Receta Gatimi

....Sonte....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ....Sonte....

    Sonte kam nje deshir te cmendur te prek butesisht tingujt qe prodhon pa vetdija…
    Diku,ne ajret e pa dukshme valezohen mijra esenca dhe substance aromash te perzjera e mijra tinguj te pa degjuara nga veshi...por thellsisht te ndjera nga shpirti…
    Kjo ceshtja e shpirtit ndoshta u be bajat apo jo?!...Mbase!!,Mirpo me thoni,a ka ndonje gje te gjalle qe egziston pa te?....aty luhet gjithe jeta,aty luhen gjithe te bukurat e te shemtuarat e natyres…ndoshta nuk luhen…por aty perplasen…ne te vetmin vend strehim…ku behet gjykimi I duhur…gjumi duhur…e ndjesit e duhura ose jo…aty vetem aty merr form jeta…
    Me ndodhe shpesh te adhuroj krijesat e porsalindura ose me te medha …ne momentin e pare qe prek ate jete te bute ndjej pak frik me besoni…frik sepse nuk di te reagoj bukur,e trembem se ndoshta mos dija ime rreth mbajtjes se tij…ndikon tek ai…ndoshta trembet,ndoshta pa dashje e prek diku qe ka dhembje dhe ndjej frik…pasi ka kaq shume ndjesi Brenda saj…sa e vetmja gje qe ndjen eshte frik…
    Mirpo gjithcka zhduket kur me ta (qe jane pak me te rritur)…filloj flas ne gjuhe femijesh…qe ata e kuptojne mire…sepse dhe vete jane te till…luaj dhe ndjej shlodhje te pa cmuar…dhe nuk me ndodhe pak here qe kur jam me ato krijesa rreth meje…te enderroja te isha sa ata…te rrethohesha nga dashuria…nga krah qe te me shtrengonin…e nga perkedhelje qe te shkaktonin te qeshura…sepse eshte nje periudh moshe tek ata…qe vetem marrin…ama te dhurojne shume me besoni…te krijojne ne ato pak minuta nje deshir te zjarrte per te dashuruar jeten…dhe te ndihesh I gjalle qe zoti te dha pak mundesi te marresh frym ne engjej…edhe pse nuk jane krijes e jotja…femijet te kujdo qofshin…te dhurojne jete…
    Pastaj pas disa momentesh te perzjera mes emocionesh positive…kerkon strehim ne rruge qe nuk te cojne askund…
    Te ecurit thone I bene mire kembeve,trupit…por une mendoj,se I ecuri I bene mire shpirtit…dhe nuk ka rendesi nese jasht eshte ftohte ose dimer…ajo freski qe perplaset ne fytyren tende…eshte pa dyshim nje shlodhje e embel…qe largon c’do mendim qe mbyt trurin dhe zemren tende…
    Dhe ndoshta shoqeruesi me I mire…mbetet musika pa dyshim…ecen dhe ndjen se si hapat e tu cuditrisht ecin me musiken…me kenget e qeta qe pershtaten dhe nderthuren kaq bukur me shpirtin tend…
    Fytyra dalngadale fillon buzeqesh…te iken ajo pamja e vrazhd qe shpesh here ndodhe te mbajme…
    Syt qeshin…dhe pse nuk kane arsye per ta bere kete…madje mund te shohesh rreth teje fytyra te habitura qe nje vajze ecen duke qeshur me vehte…do jete e cmendur thone, se nuk ka si te ndodhe ndryshe….mirpo asnje veshtrim nuk te bene pershtypje…nese ti je duke bere gjene e duhur!
