O ju njerėz, frikojuni Allahut! Nėnshtrojuni Atij me dashuri dhe me respekt, duke shpresuar nė shpėrblimet e Tij dhe duke u frikuar nga ndėshkimi i Tij. Ai ėshtė Allahu, tė Cilin zemrat e adhurojnė me dashuri dhe respekt. Nėse nga natyra e zemrės ėshtė qė ta donė atė qė sillet mirė me tė, atėherė pėr ēdo mirėsi dhe pėr ēdo begati, themi se burimi i tyre ėshtė Allahu i Madhėruar: “Ēdo mirėsi qė keni, ėshtė nga Allahu”. Nahl 53.

Pra robi, detyrohet ta donė Atė pa kufi dhe ta adhuron vetėm se Atė, i Cili nuk ka shok dhe ortak. Dashuria e robit ndaj Allahut ka shenja tė cilat aludojnė nė tė. Allahu i Madhėruar thotė: “Thuaju (o Muhamed): “Nėse ju e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua, qė Allahu do t’ju dojė dhe t’jua falė gjynahet! Allahu ėshtė Falės i Madh dhe Mėshirėplotė”. Ali Imran 31.

Nga shenjat se robi e donė Allahun, ėshtė pasimi i tė Dėrguarit tė Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Tė punon me atė qė urdhėroi dhe tė largohet nga ajo qė ndaloi: “Nėse ju e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua”. Kurse ai i cili pretendon se e donė Allahun, dhe nė anėn tjetėr e kundėrshton tė Dėrguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ai ėshtė rrenacak nė atė qė e pretendon. Disa nga tė parėt tanė thanė: “Disa nga njerėzit pretenduan dashurinė ndaj Allahut, dhe Allahu e zbriti ajetin e dashurisė: “Nėse ju e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua”. Kurse ajeti: “qė Allahu do t’ju dojė dhe t’jua falė gjynahet!”, ėshtė fryti i dashurisė sė Allahut dhe dobia e saj, qė do tė thotė, se ai qė e donė Allahun, edhe Allahu ia kthen atė dashuri dhe ia falė gjynahet atij. Allahu thotė: “O besimtarė! Nėse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do tė sjellė njerėz, qė i do dhe qė e duan; tė pėrulur me besimtarėt dhe tė ashpėr me femohuesit; qė luftojnė nė rrugėn e Allahut dhe nuk i tremben qortimit tė asnjė qortuesi. Kjo ėshtė mirėsia e Allahut, tė cilėn Ai ia jep kujt tė dojė. Allahu ėshtė Bujar i madh dhe i Gjithėditur”. Maide 54.

Nė kėtė ajet fisnik, Allahu pėrmendi se dashuria e robit ndaj Zotit tė tij i pėrmban katėr shenja:

E para: Tė jetė i pėrulur me besimtarėt, qė do tė thotė, tė jetė i butė dhe i mėshirshėm me ta dhe bamirės ndaj tyre.

E dyta: Tė jetė i ashpėr me femohuesit, qė do tė thotė, tė jetė i rreptė me ta dhe t’i urren fort, ashtu si tha Allahu i Madhėruar: “janė tė ashpėr ndaj jobesimtarėve”. Fet’h 29.

E treta: Tė lufton nė rrugė tė Allahut, me shpirt, me pasuri, me gjuhė dhe me zemėr.

E katėrta: Tė mos i trembet qortimit tė asnjė qortuesi, qė do tė thotė, se tek ai nuk ndikon qortimi i njerėzve nga ajo qė e jep nga xhihadi, dhe thirrja nė fe, dhe thirrja nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja.

Pra, atė nuk e pengon asgjė qė ta vazhdon atė rrugė. Po ashtu nga shenja e sinqeritet tė dashurisė sė robit ndaj Allahut, ėshtė t’i japė pėrparėsi asaj qė e donė Allahu, para asaj qė e donė shpirti i tij dhe anon kah ajo epshi i tij. Allahu i Madhėruar thotė: “Thuaj: “Nėse etėrit tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, gratė tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj qė e keni fituar, tregtia pėr tė cilėn keni frikė se nuk do tė shkojė mirė dhe shtėpitė ku e ndieni veten rehat, janė mė tė dashura pėr ju sesa Allahu, i Dėrguari i Tij dhe lufta nė rrugėn e Tij, atėherė pritni deri sa Allahu tė sjellė vendimin (dėnimin) e Tij. Allahu nuk e udhėzon nė rrugėn e drejtė popullin e pabindur”. Teube 24.

