Ka shume arsye qe ne jete detyrojne njeriun te veproj ne nje menyre te caktuar…ka shume momentet qe pa dyshim c’do second,ore,e dite te duken te ftohta si ky Dhjetor I acarte…
Sepse e dime…se njeriu eshte nje krijes komplekse…brenda te cilit ka ndergjegje dhe jo ndergjeje…thirrje te brendshme e te jashtme qe perplasen dhunshem mbi krijesen e gjore…
Dhjetorin do ta krahasoja me vete emrin e tij…”10 ore”…10 ore per te kuptuar se sa sekonda ecin per te kapur 10 orshin…se sa cuditshem kercasin akrepat ne heshtjen qe vret…ne heshtjen qe dhemb…ne heshtjen qe thyen c’do copez gjumi ne syrin tend…
C’do ore qe kalon te duket se te kthen aty ku nisi…ne nje pike pa referim…ne nje pike pa pike…e ne nje nisje te akullt…te zbrazet e pa jete…
Dhjetori,ky muaj I ftohte…I prurjeve te medha…qe c’do rreze dielli e kerkon si ajrin…te te ngroh pak shpirtin qe u bene dite qe ndjen ftohte…
Ndodhe qe ne momente te caktuara te mos reagosh…te kthehesh ne nje statuj mermeri ose allcie…ku c’do minut qe kalon nuk te bene pershtypje…vazhdon e ndjek ate ritualin e zakonshem te nje dite te ngarkuar por aspak te gjalle…
Nuk provon me asgje…ndjenjat e tua diku u ngrijne…u coptuan ne copa te vogla akujsh e u flaken tutje pa meshir…ti je koshiente se per here te pare ne jeten tende…ndjeve ftohte…ndjeve shume ftohte…ku mijra pyetje linden ne te 100 e sekondit…pse?...ose jo pse?....sepse pse dihet…dhembja qenka e thell kur restua kthehet me te njeten menyre…dikur ti mbylle dyert…e mendoje se ishe perendesh e botes…kishe ne duar nje celes se te bente te ndiheshe padrone e botes…
Cfare ndodhe?...ohhh,ndodhe ajo qe nuk prisje…kishe menduar fundin e botes,,,permbytje…vdekje…ama vetem te te mbylleshin dyer me te njetin celes qe posedoje ti…jo!!...kjo as ne enderr nuk bente pjese ne ty…sepse ti gabimisht i/e dashur njeri…ke vrar shpirtin e dikujt tjeter…duke e kthyer ne heshtje ate qe ngrite me fjale…e duke luajtur me fjale…ate qe ktheve ne heshtje…
Nuk eshte jeta keshtu vajze e dashur…joooo…ke kuptuar gabim disa gjera shume te thjeshta per tu pare…e per tu ndjere…ti ne ate moment le te themi se luaje me jo ndergjegjen…me pa pjekurine qe nuk te ka hije…sepse aty nuk ishe ti…ishte nje vajze lozonjare adoleshente e pa gdhendur…qe fitoi nje zemer…kishte fituar ne fakt shume te tilla…dhe pa dashur…gjithe ai keshtjell qe ngrite perpara syve te tu…ra ne trupin tend…duke te coptuar c’do copez jete tek ty…duke te demtuar gjithcka qe jeton tek ty…e kjo eshte thjesht pa kujdesia jote per te vlersuar njerzit sado pak ata njerez qe te dhane jete kur dikush gabimisht…si nje cigare thithi shpirtin tend…
Dhembja me e madhe e njeriut eshte:…kur ti I bene gabimisht nje pa drejtesi dikujt tjeter…dhe ai me qetesine me te madhe…e kthen me te njejten menyre…ashtu pa fjale…me nje klikim te vetem…
Ty nuk te mbetet fjale me per te folur,as lot me per te derdhur…gjithcka deperton aq ashper dhe vrastare ne shpirt sa te bluan kockat si therrime buke…e ty nuk te mbetet me asgje…vec se c’do dite te shohesh se si shpirti yt vdes para trupit…perpara nje trupi te gjalle…mish me kocka…por Brenda I vrar keq…masakruar keq…duke bere te mundur keshtu te thuash “me fal” perpara zotit…me fal qe kam vrar gabimisht nje jete njeriu…nje shpirt njeriu qe me duroi dhe me dha shume…
Sepse deri dje nuk kishe kuptuar asgje…asgje…se sa e dhimbshme ka qene ajo qe I ke bere nje njeriu…se sa e ke vrar shpirtin e tij te qete…e ai edhe pas gjithe kesaj te tha “me fal qe te duaaaa”….sepse te donte…vetem se ti e vrave pa e ditur se sa…kur tu be e njejta gje…e kuptove se nuk vlen me te shihesh ne pasqyre…ke vrar shpirt njerzish…dhe nuk meriton me as faljen e zotit e dashur vajze…
