HELLO GILL ! *
Edison Ypi
Kur sapo ke zbritur nga avioni dhe ke marrė trenin pėr ato pak kilometra deri nė Londėr, e kupton menjėherė se ajo ēka befas dyshove kur Londrės sytė nga lart ja hodhe, ėshtė mė se e vėrtetė; Je gėnjyer gjithė jetėn nga libra dhe ėndėrra. Ke ardhur dhe ke shpenzuar kot pėr tė parė vendin mė tė sheshtė mė tė trishtė tė planetit. Majtas e djathtas shtėpi tė vogėla me rrugė zvarritėse tė ngushta tė mjera. Nuk tė duket aspak se po udhėton, por sikur po lexon ndonjė libėr tė Engelsit mbi gjendjen katastrofike tė klasės punėtore nė Angli. Pasi ke zbritur nga treni, je rrafshuar nė ndonjė kafene dhe ke shetitur pak, bindesh pėrfundimisht se gjithēka tjetėr qė do shohėsh e do dėgjosh mė pas s'ka se si tė jetė mė pak shkurajuese dhe dramatike.

Anglezėt janė tė gjithė p*****cė dhe nervozė tė padurueshėm. Turma e tyre,ashtu e ngutur, e lėvritshme, e stresuar, syzgurdulluar, duket si turmė e hallakatur milingonash tė cilave shiu sapo u ka prishur folenė. Pinė tė babėzitur birrė mė kėmbė. Gjerbin pa fund kafe tė holla tė neveritėshme si lėng gėshtenjash nė filxhanė si tasa. Pinė tė etur kapuēino gjigande qė ēfryn me zhurmė e avull nga brimat e ekspresi i cili ta nxjerr mallin e lokomotivės sė Stivensonit. Nuk llafosen si tė gjallėt. Pėshpėrisin si hijet. Tek pėrshpėrisin, fjalėt i shkurtojnė aq ligesht, kuptimet i ngatėrrojnė aq mbrapsht, gjuhėn e ***********n aq ndyrė, sa edhe po ta kesh shpenzuar gjithė jetėn mbi libra duke studiuar Anglishten dhe qytetėrimn britanik, tė gjithė tė duken belbanė, nuk kupton asgjė.

Profesorė universitetesh, filozofė tė shquar, shkencėtarė me nam, e shtyjnė jetėn nė shtėpi aq tė vogla, tė vjetra, tė kalbura, tė mjera, qė duhet tė kenė qėnė shtėpi minatorėsh ngritur shpejt-e-shpejt pas ndonjė pėrmbytje kėtu e nja dy a tre qind vite mė parė. Aq tė mjera janė ato shtėpi, sa kur t'i shohėsh tė merr tė qarėt. Megjithatė, shtėpinė e vogėl dhe tė vjetėr ku ma gjen ! Qindra anglezė tė pa strehė kalojnė jetėn shtrirė futur nėpėr thasė plastmasi nėpėr rrugė, sheshe, dyer hotelesh. Grupe zhelanėsh presin nė rradhė nė dyer deposh tė marrin lėmoshė nga shteti. Nė lindje tė Londrės jetojnė mijėra e mijėra anglezė aq fukarenj sa lindin e vdesin atje pa i parė kurrė me sy sheshet kryesore tė qytetit. E meqė ra fjala pėr sheshet kryesore, dhjetėra mijėra tė tjerė londinezė mė tė mbajtur, prej dhjetra vitesh u janė larguar pėrgjithmonė atyre shesheve zjerėse plot p****e-piskamė si kazani i dreqit pėr tė jetuar tė dėshpėruar nėpėr katunde.