Allahu e urdhėroi tė Dėrguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, t’i kėrcėnohet atij qė i jep pėrparėsi dashurisė sė pasurisė, familjes, farefisit, tregtisė, shtėpisė, para dashurisė sė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, dhe veprave tė cilat i detyroi dhe i donė vet Ai, si xhihadi, hixhreti, etj. Ibėn Kethiri, Allahu e mėshiroftė, nė komentin e kėtij ajeti thotė: “Nėse kėto gjėra janė: “mė tė dashura pėr ju sesa Allahu, i Dėrguari i Tij dhe lufta nė rrugėn e Tij, atėherė pritni”, d.m.th. pritni se ēfarė dėnimi do t’ju vjen.

Kjo ėshtė arsyeja se pse tė parėt tanė nga ensarėt dhe muhaxhirėt dhe ata qė i pasuan me tė mirė, i dhanė pėrparėsi asaj qė e donė Allahu, para asaj qė e donė shpirti i tyre. Ata e flijuan veten dhe pasurinė pėr luftė nė rrugė tė Allahut, i lanė shtėpitė dhe vatanin qė ta kėnaqin Allahun dhe t’i ndihmojnė tė Dėrguarit tė Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Allahu tha pėr ta: “Pikėrisht ata janė besimtarėt e sinqertė”. Hashėr 8. Krahasojeni gjendjen tonė me gjendjen e tyre tė sinqertėve.

Shumica nga ne i jep pėrparėsi epshit karshi nėnshtrimit ndaj Allahut. Nėse thėrritet pėr nė namaz nė xhami, i jep pėrparėsi gjumit apo dėfrimit, apo pushimit, dhe nuk del pėr nė namaz dhe nuk i pėrgjigjet thirrjes sė Allahut, po i pėrgjigjet thirrjes sė shejtanit dhe epshit tė vet. Nėse thirret pėr nė namaz, duke qenė ai nė tregtinė e vet apo nė punė, i jep pėrparėsi nevojave tė dynjasė para atyre tė ahiretit, bėn shitblerje pėr ēėshtje tė dynjasė dhe nuk shkon nė xhami pėr namaz dhe i bėn mėkat Zotit tė tij: “O besimtarė, kur tė thirreni pėr (tė falur) namazin (e xhumasė) nė ditėn e premte, nxitoni pėr ta pėrmendur Allahun dhe pezulloni tregtinė!”. Xhumua 9. Tregtari, i cili e fiton pasurinė nėpėrmjet rrugėve tė ndaluara, si kamata, ryshfeti dhe gėnjeshtra, vetėm se i ka dhėnė pėrparėsi dashurisė sė pasurisė karshi dashurisė sė Allahut dhe e ka harruar fjalėn e Allahut: “Ata qė bėhen koprracė me tė mirat qė ua ka dhėnė Allahu, kurrsesi tė mos mendojnė se kėshtu ėshtė mė mirė pėr ta! Jo, kjo ėshtė mė keq pėr ata! Ajo qė kanė grumbulluar do t’u ngarkohet atyre nė qafė Ditėn e Kiametit. E Allahut ėshtė trashėgimia e qiejve dhe e Tokės dhe Allahu e di mirė ē’punoni ju”. Ali Imran 180.

Prindi kur urdhėrohet t’i detyron fėmijėt e tij ta falin namazin dhe tė prezantojnė nė xhami dhe t’i shpėtojnė nga zjarri i Xhehenemit, ashtu si tha Allahu: “O ju, qė besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt”. Tehrim 6, dhe po ashtu i Dėrguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i cili ka thėnė: “Urdhėroni fėmijėt tuaj pėr namaz kur t'i kenė shtatė vjet, kurse detyroni me forcė (rrihni) kur t'i bėjnė dhjetė vjet..”, dhe ai aspak nuk mėrzitet me kėto urdhėresa dhe i len fėmijėt tė dėfrehen dhe tė lozin nėpėr shtėpi dhe tė mos prezantojnė nė namaz dhe nė xhami, ai vetėm se i ka dhėnė pėrparėsi dashurisė sė fėmijėve karshi asaj tė Allahut. Lėnia e fėmijėve nė atė gjendje, dhe mos zemėrimi i tij pėr lėnien e namazit, dhe mosinteresimi i tij pėr atė se fėmija nuk i pėrfill detyrimet dhe i bėn gjynah Allahut, aludon nė atė se dashuria ndaj fėmijėve ėshtė mė e fortė se sa ajo e Allahut.

