Receta Gatimi

.....Te Besosh...duhet si Ajri....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    .....Te Besosh...duhet si Ajri....

    Thone se jeta eshte dhurata me e bukur qe zoti I ka ofruar njeriut…thone se nuk kane rendesi cfare ofrohet pas kesaj…nese jeta jote eshte e qete apo e dallgezuar….e rendesishme eshte qe ty te jepet kjo dhurat dhe si e till eshte me e madhja e me e vlefshmja…e zoti kete e quan “pasuri” tenden…pa marr parasysh se kjo “pasuri” te dhurohet “falas” apo me nje kosto te “larte”…qe njeriu me se miri ka ditur te luftoj per ta patur kete “thesar” te pa cmuar sikunder vleren ka…
    Ne momentin qe lindim…jemi dhurata e prinderve…per ata nuk ka asgje me te vlefshme se presenza jone…per ata nuk ka pasuri me te madhe se krijesa jone….dhe kane te drejte besoj…une nuk di ta perkufizoj bukur me fjale kete moment…pasi jam e pa praktikuar mirpo dicka te perafert ne mendje e kam…mbase nuk afrohet aspak me ndjesit reale…por s’perben problem…heret ose vone jeta na I ofron ne pjat gjithcka…ti njohim vleren edhe ne praktik…me nje teori te njohur tashme…
    Pra po thoja…krijesa jone ne fakt merr vlere qe ne trupin e nenes…e cila pertej se pa dukshmes thur mijra endrra per ne…e kur dalim prej trupit te saj…ajo ndoshta e ka me te veshtir te enderroj…nuk I jepet me kohe per endrra…por nje realitet cmontues te shubrosur te mijra realiteteve te saj…
    Rritemi dhe kuptojme dicka nga e bukura jete…dhe kur ngjisim disa shkall mendojme se jemi mire…ama perpara nesh ka mijra vete…e pas nesh akoma edhe me shume…presin te ngjisin ato shkall qe nuk dijne te kene fund….e krahasuar me te tjere ndihesh mire…thua “Faleminderit zot” qe me dhurove jeten…e nje jete te mire…mirpo asgje nuk mjaftohet me kaq…

    Zoti pervec jetes qe te dhuroi…te ofron “surpriza” c’do dite…e fjala “surpriz” nuk identifikon vetem te bukuren absolutisht….jo jo…identifikon ate qe ty thjesht te le pa fjale…”surprizeeee” I dashur njeri!!!!…dhe ty nuk te mbetet tjeter vecse te shohesh deri ku do te arrijne keto habitjet e tua…nese do jene thjesht siperfaqesore qe syri nuk mundet ti anashkaloj dot…apo do te jene goditse…aq sa te urresh krijesen qe te dhuroi jeten…”zotin”….
    Nuk besoj se egziston trishtim dhe dhembje me e madhe…se sa kur ne familjen tende gjerat nuk ecin mire…do te doje me shume te mos kishe lindur,ose te kishe mangesi personale,se sa mangesi familjare…do ishte ndoshta me e lehte..…se sa te shihje gjera qe dhembin…e ne pa mundesi per ti riparuar,ndihmuar…kthesh ne statuj…dhe gjithcka perpara teje duket e erret…e dhembja e tyre te dhemb edhe ty kaq shume…kaq shume!!!...ndoshta me shume se edhe vete atyre…diku ne skutet e thella te shpirtit tend ndjen nje gjak qe shkeputet pik-pik jeten s’ta merr…ama shpirtin copton copash…

    E ke patur gjithe jeten tende ne duar…ke qeshur ke qare…ke fituar arritje…ke njohur njerez…ke fituar miq…je krijuar me se miri se brendeshmi….dhe vjen nje moment qe te mirat e jetes nuk arrin ti shohesh me…te mirat nuk te kujtohen…dhe eshte totalisht cmenduri…ke nje mos arsyetim qe nuk njeh kufij….ke munges disponimi…e munges reflektimi…asgje nuk eshte e njejte…asgje…
    Ndoshta nuk di te shprehem mire…ose me sakt…nuk di se cfare eshte e mire…di vetem se njeriu lodhet…dhe plogesg sigurisht…ata qe treten nuk u trenten nga hici…dicka lodhi shpirtrat dhe trupat e tyre…e ne pa mundesi per te rezistuar…u shperben..sic I ndodhe nje luleje kur nuk e ujit… rezistton e reziston…pastaj thahet…e as rrenje nuk I gjenden me…kalon ndjesit dhe arsyetimin ne extreme…mirpo serisht mbetet po ai…kur griset…e kur qetesohet….dhe ndoshta heshtja eshte e dhimshme….as deshir per te degjuar dhe as per te folur nuk ke me….vetem do te rrish I strukur ne boten tende…askend e askush te mos te te trazoj…mundesisht…