    Pastaj kishte momente qe me kujtoheshin fragmente fjalesh…dhe dmomosdoshemrisht do te qeshja…duke bere flluska tollombasesh me cimcakiz…adoleshencen prandaj e kam adimruar sepse te dhuron gjera qe ti besh pa kokcarje…vetem se une nuk isha e till…ama…te behesh ne pak minuta s’ka ndonje gje te keqe…ne fund te fundit…kisha pushtuar nje rrugic te tere me mendimet e mia…aty ndihesha padrone e gjithesise…une dhe muzika…une dhe veprimet e mia prej te vogle…une dhe ajri I ftohte qe me dhuronte oksigjen dhe jod te ndjere…a thua se kishte me te pushtetshme se une ne ate moment?...edhe mundet…ama syri im shihte vetem ajer dhe diell…njerzit ndoshta ishin shuar ne ate cast…dhe ndjeja nje deshir te cmendur per te jetuar pak shfrenim natyre…natyren time kuptohet…per te dal pak jasht korrnize…e per te kenduar nen ze…dhe me ze…pastaj te qeshja…
    Mund te kete njerez me luhatje humori…si edhe une ndonjehere…ama,per sa kohe ndjeni ngrohtesi ne zemer…jeni dhe ndihuni vetvetja…nuk keni pse ndrydheni…musika sheron shpirtin…ajri freskon mushkerit…buzeqeshja shton jeten…pse duhet ti themi jo ketyre 3 kurave natyrale?....s;ka pse…dhe me mire se sa me vehten,nuk mund ti beni me askend…
    E di ke quaj une njeri te shendetshem?...njerzit qe kane nje energji te pa shtershme dashurie…miresie…dhe optimizmi…se pa varsisht te gjithave….njerezit kane vertetuar se jane te fort dhe te pa vdekeshem perpara kujtdo…
    Nese ka gjera qe I doni…cfare prisni per ti bere?...une kam keto deshira…ndoshta jane asgje…e ndoshta jane shume…ama per sa kohe I beje si dua…askush nuk me ndalon…
    Mund te te marrin lirin…te te prangosin duart…mirpo zeri dhe kembet mbeten gjalle…ecni dhe kendoni…duart e lidhura nuk te pengojne te duash ajrin e te duash jeten…
    Keni ne dore gjithcka dhe asgje…gjithcka qe doni te beni…dhe asgje qe ju ndalon ta beni…sepse mes te qenit dhe te mos qenit ju duhet te jeni…
    E di?...ndonjehere cuditem me veten se sa forc me buron nga Brenda…madje nese do te me shihnit une po qesh…sepse per here te pare ne jete ndihem e pasur…e kenaqur…dhe e vlersuar…
    Pse do thoni ju?...Sepse ndihem e pasur shpirterisht…c’do dite marr dhe jap frute te miat….dashurine qe kam per punen time…pasionin qe kam per te…kenaqem vertet kur ndaj me breza me te vegjel…bote nga imja…dhe fitoj bote nga ata…ngaterrim ose jo ngaterrim…por lidhje dhe nderthurje ngjyrash te kendeshme qe ushqejne c’do dite shpirtin tim…
    Ndihem e pasur sepse kam fituar zemra njerezish pa u perpjekur te jem dikush tjeter…por keshtu…si tani…me te vetem arme qe kam poseduar dashurine dhe pastertine shpirterore…ndihem mire sepse te qenit I rrethuar nga dashuria…dhuron krah te shohim dhe ecim lart dhe shohim diellin ne sy pa patur frik dhe ndrydhje nese ngrohtesia dhe drita e tij na djege dhe verbon shikimin…
    E di ke quaj une pasuri?...te kesh ne zemer njerezit qe te rrethojne ose jo pasuri eshte te kesh nje zemer prej se largu,e te thyesh distanzat…te duash artin…te duash te bukuren…e te vlersosh ate cfare dikush ta dhuron me zemer…nje bised te kendeshme…e nje heshtje te admirueshme…
