Motres Sime...


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Motres Sime...

    Receta Gatimi

    Bukuroshja ime e vogel…sa me ka marr malli per ty…nishania ime e bukur!
    Te degjoj zerin c’do dite dhe kenaqem qe je mire…e qe jeton ne harmoni me familjen tende!...
    U be kohe se nuk jemi me prane si me pare…jeta eshte e veshtire ndonjehere…por kjo nuk me ka penguar te te dua shume…
    Jemi ndryshe nga njera-tjetra…shume ndryshe…por dashurine qe kemi ne zemer e kemi te pa kufij…
    Ne kemi vetem 2 vite diferenc moshe... mirpo nuk e dija pse te konsideroja si te vogel,e doja te te mbroja nga kushdo…dhe shoqet I kishim te perbashketa derisa vjen nje moment dhe jeta per ne dhuroi drejtime te ndryshme…
    Kur me dhuronin dicka,une menjehere I thoja…po motres sime?...nuk e prekja me dore nese nuk me jepnin dicka edhe per ty…
    Nishania ime e bukur…keshtu te thoja shpesh…se ke nje nishan te madhe ne mes te ballit…ke nje fytyre te qeshur e te bukur,nuk merzitesh kurr…je energjike…edhe pse lodheshe gjithe diten…kur vije ne shtepi na luteshe mua dhe mamit eja te dalim…nuk rrije dot mbyllur…madje na bertisje…”o zot cfare njerzish jeni keshtu,vetem te rrini kycur ne shtepi doni…
    Dilnim dhe shkonim deri ne fund te Vlores…nuk ndjeje lodhje kurr…madje te pelqente qe xhirot ti benim si fis…mblidhje gjithe femrat e fisit dhe krijonim nje varg te madhe…hahahaha sa qeshja me ty,
    Pastaj ishe ti,qe pas xhiros thoje…do kenaqim edhe pak vellain e vogel…shkonim tek “luna Park”…te bente xhiro S…me makina…sa gezonte o zot…dhe ti thoje shpesh do punoj 1 jave vetem per te…te luaj ai ketu me cfare te doj…do ti paguaj une…
    Kishe nje tip mjaft energjik…te pa lodhur…doje vetem muzik,dhe te qeshura …kur organizohej ndonje gje e bukur ne vere ne qytet,doje te dilje me shoqet,beje 3 ore sherr me mamin dhe me ne fund e arrije qellimin…dilje me to..dhe une ngushelloja mamin hahahaha….e cila thonte pse nuk eshte dhe ajo e urte si ty?...pse?...ja ti je me e madhe dhe rri ne shtepi lexon…ajo e ka mendjen te beje tralala…sa qeshja me mamin…se merrte nje karrige dhe rrinte ne ballkon…duke folur me vehte….mire vete qe nuk flinte…por as mua nuk me linte rehat…beji zile me thonte…po vjen?...
    Sa me ka marre malli per ty…per kohet qe kalonim bashke…per kafet qe pinim pa sheqer…dhe kur uleshim ne tavoline ti thoje…”kam gjellen dhe kam marr 1 fet buke…mos ma prek me dore…se dua te dij sa ha”…hahahahaha une qeshja…
    Aq sa energjike je,aq edhe e ndjeshme…mirpo ndryshe nga une qe qaja dhe per guret e rruges sa edhe ti talleshe me mua,o zot…na turpurove thoje..le nam…ku e njeh ti qe qan per ate tjetrin?...ncncnc sa keq me vjen per ty thoje,
    ti I kapercen dhembjen ne fyt…dhe rrall sheh lot ne syrin tend…sa ndonjehere te bertisja….gur ke ne vend te zemres?...bene pjese ndonjehere ne kete panet…ti nuk flisje…por ikje dhe rrije buze detit derisa ishim qetesuar te dyja…
    e vogla e motres,sa me ka marr malli…me kujtohet dita kur u martove…ishte nje kohe kaq e shpejt…dasem per 12 dite…s’ishte degjuar me pare…ne daten 1 u caktua dita e dasmes…ne 12 martoheshe ti…e ne 13 do ikje per te te mos pare me per 3 vite me radhe…oh sa e kam vuajtur largimin tend!....nuk e shihja dot shtepine pa ty…ishte bosh,e shemtuar…pa jete…nuk ndihej me e qeshura jote….oh sa kam qare….
    Ne dasmen tende ishim te hallakatur te gjithe…cfare duhet te benim me perpara…ti rrije ne nje kend…ku askush nuk te vinte re…u ktheve ne manikine…ne ishim ne levizje pa te pyetur ndonjehere a I ishe mire?...
    U dobesove,u trete…sepse nuk po e kuptoje dot cfare po ndodhte keshtu ne jeten tende…megjithse njeriun e jetes e doje shume…te donte shume…prap s’po e kuptoje dot cfare po behej…
