....Mendime Kuturu!....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    ....Mendime Kuturu!....

    Receta Gatimi

    Mendimet ecin kuturu…shpesh fjala “kuturu” ka nje perkufizim me “kot”…ose me “askund”…ose “gjithandej”…gjithnje duke u bazuar ne te pa dukshmen…e duke derguar trurin ne rruge qe nuk jane totalisht “kuturu”…pasi kjo “kuturuja ime”…ndoshta perputhet me fjalet me siper…por me nje drejtim te ditur…eshte si te thuash…”nuk di ku shkoj..ama kembet me cojne vetem ne nje drejtim”…kembet e mendjes ne kete rast….mendime pa mendime…e mendime me nje mendim te vetem…ose tek nje njeri I vetem…
    Une teorikisht e quaj kuturu…dhe pse thell Brenda meje e di…se ndoshta keto mendime qe me gumzhijne ne koke si gjenkall nuk jane aspak te tilla…sepse ato udhet e kota jane te pa vetdijshme…e une cuditrisht jam me e vetdijshme se kurr…thjesht ne keto momente kam ne tru disa zhurm “avionesh” qe me krijojne nje kaos te pa kuptimt fluturimi…ne nje fluturim pa pist…ne nje fluturim pa pilot…ama me nje destinazion te ditur…
    E di?...gjithmone kam qene e lidhur ndjeshem me natyren…fizikisht dhe shpirterisht…sepse brenda saj…ose ne siperfaqe te saj…jam nje njeri I fjetur…pasi e dashuroj te bukuren dhe qetesine qe me ofron ajo…dhe me natyren kam nje lidhje ndoshta me te hershme nga sa e kam kuptuar une…vetem se ne ate periudh isha jo e fjetur por zgjuar…dhe nuk arrija dot ta perceptoja nderthyrjen mes meje dhe saj…ndersa sot…sigurisht jam e zhytur ne te…prej saj marr ngjyrat…e ajo prej meje merr heshtjen…mendimet…e skutet me te thella te shpirtit tim…kemi nje bised te kendeshme…ajo me dhuron edhe frymezimin…megjithse frymezimi im I ka rrenjet diku tjeter…qe cuditrisht nuk kane qene ndonjehere me te verteta se kaq!!!
    Cfare realisht duam nga jeta?....pse njeriu eshte kaq I pa ngopur ndaj saj?...ose pse na ndodhe shpesh te ankohemi se jemi kaq te pa fat…dhe se zoti tregohet mizor me jetet tona…me personin tone…mos ndoshta problemi jemi ne…qe gjithcka na duket kaq absurde dhe pa logjik?....
    Mirpo nese do te bazohemi ne statistika e ne shifra…ka nje % te larte te njerezve qe akuzojne jeten per gabimet e tyre…ose per ato gjera qe ecin keq ne jete…
    Edhe une pjeserisht jam dakord…ama…nese kthehemi vite pas…kur jemi ne nje mosh qe s’dim ende kush jemi…dhe jetet tona varen dhe perpunohen nga te tjera duar…cfare ndodhe?...ndodhe qe ne kete periudh pra…ne kohen e tashme flasim….ndodhe te jesh I pergatiur psikologjikisht…shpirterisht…te ecesh ne jeten qe do ti…mirpo si te thuash…nuk mund te drejtosh dot mire…”timonin”…e nje jete qe dikur ke qene pasagjer…dhe ke ecur ne ato drejtime rrugesh ku te kane derguar apo kerkuar…apo shoqeruar….dhe sot qe ke “timonin” e jetes ne dore….ti je nje shofer pa pervoj…pa eksperienc…dhe ndjen frik te udhetosh ne ato rruge ku ka fluks “automjetesh”…megjithse tenton disa here te futesh ne rruge…e habitshme ne fakt…sepse nuk kane qene te pakta rastet kur te kan fshikulluar turinjte…e qe ke shpetuar per nje fije…
    E di?...nuk eshte veshtirsia te drejtosh nje “timon” …fundja rruga te meson vete…veshtirsia qendron ne pyetjet qe lindin ne koke…a ke zgjedhur drejtimin e duhur?....rrugen e duhur?...sepse nese ecim me logjik ose me “tru”…edhe nese dicka shkoi keq…fundja do bejme nje kthes te fundit dhe kthehemi nga erdhem…por nese ecen me zemer…oh,ketu mund te besh rotondon disa here…ama nuk eshte e lehte te mos ecesh duke kthyer koken pas…prandaj e kam urryer shume “organin zemer”…se eshte kaq poshter sa s’ka ku te veje me…
    Mirpo ky organi qe une e quaj te poshter…te budallalleps me ndjeshmerin e tij…te ka skllave…e te perkund si do ai…te qeshesh…te qash…te cmendesh per te njejten arsye…dhe pse e di mire se cfare parimesh njerezore ke…nuk I respekton…se bene dot edhe te duash…pasi gjithcka rretullohet rreth saj…sado te perpiqesh te besh te kunderten…serisht do perplasesh aty…
    Ose po beje nje krahasim te thjesht…nje njeriu dibaetik nuk I lejohet te konsumoj sheqer apo jo?...nje te semuri nga mulcia nuk I lejohet te abuzoj me alkolin… apo nje I semur nga mushkria nuk duhet te pij duhan….e sa e sa krahasime…pse mora si shembuj “semundjen”?…sepse c’do veprim qe shkon kunder rrymes quhet semundje…perderisa nuk arrin ta kufizosh ose ta ndalosh se perserituri…