Kontrollori i pasaportės nė aeroport ishte njė indian. Nė njė minimarket paketėn e cigareve ta jep njė dajo i tij. Kafenė ta servir njė nepalez. Rrobat kineze t'i shet njė Kurd. Picėn italiane ta sjell njė filipin. Nė bankė tė shėrben njė kongolez. Shitėsi i hamburgerit eskimez. Janė aq tė paditur, aq tė pa arsimuar, aq gdhė, sa tė lypset njė ditė e tėrė pėr tė gjetur njė i cili ta dijė ku bie Shqipėria. Mund ta kalosh edhe njė javė nė kėrkim tė dikujt qė tė thotė pėrmendėsh dy vargje tė Shekspirit. Kanė aq pak fantazi, janė aq tė varfėr nė imagjinatė dhe aq pak kreativė, sa ėshtė e pamundur qė emrin qė e ka njėri tė mos e kenė edhe tė paktėn nja dy a tre milionė tė tjerė.

Rinia ėshtė edhe e ngordhur edhe zevzeke njėkohėsisht. Mbathin T-shirta tė pista dhe pantallona tė varura. Janė aq tė ftohtė dhe indiferente ndaj seksit sa nuk e kanė pėr hiēgjė qė "Ky kėtu" tė gdhihet e ngryset nė tė njėjtin apartament me tė dashurėn e "Atij atje" nja njėzet kilometra larg nė skajin tjetėr tė qytetit, ndėrkohė qė, e dashura e "Kėtij kėtu", edhe ajo tė gdhihet e tė ngryset pa ja bėrė tėrr syri me "Atė atje" dit'-e-natė nė njė spirale paradoksale vetmie dhe sėkėlldie qė shkatėrron kimitė e truve respektivė nė mėnyrė tė pa riparueshme.
Londra ka aq shumė zgėqe tė fėlliqura sa nuk kanė tė gjitha brrakat e Shqipėrisė sė bashku. Ujra tė fėlliqėt qė rrjedhin sheshit me ta shpif. Avuj tė frikshėm qė ngrihen pėrpjetė nga puseta si nėpėr filma.
Shumicėn e shtėpive i kanė pa themele. Muri i hollė i tullave ngrihet drejt nga toka. Po t'i pyesėsh thonė se kėtu nuk ka rėnė kurrė tėrmet, prandaj shtėpive nuk u lypset themeli. Pra janė aq budallenj, aq tutkunėr, aq tuhafėr, sa kujtojnė se meqėnėse nuk ka rėnė kurrė tėrmet nė tė kaluarėn nuk do tė bjerė as nė tė ardhmen ! Para njė bakomati njė anglez. Ka pritur rradhėn. Rradha i ka ardhur. Ka shkruar kodin dhe pret. Kurgjė ! Llogaria ka mbaruar, paratė janė shpenzuar. Zė e shan anglezi me trung, rrėnjė, degė, gjethe, gjithė njerėzimin duke lutur Zotin qė njė bombė atomike nė ēast t'i sheshojė me Londėr me tė gjitha rretheqark nga Grinuici nė Grinuiē. Hyde Park dhe tė tjera parqe tė famėshme janė plot me mashtruesa pisanjosa qė hiqen pėr shenjtora dhe filozofa.
Njė tjetėr anglez tė kėshillon tė mos shkosh andej-kėndej me mė tepėr se dyqind Sterlina nė xhep sepse janė "big money" ! Kėta as e kanė idenė pėr fierakė e skraparllinj qė qarkullojnė nėpėr pesė kontinente me nga njėqind mijė dollarė nėpėr xhepa e benevrekė.
Mbrėmje. Soho. Anglezėt bėjnė qef, shijojnė piktura, bėjnė dashurira si uritha nėpėr kafenera dhe disko tė nėndheshme.
Ja njė dymetrosh ! Pėrshėndet njerzishėm. Pėr tė evituar ē'do keqkuptim sqaron shpejt-e-shpejt se ėshtė xhentėlmen anglez. Pastaj tė kėrkon ndonjė kacidhe pėr tė pirė njė gotė ēaj sa pėr tė lagur fytin.
