Receta Gatimi

Studjuesit krijojne nje zemer bio-artificiale ne laborator


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Studjuesit krijojne nje zemer bio-artificiale ne laborator

    Studjuesit krijojne nje zemer bio-artificiale ne laborator.



    Nese zemra e njeriut mund te krijohet nga organe kafshesh, keto te fundit do te shpetojne jete njerezish.
    Studiuesit e Universitetit te Minesotes qe po perpiqen te gjejne kurime te reja per semundjet e zemres kane rritur nje zemer miu ne laborator duke perdorur qeliza embrionale. Perfundimet e studimit te botuar ne revisten “Nature Medicine” vendosin bazat per transplantimin e atyre qe shkencetaret i quajne organe bio-artificiale te njerezit.

    Ekspertet thone se ne te gjithe boten llogaritet te jene rreth 100 milione njerez, zemrat e te cileve nuk arrijne te ushqejne me gjak trupin e tyre.
    Ne eksperimentet e tyre, studiuesit hoqen zemrat e minjve te sapolindur te laboratorit dhe ua hoqen qelizat.

    Studiuesja kryesore, Doris Taylor, qe drejton Qendren e Universitetit te Minesotes per Riparimin Kardiovaskular,
    thote se shkencetareve u mbeti ne dore nje mase e bardhe proteinash ne forme zemre, qe permbante tuba aty ku kishte pasur ene gjaku.

    Dr. Taylor thote se keto skelete zemrash u mbushen permes injektimit te disa qelizave qe kane aftesine e riperteritjes dhe transformim, pak a shume si qelizat embrionale.
    Brenda pak ditesh, thote Doktoresha Taylor, zemrat e minjve filluan te krijojne qeliza nga jashte.

    Qelizat e reja iu injektuan lende ushqyese dhe ndaj tyre u perdor nje stimulues kardiak.
    Pas kater ditesh, studiuesit vune re disa tkurrje ne zemrat e minjve.
    Doktoresha Taylor thote se pas tete ditesh organet eksperimentale filluan te qarkullonin leng lehte.
    Nese kjo metode perfeksionohet ne zemra me te medha do te mund te perftoheshin rezerva te pakufizuara organesh te nevojshme dhe studiuesit thone
    se perdorimi i qelizave baze te vete pacientit do te sillte si rezultat qe nje zemer bio-artificiale t’i pershtatej sistemit imunitar te tij.

    Hapi i ardhshem ishte perdorimi i kesaj procedure ne nje zemer derri per te pare nese do te funksionoje ne nje zemer me te madhe.
    Doktoreshe Taylor thote se zemrat bio-artificiale per njerezit mund te perftohen nga organet e derrit, sepse kane pothuajse te njejten mase.
    Valvulet e derrave perdoren per zevendesimin e valvuleve te dala jashte perdorimit te njerezit.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Studjuesit krijojne nje zemer bio-artificiale ne laborat

    Lum si njerezit!

    Te shkretat kafshe!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ish-WikiLeaksat krijojnė faqe tė re
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-12-2010, 03:42 PM
  2. Lojėrat kompjuterike krijojnė varėsi
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-12-2010, 01:31 PM
  3. Shkencėtarėt japonezė krijojnė printim tė aromatizuar!
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 09:58 PM
  4. Hulumtuesit krijojnė telin mė tė vogel tė pianos
    Nga EMAUS nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 08:39 AM
  5. Inteligjenca Artificiale
    Nga Aragon nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 01:06 PM