Por pa varisht te gjithave…mendo pozitivisht…”per gjithcka behet nje veprim,e pas c’do nje veprimi ka nje arsye”…te gjithe kane arsyet e tyre pse te mbyllin dyer…te vetmen dere te fundit drejt zemres…s’ka gje…ti ne shpirt nuk ke vend per meri…ne fund te fundit jane pasoja te sjelljeve te tua…e ti nuk ke asnje te drejte me te kerkosh asgje…tek askush…
Nuk ka vend per inat…jo joooo…ate zemer qe mbolli dashuri ne ty…nuk mund te lesh vend per inat…jo jooo…ajo eshte perplot me dashuri…miresi…respect…kundrejt atij njeriu…
Te dha dite nga jeta i/eI tij…te dhuroi mijra buzeqeshje…te dhuroi nje lum dashurie qe lundroje embel e bute me varken tende…te dhuroi mirkuptim qe ne jeten tende se kishe marr kurr…te dhuroi dashuri te paster sic I buronte nga shpirti I tij…e gjithmone te pa me te njetin sy qe edhe te dashuroi…
Njerzit nuk duhet te jene mos mirnjohes…jo jo…duhet c’do dite te flen dhe te zgjohen me te njejten miresi dhe dashuri qe kultivojne ne zemer…pa meri,merzitje dhe inate…por te dhurojne dashuri…si dhe sa te munden…mjafton qe tek gjysma tjeter te percillet ngrohte…edhe pse trupi dhe shpirti yt u be kohe qe jane kthyer ne skulptura mermeri…
Edhe pse c’do dite ngjason me te njejten dite…ndryshim perbejne vetem datat…edhe pse fle dhe zgjohesh me nje mije pyetje ne koke…dhe me sy te lotuar ecen mes rrugeve te qytetit…ecen dhe ndjen trupin tend te ftohet…e se ke nevoj per duar te te shtrengojne fort…te te dhurojne jete…e per nje fjale te pa degjuar nga veshet…por te ndjere me zemer e te pare me sy…
Edhe pse e hutuar punon ne nje pune qe c’do fjale qe nxjerr nga goja te te duket si nje robot I regjisturar ku fillon te flas…e ne momentin qe mbaron bateria e tij…fjalet ngecin…dhe duhet nje zhurm ose nje thirrje per te te riaktivizuar serisht…
Edhe pse kembet nuk te mbajne…te vendosesh forcen mbi gazin e cmendur te nje shpejtesie qe te dhuron adrenalin…sheron te perditshem…e dhembjes I jep pak flak…
Mos e hidheroni zemren me mendime te ftohta…me mendime negative…sepse pa varisht difekteve njerezore qe kemi…na duan…e kjo eshte pasuri e madhe…te kesh dhe te jesh ne zemren e dikujt…pasuri e pa cmuar…pa varisht se bere te pa munduren per ta ruajtur…s’ka gje…ajo serisht mbetet dhurata me e madhe qe ke marr ne jete…reale ose jo…e prekshme ose jo..te dha shume…e ti kete shume…vlersoje duke e mbajtur me vehte gjithmone…si strehen me te arte te mundshme…si strehen e vetme ku shpirti gjene paqe…e ngrohtesi te rrall…
Kaq kisha…ndoshta kam edhe me shume…shume me shume…sepse per zemra te ngrohta fjalet nuk mbarojne kurr…por per momentin jam pa fjale…sepse s’provoj asgje…diku,u perplasa pas dyersh…qe me lane te ngrire…e une mes debores se ftohte jam ulur ne shkallet e asaj dere…duke pritur te hapet…nese do te hapet…e nese jo…kete ngrohtesi te shpirtit e dhuroj pa fjale te shprehura me ze…por te thena ne menyren e duhur…Faleminderit Faleminderit dhe Faleminderit….
Jeta eshte e shkurter per tu menduar gjate…s’ka asgje per te humbur…buzeqesh…lumturohu…jetooo…sic do dhe sic te vjen…pa komplekse…dhe therrit eren kur te kesh vap,kur te jesh merziture kur te te duhet ajer…mos harro te hapesh dritaret kur te ndjesh lodhje…do ndjesh oksigjen te paster rreth teje…thithe but…
Dhjetori muaji qe lindin krijesa unike…jetike…e te ngrohta…mirpo une e kam inat Dhjetorin…perhere me le pa fjale…muaji I ndryshimeve te medha e te pa pritura…po vijne festat…ne qiellin e paster ne mbremjen e fundit…shprehni deshirat…per dite te ngrohta e krah qe zgjaten per te shtrenguar larg…shume larg…mbyllni syt dhe lutuni per dite te mira…per muaj te ngrohte si Marsi…celin lulet…kendojne zogjte…e lindin krijesat e brishta…enderrimtaret e medhenje…flen me sy mbyllur e me sy mbyllur zgjohen…por te buzeqeshur perjetesisht…perzemerisht…e pa fundesisht…