Sa bukur te ndjesh freski vere dhe arom lulesh…sa bukur te ecesh ne rrugica te vogla te nje fshati…ku ke pambarmisht kujtime te cilat ke nevoj te brendshme ti perjetosh serisht!
Gjithmone e kam adhuruar fshatin…sidomos ne vere…kur mund te flije ne tarrac…ku gjethet dhe kokrrat e rrushit binin ne fytyre…dhe ti trembeshe per vdekje…
Femijria ka momente qe na kthehet ne memorie si shigjet…te ngulet ne shpirt por jo per te te vrar…por per te te dhuruar pak shkeputje nga te qenit I rritur…pasi thelle Brenda vetes kemi shume po shume grimca femije…pa te cilat ditet do te dukeshin bardhe dhe zi…
Ne stinen e veres…pjesen me te madhe te femijrise sime e kaloja tek njerzit e mamit…nderkohe qe te gjithe vraponin dhe gezonin per plazhin…une mezi prisja te shkoja ne fshat…
Me shpesh shkoja tek tezja…pasi edhe vajzat e saj ishin ne mosh me mua dhe motren time…shkonim te dyja…mirpo ajo nuk eshte se e donte shume fshatin…madje qante dhe bertiste me te madhe…shkojme ne shtepi fshatare dreqit…hahahahaha…se me ka pjekur dielli ketu…
Une e qetesoja per nje moment…dhe pasi 10 minutash ajo fillonte prap...dhe une nuk kisha aternativ tjeter …i kerkoja te ngjiteshim ne solet…sapo ajo vendoste kembet atje…une zbrisja me vrap dhe hiqja shkallet …hahahaha…dhe I thoja…po bertite edhe njehere do te le te flesh aty…te te han minjte… atje nuk kishte minj…mirpo une duke e ditur se ajo kishte frik…ate I thoja…sepse kur bertiste meronte fshatin…
Kur binte dielli…adhuroja te shkoja nga fushat…dhe I lutesha motres…do shkojme me kushurirat nga fushat do vish?..
-posi jo…marrim dhe ndonje kazem me vehte?...qe te mos rrim kot…
Une qeshja…mirpo kisha frik ta lija vetem…se ishte femije I prapt…
Hajde I thoja…se atje eshte nje burim me uje…qe e nxjerr ujin lart me persion…
-ncncnc,po pse nga duhet te dal uji nga posht?...tallej ajo…femij I keq perfundimisht…hahahaha…
Une mundohesha ta genjeja ne cfare do lloj forme,mirpo ishte e pa mundur…sillu mire I thoja se nuk vonohem…
Kur dilja tek porta…ajo therriste nga ballkoni….ejjjj ke harruar kazmen…dhe ikte me vrap…hahahahaha
Une Shkoja dhe kenaqesha andej…vrapoja si e cmendur…dhe kur kthehesha e gjeja motren duke luajtur futboll aty ne lagje me niprit e burrit te tezes…
Vija duart ne koke…njehere e cava me thik ate top…mirpo nuk di se ku e gjeti nje tjeter…qante si gjithmone…dhe nuk me fliste…derisa I kerkoja mamit ta merrte ne shtepi…
Ajo aq gezonte kur shihte mamin sa filonte pergatiste rrobat…dhe ne c’do palosje qe iu bente…fillonte shante fshatin neper dhembe…ika…ika fshat I poshter…mos ti pafsha me syt…le te rri kjo…te vadis lule…te e te vjeli domate….pupupu…se ca I pelqen fshatit kjo…pastaj te filloj te hedhi lekuren ne shesh duke e krruajtur….normale…dhe alergjike…dhe futet ne mes te bamjeve…pika kete pa…
Une e degjoja dhe e pyesja cfare po thua moj?...
Me terhiqte nga duart dhe mbyllte deren…dhe me ze te ulet me thonte…
-Degjo motren…hajde dhe ti…bej sikur je semur dhe hajde…
-nuk dua te vij…ik ti…une jam shume mire…
-do filloj shkolla moj…do dukesh si e percelluar…
-mos ja fut kot…ik tani…dhe mos e merzit mamin degjove
-ncncnc…kush di se di behesh…pupupu lumadhja ti…
Pasi ikte e perqafoja dhe e percillja tek porta…hajde sa je ne kohe thoshte hahahahaha….
Ditet qe nuk isha me te…me mungonte shume….se nuk kisha me ke te zihesha…me kushurirat kaloja shume mire…shkoja me ato…atje ku me pelqente me shume…shijoja rrushin Amerikan…ose me ere sic quhet ndryshe…vdisja per ate lloj rrushi…dhe dilja pasditeve neper gjithe fisin e tyre te gjere…
Pastaj me pelqente shume dhe te futesha Brenda ne sere…ishte tmerresosht shume nxehte aty Brenda…mirpo une kisha qejf se kendoja dhe kerceja lirshem aty…pasi buciste zeri nga ambjenti mbyllur…dhe kendoja me ze te larte…pa marre parasysh se me degjonte gjithe lagjia…
Nje komshie tezes qe kishte ngitur shtepine tezen…kur une ndaloja…ajo therriste…o labkeee?...pse ndalove moj te keqen te zerit sa bukur kendon..…kendoji tetes ndonje kenge tjeter…une rrija si e mekur Brenda seres…as fryma nuk me ndihej…nuk kendoja dot kur kishte njerez…ama kur kendoja…mendoja se isha si struzi.. qe vendos koken ne rere dhe trupin e le jasht…duke qene se koken e ka mbuluar…mendonte se dhe trupin e kishte keshtu…dhe puna ime…isha Brenda seres…dhe mendoja se jasht saj nuk kishte kembe robi…
Me merr malli shume te kthehem dhe njehere aty…mjafton nje arom luleje dhe une zhytem ne boten e thelle te kujtimeve…
Isha shume e lidhur me motren…dhe mami ku do qe shkonte na merrte me vete…kudo…tek njerzit e saj apo edhe te babit…
Kujtime te bukura kam kaluar edhe ne Selenice tek halla…kam ndenjur plot dy muaj…dhe jam kenaqur shume…nuk eshte se kishte lojra…apo shume fusha…por isha me kushuriren qe kishim nje mosh…dhe ne shoqerine e njera-tjetres e ndjenim veten shume mire…
Edhe tek daja…kur vdiq gjyshja (nena e mamit,pasi te babit nuk e kam njohur kurr) me une isha ne klasen e 8-te dhe e perjetova shume dhimbeshem vdekjen e saj…
Ajo ishte e mire si drita…dhe na priste me gojen mjalte…oooo kush me erdhi mua….kukullat e nenes…yjet e nenes…shpresat e nenes…sa njehere…hahahaha…motra ime…kur I tha nena shpres e nenes…ajo iken me inat…dhe shkon tek mami…
-o ma…nena me tha shpes…hahahahha (shpes I thone ndryshe shpendeve,pulave)…
Sa kujtime…mund te jene gjera te vogla…por une duke qene se e adhuroj fshatin…I kujtoj si gjerat me te bukura ne jete…ku si c’do rast…njeriu ka shansin dhe mundesine ti preki vetem njehere!,,,