...Si Une.....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 14 prej 14
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    ...Si Une.....

    Receta Gatimi

    “Streha e mendimeve” mbetet qoshja me e bukur e personit tend…sepse askush nuk mund te thot se nuk ka kohe te mendoj…do te ishte totalisht absurde…te gjithe mendojme…te gjithe kerkojme hapsire edhe kur nuk behet e mundur…e kerkojme me ngulm per te qene pak vetem e te mendojme dicka qe truri nuk mundet dot ta shmang…
    Kam patur raste natyrisht kur nuk kam deshiruar te mendoj asgje…mirpo mes deshires dhe thirrjes se brendeshme egziston nje kuptim dhe nje mos kuptim jo logjik…dy kahe te kundert terheqin njeri tjetrin…e kush ka “forc” me te madhe…kuptohet fiton…
    Normalisht nuk kam patur kohen…sepse kerkoj te beje gjithcka vetem e vetem te mos jem vetem…te mos kem kohe te mendoj…te organizoj kohen dhe veten ne menyre te till qe mendimet te mos kene mundesi te me “kapin” mua dhe kohen time te cmendur qe ecin si aeroplan I ckurdisur I pa karikuar me karburant…ama ecen mrekullisht sa shpesh me duhet te pyes veten?...si eshte e mundur qe reziston?...mbijeton?...je gjithe kohes gjithandej…me gjithkend…dhe serisht buzeqesh…kendon…kercen…dhe pse bota jote cmendur te ka “karbonizuar” kocken si makineria kur bluan grurin per ta kthyer ne miell…
    Mirpo nuk ka pyetje per te bere…per sa kohe ti kohen tende e ke aktivizuar ne c’do minut te ta marri shpirtin…dhe te mendosh se koha nuk ka faj…ka njeriu normalisht qe e mbyt kohen me organizimet e tij…qe edhe nese ke 5 minuta kohe…jooo nuk duhet humbur trupit te lodhur I bene mire nje masazh relaksues…duar femrash te huaja qe prekin trupin tend …zoterojne aftesi per te te shlodhur…ringjallur…e prekur kockat e tua…lekuren tende…e butesisht aromat e tyre artificial ti bejne kaq mire shqises se nuhatjes…
    Nuk ka raste te pakta kur me thone…”erdhi vajza e cmendur pas aromave te mira”…semundjen time e paskam shfaqur ndjeshem…une se kuptoja…ama kur perpiqesh te besh te pa dukeshmen…shfaqesh edhe me shume,,,.sepse mes aromash une nuk kam kufij…cmendem…luaj mendsh…kudo e nuhat te emblem arom…dhe terhiqem pas saj si njeriun kur e therret ora e vdekjes…
    Une nuk di te ndalem…jooo nuk dua te ndalem…lulet me dhurojne jete…jo me pamjen…por aromen e tyre…parfumet me cmendin…jo me ambalazhin po serisht aromen e tyre…detergjentet…oh me magjepsin jo me butesin po aromen e tyre…shampot…ohhh,nuk I lexoj kurr per cfare floku duhet te perdoren…I hap dhe ndjej e cmendur eren me te mire…dhe e mberthej fort ne duart e mia…dhe pas vehtes degjoj serisht “vajza e cmendur e aromave te mira”…s’ka gje…le te me thojne e cmendur…per sa kohe nuk demtoj shpirterisht njeri…pas te bukures le te quhem e cmendur…pas se mires le te me thone keshtu…mirpo thell thell dihet…askush nuk eshte I cmendur se dashuron te bukuren dhe te emblem arome…ne fund te fundit gjerat qe te bejne te lumtur le te te cmendin…nese per ty jane ilac le te vjellin vrer te tjeret…”bota eshte jotja”…e kthen dhe luan sic do ti…
    Mirpo ku dua une te dal me kete do thoni ju?!...mbase ne leximet qe me keni bere…e keni kuptuar natyren time jo komplekse ama te shdervjellte te te menduarit ose shprehurit ne kete rast…sepse une nuk vuaj nga komplekset…une jam une…nuk dua te perdor dorashka…jo se nuk di…por nuk dua…adhuroj te depertoj tek njerzit si muzika…lehtesish dhe paster…pa pranga…te pakten ne mendime nuk duhet te kete komplekse…
    Dua te dal tek fillimi I shkrimit tim…sado kemi shume per te bere…gjithcka korkon personin tone…gjithcka na mberthen pa meshir…ama asgje…absolutisht asgje…nuk na pengon te mendojme…ate cfare zoteron boten tone…shpirtin tone…jeten tone…jooo koha nuk ka mundur dot…angazhimet nuk kan mundur dot….njerezit qe te rrethojne nuk kane mundur serisht…qe ti te mendosh per mungesat e tua…emrin e dikujt qe e therret pa ze por me zemer…shpirtin e dikujt qe e kerkon si ajrin…prezencen e dikujt qe te mungon sa ajri serisht…jooo koha dhe agenda jote e organizuar per te mos patur kohe..nuk ka mundur te te marr mendimet e tua…qe I kalojne kufijte e minimumit…maksimumit…pooo I kalon…sepse pa vetdije ti me mendimet diku…ke konsumuar gjithe kohen tende,,,,e ketu konsumi nuk shihet me syrin negativ…jo jo….shihet dhe krahasohet me ujin…qe mund ta shmangesh nje moment etjen…ama serisht do e kerkosh me ngulm…trupi e shpirti nuk jetojne dot pa “uje”…90% e trupit tone perbehet nga uji…dhe eshte “konsumi” me I shpesht qe bejme”….
    Mund te me kundershtoni ne kete pasi mendoni ajrin si me te pa shmangshmin burim jetik…mirpo mungesa e ajrit dihet te dergon ne pak minuta ne udhe tjeter…uji eshte me I tmerrshem me besoni…buzet,trupi.shpirti nese mungon e mbajne mendjen aty…derisa te del shpirti pak nga pak ne munges te tij…ohhh sa e dhimbshme duhet te jete…”vdekje me vuajtje” do quhej praktikisht….mirpo ne aspektin figurativ do te quhej “shurje flakesh” nese do te krahasoheshe me nje zjarr”…ne munges te ujit zjarri jeton…nese I hidhet uje shuhet dhe behet hi…e zeze…dhe pa jete…qymyr me pak fjale….