Kur Ibrahimi, alejhi selam, u urdhėrua tė flijon tė birin pėr hir tė Allahut, tė cilin ia kishte pas dhuruar pas shumė viteve, ai nuk hezitoi aspak qė t’i pėrgjigjet thirrjes dhe urdhrit tė Allahut. Kur doli nė shesh nijeti i tij i sinqertė, Allahu ia zėvendėsoi urdhrin me therjen e njė kurbani nga delet, dhe e pėrgėzoi me lindjen e njė fėmije, me Is’hakun, alejhi selam, dhe pas tij me lindjen e Jakupit, alejhi selam. Kjo e tėra erdhi nga bereqeti i nėnshtrimit tė urdhrave tė Allahut, dhe nga dhėnia pėrparėsi dashurisė sė Allahut karshi asaj tė fėmijėve.

O ju robėrit e Allahut, ashtu si detyrohet dashuria ndaj Allahut, detyrohet dashuria edhe ndaj tė Dėrguarit tė Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi ty. Ajo ėshtė pasuese e dashurisė sė Allahut dhe pjesė e patjetėrsueshme e saj. Enes ibėn Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėrcjell se i Dėrguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Nuk ka besuar askush nga ju, derisa tė bėhem mė i dashur pėr tė se sa prindėrit, fėmijėt dhe mbarė njerėzimi”.

Shėnon imam Buhariu, Allahu e mėshiroftė, nė librin e tij se Omer ibėn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i tha tė Dėrguarit tė Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė: Pėr Zotin, ti je mė i dashur tek unė se ēdo gjė me pėrjashtim tė vetes sime. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Jo, pasha Atė, nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nuk do tė jesh besimtarė i mirė pėrderisa unė tė mos jem edhe mė i dashur se sa vetja jote”. Omeri tha: Tani o i Dėrguari i Allahut je edhe mė i dashur se sa vetja ime. “Tani o Omer (u plotėsua besimi yt)”. Ia ktheu Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ėshtė ai i cili na mėsoi mirėsinė dhe na udhėzoi kah ajo, dhe na mėsoi rrugėn e shpėtimit dhe tė lumturisė, dhe na paralajmėroi nga sherri dhe shkatėrrimi. Besimi nė tė e bėn tė detyruar pasimin dhe nėnshtrimin, dhe ai qė e pretendon dashurinė pa mos e pasuar atė, apo ai qė e pretendon dashurinė e tij dhe nuk kapet pėr traditėn e tij dhe nuk e len risinė, ai ėshtė rrenacak nė atė qė e pretendon, ngase dashuria ndaj tij, e bėn tė detyruar qė tė veprohet ajo nė tė cilėn ai urdhėroi, dhe e bėn tė detyruar largimin nga ajo qė ndaloi. Allahu tha: “Kush i bindet tė Dėrguarit, i ėshtė bindur Allahut”. Nisa 80. Pra ai qė e pretendon dashurinė dhe e kundėrshton traditėn e tij, dhe punon me risi e lajthitje, ai ėshtė rrenacak nė atė qė e pretendon.

Shenjė tjetėr qė aludon nė atė se robi e donė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ėshtė ta donė atė qė e donė Allahu dhe i Dėrguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Allahu i donė bamirėsit, i donė tė devotshmit, i donė tė penduarit dhe i donė tė pastruarit. Kurani dhe Syneti janė tė stėrmbushura me pėrmendjen e asaj qė e donė Allahu nga besimtarėt dhe nga veprat e tyre dhe nga morali i tyre. Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėrcjell se i Dėrguari e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Te cili gjinden tre gjėra do tė shijon ėmbėlsinė e besimit: ta do Allahun dhe Pejgamberin ma shumė se ēdo gjė; ta do njė njeri vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urren tė kthehet nė kufėr ashtu siē urren tė hedhet nė zjarr”. Ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Kush donė pėr Allah, dhe urren pėr Allah, dhe miqėson pėr Allah, dhe armiqėson pėr Allah, me kėtė e arrin miqėsinė e Allahut. Nuk mundesh tė gjesh rob i cili e shijoi ėmbėlsinė e imanit, edhe nėse ai nga namazi dhe agjėrimi ka bagazh tė madh, derisa tė realizohet ajo.

Shumica e njerėzve vėllazėrinė e bėjnė pėr dynja dhe pėr kėtė arsye nuk gjejnė asgjė nė shpirtrat e tyre”. Pra ai qė e donė Allahun, donė pėr hir tė Tij, miqėson pėr hir tė Tij, urren pėr hir tė Tij dhe i armiqėson armiqtė e Tij. Ai i cili ėshtė kėshtu, atėherė Allahu do ta miqėson, dhe ai qė nuk ėshtė kėshtu, Allahu nuk e miqėson, dhe kur Allahu nuk e miqėson, atėherė e miqėsojnė armiqtė e Tij. Allahu i Madhėruar thotė. “Allahu ėshtė Mbrojtėsi i atyre qė besojnė. Ai i nxjerr ata nga errėsira nė dritė. Sa pėr ata qė nuk besojnė, mbrojtėsi i tyre ėshtė djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie nė errėsirė. Kėta janė banorėt e Zjarrit (tė Xhehenemit), ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė”. Bekare 257.

