Nė vitin e ri tifozėt e astronautikės presin me interes disa ngjarje: zbarkimin e njė sonde kozmike nė njė kometė, ndriēimin e veēantė tė Marsit, disa eklipse dhe njė udhėtim tė veēantė pėr nė stacionin kozmik.

Viti i Ri nis me njė sensacion: mė 20 janar do tė zgjohet sonda europiane e kometės Rosetta. Qė prej dhjetė vjetėsh sonda Rosetta i bie kry e tėrthor sistemit planetar - por pėr gati dy vjet e gjysmė ajo ishte shumė larg Diellit aq sa bateritė diellore nuk mund ta furnizonin atė sa duhet me energji, kėsisoj sonda sipas planit ra nė gjumin e dimrit duke humbur ēdo kontakt me Tokėn.

Mė 20 janar nė bordin e Rosetta-s do tė bjerė "zilja" e zgjimit. Sistemet e bordit do tė aktivizohen, antena do tė drejtohet drejt Tokės dhe nė mbrėmje, sipas orės sė Europės Qendrore, Qendra Europaine e Kontrollit nė Hapėsirė me seli nė Darmstadt do tė ketė sėrish kontakt me sondėn Rosetta. Nė mes tė vitit sonda do tė mbėrrijė nė destinacionin, qė ėshtė kometa Tschurjumov-Gerasimenko. Pėrgjatė njė viti sonda do ta shoqėrojė kometėn duke e studiuar atė nga afėr. Nė nėntor njė kapsulė speciale pėr do tė zbresė nė bėrthamėn e kometės dhe do tė hulumtojė materialin e saj direkt nė vend.

Nė kometa ėshtė i konservuar mė sė miri materiali nga fillimet e sistemit tonė diellor. Kjo pėr faktin, se kėto materiale janė mbetjet e ngrira tė resė, prej sė cilės pėrpara katėr miliardė vjetėsh u krijua Dielli dhe planetėt - e kėsisoj edhe Toka jonė. Matjet nga sonda Rosetta mund tė jenė tė dhėna kyē pėr tė kuptuar, se si ėshtė krijuar Toka dhe jeta nė tė.

Marsi vihet nė lėvizje

Nė shtator dy sonda kozmike do tė mbėrrijnė planetin tonė fqinj, Marsin dhe do tė qarkullojnė nė tė njėjtėn orbitė. Sonda e NAS-s do tė pėrqendrohet tėrėsisht tek atmosfera e planetit. Ajo do tė hulumtojė, se nga ē'elementė kimikė pėrbėhet shtresa e gazit pėr rreth Marsit dhe se si ėshtė zhvilluar ajo nė periudhė afatgjatė.

Sonda e dytė e Marsit ėshtė misioni i parė planetar i Indisė - ajo shėrben kryesisht si njė provė teknike si dhe pėr mbledhje pėrvoje pėr Indinė, qė synon tė bėhet njė fuqi nė fushėn e fluturimeve nė hapėsirė. Pėrveē kėsaj sonda e Indisė nė Mars do tė fotografojė planetin dhe do tė krijojė hartėn e pėrbėrjes sė tokės sė tij.

Njė gjerman udhėton pėr nė stacionin kozmik

Nė fushėn e astronautikės viti 2014 do tė jetė krejt i veēantė pėr Gjermaninė: Nė maj astronauti gjerman Alexander Gerst do tė udhėtojė pėr njė qėndrim gjashtėmujor nė stacionin ndėrkombėtar hapėsinor, ISS. Menjėherė pas zbritjes sė tij tė parė nė stacion, astronauti i ri do tė lejohet tė punojė pėr gjashtė muaj nė ISS – qėndrimi afatgjatė i njė gjermani nė ISS ka qenė pėr herė tė fundit para gjashtė vjetėsh. Atėherė ishte nė ISS Thomas Reiter, i cili sot ėshtė drejtor i Organizatės Europiane tė Hapėsirės, ESA.

Industria private e astronautikės nė SHBA shpreson pėr arritje suksesesh nė 2014. Njė firmė do tė ofrojė fluturime pėr turistė nė hapėsirė - megjithatė avioni raketė fluturon nė lartėsinė deri 100 kilometra. Pasagjerėt pėrjetojnė vetėm pėr pak minuta humbjen e forcės sė gravitetit - gjė qė s'ka tė bėjė me fluturimet e vėrteta kozmike pėrreth Tokės. Gjithashtu gjithnjė e mė shumė firma shpresojnė tė marrin porosi joshėse prej NASA-s, pėr tė prodhuar nė tė ardhmen raketa kozmike pėr transportim materialesh e mė pas edhe pėr transportin e astronautėve pėr nė ISS.

