Perpiqemi shpesh te shoqerohemi nga optimizmi…perpiqemi shpesh te mos rendim drejt udheve qe te dergojne ne strehimin e shpirtit atje ku syt kureshtar nuk vezhgojne ndjeshem…e as te te ndjekin me mijra menyra pyetese…qe nuk dine nga te nisin te te pyesin…pa gjetur dot pse-ne…sepse ndoshta duke vene re perhumbjen tende ata kane frik te pyesin per te mos degjuar pergjigjen qe I druhen kaq shume…dhe mes mijra menyrash…shmangin syt qe te mos perplasen me shikimin tend…dhe te lene hapsir te mjaftueshme per te menduar ne qetesi…e per te mos patur prani njerezish rreth teje…

Personalisht kam patur inat gjithe jeten njerezit qe I shmangen bisedave dhe argumentimeve te nje bisede…sepse kur dikush fillon nje bised qe duhet konsumuar…s’ka arsye shmangeje…sepse sa me shume te shmangesh nje bised…aq me I lart behet muri mes dy ose me shume njerezve,,,
Duhet te keni parasysh dicka:…populli thote shpesh “fjalet e teperta jane fukarallek”…e ketu kemi te beje me thashethemet…ato sigurisht jane pjell e mendjeve te vogla…
Mirpo,kur heshtja mberthen qenien tende…oh,kjo eshte absolutisht e pa perputhshme me urtesine e mesiperme…sepse nuk ka ndoshta dhembje shpirterore me te madhe per njeriun kur ngrin…kur e mberthen heshtja…kur ka kaq shume per te bere…kaq shume per te thene…e ndihet kaq I mberthyer e I mbytur…sa nuk gjen me asnje fjale per te thene…
Diku kam lexuar se “gezojuni kur nje femer grindet si e cmendur me ty…se nese ajo hesht…ti nuk egziston me”…
E asnjehere nuk duhet te fitoni heshtjen e saj…ajo nuk ka lindur te rrij strukur ne boten e saj…ajo ka lindur te fluturoj…ka lindur te qesh me ze…te kendoj…jo vetem te degjoj nje melodi te deshperuar…por te thith drejt vetes melodite me ngjyrat me te bukura te egzistuara ndonjehere…
Ndoshta kam antipati te theksuar ndaj meshkujve…ndoshta nuk duhet…sepse me shume se sa veten nje femer dashuron pikerisht nje krijes te till…

Mirpo nuk mund te evitohet…eshte totalisht me e madhe se une…pa kenaqesi (aspak personale por te para nga njerezit qe shoqerohemi c’do dite)…meshkujt nuk arrijne asnjehere te kuptojne dhe te konceptojne se sa e rendesishme eshte “vepra” dhe “fjala” per nje femer…kete nuk kane asnjehere per ta kuptuar…
Jepini mundesi te jetoj pa hije pas tyre…jepini mundesi te duan jeten me syt e se bukures e me shpirtin e lire…nuk jane prone e juaja binduni….ose ok,mbase jane…trupin sigurisht e ndajne me ju…ama shpirtin nese nuk e fitoni ne rruget e duhura…s’keni per ta patur ndonjehere…mbase nuk ka vlere shume per ju mirpo…ndoshta jo ne kohen e duhur keni per t’ia ditur dhe kuptuar vleren…
Kur filloni nje bised…ju lutem konsumojeni ne menyren me te mire te mundeshme…pa ngritje zeri…pa gerthima…pa perulur dhe ofenduar brishtesine e nje femre…sepse loti qe bie nga syt e saj do te therrmoj ne copash shpirtin tuaj…