    Ndoshta ne momentet te caktuara asnjehere nuk keni per ta kuptuar largimin e pa pritur te dikujt…mirpo,ndodhe…dhe ne vend qe te pyesni veten pse iku?...uroni me zemer te kthehet serisht…. bejeni me zemer…dhe ne caseten tuaj te gjerave…ruajeni si kujtimin me te bukur qe keni patur ndonjehere…vajzat sic ruajne perlat e dhuruara nga gjyshet…dhe meshkujt sic ruajne dhuratat nga gjysherit…me te njejtin intensitet…me te njejtin kujdes…e me te njejten ngrohtesi…
    Kjo pra eshte pasuri…dhe me besoni…pasuri nuk quhen vetem gjerat qe I perkasin te tashmes,,,por edhe ato qe keni fituar gjate se shkuares…dhe pasuri nuk quhen vetem gjerat qe posedoni…por edhe ato qe ruani ne skutet me te thella te zemres…jane pasuria juaj…ndoshta me e madhja qe keni patur ndonjehere…pasuri eshte dashuria…
    E ne kete jete…s’ka asgje qe nuk kalon…e s’ka asgje qe nuk sherohet…ndoshta nuk quhen plage…ama te mesuan me nje kujdes qe te mungon…e kur te dhuronin vemendje…sec ndihesh pak gjalle…keto jane besoj nevoja tek cilido individ…te jete I rendesishem per dike…e kush nuk do te donte ne fund te fundit?...
    Mirpo “jasht dhembje”…ti ke fituar nje zemer…sa here te kesh ftohte ti e therret dhe te ngroh shpirtin…sa here je vetem ti serisht e therret dhe ndihesh e plot…e sa here te qash…shpirti I tij/saj e ndjen edhe ne distanz dhe te dergon duart e zemres per te fshir lotet…dhe ngrohur shpirtin dhe trupin…
    …dhe kaq …degjoni nje music te mire…hani cfare t’Iu doj zemra…dhe dhuroni dhuroni dashuri…ne kete bote te ftohte…shpirtrat jane te etur per dashuri…
    Ah,edhe pas festave…shijojeni serisht edhe nje got vere te kuqe…ngjyra dhe shija e saj do te cmendin venat tuaja…duke dhuruar buzeqeshje e duke ii ndare me te gjithe…
    Dhe mos harroni te vlersoni pasurite qe keni…ruajini ne zemer…I prekini kur te ndjeni mall…e I puthni kur te jeni te etur…edhe ne distanz do dijne t’iu sherojne…me besoni…
    Syri I bukur I shtrenjti njeri mos u trishto…as mos u merzit…pasurit do ti kembejme bashke…ne mos ne kete jete…ne tjetren e sigurt…
    Une do te te dhuroj perlat e gjyshes sime…ti oren e gjyshit tend…atje ku flen engjejt…e ku nuk njihen kufijte…e ne munges te tyre kembejme zemrat…
    Mirpo ne asnje moment te dyshosh ne dashurine qe ka nje njeri per ty…sepse ndihet…dhe pse nuk shihet…e nese te ngushellon sado pak fakti qe do te mbetesh pergjithmone tek gjysma tjeter….eshte e vertet…as duam…as mundemi te harrojme personin qe na plotesoi…eshte kaq thell Brenda nesh…dhe eshte me e fort se ne…e ndjenjat e thella nuk te pyesin…por zaptojne pa meshir gjithe kirjesen tende…duke formuar ne c’do cm emrin e saj/tij…
    Mbylli syt e fli me engjej…dicka do te pershperisin ne vesh…dicka qe thelle e ndjen… eshte si te thuash nje tingull I embel musike…qe deh frymet deri ne mpirje…era e mbremjes e sjell per ty…
    Dikur gjyshja ime me thonte…”gjithcka do behet mire,shpreso se do te behet vertet mire…sepse njerezit e mire zoti I do e I kujdeson…I’ua ploteson mungesat…dhe nuk le hapsir me boshlliqe”…dhe sot…pikerisht sot mu kujtua kjo fras…gjyshet nuk gabojne…urtesit e tyre zemra I lexon…e kur dikush ka nevoj I perserit her pas here…derisa gjerat vertet do te behen mire!...