    Mirpo po e anashkaloj kete pjese…po kaloj tek dicka me praktike…per te mos folur ne pergjithsi…por dicka me reale…psh cfare pelqej dhe cfare urrej une ne vija te pergjithshme…
    Mbase nuk kane interes per ju…mirpo eshte e durueshme…ne fund te fundit nuk eshte keq te dini pak me shume rreth vajzes qe shpesh hyn ne rolin e “psikologes” “keshillueses”…
    Psh pelqej poezit…nuk kane rendesi kush I shkruan…kur dhe si…syri im I hapur dhe mendja ime e etur I lexon cmendurisht…
    Psh pelqej aromat…ndoshta kete e dini mire…sepse une nuk le asnjehere vend pa e shprehur….aromat e embla te luleve,frutave,etj…
    Pelqej detin…ohhhh…jooo u gabova…nuk e pelqej…e dashuroj detin…nuk e mohoj e dashuroj shume…
    Librat,fjalet e bukura,veprat e bukura….njerezit e bukur shpirterisht…femijet…qente…babin tim e kam adhuruar shume…e ne munges te tij…nuk di sa here e gjeje veten ne pellgje lotesh ne pa mundesi per ta shtrenguar edhe njehere…
    Miqt e mi…nuk di te them se kam shume…ama ata qe I kam dua fort…dhe me duan sigurisht…sepse perpos vajzes se “qeshur” arrijne “ndonjehere” te zbulojne syt me lotet e pa derdhur…arrijne ndonjehere ti lexojne ata…edhe pse une vajza aspak aktore I fsheh mire lotet e mi…mipo jo gjithmone ja dal…e per kete ndihem absolutisht inatcie…se perhere kam arritur te kem kontroll mbi brendesine time…mirpo per njerez te vecant ne jete….kontrolli nuk merret parasysh…madje nuk egziston…
    Cfare kam inat?...njerezit qe nuk me japin spjegim dhe arsye per motive te ndryshme…le te jem gabim…gabimin duhet te ma perplasin ne sy…le te jem mire…te mirat serisht te mi thone ne sy…vetem heshtur te mos rrijne…heshtja e tyre ftoh shpirtin tim…me vesh me “anti plumb”…sa as ne endrrat e tyre nuk do me gjejne dot…sepse mbrojtja qe mbaj veshur nuk e lejon kete…kur behem e ftohte ndaj botes une behem vertet…I thyej rregullat e mia…parimet e mia…keshillat edhe mesimet e nenes…nuk me vlen asgje…vec akullit qe mbaj veshur kundrejt tyre…dhe nese ky akull me hyjne ne zemer…oh…aty asgje nuk mund te behet dot…edhe ure te me behen…jo per mua zhduken…po po zhduken….e jane absolutisht te pa dukeshem…sepse une kuptoj…une toleroj…une fal…une degjoj…une anashkaloj une dashurojjjjj….por vjen nje moment qe une edhe te dua te behem ndryshe nuk do te mundja…sepse une jam une…kur me dhurojne heshtjen…nuk dhuroj heshtje por fal….kur me dhurojne heshtjen…une buzeqesh…kur me dhurojne heshtjen une hesht….e pas shume perpjekjesh per te zgjatur serisht duart…. “behem logjik e ftohte”…e gabuar sigurisht…ama e vetmja rruge qe te eshte ofruar
    Ne cfare endrre je duke fjetur vall I dashur zoteri?!...iken vjen…vjen e iken…dhe me pas kthehesh sikur asgje nuk ka ndodhur…me fal po malet jane male e nuk mund te cahen me skaf…sikunder deti me tank…mos ndoshta mendja e qete e jotja ka humbur sensin praktik?...ohhh I dashur njeri…une e adhuroj Ismail Kaderen..sidmos kur shkruan “une fal po nuk harroj”….sidomos per kete…
    Ky pra ishte pershkrimi I vajzes qe shkruan per optimizem…e buzeqeshje…asaj qe “bluan” kohen per muaj te tere…shfrytezohet nga koha…jo kur shkruan…sepse te shkruarin e dashuron…do thoni ju si shume gjera dashuroka kjo vajze…keni te drejte…nuk e mohoj…une kam lindur te dua gjithcka…ti fal shpirtin gjithckaje…detit,ujit,ajrit,familjes,miqeve,mirpo edhe te shtrenjtit njeri…nuk mundem ta mohoj…shume “adhuroj”…shume e dashuroj natyren dhe bukurit e saj
    Lexova diku dicka…”ama te shtrenjtin im… jooo nuk e dashuroj…ndoshta e mbi dashuroj…e kam te shtrenjte…edhe ai mua keshtu me ka…me thot se jam “embelsia e zemres se tij”…me thot se jam “era e mire e tij”…une e besoj kete…sepse ai me do…ne menyren e tij te cuditshme ama me do…kete nuk me shpreh me fjale…ma thot sa here qe une marr frym…une besoj tek ai…jo jeten qe jeton…por shpirtin e tij…shpirtin e tij e lexoj…oh si e lexoj….syt e tij me kerkojne…shpirti tij me kerkon…ne duhemi shume…ai eshte djali inatci…une vajza enderrimtare”…ai eshte inatci serisht une vajza qe fal butesine e pastertine e dashurise…ai eshte I dashuruar deri ne palc…ama e fsheh bukur…anashkalon ta pranoj….mirpo per te lexuar cfare dua te lexoj…nuk me duhen fjalet…jooo kurr nuk me jane dashur…une heshtjen tende…melankoline…inatin tend te pa emer …e kuptoj…jane mburoj qe ti e perdor me mua per tu ndjere indiferent…por une nuk e shoh …vetem shpirtin te lexoj…je I qete…I merzitur…I heshtur…mirpo une nuk kam vdekur jam e gjalle…kur une te vdes une merzitu ti…jo tani…jooo une jam gjalle..