    Megjithse persona te kufizuar nga shkrimet e mesiperme…sigurisht qe nuk ecin me “mos” kete e “stop”…ate…joooo edhe pse e dine mire qe kane pasoja fatale…ata serisht nuk heqin dore nga veset qe ju shkurtojne jeten…nuk munden…sepse kjo eshte natyra njerezore…te ecesh kunder eres…te dhuron nje adrenalin qe vetem permes frikes dhe guximit arrihet…
    eshte cmenduri totale…mirpo njeriu thell ne vetvete eshte I cmendur…I perserit vetes c’do dite te njejtin refren…dhe pastaj I zhduk ato qe kishte ngulitur ne mendje…se nuk do beje me te njejtat veprime…e te njejtat gabime…mirpo eshte thjesht humbje kohe…pasi jo qe I bene…por edhe betohet se jane gabimet me te bukura te prekura ndonjehere…
    sepse nuk ndalesh se perserituri…se kur I thua stop dickaje…eshte stop…jooo…stop I thua me mendje…pasi ne zemer nuk egziston fjala stop…dhe une e kam inat zemren…te pa meshirshmen…e te dreqosurin organ…
    e pa besueshme ose jo…te gjithe nje dite do te jene ne te tilla dilemma…qe mberthejne qenien tende me ore te tera…shtrihesh per te fjetur dhe mendimet te cmendin trurin…te hapin syt dhe shuajne c’do copez heshtje qe nata mbart ne vetvete…
    zgjohesh e serisht je po I njejti person…me te njejtat dyshime qe kishe naten e shkuar…nuk I mori gjumi ose endrrat….thjesht lejuan qe per pak kohe truri te mund te pushoj…
    ku dua te dal me gjithe kete krahasim…rrefim…tregim?...ndoshta une e kam te qarte mjaftueshem…se sado njeriu te mundohet te anashkaloj disa gjera…nuk mundet…sado qe mbyll dyert e zemres…nuk mundet serisht…personi qe hap dyert e zemres tende…ka celsin rezerv…nuk te merr lej kur iken dhe vjen…s’ka cfare I duhet ne fund te fundit…ai eshte mbret I zemres tende….dhe mbreterit nuk kerkojne leje askund…
    po cfare ndodhe?!!!...Asgje e vecant…gerthet…bertet…inatosesh…e urren madje…cfare nuk drejton kunderjt personit tjeter…dhe pas disa minutash…me te njejtin intensitet te vrullshem shpirteror…kerkon streh ne shpirtin e tij/saj…
    dhe serisht gjuan pas murit…sepse realisht nuk di cfare kerkon…e cfare do…sepse raportet jane te cuditshme…e keto vitet e fundit edhe me shume…si te thuash…xhelozon…cmendesh…e largon…e urren…pyet vazhdimisht pse?...pse?...pse?....dhe pastaj qetesohesh…shlodhesh…relaksohesh…dhe hap syt…duke pare vehten ne pasqyr…I thua vetes…po mire moj shushk…pse nuk behesh pak open mind?...qe te hysh ne mendjen e tjetrit pa qene e nevojshme te flasesh…por arrish te kuptosh arsyet pse disa gjera ndodhin e jane te pa evitueshme…sepse keshtu eshte…ndodhin…dhe me e mira qe mund te besh eshte…te shohesh me zemer…(hera e pare qe nuk e urrej zemren,ketu ka te drejt ne fakt,truri eshte idiot)…te shohesh se nuk ka ndodhur asgje…gjithcka qe ke dyshuar…menduar…kane qene pjell e imagjinates njerezore…te gabueshme ne kete rast…
    “ai I tha asaj…”te duaaa mos e harro,cfare do te ndodhe”…ajo u gezua sigurisht por nuk e mohonte faktin qe u tremb cfare do ndodhte pyeti veten…dhe gjate gjithe kohes kjo e ka munduar kaq shume…qe gjerat rrodhen te programuara me pare…asgje nuk erdhi e rastesishme…mirpo truri eshte I prirur te kaloj perpasa kufijsh…duke menduar me sy kritik c’do veprim….
    …dhe ndodhe gjithashtu se truri lodhet…syri lodhet…e gjithcka qe ngaterron mendjen zhduket….
    Ju ecni me hapat tuaj…ne mendime pa mendime…ose ne mendime positive….duke marr me vehte valige qe mbartin Brenda…paqe….miresi…e shume dashuri…
    Sepse njerezit qe mbjellin dashuri ne zemer…jane dhurat…e kane vlere te pa cmuar…nuk mund te mbash inate me ta…te mesuan ndjenjen…e te mesuan dashurine….me nje form te till qe kishe enderruar gjithe jeten…permes heshtjes dhe miresise…permes respektit dhe mirkuptimit…e permes durimit qe qe eshte virtyt I rrall…
    Sa optimiste jam ndonjehere…”hahahahaha”…jo ndonjehere ne fakt por pergjithsisht….sepse ashtu sic na mbeshtjell ndonjehere reja e zeze…ashtu edhe dielli na shtrengon shpirtin fort….nuk na lejon zoti kurrsesi te lekundemi…sepse e kam thene…ku egzistojne bazamente te forta…faktoret e jashtem …nuk depertojne Brenda dot…. Asnjehere….mbajeni mend gjithmone!!!!....

