Femijet dhe adoleshentet flene shume pak, dhe kjo iu shkakton probleme te renda ne shendetin e tyre, aq sa ky fakt po merr trajten e nje urgjence te vertete shendetesore.
Sipas nje sondazhi te fundit te National Sleep Foundation, 90% te prinderve amerikane jane te bindur se femijet e tyre flene normalisht. Por ne qofte se i behet e njejta pyetje femijeve, zbulohet se realiteti eshte krejt ndryshe: 60% e tyre tregon se i ze gjumi shpesh gjate dites, ndersa mbi 25% fle ne klase gjate oreve te mesimit te pakten nje here ne jave.
Gjysma e adoleshenteve fle me pak se 7 ore ne nate, ndersa tek gjimnazistet mesatarja ulet akoma me shume dhe oret e gjumit behen 6,5. Vetem 5% e adoleshenteve fle 8 ore ne nate. Eshte llogaritur se ne 30 vjetet e fundit mesatarja e oreve te gjumit tek femijet dhe adoleshentet ka rene me me shume se 1 ore.
Duke qene se truri pershkon fazen e rritjes deri ne moshen 21 vjec, edhe 1 ore gjume me pak ndikon ne menyre te konsiderueshme ne shendetin e te rinjve. Rezultatet ne shkolle perkeqesohen, qendrueshmeria emocionale bie, rreziku i obezitetit rritet, problemet qe kane te bejne me perqendrimin rriten. Disa shkencetare mendojne se gjumi i crregullt gjate rritjes shkakton ndryshime te perhershme ne tru dhe se eshte nje nga faktoret e depresionit gjate adoleshences.
Shkaqet? Shume aktivitete, shume detyra shtepie, televizor, kompjuter dhe telefon ne dhomen e gjumit etj.