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Shpesh jemi te pergjumur kundrejt syve qe etur kerkojne te shohin larg...
    Shpesh,shume shpesh...ne rendim te jemi te arsyeshem ne nje bote qe vetem arsye nuk njeh...
    nuk di te them cfare duhet,as cfare do te doja,di te them se mes te dyjave lundroj ashper...ne pa mundesi per te rendur drejt asnjeres...
    Arrati ky shpirti im i etur per drejtesi...arrati kjo fryma ime qe me kthen ne inegzistente...per te prekur cfare duhet...e per te bindur se jam cfare doja...
    Ditet si keto me dhurojne perhumbje...mendimesh,synimesh...arsyetimesh...qe une me nje te kercitur te duarve mund ti zhdukja edhe larg...
    mirpo me teper se sa duart...kercas dhembet..per te perballuar shkallet qe duhet te zbresim dhe ngjisim c'do dite...shkallet e te largtes jete...qe rend e etur te prek hapat e saj...
    Fytyra ime qendron ne pritje...ne pritje te dickaje qe te mund te shuaj heshtjen e heshtur te saj
    Syt nuk di te kene me shkelqim...jane vec sy te perhumbur ne kerkim te vetvetes...
    sikur te mundja te shihja edhe njehere shkelqim ne syt e mi...ate drit qe verbon kur rreth meje frymohet ajri qe dua...jeta qe dua...
    shpirti me deperton pertej forces sime...dhe fluturon ne ajer shigjet-dritat qe nuk dijne te ndalen...por kerkojne arsye te munguar te jetojne...
    Syt me dergojne larg...sikunder zemra "skllaverisht" e ndjek...

