....Pafundesisht....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    ....Pafundesisht....

    Receta Gatimi

    Kur dielli I mengjesit te puth syt embelsisht…ke arsye shume te fort per te buzeqeshur,ndoshta kjo ka qene arsyeja pse mengjeset I doja shume…sepse zoti te dhuroi edhe nje dite me shume…te zgjohesh me deshiren e madhe per te filluar nje dite te bukur ose jo…gjithsesi nuk mendoj se egziston ndonje dite e shemtuar…te shemtuar e bejne vete mendimet njerezore…qe lodhin dhe mbi ngarkojne trurin me shume se sa duhet…
    Mengjeset I kam adhuruar me se shumti per aromen e detit dhe jodit qe ndihej pertej dritareve te dhomes …e ndoshta me afer se sa Jodi…ishte aroma e kafes qe zjente ne barin poshte shtepise sime…e shume se sa Jodi me cmendete ajo…pikerisht ajo…kafja ime e ndjere..
    Mengjeset I doja...i doja pa fundesisht kur I ndaja urimet e thella te shpirtit tim me TY…kur te thoja “Mirmengjes dielli im…Mirmengjes I shtrenjti im…te uroj dite sa me te bukur,vetem per ty”…
    Ndoshta mund te duheshin fjale te zakoshme…por jo…nuk jane..per sa kohe fjalet dalin nga skutet me te thella te shpirtit…e sidomos kur keto fjale kalojne dhe perfundojne ne njeriun qe zemra zgjodhi…eshte nje nder ndjesite me te embela qe mund te perjetoj njeriu…sepse zemra te gezon ne ato momente…dhe per nje cast ndihesh zot…ndihesh I till sepse te duket sikur me urimin tend do te ndodhe vertet keshtu…gjithe dita dhe ditet e tij do te jene vetem diell…
    E di cfare ka te bukur dashuria?...ndoshta te gjithe e dine…mirpo sipas meje flas….ka te bukur faktin qe te dhuron nje shkelqim te gjithe qenies tende…madje edhe lekura shkelqen…ti ndoshta nuk e ve re…ama njerezit qe shoqerohesh c’do dite nuk mund te mos e vene re…sepse kete bene dashuria…te krijon nje drite shperthyese rreth teje…qe shpirti nuk ia fsheh dot trupit…e trupi nuk e mbulon shpirtin…por e zhvesh lakuriq…
    Dhe mendoj se e kane gabim kur thone se “dashuria ka forma te ndryshme”…nuk eshte e vertet…dashuria mund te vije ne rruge te ndryshme…ndoshta ne ato rruge qe as ne enderr nuk kishe imagjinuar…ama…tek te gjithe ndihet njesoj…ndryshon vetem menyra se sa te afte jemi ta shprehim tek gjysma tjeter…e ketu nuk kemi te bejme me munges aftesie…por fakti se duke e kaluar masen e te te shprehurit…ndoshta behemi bajat tek pala tjeter…dhe kjo pa dyshim qe nuk e gje e mire…
    E dini pse?...sepse njerzit jane te komplikuar me besoni…kur ti I shpreh shume…ndoshta ne ditet ne vijim fjalet e tua…atij/asaj I duken nje refren I perseritur…megjithse ti e bene dhe I shpreh fjalet sepse ashtu ti ndjen zemra…dhe gjithe ndjesit qe perjeton do ti ndash me te…mirpo varet se sa e kupton tjetri kete…
    Ne momentin qe ti rri pasiv…fillojne serisht ato mendimet tek gjysma tjeter…me sakt nisin dyshimet…qe ai/ajo nuk ndjen me per ty…prandaj edhe nuk shprehet…prandaj edhe rri pasiv…
    Mirpo une per te gjithe ju qe me lexoni e kam nje keshill…e di cfare thone?...”qe eshte e veshtir te ndjekesh nje keshill…mirpo me e veshtir eshte ta japesh ate”…gjithsesi…une do ta beje…e merrni ose jo per baze…
    Nese ne jete ju rastis te njihni personin qe zemra juaj e zgjodhi dhe jo vetem juaja…por nese zemrat tuaja zgjodhen njera tjetren…pr ate duheni te dy me te njejtin intensitet..…duhet te keni parasysh dy parime:…1- te doni tjetrin pa ndrydhje…dhe te shprehni dashurine tek tjetri gjithashtu pa ndrydhje…sepse dashuria eshte liri…dhe nese kete nuk e beni me ate qe ndjeni…atehere nuk mund te quhet e till…sepse nese ai ju ndrydh nuk mund te quhet dashuri…
    Nese ju merr malli thuajani…nese e doni…thuajani…”te dua”…nuk ka rendesi nese je ti i/e para qe e bene…rendesi ka qe ajo fjale qe del nga buzet tuaja te jete e ndjere…dhe e vertet…
    Nuk duhet te ecni me mendimin se e merzisni me fjalet tuaja…jooo…nuk ka arsye me besoni…me thoni?...si mund te bezdisni kur I shprehni dashuri dikujt?...jemi shume te ftohte pa te me besoni…dhe kur fjalet na vijne nga njeriu qe duam…behemi me krah…asnjehere gjysma tjeter nuk bezdiset nga dashuria juaj…perkundrazi…ne momentet qe mund te jete duke kaluar nje veshtirsi personale ose familjare…dashuria juaj I jep jete dhe arsye te jetoj…
    2- ne rastin kur shohim se pala tjeter eshte pasiv…pa dyshim qe eshte lenduese…sepse ne pak kohe…kalojne mijra mendime ne koke…mirpo perpara se te veproni me mend…ndiqni zemren…ajo pa dyshim nuk ju le asnjehere ne balt…