    Te ndjeshmit jane natyre komplekse kete e kem permendur shpesh…ose njeriu ne vetvete eshte natyre komplekse…nuk di te thot “jo” e as “po” nuk mundet dot…mes te dyjave zgjedhe nje rruge te mesme nga e cila ne asnje moment nuk shtyhet nga deshira e tij…por vetem nga nje terheqje fizike dhe psikologjike qe I behet…
    Shpesh here me mijra njerez rreth teje,ke ndjesin se ke rene me parashut gabimisht ne nje ambjent qe s’di dhe as mundesh te pershtatesh…vetem buzeqesh…hesht…buzeqesh e hesht serisht…asgje nuk degjon nga cfare te thuhet…e vetem leviz syt ne menyre te pa kontrolluar por te drejtuara mire…te jesh I afte te percjellesh e te depertosh butesisht tek pjesa zhurmuese ku presin vetem reagimet e tua…qe sa vijne dhe fashiten ose zhduken me naten…e gjithkush I ve re…vetem ti vete jo…
    Ne shkrimet e mia une pergjithsisht mundohem te dhuroj ngjyra,ndoshta tek ky I fundit nuk gjenden shume,mirpo I anashkaloni,lexoni fundin pa nisur fillimin,ne fund te fundit,jane thjesht piktura bardhe e zi qe I vendosen murit per te thyer pak shume pak ngjyrat e ndezura….duhen apo jo…sepse cfare po thoja?...kjo eshte jeta…e jeta duhet me shume kur behet me e eger,,,,sepse lufton e lufton duke shpresuar per te pare ngjyra…e ylber…I cili vonon por vjen…vjen sic nuk kishe enderruar…vjen ne nje menyre qe te cmend…mirpo mos u hutoni…ylberet zgjasin shume pak…shijojini…pamjet magjepsin…

    …sepse nuk ka asgje me te bukur se sa kur dhuron pak drite aty ku mungon…edhe nese realisht ti mund te jesh njeriu qe ndodhet me shume ne erresire se sa gjithe ata qe mundohesh te ndricosh….mirpo serisht jam natyr e till dhe pse ne shumicen e rasteve me“jeten” jam inatosur ndonjehere….
    Une nuk di te urrej apo te mbaj inat me dike…nuk do ta beja kurr…cfare do lloj arsye te me ofroj…mirpo me zotin shpesh inatosem…e me ate sigurisht merzitem shume…mirpo sic merzitem edhe e dua…eshte kaq i fuqishem Brenda meje sa nuk me lejon ta marr gjate inat…megjithse arsye kam patur shpesh…sepse nuk ka arritur qe me zemer te qeshurat e mia ti bejne 3 dite bashke…jo jo…pas 3 ditesh ose edhe 2 e gjysem…dicka me ka prishur humorin e sigurt…
    Mirpo serisht e kam gjetur nje arsye…e arsye kam shume sigursiht…siknder ju te gjithe mund te keni…kete I’ua them shpesh edhe nxenesve te mi…nuk ka asgje me te bukur se sa te qeshurat qe luftojne me lotet….ka nje shkelqim mes te dyjave qe vetem zemrat e ciltra e te ndjeshme e posedojne…

    Sepse gezim eshte te zgjohesh me nje urim…gezim eshte te shohesh fytyra te qeshura…gezim eshte nje pjat e mbushur me gatimet e nenes…nje kek I bere prej duarve te saj…
    Gezim jane perqafimet e vellait tend …kur qesh ashtu mes seriozitetit qe e rrit paksa ne mosh…dhe e bene te duket kaq I bukur
    Gezim eshte te ndash biseda me ze me babain tend…te bisedosh edhe pse ai nuk te kthen pergjigje…ti thuash se te ka marr malli shume…mes lotesh ta puthesh fotografin e tij…e ti thuash “kam mall te therras fjalen “babi”…mirpo jam e lumtur e di?...sepse edhe pse nuk arrij ta them dot me…ti me dhe mundesine ta ndjej kete fjale…e ta njoh permes teje…e nuk eshte pak…sepse mendoj edhe me te keqen…ka nga ata qe nuk I kane thene kurr fjalen “mami” dhe “babi”…e kjo dhemb edhe me shume…
    Gezim eshte te marresh buqeta lulesh nga “femijet” e tu…ata te cilet qeshin ndersa vijne drejt teje…e te thone “mesuese te duam shume,je shume e mire”…
    Gezim eshte prania e nenes tende…qe edhe pse “grisesh” ndonjehere me te…per asyse te pa logjikshme…serisht ke deshir te cmendur ta shtrengosh…e ti thuash se sa e do…
    “e dashur nena ime…te kam jete…sepse me dhe jete…e nuk ndjej detyrim te te dua…por Brenda meje ka nje burim dashurie kaq te madhe sa asnjehere me fjale nuk jam e zonja te ta shpreh dot…nuk do mundja e ti e di….di vetem te te dua keshtu…pa shume fjale…po vetem te te shtrengoj e te te perqafoj fort…
    Me pyete “cfare te te blej mami per ditelindje” e une qesha…mami kete pune kam vit per vit hahahaha…mos e vri mendjen per mua….
    -te te blej nje xhaket?...kam plot mami…mire te te blej nje pal kepuce?...kam plot mami nuk dua asgje…
    -po cfare te te beje?...mami dua nje kek me moll…ta bash me duart e tua…po kete e beje per 2 minuta une…po me thuaj cfare te te blej…asgje mami…dua vetem me perqafosh…te me duash…
    Ky eshte gezim…besoj me I lart I mundshem…pavarsisht se jeta ndonjehere nuk eshte e bukur…ju duhet ta beni te till…mendoni se sa mangesi dhe mungesa ka jeta e dikujt tjeter…qe krahasuar me te tuat jane larg…
    Ne bote ka njerez te verber…imagjinoni sa e vuajne mungesen e drites e te ngjyrave qe jeta ofron…ka njerez qe nuk degjojne…mendoni se cfare humbasin nga nje melodi e bukur…nga nje tingull I embel…
    Ka njerez qe nuk mund te ecin…nuk mund te flasin…e sa e sa raste te pa fund…ka edhe nga ata qe luftojne me jeten c’do dite…

