Rikthimi fenomenal i Leo Messit pas dėmtimit ka mahnitur edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk i kurseu elozhet pėr ish shokun e skuadrės, duke patur parasysh dygolėshin e argjentinasit kundėr Getafes nė Kupėn e Mbretit.



“Messi ėshtė i jashtėzakonshėm. Nė fushė ai bėn gjėra qė mund tė realizohen vetėm nė videolojėra. Pashė golat qė shėnoi ndaj Getafes, i dyti ishte magjik. Eshtė rikthyer nė formė dhe ka ende uri pėr tė shėnuar. Eshtė bukur ta ndjekėsh lojėn e tij”.

Sulmuesi suedez i Paris Saint Germain nėnvizoi rėndėsinė qė ka numri 10 pėr Barcelonėn, teksa shpjegoi edhe vendimin pėr ta mbajtur kėtė numėr te parizienėt.

“Numri 10 ėshtė njė simbol nė futboll. Gjithēka filloi me Maradonėn dhe pas tij tė gjithė donin ta kishin atė numėr nė fanellė. Pėr mua ka qėnė njė ėndėrr, por sa herė qė kam dashur ta mbaj, mė pas kam ndėrruar ekip. Tani pėr herė tė parė, nė fanellėn time kam 10-ėn dhe jam shumė i lumtur”.

Akoma i dėshpėruar pėr mungesėn nė Botėrorin e Brazilit, Ibrahimoviē shprehu nė tė njėjtėn kohė adhurimin pėr njė tjetėr ish blaugrana.

“Jam ende i zhgėnjyer sepse donim me ēdo kusht tė luanim nė Kupėn e Botės. Mbi tė gjitha pėr faktin qė do tė luhet nė Brazil, nė vendin nga vjen futbolli mė i bukur dhe futbollisti im i preferuar qė ėshtė Ronaldo. Por jam i gėzuar qė nė Botėror do tė shkojnė disa nga shokėt e mi tė klubit, disa prej tyre do tė shpallen kampionė dhe pėr kėtė jam shumė i lumtur”.

Nga Armando Husa SuperSport