Pa Titull....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Pa Titull....

    Receta Gatimi

    E di?...eshte absolutisht I ndjeshem fakti qe ecim neper gjurme ku shiu nuk le shenje…I ndjek me perpikmerine me te madhe dhe nuk te duhet as orientim dhe as ze per te ndjekur ate cfare kembet e tua prekin me siguri…me biindje…e me llogjike te pa gabueshme…
    Ndoshta nuk te ka ndodhur me pare…s’ka se si…sepse ndodhe shume rrall per te mos thene kurr qe te ecesh me sy mbyllur ne nje bote te madhe…te ftohte…e te jesh kaq e pa mbrojtur…por serisht te ndjesh siguri ne hapat qe hedh…
    Sa te kendeshme duken mengjeset kur hap syt…e kjo nuk ka te beje aspak me mengjesin…por me faktin qe edhe nje dite me shume ti hape syt…dhe ndihesh I gjalle…mes se gjalleve…
    Por ti mos beje gjume te keq…ti mos u lodhe me shume se c’duhet…as mos u sforco per tu pershtatur me te tjere…nuk ke nevoj me beso…mendimet drejt njerezve dhe gjerave te duhura do te te shlodhin…
    Ti mos u rrokullis neper krevatin e rehatshem sikur te ishte rrethuar me gjemba dhe shkopinje…s’ka arsye me beso…une nuk jam e lenduar…une jam e buzeqeshur…cfare do zgjedhjesh te besh ti ne jete…e di se ke nje zemer te paster…si kunder dhe imja…e mes zhurmes dhe pluhurave ne do te dijme mire te kujdesemi per te…
    Une jam “embelsia dhe buzeqeshja e zemres tende”…ti me thoje shpesh…nuk do beja kurr asnjehere asgje te te lendoja ty I shtrenjte…asnjehere…
    Cuditrisht nuk provoj inat…kam nje qetesi per tu admiruar e di?...kohet e fundit madje me kishte kapluar trurin budallalleku…qeshja edhe kot…sikur thell thell e ndjeja se do te ishin te fundit te qeshura…e te pakten I kam shijuar….dhe pse nuk ishte ndonje arsye e fort…I kam shijuar…kam dhuruar buzeqeshje tek cila do fytyre qe shihja…dhuroja ngrohtesi tek cilado dore qe shtrengoja…ndjeja nje burim energjish te pa shpjeguara…dhe thell Brenda vetes e dija..e ndjeja…se nuk do ti prekja me…
    E di?...sot ishte dite me diell…eshte kohe e bukur vertet edhe pse pak ftohte…syt e mi e pane qarte malin e llogaras…e nuk e mohoj se dicka e cmendur me shkoi neper mend…dicka qe me tremb…sepse mes te dukurit dhe te ndjerit une jam pak e pa zonja…nuk di te dukem mire…kur ndihem jo mire…e mes njerezve…nuk dua te trishtohem…meshiren se kam dashur kurr e di?...mirpo pjeserisht kete kam ngjall tek njerzit…nje meshir te pa emer…per nje shpirt te gjore njeriu…
    Sot kisha ndermend te te thoja “Mirmengjes”…dhe me vrap vrapova neper shkall te gjeja pak streh per mua dhe ty…por ndalova pastaj…u kujtova se dikur…diku…mbylla nje dere…e me e fresket se kaq me vjen ndermend si dje…se nuk kam me te drejt te trokas…as per te te thene “Mirmengjes”…
    Por egzistojne mijra forma me beso…diku ne nje moment ti ke ndjere ngrohte…afsh I nxhet ndihej rreth teje…ishin avuj fjalesh te sjell nga era e mengjesit…per te uruar dite te bukur per ty…
    Ndoshta ne nete te brishta dimri…je duke menduar me te keqen…mos mendo keq per zemren qe tu servir ne pjaten tende…pe c’do cm te saj…ishte shpirt lakuriq perpara teje…me te vetem veshje mbathur dashurine…
    Nuk di te gjej pse?...se nuk di…edhe pse mes mijra mendimesh…endem si femijet kur jane te uritur te gjejne nje kafshat buke…endem te gjej pse-ne?...dhe nuk e gjej…e di pse?...se nuk jam paramenduese apo pargjykuese te kaloj neper mend gjera qe nuk duhet…e gjera qe ndoshta shpirti refuzon ti pranoj…
