Ndoshta nuk duhet domosdoshmerisht te jemi njerez te mencur…kur nje copez cmendurie na dergon ne pa kufij…
“Cmendurite” jane pjese e karakterit njerezor…ndoshta te te vetmes krijes prej gjaku dhe mishi…dikush I shpreh se paku…e dikush I fsheh sa te mund…ama thelle Brenda vetes dicka e levizshme na therret te thyejme guacken qe na prangos…per te bere ate qe adhruojme me se shumti…pak shume pak cmenduri te mencur…
Ne shtete dhe qytete te medha…”cmendurite” e tua jane te pa dukshme…jo sepse nuk I shohin…por sepse I ndjejne si ty…dhe lirin,buzeqeshjet,jeten te gjithe e adhruojne…dhe mundohen ta jetojne sipas menyres me te mire te mundshme…
Ne shtete te vogla…e ne qytete “mikroskopike”…cmendurit e tua kalojne ne ekstrem…madje edhe pa u shprehur pa e hapur fare gojen…te shohin me nje sy kureshtar…nuk te lejojne te mendosh pak vetem…por thyejne xhamat e heshtjes tende…ne mijra pyetje…ne mijra dyshime…sa ti ne fund nuk di cfare pergjigje te japesh…pasi as ti vete nuk dije se cfare ishe duke menduar…pyetjet e shumta I shtypen gjithe mendimet e tua…I bene balt…dhe truri shume I lodhur lekundet te mbledhi ndonje topth balte per te shuar kureshtjet manjake…te pa zota per te punuar me trurin e vete…kerkojne,gerrmojne te plackisnin qetesine tende…qe nuk vret…nuk ofendon…nuk bertet…por vetem qetesohet duke bere pak paus per te hapur krah…larg…pak larg…
Ndryshimi mes qyteteve nuk jane siperfaqet…por mentalitetet qe ajo “fole grenxhash”… qe mbart ne trupin e saj…
Mirpo…ne c’do hapsir egziston nje vend ku e vemtja qetesi qe te ofrohet jane ikonat dhe shtepia e zotit…
Ne momentin e pare qe afrohem ne deren e Kishes…ndjej nje frymarrje…nje lehtesim…qe pervec se aty nuk gjendet askund…
Kenaqem shume…kur ne Kish jam vetem une dhe ikonat qe me shoqerojne me sy te heshtur…por me zemren te hapur per te me degjuar…
Une bisedoj gjate…ulem aty ne nje karrige bosh qe me prźt…megjithse te gjitha bosh jane…por une ulem aty ku ulem perhere…e filloj ate ritualin e zakonshem te lutjeve dhe falenderimeve te mia te gjata…
Nuk shqetesohem nese kur jam duke biseduar me vehte…do te me degjojne ata qe hyjne…sepse eshte I vetmi vend…ku te gjithe hyjne “lakuriq” ne shpirtrat e tyre…te cliruar…dhe ne nevoj te plot per te biseduar me zotin…
Prej andej nese do te mundja nuk do te dilja kurr…por dal…dhe sapo kaloj ate port…serisht sy kureshtar kudo…e ne ato sy…ka mijra pyetje serisht…mirpo njerez te dashur!!...pse nuk e dhuroni kohen ne te tilla vende?...pse e humbisni me shikime dhe pyetje pa vlere?...
Beni dicka te mire ne jeten tuaj…ose nese nuk mund te beni dicka te mire...ju lutem mos beni keq…

Ka njerez qe adhurojne te qendrojne vetem…mos eshte gabim?...
Ka njerez qe adhurojne te ecin te lagur ne shi?...mos eshte edhe kjo gabim?...
Ka njerez qe e duan jeten…pa varisht se jeta kurr nuk I ka dashur ata…mos eshte gabim te luftosh?...te ecesh?...te kerkosh ate qe te eshte mohuar?....
Edhe nese eshte gabim…kush je ti per ta vlersuar,gjykuar,apo ndjekur hap pas hapi sikur te ishe hija e tij?...
E di cfare?...ndoshta njerzit nuk jane aq te guximshem sa te te perplasin ne fytyre mllefet e tyre…por zoti po…ai nuk njeh meshir…sepse eshte I drejte…dhe ka qene perhere gjykates I drejtesise…