Ecnim neper rruge ku hapat ndiqnin njeri-tjetrin…shtrengonim duart dhe qeshnim pa pyetur nese fytyra njerzish na shihnin te habitur…
Zbrisnim ne rrugicat e gjata te shkolles sone…shkolla jone ishte nje nder me te bukurat e qytetit…pasi ndodhej ne lartesine me te madhe te tij…dhe qyteti prej andej dukej kaq I bukur…
C’do mengjes ecnim zhurmeshem…dhe ndalnim hapat duke marre frym thelle…nga lodhja e madhe…pasi rruga qe te dergonte tek shkolla jone ishte pak e larget…kishte disa kthesa te cuditshme…dhe ne momentin qe ndiheshe I lodhur…te dukej kaq e gjate…dhe tmerresisht e pa fund…
Takoheshim c’do dite me shoqerine time…e kishim momente te pa harruara…te cilat sot I kujtoj me nostalgji…
Uleshim ne bang dhe kishim nje deshire te tmerrshme per te biseduar…mirpo kuptohet qe bisedat me jane te ndaluara…dhe ne kishim fletore posacerisht per bisedat me shkrim…qesh me ze kur I kujtoj…
I merrnim fletoret dhe I vendosnim mbi liber…sikur te ishim duke marr shenimet e profesorit…mirpo…kishim nje difekt madhor…ne harronim se kur shkruanim perdornim edhe batuta…dhe ndonjehere ne ate qetesine e madhe…na dilte nje ze I qeshur e I larte…duke krijuar keshtu problem me mesuesin…I cili normalisht na nxirrte nga klasa…
Mirpo duke qene si I perkisnim nje niveli te mire nxenesish…nuk eshte se merrnim denim te rend…e shumta nje dite pa ardhur ne shkolle…dhe ne ato dite organizoheshim te dilnim buze detit…apo te shkonim te kercenim ne pub afer shkolles…
Kercenim shume…oh sa shume…ato vite muzika ishte tmerresisht e bukur…ritmike… qe une I adhuroja pa fundesisht shume…kisha me teper qejf kur shoqet e mia uleshin rreth meje…dhe une luaja ne mes…duke qene se isha e apasionuar pas ritmeve latine…kerceja sa nuk mundesha me…dhe qeshim me njera-tjetren pastaj…
Do ti kujtoj si vitet me te bukur te jetes sime…pasi ke nje liri dhe nje energji te etur per te jetuar dhe shijuar c’do grimc te jetes tende….
Me kujtohet me vone mbremja e matures…nje organizim perfekt….nje fustan magjik…sepse per here te pare…ti ndihesh se u rrite…dhe ndjen te veshesh dicka prej zonjushe…dhe jo me ato xhinset e zakonshme…por sheh se perpara pasqyres ndodhet tashme nje zonjush…nje femer me e kompletuar…me e bukur…dhe me e gjalle…por mbi te gjitha e rritur!...
E pervec ketyre…pas gjithe asaj mbemje magjike… ku nuk mungojne propozime dashurie nga meshkujt…qe nuk ju shpetonin keto raste kurrsesi…te kerkonin ne nje kercim…dhe me pas rrefeheshin dhe ti c’beje?...qeshje me te madhe…e me pas vije re fytyrat e habitura nga reagimi yt…e ti I kerkon falje…sepse ishte e pa hijshme te qeshesh kur dikush te hap zemren e te shpreh dashurine….mirpo ti qesh me faktin se nuk iu doli 4 vjet ketyre per te shprehur dashurine…ate dite e gjeten?...dhe vazhdon qesh…
Sa vite te bukura…I kujtoj me nje nostaligji te cmendur…jane periudha me jetesore qe njeriu ka shansin ti prek vetem njehere….
Dhe fatmirsisht egzistojne…jane cmendurite me te arta dhe ditet me te bukura qe nje njeri ka mundesi te jetoj…
Me kujtohet si tani,kur vraponim si te marra pergjate rrugeve te qytetit…lumturoheshim kur mungonte ndonje prej presoreve tane…sidomos ne ditet me shi…pasi adhuronim te ecnim buze detit ne shi…ishte mosha e till..ku nuk njihej as frika,as kufizimi…e as prangat….por vetem liria…ishim te lire si zogjte…
Vitet shkollore jane periudh unike…por nuk do thoja te njeten gje per shkollen e larte…pasi ke te tjera pergjegjesi…ke te tjera synime…dhe ketu fillojne dhe ndihen ato ‘prangat” qe lidhin duart per ti sherbyer vetem intereseve te tua profesionale…te kapesh majat…e te ecesh sa me larte…
Ulesh ne sallen e madhe me synimin per te shkruajtur c’do fjale e dal prej petagogut…pasi jane thesar qe nuk duhen humbur…koha fluturon…dhe ti nuk ke me kohe te mendosh per te ecur neper shi…por lutesh te mos bjere shi kur te dalesh…pasi lag ato flete qe ty te nevojiten kaq shume…
Njeriu ndryshon shume…e une kete nuk e ve re vetem tek vetja…por tek te gjithe…te gjithe ndryshojme…kush me pak e kush me shume…behemi ndoshta me te pjekur…me te heshtur…me te qete…
Nderkohe qe per vitet e gjimnazit…nuk do thoja te njejten gje…atje perpiqesh qe zeri yt te degjohet…e qeshura jote te ndihet …dhe oret mesimore ti shohesh si pjese argetuese…pa asnashkaluar dhe pjesen serioze…sepse pa iu perkushtuar 2 ore mesimeve pasdite…nuk mund te argetoheshim kurrsesi…
Ecja nje dite pergjate rrugicave ku kam bere gjimnazin…shume kujtime me erdhen ndermend…me dukej sikur mes asaj periudhe…dhe kesaj…kishte kaluar nje perjetesi…se di pse per nje moment me dukej vetja shume e plakur…ishte sikur te kujtoja dicka si neper tym…sikur te kishin kaluar 50 vite para…e cuditshme!...