    Edhe une…si kunder shume njerez…kam ato impulsivitetet e mia…mirpo ndoshta nga kjo…kam mesuar se ne momente te vecanta…ne kohe te vecant…mirkuptimi dhe toleranza duhet te jene ne majat me te larta…sa brenda vetes suaj kete positivitet ta quani arritje…sepse e till eshte…te veprosh drejt ne situatat qe jane shume te ngaterruara dhe te pa kuptimta eshte arritje…dhe kjo arritje me besoni…ne “shendetin” e lidhjes suaj do te sherbej pa dyshim per mire….
    Pergjithsisht njeriu eshte I prirur te jete I veshtir…megjithate per kete egziston dashuria…te zbusi veshtirsite dhe te te beje njeri me te pergjegjshem dhe te drejt…
    Dashuroni ne menyren qe doni dhe sic ju vjen…dashuroni pa kushte dhe pa vendosur kufij tek gjysma tjeter….te doni krijesen e tij…te respektoni lirin e tij…e te jeni mikesha/miku I tij me I mire…
    Sepse se pari…duhet qe te dashurin/en tuaj duhet te flisni si me vehten pra mes jush te mos egzistoj muri ndares une jam une dhe ti je ti…joooo… …por me ty jam une dhe vetem une e perball meje ti je pasqyr ku une shoh veten…jasht dhe Brenda…e perpara teje jam shpirt zhveshur...kushti tjeter eshte ta doni paster dhe me zemer…e te arrini te lexoni shpirtin e tij…se sa I duhet dashuria juaj…e se sa te rendesishem jeni per te…dhe disa fjale duhen zhdukur ndoshta pjeserisht nga fjalori…”pergjithmone”…dhe “perjetsi”…duhet te keni parasysh se asgje nuk eshte e perjeteshme…e asgje nuk shkon ne perjetesi…
    Duajeni njeriun e zemres…pa kufij e zotesim…ai nuk eshte malli juaj e ju nuk jeni pron e tij…ai eshte oksigjeni juaj…e ju duhet ta kerkoni ne shpirt but…dhe te depretoni but ne gjysmen tjeter…mirpo pa dyshim…eshte maksimumi lumturise nese ky person ndan jeten me ju…e per kete jeni vetem ju celsi qe hap kete dere te madhe….duke perdorur fjalet dhe ndjenjat e duhura…te jeni I vertet…dhe te arrini te posedoni disa menyra qe ndoshta nuk jane te lehta…ama duhet…
    Te dini te toleroni,te respektoni…te falni…te kerkoni falje…te xhelozoni ne masen e duhur…por mbi te gjitha te doni….
    Sepse dashuria keshtu eshte….nuk vuan nga komplekset…por ka nje vlere te madhe…per larmishmerin e positivitetit qe mbart Brenda…
    Ndoshta eshte e veshtir…mirpo behet e veshtir vetem per njerezit qe kane me te vertet rendesi te madhe ne zemren tone….qe ne I quajm pasuri e nuk do te donim kursesi ti humasim….ndoshta kjo I dergon njerzit te bejne edhe gabime,,,,edhe te genjejne…vetem e vetem te mos humasin ate qe I ringjalli ata…
    Dashuri eshte te thyesh c’do distanz…dhe nuk eshte asgje largesia me km…nese zemrat jane afer….sepse mund te ndodhe qe te jesh afer fisikisht me dike..ama zemrat jane me larg se kurr…km I’u gjendet zgjidhje…ama nje zemer qe eshte larg…nuk ka asgje qe e ngroh dhe e sjell tek ti…
    Dashuri eshte te zgjohesh c’do dite me te njejtin shkelqim te djeshem dhe te neserm….e kete ta beje te mundur vetem nje njeri….qe e mbolli dashurine ne zemren tende me te vetem arm qe posedonte…qetesia….mirsjellia…dhe respekti…
    Qe te jete I afte te te beje te qeshesh dhe qash per te njejten arsye….qe kur ta shohesh aty me ty…te jete sikur edhe hera e pare….te te dhuroj te njejtat emocione…sa here te te thot “te dua”…te jete nje ndjenje e cmendur dashurie te te ngjis ne qiellin e shtate…
    …dhe harrova te shtoj nje fraz nga nje autor I famshem”…tek njerzit mos dashuroni pamjen…vdekja dhe jeta I ka shuar ato”….dashuroni shpirtin dhe do ta rigjeni…pra dashuroni shpirtin….ndoshta nuk e dini…ndoshta edhe e dini….se qenka ndjenja me e bukur dhe me e gjalle qe mund te kete provuar njeriu ne jete…
    Te mos jesh I etur per te prekur syt buzet…por I etur te jetosh Brenda tij …shpirtit e tij….oh,,,ta therrasesh me ze….e emrin te bertasesh…ti thuash se je frym…qe me le pa frym…(hahahhaha e cuditshme kjo e fundit apo jo)…ndoshta…mirpo keshtu eshte…
    Thesare te medha jane keto pasuri qe posedojme Brenda nesh…as na I shkelin e as na I hedhin…ne dime vetem te falim…e te marrim…dhe hyjnore eshte te dhurosh…e te mos pyesesh se sa…por hapni krahet dhe dhuroni….shpirttrat e bute e te embel kane magji Brenda tyre…te dhurojne jete…e jete marrin edhe vete….

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anëtarësimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Pafundesishtshkrim i gjat na lodhe syt

    nabej nje ze kur te dali libri me tregime

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    hahahahhahahha ke qene pergjumesh prandaj te duket i gjate ore hahahhaa

+ Përgjigju tek Diskutimi