Cojeni nje bised deri ne fund…degjojini edhe disa te verteta te hidhura kundrejt personit tuaj…nuk jeni aq perfekt sa mendoni…kete duhet ta keni te qarte si uji qe pini…
Mirpo sot ose me sakt nuk kam deshir asnjehere te flas per kete gjini…e dini pse?...sepse fakti qe shkruaj,qe flas per ta ju jep nje rendesi te pa merituar…qoft edhe duke folur negativisht…une thjesht per momentin po e marr si krijes inegzistente…ose ndoshta edhe nese do te flisja…thjesht do ishte humbje kohe….pasi asgje nuk ka qe ndryshon ata…e asgje nuk ka qe ndikon tek ata…ata jane si shiu…dhurojne trishtim…lagin shpirtrat…e baltosin kembet…

Shpesh njerezit gjendet ne kontradit edhe me vehten e tyre…ndoshta shprehja “edhe rrobat te rendojne”…shkon perfekt…sepse ka shume stonim…ka shume rremuj rreth teje sa ti mund te ndihesh thjesht si femije qe sheh nje qen te xhindosur…I trembur dhe I pa mbrojtur…e friksuar dhe ne pritje te asaj qe do te ndodhe…ose qeni do te te kafshoj me dhembet e mpreht…ose ti mund t’ia dalesh edhe ta zbusesh kete
‘kafsh” te egersuar….me pa fajsine dhe butesiine tende…sa e veshtir apo jo?...
Gjithmone tek njerzit I kam adhuruar bisedat e kendshme…ndoshta te flasesh pak…ama ato pak fjale te jene thjesht te duhurat…ama mendoj se gjithmone tek njerzit duhet te kete pak vend per fjale…per te mos humbur rrezen e drites e lirin te thuash cfare mendon…qoft edhe nje idiotesi…mjafton qe te flasesh…te mos e stermundosh shpirtin tej mase duke kerkuar te thuash dicka…e sapo te nisesh te te perpaslen muret e pa pershtatjes ne fytyr …dhe e gjen veten nje nje guack pa fillim dhe fund…por te mbledhur kemb e duar aty…derisa shpirti dhe trupi yt te shuhen pergjithmone…

Jeta behet e cuditshme ndonjehere…ose ndoshta ajo nuk vjen e till…vete njerezit jane qe e krijojne kete…sepse duke bere pjese ne nje grup njerezish ku nuk e gjen vetten askund…jo sepse je I vecant…nuk ka asgje te vecant tek ty…mirpo kur nuk gjendesh askund…eshte si te jesh jasht tokesor…dhe asnjehere nuk gjendet problemi…je ti apo njerezit kaq te komplikuar?...por mendoj se perderisa jane te rrall ata me te cilet ndihesh vetvetja je vet ti e komplikuar…vetem se e ke te veshtir ta kuptosh kete…megjithse e ke te qarte…
Shpesh kerkojme si neper ajer esenca optimizi genjejne veten se ndoshta kemi perpara syve perde qe na pengojne te shohim qarte…dhe se gjerat nuk jane absolutisht kaq te komplikuara…
Mirpo asnjehere asnjehere mos dyshoni per aftesite dhe menyren tuaj te te menduarit nese ne c’do moment vini re se jeni duke bere gjene e duhur…sepse gjykates I vet jetes dhe veprimeve te tuaja jeni vete ju…pa varisht se sa te kuptueshem jeni ne ambjentin ku jetoni…ne njerezit qe jetoni…megjithse sic e kam thene edhe me siper eshte “vrasese “ne menyre absolute te mbyllesh gojen atje ku ka shume per te thene…e atje ku ka shume per te bere…ndoshta kjo ka qene plumbi me I keq per shpirtin e njeriut…sado mund te thuash se mbijeton…serisht ai plumb le plag te pa sherueshme…e ndonjehere dhembin…
Pergjithsisht karakterizohem nga optimizmi…ama kur shoh se sa pa drejtesi ka ne kete jete…se di…mbytem…dhe ndjej se me mungon ajri jasht mase…