Je ulur diku. Ke porositur njė kafe. Nepalezi ta ka sjellė lėngun e pėrvjellur tė gėshtenjave me lugėn brenda nė filxhan. Pasi e ke trazuar sheqerin, meqėnėse ke mbaruar punė me lugėn, rrotullon sytė pėr ta lėnė diku. Diku po, po ku se ?! se pjatė nuk ka. Budisti nepalezi pastėrtori ta ka vėnė re shqetėsimin. Vjen shpejt gjith' inat. Vėngėr tė urdhėron lugėn ta lėshosh drejt mbi tavolinėn e drunjtė !
Metroja e Londrės ėshtė mė e vjetra nė botė. Por ėshtė plot kthesa, pra nga mė tė rrezikshmet. Pėr tu ruajtur nga hapėsirat e ndryshueshme nga zero deri nė dy pėllėmbėshe mes bankinave tė betonta dhe vagonave tė metalta qė ashtu duke u hapur e mbyllur nėpėr kthesa mund tė tė shqyejnė ndonjėrėn apo tė dyja kėmbėt, njė altoparlant ta ēpon me mijėra herė veshin me njė "Mind the Gap" qė tė mbetet duke tė gumėzhitur nė veshė pėr gjithė jetėn. Ajo metro do tė dukej krejt e vdekur nėse nė shkallėt e saj tė mos ēfaqeshin hera-herės me klithmat e tyre gjithė jetė "Shqipet e Malit" tė fushės dhe tė lagunave, djemtė diva nga Kalaja e Dodės, Mati, Skrapari, Rroskoveci, Divjaka etj.
Londra, bashkė me Tiranėn dhe Athinėn, nga qytetet mė tė ngushta dhe mė tė ndotura tė Planetit.
Historia e Anglisė ?! Manual pėr tė mėsuar intrigat mė tė sofistikuara shtetėrore dhe ndėrshtetėrore, dallaveret mė inteligjente tė tė gjitha llojeve dhe nėnllojeve, krimet mė makabre qė nuk zbulohen kurrė.
Anglia nuk ėshtė kurgjė tjetėr pėrpos njė lloj spitali i specializuar pėr njė mpleksje sėmundjesh psiko-neuro-endokrinologjike.
Parlamanti i spitalit ?! Me pleq me qurre qė gėrrhasin dhe flenė disa mė kėmbė tė tjerė shtrirė me orė tė tėra. Para tij ku ma gjen Parlamentin e Shqipėrisė, atė ēmendinėn me gjithe ata trima qė kėlthasin e grisen e rrihen si n'harradoz !
Mbretėresha e tė sėmurėve ?! Nėntė ujė njė kos ! Kryeministri ?! Skocez. Njė nga tė sėmurėt e spitalit, verior i pa pėrmbajtur, paradoksalisht nervoz dhe i qeshur njėkohėsisht.
Ka ngjajshmėrira mes Anglisė dhe Shqipėrisė ?! A ka ?!
Me tu ngjeth mishi. Ja disa;
Edhe njėra edhe tjetra, si kurrkund, e kanė jugun mė tė zhvilluar se veriun.
Secila e ka nga njė llokėm jashtė trungut, Anglia Irlandėn, Shqipėria Kosovėn.
Si Anglia si Shqipėria akuzohen se bėjnė ē'u thotė Amerika.
Tė dyja kanė probleme me Europėn. Individėt e tė dy vendeve, tė gjithė Gjeni' tė hileve, intrigave, bizantinizmit. Anglia dhe Shqipėria ?! Dy Mami' tė mira qė presin foshnja ēyryk.

*AA Gill ėshtė gazetar i Sunday Times nė Londėr. Para disa ditėsh Gill "vizitoi Shqipėrinė" duke pėrshkuar gjithsej nja dyzetė kilometra Rinas - Tiranė - Rinas dhe pubulikoi njė udhėpėrshkrim me dromca trotuaresh kafenesh. Si nuk falimenton Sunday Times Gilli e di.