    Une mendoj vetem ate qe shoh e di?...edhe pse kam dhunti te lexoj pertej asaj qe shoh….kete here nuk po futem aq thell…sepse per here te pare ne jete me ndodhe te mbetem pa fjale…dhe ndonjehere pyes veten se si arrij te shkruaj kaq shume rreshta…kur mendimet e mia kane ngrir..nuk di…se si gishtat e mi…kane nje kete forc te admirushme te behen ze…e te me bejne skllave…
    E di?,,,nese ne nje moment ne trurin tend luajne shume fuqi…sepse e ndjej s’mund ta mohosh…e ndjej se truri yt eshte lodhur ndjeshem…dhe nuk eshte askund…mundohu te pakten…mes mijra mendimesh…per mua te mos mendosh me tru…nuk dua…truri eshte absurd…gjithmone ka qene ne kundershtim me zemren…e une shpirterisht adhuroj brendesine e zemrave e te shpirtrave qe flen bute…pa endrra…
    Realisht mendimet njerezore jane te prirur te jene te akullta…e mos besuese duke menduar per dike tjeter me te keqen…por njeri…njeri I mire…mendo perhere per gjysmen tende me te miren…sepse mund te perpiqen shume te te largojne…te te thone gjithcka…mirpo perpara se te veprosh pyet njehere zemren njeri I dashur…pyete?...ajo cfare mendon?...eshte dakord ajo me zgjedhjet e tua?...nese ajo te pohon “po”…pa tjeter qe ja vlen ta degjosh…por nese te pohon “jo”…cfare te them…asgje nuk mund te them…ne fund te fundit nuk jemi askush te vendosim per te tjere…vetem ne kete jete thjesht kemi deshiruar qe me dike qe ndjejme te ecim ne te njejtin hap me te…
    Zoteri!...ne fakt gjithmone kam patur inat t’iu drejtohem me “ju”…sepse me dukej sikur te largoja prej vetes…duke tu drejtuar me “ty”…une te kisha edhe me prane…te pakten keshtu mendoja
    Mirpo zoteri!...nuk pres te fajesoshesh…te me fajsosh…te pakten kete te dyten per momentin nuk e njoh…sepse nuk besoj ne perfeksion…dhe per derisa nuk e besoj…nuk mund te flas per te…thjesht nese kam patur gabime ne personin tim…kane qene thjesht demtim ndaj vetes…aspak te cenoja dike tjeter…perkundrazi…edhe pse mes dhembjesh jam munduar te jem e fort…te dhuroj buzeqeshje,me edhe pa kohe…por vetem te dhuroj…sepse gjithnje kam besuar ne mrekullin e nje buzeqeshjeje…se sa e pa pershkrueshme eshte dmth dhe percjellja e saj…sepse shume here me eshte mohuar e dini?...sepse ndihet nuk shihet…dhe ka patur nje periudh ne mua…qe as per te pare nuk kam mundur dot…e si mund ta shihja do thoni ju?...ne nje fotografi psh njerezit jane te prirur te zbardhin dhembet me dhe pa arsye…une fatkeqesisht as aty nuk dija te qeshja…sepse syt e mi…oh,syt e mi buronin trishtim te thell zoteri…dhe fotografi ndonjehere me kerkonte te qeshja…pastaj e shihte se nuk perputhej pjesa e siperme me te poshtmen e fytyres…dhe thonte shkurt…”e di c’ke rri sic ishe,dukesh me mire”…
    Njerezit kane gabime fatale…e kam permendur shpesh kete…mirpo e di ku eshte gabimi me I madhe?...kur ecen me logjik te ftohte…kur sheh me syt e bufit…ate qe duket qarte…humbet kohen duke numeruar yjet…nderkohe qe anashkalon driten dhe pasteritine e henes madheshtore…kaq e pa dukshme thua te jete valle?
    Po e beje pak me te thjesht interpretimin tim shkrimor…nuk eshte thirrje..as lutje..as ik dhe as kthehu…nuk do ta beja kurr…sepse mendoj se kur diku egzistojne themele te forta…lekundjet e faktorve te jashtem nuk lejojne te depertojne ne brendesi…pasi ka bazament te thelle e te pa prekeshem nga forca mbi natyrore…