Kam patur bezdi shume veprime tek njerzit…e asnjehere nuk jam njeri paragjykues nuk do ta beja kurr…vetem se me pelqejne shume njerzit e drejte…njerzit qe te dhurojne krah…qe edhe nese nuk je dikush te bejne te ndihesh I till…edhe nese ke mijra difekte…te bejne me dije se je njeriu perfekt…njeriu ka nevoj per keto me besoni…nuk duhen marr ne formen e komplimenteve…por si dicka positive qe ndikon ne personin tend…duke e drejtuar si nje form vlersimi…qe prinderve/partnerit/mikes/te afermve…te ndihen si pupel ne nje bote kaq te ashper…te jene te lire te fluturojne bute…
Mirpo mos harroni:…nje njeri qe e njeh veten mire,qe njeh mire aftesite e tij…ndoshta nuk ka nevoj te degjoj keto “llustra”…mirpo…kur nje fjale e mire vjen nga njeriu qe me se shumti e presin atyre ju dhuron krah edhe njehere…ndoshta ajo zverdhje qe kane ne fytyren e venitur…kthehet ne nje ngjyre te kuqe kaq te dashur…
Sidoqofte,ndoshta ne momente te caktuara ndihesh teper I izoluar dhe nuk arrin dot te shohesh se e bardha eshte e bardhe dhe e zeza e zeze…nuk ka te mesme…gjithcka te duket pus I zi…

Vjen nje moment…ndoshta mund te jesh mjaft e/i qeshur…mjaft e/i lumtur..e nuk kishe asgje per te qene e till…ndersa sot ndodhe qe mbetesh kaq i/e heshtur…thua se te kane mbaruar fjalet?...apo mos ndoshta nuk ka me vend per dialog e njerez qe te bisedojne me ty…qofte ti degjosh ose te te degjojne…
Ndoshta mund te kete njerez…por nuk ka asgje tek ata qe ne nje moment te jesh vevetja…e kjo ndoshta dhemb…sepse te duket vetja gabimisht I zbritur ne toke…
Sepse kudo diskutohen…te ardhurat-shpenzimet…shpenzimet dhe te ardhurat…e serisht balanca mes tyre…se cfare peshon me teper…te ardhurat apo shpenzimet…nderkohe qe dashurine per njerzit e kalojne ne plan te dyte…gjithmone leket perbejne diten e njeriut…sapo zgjohet dhe kur fle,,,,edhe endrrat besoj te tilla duhet ti kene…

Oh,sa bote e varfer…oh,sa shpirtra te varfer…askush nuk ka marr florinje me vete…askush…te gjithe nje dite do te mbulohemi nga dheu…e kockat mbeten…atje nuk pijne uje florinjte…apo mos ndoshta milingonat krijojne keshtjella?...
Kembeni pasurite materiale ne ato shpirterore….pyetini njerzit tuaj a jane mire?...a kane nevoj per ndihme?...nese ju duhet gjake,nese ju duhet frym…nese ju duhet nje krah ku te mbeshtesin koken…keto I dhuroni e mos u ndrydhni…e asnjehere mos prisni falenderim…nuk bête asgje thjesht u treguat se Brenda jush pompon nje zemer e mire…
Mos I’ua mbyllni gojen…por kur hapni nje bised e coni deri ne fund…jo vetem presje e presje pa fund…fillojeni me shkronje te madhe dhe vendosni nje pike…
E femrat vlersojini…askush nuk eshte perfekt…ndoshta kjo na bene unik…se per kedo mund te jemi askush…ama per dike mund te jemi dikush…vetem se per ta bindur ate duhet te perdorni fjalet dhe veprat ndonjehere…

E une realisht ndoshta nuk do lodhem kurr se binduri ju…se sa e rendesishme eshte te jesh shpirteror…se sa e bukur eshte te ecesh ne kembe…te shkosh ne kish…e te dhurosh dashuri…dhe te harroni se sa dhuroni…asnjehere te lodhur…por t’ia nisni nga fillimi…dhuroni dashuri…pasterti shpirterore…oh,do jeni njerzit me te pasur…e te qeshni me ze…edhe pse ndoshta arsyet mungojne…qeshni…ka vertet zot ne bote…e ai eshte me ju!