SHĖNIM I REDAKTORIT: Materiali i mėposhtėm ėshtė njė pėrgjigje e zgjeruar nga DR. E SHKENCAVE ANILA OMARI, (Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė) lidhur me pyetjen e njė lexuesi qė na ka kėrkuar prejardhjen e fjalės "Shqiptar" dhe kuptimin e Etimologjisė. Redaksia falėnderon Dr.Omarin pėr gatishmėrinė dhe ndihmesėn.

Emri etnik shqiptar, vjen nga ndajfolja shqip qė emėrton gjuhėn. Nė zanafillė kuptimi i kėsaj fjale duhet tė ketė qenė "qartė, kuptueshėm", siē ka mbetur nė gjuhėn e komunikimit tė pėrditshėm nė shprehjet "a ha shqip?", "a merr vesh, a kupton?", "shqip po ta them", "po ta them qartė, kuptueshėm". Pėr prejardhjen e fjalės shqip ėshtė shprehur, sė pari, Gustav Meyeri nė Fjalorin e tij Etimologjik tė vitit 1891. Ai e lidh me foljen shqipoj tė cilėn e jep me vėshtrimin "kuptoj", siē ruhet ende nė tė folmen e shqiptarėve tė Ukrainės nė fjalėn shqiptoj (p.sh., ti shqypton si ne?, "a kupton si ne?", nok shqiptoj, "nuk kuptoj", khs.Selim Islami, BSSH, nr.2, 1955; Sefer Musliu dhe Daut Dauti "Shqiptarėt e Ukrainės. Udhėpėrshkrime dhe punime shkencore", Shkup, 1996).

Nė shqipen popullore kemi edhe shqipėlloj "shpjegoj diēka qartė e kuptueshėm, ia them shqip" (FGjSSh 1980). Vetė foljen shqipoj Meyeri e nxjerr nga latinishtja excipio "kuptoj, dėgjoj", pra sipas tij shqiptar ėshtė nė thelb "ai qė kupton". Kjo etimologji e Meyerit nuk ėshtė pranuar pėrgjithėsisht nga gjuhėtarėt, me argumentin qė fjala latine nuk do tė thotė "kuptoj", por "marr, vė mėnjanė, pėrjashtoj, pranoj" (Ēabej), dhe se folja shqip-oj nuk ėshtė parėsore, por njė rrjedhojė e shqip, dhe mė e re se kjo, meqenėse nuk pėrdoret nė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė (Demiraj). Nga njė kėrkim qė kemi bėrė nė Fjalorin latinisht-italisht tė Calonghit, rezulton se, ndėr kuptimet e shumta tė foljes excipio tė latinishtes, gjenden edhe vėshtrimet "kap me shqisa, me veshė", "mėsoj, dėgjoj", "pranoj nė gjykim", "interpretoj" e disa tė tjera qė u afrohen kuptimeve qė jep Meyeri. Kėshtu, nė mbėshtetje edhe tė fjalės shqiptoj "kuptoj" tė sė folmes sė shqiptarėve tė Ukrainės, teza e Meyerit mund tė rivlerėsohet, ndėrkohė qė mbetet kritika pėr karakterin e prejardhur dhe pėrhapjen e kufizuar tė foljes shqipoj, shqiptoj, shqipėlloj.

Njė hipotezė tjetėr shumė e pėrhapur e prejardhjes sė emrit shqiptar ėshtė ajo qė e lidh atė me emrin e shpendit shqipe si emėr totemi (M. Lambertz) qysh prej kohės sė Skėnderbeut. Kėtė mendim nė fillim e pati pranuar me njėfarė rezerve edhe Ēabej, por mė pas e kritikoi me arsyetimin se tek autorėt e vjetėr kėto dy trajta dallohen qartė: shqip shkruhet me i, ndėrsa emri i shpendit shkruhet rregullisht me y, shqype, ēka tregon se janė dy fjalė tė ndryshme. Nė autorė veriorė tė mėvonshėm ndeshet edhe trajta me y pėr gjuhėn, emrin e banorit dhe vendin: shqyp, shqyptar, Shqypni, por kėto mund tė jenė asociacione me emrin e shpendit, duke i lidhur tė parėt me "etimologji popullore" me tė dytin.

Janė shprehur edhe mendime tė tjera pėr burimin e kėtij emri, tė cilat nuk kanė gjetur miratim tė gjerė. Ėshtė njė gjė e njohur se emrat e popujve pėrgjithėsisht mbeten tė errėt pėr nga kuptimi e burimi etimologjik. Dihet se pėr herė tė parė emri shqiptar del nė vendimet e Kuvendit tė Arbėnit tė vitit 1703, botuar nė vitin 1706, nė fjalinė "… a dīnė mir giuhėn e shqipėtarėvet". Mė parė dhe krahas tij ėshtė pėrdorur emri arbėn/arbėr. Kohėt e fundit ėshtė zbuluar Fjalori italisht-shqip i Da Leēes, 1702, nga studiuesi arbėresh Matteo Mandalą, ku del gjithashtu emri shqiptar, qė e hershon (anticipon) kėshtu nė kohė shfaqjen e emrit. Nė parathėnien e Fjalorit, Da Leēe shkruan: "Kėte Dikcionār, oh Shqipėtār i dashun, e shkrova jo pėr zotinī tande, qi di mā fort se unaj vete pėr vetėhe, qi jam pėr sė largu e giuhėnė e shqipėtarėvet e kam posi nji kafshė sė huoje".

ĒFARĖ ĖSHTĖ ETIMOLOGJIA?

Etimologjia ėshtė njė degė e Gjuhėsisė qė studion prejardhjen e fjalėve, historinė e tyre, kohėn kur kanė hyrė nė njė gjuhė, nga cili burim dhe se si kanė ndryshuar nė kohė, format dhe kuptimet e tyre. Kjo ėshtė Etimologjia Shkencore. Ajo rindėrton gjenealogjinė e fjalės, duke u nisur nga gjendja e sotme e saj dhe duke u ngjitur nė gjendjen mė tė hershme qė mund arrihet. Ndėrsa me Etimologji Popullore kuptohen ato etimologji qė e pėrcaktojnė nė mėnyrė tė gabuar prejardhjen e fjalėve, duke u mbėshtetur zakonisht te ngjashmėritė thjesht tingullore me fjalė tė tjera tė njohura, pa marrė parasysh ligjet e zhvillimit historik tė gjuhėve. Etimologjia Popullore ėshtė njė mėnyrė arsyetimi, me tė cilėn ai qė flet lidh nė mėnyrė tė vetvetishme, por gabimisht, njė fjalė me njė tjetėr.