Nate e Ftohte!!!....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Nate e Ftohte!!!....

    Receta Gatimi

    Mbremja erdhi serisht…e te gjen te strukur ne ate endrren e bute te te menduarit…te menduarit te gjerave,atyre substancave qe harmonizojne,zbukurojne jetet tona
    Mbremja vjen serisht dhe perhere mbetemi besnik te vetvetes,miq te pa ndashem te vetmise…shpirtrat jane dy…ama trupi perhere eshte I destinuar te jete 1…
    Sot filloi I ftohti I ashper…prej frymave te njerezve shihej ai avull I ngrohte qe tregon se trupat ende jane gjalle,qe verteton edhe njehere se edhe pse thithim ftohte…ne serisht ngrohtesi nxjerrim prej shpirtit
    Ecja pergjate rrugeve te qytetit…pa kurizitet…mirpo syt e perhumbur arrijne te shohin pertej asaj qe duam…e shihen qarte se edhe pse ftohte fytyrat e imta te femijve buzeqeshin,te bejne me dije se acari nuk ngrijne duart dhe zemrat e tyre te vogla…
    Ama me te rriturit nuk ndodhe keshtu…I ftohti pa meshirshem ngrin buzeqeshjet,than ajrin rreth teje,e as caji I ngrohte nuk mundet te te shkrij akujt e krijuar…
    Ecja dhe mendimet fluturonin kuturu…dite qe ikin…dite qe vijne…e dite qe me nuk kthehen…dhe mos u kthefshin…
    Dite qe tregojne se vitet shkuan,se nuk jemi me aq te vegjel,e se koha kur vraponim me eren,ne nje cast u ndal…sot vrapojme…por te fjetur mes mendimeve qe mberthejne qenien tende,per ti rrefyer se bota eshte marr…e ne kete bote te marr jemi te pa dukshem,e te etur per liri…
    Liri per te qeshur,liri per te vrapuar,liri per te kenduar rrugeve…sikur te ishe I vetmi person ne trotuar…
    Te etur per te bertitur…te etur per te gerthitur,e te malluar per nje fjale…per nje fjale te pa degjuar me pare…e per sy…qe qeshin…shkrijne akujt e zemres tende…
    Mesnata erdhi serisht,dhe mes mijra gjerash…une zgjedhe te beje kete…shkruaj cfare duhet te shkruaj…e nuk shkruaj cfare dua te shkruaj…sepse qe e vogel me eshte bere I qarte ndryshimi midis…te jesh dhe te dukesh…une nuk di ti ngaterroj asnjehere…ama mes te dyjave pergjithsisht kam zgjedhur te dukem…sepse askujt nuk I hyjne ne xhep cfare ndjesish ke ti…njerzit kane mjaftueshem probleme per te zgjidhur edhe te tuat…
    Buzeqeshjet mos I kurseni…ka njerez qe dehen pas tyre…ka njerez qe lodhen nga to…ka njerez qe I ngrijne ato…mirpo ju mos I kurseni…duhet te ecni me mendimin se buzeqeshja ime do te shkrij akujt e tu…do thyej heshtjen…e do jemi miq te perhershem…
    Sot ecja dhe e humbur shihja se sa I bukur dukej qyteti ne nje cast…askush nuk vinte re hutimin tim…sepse nuk eshte me lajm I pare…dikush ecen ne boten e tij…realiteti e ka derguar nuk dihet se ku
    Nese do te ndodheshit buze detit,oh nuk do te ndjenit vetmi kurrsesi…aty kemi cfare na duhet…nje heshtje te ndjere…nje mike pa fjale…e nje thellesi te humbur…ku fjalet dhe mendimet e tua…ai I gropos aty…ne trupin e tij…qe nuk ndjen te ngopur nga mendime njerzish…eshte I uritur per to…sikunder edhe njerzit per te…
    Mbyllini syt per nje cast…mendoni se sa e erret duket bota me sy mbyllur…hapini syt pastaj…dhe gjithcka merr pamje tjeter…jemi me fat qe shohim themi shpesh…ama ajo cfare na ofrohet…eshte nje pamje vdekur piktoreske…
    Mesnata erdhi…dhe strehimi im u gdhend…sikunder edhe strehimi juaj…une nje vajze…nje femer…qe perceptohet shume thjesht…nje femer si c’do femer…me zemren plot…per te mos u zbrazur kurr…
    Sepse femra keshtu eshte…miresia buron thell..e eshte burim qe nuk thahet kurr…edhe pse factor te ndryshem perpiqen ta thajne si bimen shpirtin e saj…
    Ne kemi shpirt luftarak…dime te qeshim kur na qahet…dim te rrijme qete kur duam te ulurasim…e dim te dhurojme frym edhe kur na I marrin…
    Kemi gabime sa te duash…ose gabim jemi qe kur lindem…mirpo zoti nuk mundet te te dhuroj nje parajs pa mekate…sepse nuk ka parajs pa mekate…e ne jemi mekati me I brisht…mekati me pa fjale…e parajsa me e kuruar e pare ndonjehere…
    Ecja dhe mendoja se sa I bukur duket qyteti I lagur ne shi…te ngjan kaq shume me vehten…sepse pas shiut qyteti pastrohet…clirohet…e shkelqen…dhe njeriu keshtu eshte…pas syve me lot…shpirti gjen paqen dhe ngrohtesine e munguar…e shpirtrat fluturojne te lire…si zogjte qe vijne me pranveren…
    Mesnata erdhi serisht…dhe nuk ka arsye te na ndrydh…ne jemi miresi,jemi drite…e jemi diell…s’ka shi ne bote te lag shpirtrat tane…te etur per buzeqeshje…e per pak krah te ngrohte…ku te te shtrengojne e te te bejne me dije…se jane me ty..per te te dhene dashuri,mbrojtje…e gjithcka qeteson shpirtin tend…qe pas mesnate te beje gjume te mire…e me endrra te arta…si femija ne krahet e nenes…oh,pak oksigjen te munguar…kuptohet jo ne sasi…por ne cilesi…diferenca eshte si tani…dita dhe nata…shiu dhe dielli…por s’prish pune…ne jemi te afte te gjejme grimca cilesie…ne qiejt tane…

  2. #2
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    e bukur

  3. #3
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    mir e ke ti, nat e ftoht ka qen mbrem

    shum e bukur, megjithse se kam lexuar akoma

  4. #4
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga TraHaNa Lexo postimin
    e bukur
    Faleminderit

    - - - Updated - - -

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    mir e ke ti, nat e ftoht ka qen mbrem

    shum e bukur, megjithse se kam lexuar akoma
    hahahha sa gjysma menc je prz ...e di?...eshte vlersim absolut te thuash shume e bukur duke e nisur nga titulli ...imagjino sa e bukur te eshte dukur kur e ke lexuar hahahahahha
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Auroraa; 28-11-2013 mė 10:49 PM.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ne nje nate te qete...ne nje qiell plot yje....
    Nga labja nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 29-10-2014, 09:58 PM
  2. Nje nate sex apo nje darke me shoqerine?
    Nga Al Capone nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-05-2013, 07:30 PM
  3. Me mer kete nate
    Nga landi i nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-03-2013, 06:58 PM
  4. Sa me pihet nje birre e ftohte...
    Nga erinda nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 08-03-2012, 08:39 PM