Faleminderit qe me dhuron dashuri…jete…e me keshillon sic vetem ti di…
    Te kam driten e syve e bukura ime…te kam gdhendur ne kraharor…je mami im…je floriri im…pasuria ime…e I lutem zotit te te ndihmoj ti kapercesh edhe ato pak vuajtje qe te kane mbetur…te japi forc dhe besim se gjerat do te behen mire…
    E bukura nena ime…sa shume te dua…oh,sa shume…je me e mira ne bote…ke 4 femije qe te duan shume…mjafton te te degjojme zerin dhe marrim jete…
    Me kujtohet kur zmadhove nje foto te madhe ku kishim dal te 4 ne…ti kushdo qe hynte ne deren e shtepise…I thoje…”ja yjet e nenes”…
    Ne jemi yjet e tu…e ti je Hena jone…do jemi perhere pas teje…te te mbrojme e te te shprehim se sa shume te duam…se te kemi ilac shpirti…oksigjen…jete…
    Faleminderit zotit qe na dhuroi nje nene si ty…goj embel…e dore arte…

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    U rritėm ... dhe e zbuluam se ilaēet nuk ishin lėngje! U rritėm ... dhe e zbuluam se gjyshi im nuk kthehet pėr sė dyti, ashtu si thoshte nėna ime! U rritėm ... dhe e zbuluam se ka gjėra tė cilat tė frikojnė mė tepėr se errėsira!
    U rritėm ... deri nė atė gradė sa e vėrejtėm se pas qeshjes sė nėnėn sime, qėndronin njė mijė lot .. dhe pas fuqisė sė prindit tim, njė mijė sėmundje! U rritėm ... dhe e zbuluam se problemet e tona, mė nuk zgjidhen me njė copė ėmbėlsirė apo njė fustan apo njė ēantė .. dhe se prindėrit e tanė mė nuk na e kapin dorėn ta kalojmė rrugėn apo pengesat e jetės!
    U rritėm ... dhe e zbuluam se ne nuk jemi tė vetmit qė jemi rritur, po janė rritur edhe prindėrit e tanė me ne, dhe atyre ju ėshtė afruar edhe fundi apo edhe kanė ndėrruar jetė! U rritėm shumė ... dhe e vėrejtėm se vrazhdėsia e nėnėn sime ishte dashuri dhe zemėrimi i saj dashuri dhe ndėshkimi i saj dashuri! U kėrkoj ndjesė tė gjithėve se .. nėna ime ėshtė feneri i parė i jetės sime .. dhe se ajo ėshtė mė e shtrenjta e zemrės sime!
    Ēdo rrugė mė drejton kah dashuria e saj ... dhe ajo ėshtė e dashura ime! Kėrkoj ndjesė nga tė gjithė .. se pa marrė parasysh se sa ju dua, po asnjėherė nuk do t’ju dua ashtu si e dua nėnėn time! Ajo ėshtė gruaja, e cila nuk do tė pėrsėritet mė nė kėtė jetė! Tė falėnderoj nėnė, qė je nėna ime!!....

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e elizabetaalia
    Anėtarėsimi
    Mar 2016
    Postime
    1
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    I Habitur

    sa e bkr <3

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 ushqimet mė tė shtrenjta nė botė
    Nga Erinaa nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2013, 09:22 PM
  2. 15 Qytetet me te shtrenjta ne bote
    Nga olsii nė forum Turizėm dhe Udhėtime
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-03-2012, 12:34 AM
  3. Foto: Dhuratat mė tė shtrenjta nė botė
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2011, 09:54 AM
  4. 10 modelet e veturave mė tė shtrenjta
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 11:24 PM
  5. 10 Transferet me te Shtrenjta ne Futboll
    Nga Negativ nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 03:23 PM