Nga shenjat qė aludojnė nė dashurinė e Allahut, ėshtė urrejtja e asaj qė e urren Allahu nga njerėzit dhe veprat dhe thėniet. Allahu i Madhėruar thotė. “Mos i trajto njerėzit me nėnēmim dhe mos ec nė tokė me mendjemadhėsi, se Allahu nuk i do mendjemėdhenjtė e mburracakėt!”. Llokman 18, dhe thotė: “Allahu nuk i do punėmbrapshtėt”. Ali Imran 57, dhe thotė. “Allahu nuk e do shkatėrrimin”. Bekare 205. Besimtari i cili e donė Allahun detyrohet ta urren atė qė e urren Allahu. Allahu thotė: “O besimtarė, mos i bėni miq armiqtė e Mi dhe tuajėt, duke u shprehur atyre dashuri”. Mumtehine 1, dhe poashtu thotė. “O besimtarė, mos i bėni miq ata njerėz me tė cilėt Allahu ėshtė i zemėruar”. Mumtehine 13, dhe tha: “Nuk gjen njerėz, qė besojnė nė Allahun dhe nė Ditėn e Fundit, qė tė ushqejnė dashuri ndaj atyre, tė cilėt kundėrshtojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e tij, edhe nė qofshin ata etėrit e tyre ose bijtė e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre”. Muxhadile 22. Nė kėto ajete, Allahu e detyroi urrejtjen e armiqve tė Allahut, nga jobesimtarėt e hipokritėt dhe mendjemėdhenjtė, edhe po tė ishin ata nga mė tė afėrmit e farefisi.

Po ashtu Allahu ua detyroi besimtarėve urrejtjen e gjynaheve, dhe mėkateve, dhe tė ligės, e tė keqes, ngase Allahu ato i urren. Dijeni se ēdo dashuri e cila ėshtė e krijuar mbi mėkat ndaj Allahut, do tė shndėrrohet nė armiqėsi Ditėn e Kiametit. Allahu thotė. “Atė Ditė miqtė do tė bėhen armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē tė drejtėve, qė e kanė pasur frikė Allahun”. Zuhruf 67, dhe thotė: “Atė Ditė keqbėrėsi do tė hajė gishtat e duarve tė veta, duke thėnė: “Ah, sikur ta kisha marrė rrugėn (e drejtė) me tė Dėrguarin! Ah, sikur tė mos e kisha bėrė filanin mik! Ai mė ka larguar nga Kėshilla (Kurani) qė mė kishte ardhur!” Nė tė vėrtetė, djalli e braktis gjithmonė njeriun nė ēastin e nevojės”. Furkan 27-29. Pėr kėtė arsye njeriu duhet tė jetė shumė i kujdesshėm se mė kė po shoqėrohet, ngase njeriu do tė jetė me atė qe donė Ditėn e Kiametit.

Ibėn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, i numėroi dhjetė shkaqe tė cilat ta mundėsojnė ta arrish dashurinė e Allahut:

1. Leximi i Kuranit dhe meditimi i tij.

2. Afrimi kah Allahu me vepra vullnetare, pasi tė kryhen farzet.

3. Vazhdimi i pėrmendjes sė Allahut me zemėr, gjuhė dhe vepėr.

4. Dhėnia pėrparėsi dashurisė sė Allahut karshi dashurisė sė shpirtit.

5. Meditimi nė emrat dhe cilėsitė e Allahut. Ai qė e njeh Allahun me emrat dhe cilėsitė e Tij dhe veprimtarinė e Tij, s’ka dyshim se do ta donė Allahun.

6. Meditimi nė begatitė e Allahut. Nuk ka dyshim se meditimi nė t,o nxit nė dashurinė e krijuesit tė tyre.

7. Pėrulja e zemrės para Allahut tė Madhėruar.

8. Vetmia me Allahun nė kohėn kur zbret Allahu, nė pjesėn e tretė tė natės, duke lexuar Kuran apo duke iu lutur pėr falje dhe mėshirė.

9. Ndeja me njerėz tė devotshėm dhe tė mirė dhe shoqėrimi i tyre.

10. Largimi nga ēdo gjė qė mundet tė ndėrhyn mes robit dhe Allahut. Kapuni pėr kėto shkaqe me qėllim qė ta arrini dashurinė e Allahut tė Madhėruar dhe t’ju largoni tė kundėrtės sė saj!

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja. Irfan JAHIU