    Ngarkesa e gjithe puneve e organizimit na kaloi te gjitheve…duhet te isha gjithandej…te gjithe ishin te zene…derisa nje dite te hodha syt rastesisht dhe ti rrije si e ngrire…nuk levizje…te flisja ti nuk pergjigjeshe…te lekundja ti serisht jo…ishim ne shtepi vetem une dhe ti…o zot u tremba per vdekje…cfare te ndodhi vall…dhe e vetmja gje qe me shkoi ne mendje ishte te te gjuaja me shpulla…mbase keshtu do ndjeje dhembje dhe do permendeshe…
    Te gjuajta disa here,dhe lotet me binin mbi buze…duart me dridheshin…se thoja me vehte,o zot ka fuqi te duroj shpullat e mia…mos eshte pa ngrene?...
    S;dija c’te te beja…kishe ngrire…te gjuajta se di sa here…derisa ngrite syt dhe me the…faleminderit qe me permende…hapa syt…e te mora ne krah…sa e dobet ishe sa dukej sikur mbaja nje femije ne krah…o zot…
    Pastaj te dhash dicka per te ngrene…dhe nuk harroj momentin kur erdhi mami ne shtepi…dhe I the duke qeshur..”o ma…kjo me rrahu!....ajo hapi syt…hahahahha une e kujtoj edhe tani dhe qesh me vehte…
    Pastaj e more veten…dhe ne dasmen tende,ke kercyer aq shume…sa I cmende te gjithe…harrove se ishte dasma jote…dhe nuset nuk kercejn aq shume…ti kerceje…ishe e pa lodhur…dhe u binde me ne fund se kishe nje njeri shok jete te mrekullueshem,te qete,te dashur sic ti e meritoje…kishte edhe emer te bukur…hahahahaha se ti keshtu thoje…do martohem me nje djale qe te jete I mire dhe te kete emer te bukur!...dhe zoti te degjoi…
    E me vone te bekoi me nje femije te embel…te bukur…e te mire…qe une e dua kaq shume…kaq shume…sa veren e kaluar kur erdhet…me cmendi…nuk rrinte ne nje vend…I kam ngjitur dhe zbritur ato shkall kush di sa here…se donte te luante top perpara pallatit…dhe e forta kush ishte?...donte te luante me mua…luante ai 3 vjeci…luaja edhe une 30 vjecja c’ti besh hahahahaa!...
    Motra ime,keto fjale I kam per ty…
    Nuk do mjaftonin asnjehere faqet te te shkruaja se sa te dua dhe se sa me mungon…
    Me mungon “hahahaha” jote e gjalle…sa puntore ishe…I beje ato gjerat me kujdes…e me merak…ne shtepi nuk gatuaje kurr gjelle…I kishim te ndara gjerat…une beja te kripurat…e ti te emblat…sa kerciste sheqeri dhe mielli gjithandej…por ne fund nxirrje gjithmone kek te mire shume!...
    Cfare uron motra per ty!...
    Me te mirat e kesaj bote…te duash,te te duan dhe te jesh e respektuar nga te gjithe…te te mbajne ne maj te krahut si tani…e une te kenaqem kur njerzit me te cilet jeton te duan shume…e nuk te leshojne nga goja…
    Te kalosh nje jete plot dashuri me njeriun e jetes tende…dhe jam e bindur se ashtu do te jete…pasi ai eshte I vecant te do sa dhe vete jeten e tij…
    Uroj tjeter,te jemi serisht bashke…te mos na ndajne kufijte e urryeshem…por te jemi te 4 bashke…afer mamit…te vish edhe ti..edhe vellai madhe…e te jemi perhere bashke…sic kemi qene…mua me mungoni shume…sepse ne shtepine e mamit ka rene qetesi e madhe…kur jeni ju sec krijohet nje zhurm e adhurueshme…te cilen une e dua kaq shume…

  2. #2
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anëtarësimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    sinqerisht me mallengjeve

    ps. dale te mare ne tel pakez keta te mite

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Dashurija e Motres!!
    Nga labja në forum Bota shpirtërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2013, 08:38 AM
  2. Miku i zemres sime....
    Nga erinda në forum Krijimtaria juaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2012, 10:13 AM
  3. POEZI KUSHTUAR MESUESES SIME TE HISTORISE
    Nga andi_pg në forum Letërsia shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2011, 09:42 PM