    E Marte dhe pak....

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Ka mengjese qe rendin drejt nje hapi te heshtur per nje buzeqeshje...
    ka mengjese qe lindin zbrazur me shpirtin qe coptohet ne endrrat e nje nate me pare...
    Syt shpesh gjenden ne lundrim ujrash te kripur ne pa mundesi per te buzeqeshur serisht...
    Gjithmone i kam dashuruar ditet me shi...por sot ndihem ndryshe...nuk di me cfare kam dashur...cfare dua...e cfare do te dua neser..
    mengjeset si keto kane filluar te me trishtojne...aq sa nuk po i ngjaj me vetvetes...

  4. #4
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Kur hesht...ti mendon se dicka fsheh...
    kur flas...ti mendon se eshte me mire te hesht...
    kur buzeqesh..ti nuk heziton ta ngrish ate...ne pak minuta...
    kur bertas...ti mendon se ky eshte "ves femeror"...
    kur rend drejt rruges me muziken qe shtrenguar mbaj pas vehtes...ti mendon se jam nje njeri jo normal...
    oh,i dashur njeri,fakti qe nuk jam si ti...nuk me bene anormale...
    fakti qe adhuroj gjithcka qe me ofron kjo jete nuk me pengon te besoj se zoti i gjithckaje jemi vetem ne...padron te sjelljeve dhe veprimeve tona...askush nuk ka te drejt ti udhezoj...shikoj...gjykoj...
    aq me pak ti...
    Oh i dashur njeri,shpesh ti me komplekset e tua...nuk jeton ngjyrosur sic njerezit duhet te bejne...
    per ty gjithcka eshte e tepruar...per ty gjithcka eshte gabim...
    e di?!
    kam menduar dicka qe jam e bindur se nuk do te te pelqej...
    te hap krahet e mi...drejt kesaj bote qe me dhuron energjin qe me duhet....lirin qe me duhet...sigurisht keto i gjej larg hapsirave te tua te ngushta...ku ajo qe di te besh...eshte vetem te rendesh perpikmerisht drejt nje bote qe vetem rregull nuk njeh...
    une i urrej rregullat...une nuk njoh kufizim...
    ajo qe shpirti im njeh me se mire...jane te fluturoj larg...e lire...dhe te beje ate qe di te beje me mire...
    te jem shpirterisht zhveshur...sic nje njeri i mire duhet te jete...

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e STJUART
    Anëtarësimi
    Apr 2012
    Postime
    747
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    8
    ...ajo qe shpirti im njeh me se mire...jane te fluturoj larg...e lire...dhe te beje ate qe di te beje me mir....

    .........

  6. #6
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    ...Sa fjale te pathena.
    Sa dashuri te pashprehura.
    Sa emocione te ndaluara...
    Sa ndjenja kam vrare...
    Po po!
    I kam vrare dhe vazhdoj i vras.
    I kam burgosur nepermjet germave ne disa letra qe gjenden kudo ne dhomen time....

  7. #7
    i/e rregjistruar 35% Maska e STJUART
    Anëtarësimi
    Apr 2012
    Postime
    747
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    8
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    ...Sa fjale te pathena.
    Sa dashuri te pashprehura.
    Sa emocione te ndaluara...
    Sa ndjenja kam vrare...
    Po po!
    I kam vrare dhe vazhdoj i vras.
    I kam burgosur nepermjet germave ne disa letra qe gjenden kudo ne dhomen time....
    ....me se po merresh tani?

  8. #8
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga STJUART Lexo postimin
    ....me se po merresh tani?
    ...Me asgje...kam humbur perkohesisht....

  9. #9
    i/e rregjistruar 35% Maska e STJUART
    Anëtarësimi
    Apr 2012
    Postime
    747
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    8
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    ...Me asgje...kam humbur perkohesisht....
    ....me thuaj ...dicka

  10. #10
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    ...Naten e mire....uroj te jesh mire....mos harro ngjyros ditet....jeta eshte e shkurter....