    Por ky shkrim I dedikohet njerezve te ndryshem…me nje logjike te ftohte…te percjella nga njerez me zemer te brisht e te bute…me vetem pak fjale…”perpara se te fyeni emrin dhe krijesen e dikujt,jepini vetes 60 minuta kohe,per te kuptuar se kundrejt 10001 arsyeve…egziston nje super arsye,e ne mos ju pergjigjeshit dikujt me te njejten dashuri,te pakten mos fyeni menderisht kujtimin,shpirtin,dhe krijesen totale te tij”…duke menduar negativisht per tjetrin ju beni te mundur te shqetesoheni pa prova dhe fakte…te endeni neper nete e pa gjumesi…te pyesni veten se cfare te keqe me dha ai njeri qe ta marr kaq inat…
    Prandaj mos mendo negativisht per asnje…aq me teper per dike qe ju dhuroi pak jete nga e tija…mbase per ju nuk ishin asgje…ama per tjetrin ishte bota vete…
    “jezusi u plagos shume rend nga njerezit…mirpo nuk e lendoi aspak dhembja fizike…sesa ai mosbesim qe njerezit kishin ndaj tij…dhe ai pranoi te kryqezohej vetem per t’iu bere me dije…se edhe pse kishte fuqi te mbi natyrshme ti bindete ata qe ti nenshtroheshin…ai zgjodhi te bind me fakte ata…se mos besimi juaj me vrau shume…e prandaj une sot zgjedhe t’iu gezoj duke u bere argetimi juaj I pa emer…mirpo neser mos u ndjeni keq…nese une provoj se isha I paster si Kristal…mos besimi juaj do krijoj rikoshet ne mendjet dhe zemrat tuaja…une do fle I qete…po ju cfare gjumi do te beni vall?...a do mund te flini te qete pas gjithe atyre mendimeve negative qe prodhoi truri juaj?...se di…
    “kur te ndjesh mungesen time,vendose doren ne anen tende te majte,aty jam une”…ajo qeshi…sa qeshi…qeshi kaq shume…sepse dicka te pa logjikshme mendoi ne ate cast…duke ja rrefyer kete imagjinat absurde edhe atij…dhe ai qeshi…qeshi kaq shume duke I thene…”hahahaha me kenaqe”…
    Por cfare ndodhe?...ndodhe qe dora instiktivisht prek anen e majte…kur I mungon ajri…e kur ndihet bosh dhe pa jete…mirpo mes lotesh ka dhe pak dhembje aty…zemra rreh keq…e pulson ngadal…thua se nuk do te te beje tik-tak?...
    Sigurisht qe do beje tik-tak…sepse nuk ka frik te fluturoj…nuk ka frik te ndjej…e nuk trembet perpara kujtdo vendimi te marr…ajo ka ditur te fal buzeqeshje…e te dhuroj jete…dhe pse jeten ia copetuan shpirtin si kokrra misri…duke u shperndar gjithandej…
    Kur ajo te mbledhi copezat…nga jane dhe ku jane…oh,mos guxoni te afroheni me…ne copezat e bashkuara nuk ka me vend per llustra…kryevepren do ta pikturoj vetem une…pa prezenc arstistesh te lekundur…e pa bazament…

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Like like like pa kufi like per ket shkrim.edhe pse shum i gjat per te lexu po ja vlen se cdo fjal e then bukur dhe me ndjenja te sinqerta

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    Like like like pa kufi like per ket shkrim.edhe pse shum i gjat per te lexu po ja vlen se cdo fjal e then bukur dhe me ndjenja te sinqerta
    flm flm flm motra...hahahha epo keshtu i kam fjalet une....kur filloj te shkruaj dicka perfudoj duke bere roman....edhe me e gjate do ishte kjo pjese hahahaha por nuk mjaftonin germat!!!...

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2011, 09:18 PM
  2. Ndihme per nje Titull Libri
    Nga ada feline në forum Shkrimtarë Shqiptarë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 07:20 PM