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ...Sa e bukur nata kur shpirti me dergon tek ti...
    Ti me buzeqesh me embelsine tende qe asnjehere nuk kam ditur te rezistoj...
    I bukuri emer...i shtrenjti njeri...sa me kishte marr malli...sa qetesi ndjej ne ajrin tend...
    Kur mungon une heshtur tretem...te dashuroj si askend...
    I shtrenjt...me je kaq i shtrenjt...sa me fjale asnjehere nuk kam ditur ta perkufizoj...
    Me thuaj?!...a je gjithcka kam dhe nuk kam ne kete jete?!
    Fryma...egzistenca jote i dhuron ngjyra jetes sime...

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Tashme asgje nuk di...
    udhet me dergojne tek ti...
    Une egositja...une e pa meshirshmja...une e cmendura...
    kam filluar te te mendoj...
    te te mendoj me nje intesitet kohor te pa pershkrueshem as nga koha vete...
    une qe refuzoja te te degjoja,shihja.lexoja,ndjeja...
    sot rend drejt teje...
    Une egoistja...kam harruar vetveten...po filloj te "fundosem" ne udhet e shpirtit tend...qe "groposur" mbaja ne thellesit e mia...ne te pa dukshmen time...
    kam filluar te te "zhvesh" pertej trupit im...te te zhvesh butesisht akujt qe te kisha mbuluar...
    te thyej murin qe kisha ngritur perball teje...per te mbrojtur veten time...
    une qe kisha filluar te te urreja...te te zhdukja...
    une kam filluar te ec dhe te rend ne gjurmet e tua...
    te kerkoj e etur vemendjen tende...qe nuk me ofrohet me...
    une e pa afta...kam filluar te shoh me syt e mi...ate qe vetes shpesh i kam mohuar...te te dua pa frik...te te dua sic te dua...pa e kuptuar pse...
    je gjithcka kam dhe nuk kam ne kete jete...
    faleminderit qe egziston...vecanerisht ne zemren time...edhe pse e copton ate c'do dite...me mungesen tende...

  4. #4
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anëtarësimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Mos te lutem mos! Na kepute shpirtin, po vdesim vetem nga nje shkrim

    Bukur, bukur(ndonjeher duhet ti kalojm me shaka keto gjera :ciao)

  5. #5
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Urime per shkrimin Aurora.Si cdo her sjell risi te kendshme me shkrimet tua

  6. #6
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    Urime per shkrimin Aurora.Si cdo her sjell risi te kendshme me shkrimet tua
    Faleminderit xhan

    - - - Updated - - -

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    Mos te lutem mos! Na kepute shpirtin, po vdesim vetem nga nje shkrim

    Bukur, bukur(ndonjeher duhet ti kalojm me shaka keto gjera :ciao)
    hahahahahha do t'mbysssss e di une nuk te keputet shpirti ty se je vet pak delikat nga natyra hahahahhaha

    jane copeza momentesh Loliiii edhe ndodhe qe te te "mberthejne" ndonjehere

  7. #7
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anëtarësimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    mua me mer te keqen ti delikate je vet

  8. #8
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    mua me mer te keqen ti delikate je vet
    haahhahahhahaha une jam e jam...por edhe per ty dyshoja cik...ama cik fare hahaha

    pse eshte gabim te jesh delikat?!..jooo Lolii...eshte dhunti e njerezve te mire...te brisht...

    ore delikat e kisha fjalen per i ndjeshem une..se mos e more per ata te atij lloji ti hahahahaha

  9. #9
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Oh,sa nate e gjate...dhe te mendosh se jemi ende ne oret e para te saj...
    Gjumi eshte arratisur...optimizmi gjithashtu....ajo cfare ka mbetur kete nate...jane nje tuf e cmendur mendimesh....e nje pa gjumesi e theksuar e syrit te pa lodhur....
    Sa do doja te isha diku....diku larg....ndoshta gjumi atje do te me merrte lehtesisht....jam tejet e bindur per kete....
    Trupi...shpirti im...kerkojne te jene atje...tek rrahjet e gjysmes sime....