Pastaj ulem aty ne borduren e zakonshme…ku ulesha kur isha ne gjimnaz…oh,kthej koken dhe kudo vec kujtime…dhe eshte e qarte besoj…lotet me kane shoqeruar gjate…shume gjate…
Vetem ne nje moment kur para meje kalon nje zonje e cila ishte sanitare ne ate kohe…por vazhdonte te ishte dhe tani…mu afrua qetesisht dhe me pyeti …
-mos me thuaj qe je ti?...E..ti je?...
Qesha dhe u ngrita si e marr per ta perqafuar…o zot se di cfare ndjeva…shpirti dhe zemra me gezoi shume…jashtezakonisht shume…
-te njoha qe larg….nuk ke ndryshuar fare…je po e njejta qe ishe para 9 vjetesh…
-hahahaha,nuk eshte e vertet,nese do te me pyesje perpara 5 minutave,do te te thoja se ndihem shume plak se di pse..
-jooooo!...cfare po thua?...une kam takuar shume shoqe te tuat…vijne shpesh ketu…dhe nuk I njoha,vetem kur erdhen qe me perqafuan vete…
-se di,vitet ikin teta Shpresa…e une kisha mall te vija njehere ketu…dhe me beso se jam e lumtur shume qe te takova…
-edhe une shume…sapo me behet qejfi…je rritur je zgjatur…por I ruan te njejtat tipare…ato vetullat e bukura ne maje te ballit…baluket…ata sy te qeshur…
-hahahaha faleminderit,mbase fizikisht I ruaj tiparet teta Shpresa…por shpirterisht nuk jam me ajo vajza rebele…qe rrija me dhembe perjashta gjithe kohen…jam pak me ndryshe…
-normale te keqen teta,njerzit ndryshojne…por mua me pelqeje me shume ashtu…nuk eshte per ty serioziteti…ato vetulla te ngrysura nuk te shkojne…
-hahahahaha,pse te ngrysura?... ja une po qesh…
-ke kohe te pijme nje kafe bashke?...te me flasesh per jeten tende…cfare ke bere keto kohe?...
-hahahhaa,kam kohe sa te duash…por edhe nese nuk do te kisha,per ty do ta gjeja…mmmm,jeta ime?...ka ndryshuar pa dyshim…por do te te tregoj atje ne tavoline…
E pas bisede te bukur,…ecja pergjate rruges duke kthyer koken pas…por pa u ndalur asnjehere lotet e mi…kisha shume kohe qe nuk vija aty…dhe per nje moment ndjeva mall…per c’do copez te jetuar ne ato rrugica zig-zake…e pas teta shpreses takoj rruges edhe disa te njohur te tjere…e ne bisedat me ta…u riktheva aty ku isha…9 vite me pare…fillova te qeshja me batutat e tyre…me te bukurat e asaj kohe…
-te kujtohet 80 vjetori shkolles?...me pyet nje banor I lagjes aty…(shites)
-hahahhaha,me kujtohet si jo!...qe kendova perpara shkolles si pul e ngordhur…pastaj e pash se nuk degjohesha dhe bertita…ejjjjj po kendoj une ketu…hahahahha…sa me shihnin me habi…pastaj per here te dyte e ngrita zerin me shume…
-keni qene brez I mire…shume te lidhur me njeri-tjetrin…kane ardhur dhe te tjere…por nuk krahasohen me ju…ishit te gjalle…e te bashkuar…me qe ra fjala e festoon ditelindjen sic e festoje ketu?...
-hahahaha,po por jo me ato permasa…
-mban xhaxhi mend….qe te mbusheshin duart me dhurata…vec ti dhe mesuesit dalloheshin…ata kishin festen e tyre…ti kishe ditelindjen…kur te dhuronin cokollata ti I sillje tek dyqani im…xhaxhi Pandi…merri keto cokollatat…haj ke te duash…edhe po nuk me le s’ka gje…
Ishte pasditja me e kendeshme qe kisha kaluar pas kaq kohesh…u ktheva edhe njehere ne ato rrugica qe me merrte malli shume…I takova te gjithe…qesha sa shpirti me gjeti shlodhje….dhe ndava me ata pak nga kujtimet e mia…sic mund t’iu ndodhe te gjitheve te kene nostalgji per vitet e shkolles…jane thesare te pa cmueshem….