    ..prandaj pa varsisht te gjithave…zoti shpesh here tregohet zemer gjere e shpesh here jo…mirpo mos u inatosni me zotin asnjehere…sic beje une…ama frymen atje e mbaj…ne ngrohtesin e Kishes…shkoj kudo…ama qetesine vetem ne shtepine e Zotit e gjej…sado qe inatosem shpesh…e dua edhe kaq shume…
    Mes lotesh zgjasni syt dhe duart nga Zoti…ai do te dij t’iu shtrengoj fort…

  2. #2
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anëtarësimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    se di cke desht te thuash ne kete shkrim ,

    do te kundershtoj bazuar ne shkrim.(sipas opinionit tim)

    se pari jeta nuk eshte dhurate ,por nje prove ku njeriu i devotshem dallon nga te tjeret ,
    se dyti te dush familjen dhe te tjeret ,nuk eshte ndjenje por norme e pakundershtueshme ose obligim (detyrim)
    se treti te besosh do te thote:
    a)te kesh turp (per cdo gje te pa hijshme te krijesave njerzore)
    b)te kesh frike (ndaj krijuesit sepse Ai eshte i vetmi qe ka te shkruar fatet tona ne kete jete)
    c)te falesh dhe te ndihmosh te vobektet pa marre gje ne kembim

    e di qe shkrimit i jep nota artistike ,por une do te te sygjroja je shume me mire ne shkrimet te natyres dashuri-urrejtje fanto dashurore

    nuk beoj se te ngelet hatri per kundershtite ,,,jo?

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Mirmbrema Landi!!!....te me ngelet qejfi the?!....absolutisht qe jo,flm qe me lexon gjithashtu qe shpreh opinionin tend!!...hahaha pa varsisht komenteve ne e kemi te theksuar mos perputhjen e mendimeve....edhe pse perfundimi i nisjes ae pa perputhshme,merr nje fund te kuptueshem......Jeten e kemi dhurat para se gjithash Landi...e shoh si te till sepse ka edhe nga ata qe u mohohet pa nisur mire....e perderisa jemi ne jete...sigurisht nuk e mohoj qe eshte edhe ajo qe thua ti,por une keshtu kam mundur ta shoh....e te besosh do te thot: te duash jeten pa varsisht se si te vjen....e nga zoti nuk duhet patur frik...as ta shohesh me frik....por ta duash si te vetmen forc e te vetmen krijes qe deperton mbi c'do qenie tjeter....e familjen nuk mundesh ta duash se e ke per detyre....por sepse vatra e saj ka gjithe frymen qe duhet.....dora e nenes te dhuron jete Landi....fjala e saj te sheron...e kundrejt ketij medikamenti une nuk kam detyrim....e dua se ma do shpirti....hahahaha e bera roman....e persa i perket sygjerimit te ndryshimt te temave te shkruaj per dashurine....hahahhaha nuk e kam me me deshir....imagjinata ime u mpi...nuk pi uje me....

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Ja si si duhet te flirtojme!
    Nga erinda në forum Romanca
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2012, 08:37 AM
  2. Me duhet ndihm pak ...
    Nga B|1n1 në forum Të ndihmojmë njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 06:26 PM
  3. Ajri i Tiranës, 2 vite jetë më pak për çdo banor
    Nga aurel në forum Shtypi i Ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 05:36 PM
  4. Ajri i ndotur dhe lindja e parakohshme
    Nga aurel në forum Kuriozitete
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 08:04 PM
  5. ‘Aeroxheli’ peshon pak me shume se ajri.
    Nga Altin111 në forum Kuriozitete
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 05:59 AM