  10. #10
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Sa me pelqen te eci pasditeve pergjat trotuarit me muziken me vehte...
    sidomos kur fryn ere e te perkund mendimet kaq embel...
    pastaj te vrapoj...te vrapoj e te rend drejt turma njerezish...qe nuk i njoh...njerez qe nuk gjykojne veprimet e tua femijnore...
    sa me pelqen te ngjitem shkalleve te larta qe te dergojne ne
    "Kuzum Baba" e prej andej ta shoh qytetin ne pellemb te dores...
    sot ecja dhe ndjeja se si pushtoja nje qytet me buzeqeshjet dhe cmendurite e mia...
    sa do doja te ecnim bashke buze detit...te vraponim te cmendur per te prekur gjurmet e njeri-tjetrit...e me pas buzet te shuanin mallin qe digjet brenda nesh...
    pastaj te shijonim nje kafe...floke sheqeri...kokoshka...akullore...
    te shijonim shtrengimin e duarve qe percillen deri ne palc...
    pastaj te hidheshim ne detin e ftohte qe therret trupat tane te nxehte...
    ti me je magji...cmenduri...sa dua ti jetoj keto me ty...c'do dite...c'do moment...te te shtrengoja fort...e te te beja me dije se sa te doja...
    e mengjesi te na gjente ashtu ne reren e lagur te nje pas nate...qe do puthte trupat tane...te etur...te zhveshur...

  11. #11
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    C'do dite ndihem ndryshe me ty....eshte e cuditshme se si ti frymon keshtu natryshem brenda meje...
    Nuk di te shpjegoj me fjale se sa e lumtur ndihem kur me pranin tende brenda ne zemren time...jetoj...
    Mos me kerko te te largoj...as te te dua ndryshe...sepse nuk di te te dua me shume as me pak se sa te dua...por keshtu si tani...sic vetem ti di te pulsosh brenda meje...
    Je frymezim ne c'do shkrim timin dhe ti e di...nuk ka se si te ndodhe qe te shkruaj dicka dhe te mos e perfundoj me ty...
    dua te te lexoj c'do dite...dua te te zbuloj c'do dite...e te mbushem me prezencen tende...qe etur jam te shfletoj...
    Je krijes unike...e zoti te solli pikerisht tek une...qenuk e besoja se mund te egzistonin njerez te till...aq me pak meshkuj te till...por ja qe shpesh gabohemi...egzistojne...sigurisht...dhe une isha e bekuara te te njihja ty....te te doja ty...e te jetoja per ty....
    Te dua i shtrenjte....je gjithcka kam...pasuria e nje vajze...me duaj...me duaj sic me do...beso ne dite me ngjyra qe na presin....ta dua shpirtin....zemren...frymen..emrin tend...jane te miat...ty nga vetja tashme nuk te perket asgje....asgje....

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Sonte...
    Nga URTESIA në forum Tema Shoqërore
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 28-10-2015, 11:36 PM
  2. Çfare embelsire hengret sonte?
    Nga ReniX në forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Përgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 14-01-2014, 09:45 PM
  3. Sonte: SHQIPERI - Qipro
    Nga vaaldr1n në forum Futbolli shqiptar
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-09-2012, 10:34 AM
  4. Sonte Danimark - Shqiperi ,jepni komentet tuaja
    Nga bledi1 në forum Futbolli shqiptar
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 09:33 PM
  5. Shikoni Shqiperi - Hungari sonte ora 20:30
    Nga ReniX në forum Futbolli
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 09:12 AM