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    ...asnjehere nuk kam frike se jam e papershtatshme,
    as frike se nuk pershtatem dot ...
    Eshte e thjesht ,keto me duken frikra te kota...sepse organizimi i njohjes dhe mosnjohjes se temperamentit te vetvetes, eshte harta qe duhet ti vij verdalle si Magelani,e duhet te jem koshiente per cdo kontinent qe do prek...
    Frika ime qendron diku tjeter...
    Frike se mos nuk realizoj qellimin e caktuar .
    Yllin qe duhet te arrij, atje ,tutje ne nje pike te qiellit....
    me tha se mundem, thjesht me duhet shume udhe per te bere...
    mund te jet asfal i shtruar,
    mund te ket diku zift i porsa hedhur,
    mund te kete monopate, rruge te shtruara keq ku mund edhe te rezohem...
    Me duhet te jem e forte, dhe jo vetem e forte,
    por e bindur se cfare dua,
    ku duhet te shkoj...
    Pyes veten....perse mos te arrij...?
    nuk mund te jem brilant,
    nuk mund te jem e talentuar,
    nuk mund te jem e mrekullushme,
    nuk mund te jem e mahnitshme...
    e pranushme per gjithkend nuk mund te jem,
    por, sepse perhere ka nje por, kam;
    disipline pune,
    vullnet,
    regull,
    karakter ,
    force ,
    per me teper kam motiv,
    e cdo dite e motivuar per te kapur yllin...
    sepse une mundem.....

    duhet te deshirosh,.....

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Mendime Momenti
    Nga Altin111 në forum Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-08-2013, 01:11 PM
  2. Mendime komike - të qeshura pa fund!
    Nga Altin111 në forum Barsaleta dhe Humor në Vite
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 09:28 PM
  3. 5 vite jetë të shpenzuara në mendime !!
    Nga labja në forum Life Style
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2013, 08:21 PM
  4. Mendime te shfrenuara artistike
    Nga Ruthi në forum Krijimtaria juaj
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-05-2011, 06:28 PM
  5. Mendime
    Nga tare në forum Chit Chat
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2010, 11:34 PM