  11. #11
    i/e rregjistruar 35% Maska e STJUART
    Anëtarësimi
    Apr 2012
    Postime
    747
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    8
    [QUOTE=Auroraa;212635]...Naten e mire....uroj te jesh mire....mos harro ngjyros ditet....jeta eshte e shkurter....[/QUO .........flm...........nate te qete....

  12. #12
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anëtarësimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Tamam , si une ....pedane si une , lak e kurth si une !!

  13. #13
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    ...Ndonjehere rruga kaq e erret eshte kaq sheruese per disa shpirtra.
    Sidomos per keto copeza te vogla qe kane ngelur nga shpirti im.
    Syri im eshte pushtuar nga kjo erresire totale.
    Ben ftohte.
    Here pas here ndricohet toka nga makinat qe kalojne kaq furishem.
    Nuk gjendet askush jashte.
    Te gjithe jane ne shtepi.
    Dritat ne shtepite e tyre jane te ndezura ne cdo dhome.
    Dikur edhe ne shtepine time ndodhte ashtu.
    Tani ndizen vetem disa drita.
    Tani fleme gjume shpejt.
    Nuk mblidhemi me ne ate dhome te gjithe se bashku.
    Edhe kur e bejme ndonjehere qendrojme pak sepse malli ben shpirtrat tane te lotojne.
    Po kthehem ne shtepi.
    Ne ate shtepi ku eshte shuar nje drite.
    Drita mbeshtetjes dhe forces tone.
    Drita jote ba!
    Drita qe ndriconte shpirtin tim me shprese....

  14. #14
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    -Kerkon te arratisesh? ..me tha
    -po..
    -po nga kush?..
    -nga mendimet...
    -oh vogelushe,askush nuk ka mundur dot te arratiset nga mendimet..jane hije qe na ndjekin pas...
    -po e di,por nese nuk mundet te arratisemi,a mund te pakten ne nje moment te ndalojme se menduari..
    -po pse kerkon te ndalosh se menduari?...cfare ka ne mendimet e tua qe kerkon kaq shume ti largosh?...
    -oh,ka mall...ka munges njerezish...ka vetmi...ka trishtim...pse ti nuk do te doje ti largoje keto dreq ndjesish nese do te silleshin cmendur ne koken tende?..
    -jo,une do te isha i lumtur...
    -i lumtur?...cfare po me thua keshtu?..
    -po i lumtur sepse mendja do te kishte nje arsye qe do te jetonte...zemra nje arsye se perse po pulsonte...pa varisht vetmise...ke nje arsye te madhe vogelushe,arsye qe jeton...fakti qe brenda kokes,zemres tende...strehohet dikush....a nuk eshte mrekulli?
    -oh,mrekulli the?...po cfare mrekullie se?
    -mrekulli qe jeta te ka dhene arsye te jetosh...te dashurohesh...te te dashurojne me te njejten force...
    distanca me km eshte asgje...ti duhet ta kuptosh...se eshte bukur kur ndihesh dhe provon dashurine ne jete...
    mos u merzit nga mendimet qe te mbysin embelsisht qenien tende...nuk ka arsye...ti mendo se sa njerez ne bote ikin nga kjo jete pa njohur dashurine?...e ke menduar kete?...pa provuar emocione...pasion...
    madje e di cfare vogelushe.?...edhe ne ato raste kur nuk ke mendime...gje qe nuk besoj te te ndodhe...kerkoji...gjeji...dhe thithi si oksigjenin...ato nuk e shuajne kurr dashurine...madje bindshem theksoj...se ato e ringjallin edhe me shume...
    ke patur fatin te duash dhe te te duan ne kthim...mos u trego mos mirnjohese...
    por dashuro...dashuro...dashuro cmendur...sic edhe mosha jote ta bene te mundur kete...dashuro si edhe vete vitet e tua...jo heshtur...as friksuar...por tregoji botes se sa dashuron...duke shperthyer gjithe kraharorin tend...e me syt e tu...qe shperthejne si kristal...mjafton te te flasesh per te...
    ti nuk e kupton vogelushe,por sa here flet per te ...syt e tu shperthejne...leshojne rreze dielli te arta...
    sa do doja qe syt e dikujt te shkelqenin si te tute...kur dikusht ti fliste per mua....oh,sa do doja...
    ti nuk mund ta imagjinosh se sa e bukur dukesh...je femra me e bukur qe kam pare...sidomos tani...sidomos tani...
    femra e dashuruar...oh,,,,eshte kaq e bukur....kaq hyjnore...

+ Përgjigju tek Diskutimi