Misionet hapėsinore tė Kinės tėrheqin vėmendjen

Me zbarkimin e suksesshėm tė sondės sė saj Chang'e 3 nė Hėnė nė mes tė dhjetorit, Kina ėshtė futur tashmė nė rrethin e fuqive kryesuese nė fushėn e astronautikės. Kjo sondė pėr njė vit rresht do tė kryejė matje nė Hėnė dhe do tė vėzhgojė hapėsirėn pėrmes njė teleskopi tė vogėl. Deri nė prill makina Rover Yutu do tė jetė nė veprim pėr tė hulumtuar territorin pėrreth vendit tė zbarkimit tė sondės.

Nuk ėshtė ende e qartė se ē'plane ka Kina pėr vitin e ri. Por e sigurtė ėshtė, se sėrish disa njerėz do tė udhėtojnė pėr nė stacionin e vogėl hapėsinor Tiangong-1. Kina ėshtė ndėrkohė disi e izoluar nė nivelin ndėrkombėtar, sepse SHBA kėmbėngulin me forcė pėr tė mos e pranuar atė si partnere tė stacionit tė madh ndėrkombėtar nė hapėsirė. Duket si e pamundur, qė gjatė vitit tė ri Kongresi i SHBA-sė ta zbusė disi qėndrimin kategorik nė kėtė drejtim. Nė aspektin politik do tė jetė mjaft delikat kongresi ndėrkombėtar pėr hulumtimin e hapėsirės, nė tė cilin pėrfaqėsuesit e tė gjitha vendeve qė aktivizohen nė fushėn e astronautikės, konsultohen pėr veprimet afatgjata tė sė ardhmes. Takimi zhvillohet nė janar - tėrheq vėmendjen fakti, se kėsaj here nė Uashington ėshtė pjesėmarrėse dhe Kina.

Ndriēim i veēantė i bukuri i Marsit nė muajt mars dhe prill

Disa ngjarje nė qiell: 2014 ėshtė sėrish viti i Marsit. Nė prill planeti fqinjė do tė ndriēojė si rrallėherė nė kėto vitet e fundit. Planeti i brendshėm fqinji ynė Venusi pothuajse gjatė gjithė vitit do tė duket si njė yll mėngjesi - veēanėrisht ai do tė bjerė nė sy nė qiellin mbi Tropik dhe nė hemisferėn jugore.

Nė paralelin verior Venusi ndonėse do tė shihet gjatė vitit tė ri, ai vetėm nė 2015 do tė mund tė jetė nė kėtė brez sėrish objekti dominues i qiellit natėn. Nė gusht dy planetėt mė tė ndriēuar tė qiellit do tė takohen: Venusi dhe Jupiteri mė 18 gusht gjatė agimit do t'i afrohen aq shumė njėri-tjetrit, sa qė duke i parė thjesht me sy ato do tė duken si njė yll i vetėm.



Katėr eklipse - tė gjitha jashtė Europės

Nė 2014 do tė ketė dy eklipse tė plota tė Hėnės dhe dy tė pjesshme. Tė apasionuarit e yjeve nė Europėn Qendrore nuk do tė kenė mundėsi ta shijojnė njė spektakėl tė tillė natyror, qė kėsaj here u rezervohet vetėm vėzhguesve nė pjesė tė tjera tė botės. Mė 15 prill Hėna do tė hyjė nė bėrthamėn e hijes sė Tokės. Ky eklips i plotė mund tė vėzhgohet nė Amerikėn e Veriut dhe tė Jugut, nė Paqėsor si dhe nė Australi.

Dielli, qė dy javė mė pas gjatė njė eklipsi tė pjesshėm diellor do mbulohet nė pjesėn mė tė madhe, do tė mund tė shihet nė Jug tė Oqeanit Indian, nė Australi dhe nė Antarktidė. Eklipsi i plotė i Hėnės mė 8 tetor do tė shihet nė Azinė Lindore, nė Australi, nė Paqėsor dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Amerikės. Eklipsi i pjesshėm i Diellit mė 23 tetor do tė shihet vetėm nė Amerikėn e Veriut dhe nė verilindje tė Paqėsorit. Tė apasionuarit pas qiellit nė Evropė mund tė ngushėllohen qė tė tilla spektakle natyrore do tė mund t'i shijojnė nė 2015, kur do tė ketė sėrish eklipse.