Sipas disa burimeve te VentureBeat, te aferta me marreveshjen ne fjale, Google sot e ka nenshkruar kontraten per blerjen e platformes per live stream te lojerave, Twitch, e cila ka kushtuar 1 miliard dollarė.


Divizioni i Youtube, platformes me te famshme per te pare video online, gjithashtu kompani amė, thuhet se do ta kete ne menaxhim edhe platformen me te re Twitch.

Twitch, me baze ne San Francisco, u lejon perdorueseve t'i shfaqin ne kohe reale lojerat e tyre qe jane duke i luajtur ne PC, Xbox One, apo PlayStation 4 me te tjeret online. Twitch ka me shume se 50 milion perdorues aktiv mujor dhe 1.1 milion prej tyre shfaqin lojerat online cdo muaj. Platforma ishte themeluar ne Qershor te vitit 2011 nga Justin Kan dhe Emmett Shear, bashkethemelues te Justin.tv Faqja ishte platforma e pare te shfaq show live, apo video te tjera qe prezantohen ne kohe reale. Shear eshte akoma CEO i Twitch.