Nė fshatin Bunol, nė afėrsi tė Valencias ėshtė zhvilluar festa e pėrvitshme tradicionale “Tomatina”, lufta mė e madhe me domate nė botė.

Rrugėt e kėtij lokaliteti valencian kthehen pėr rreth 1 orė nė njė betejė tė vėrtetė, me banorėt qė fluturojnė 140 tonė domate ndaj njėri-tjetrit. 69-vjetori i festės me famė ndėrkombėtare mblodhi 22 mijė persona, 17 mijė prej tė cilėve turistė nga e gjithė bota.

Ky ishte edicioni i dytė i “Tomatinas” me pagesė qė nė momentin qė strukturat shtetėrore tė Bunolit vendosėn njė tarifė 10 euro pėr pjesėmarrjen, nė mėnyrė qė tė pėrgjysmonin numrin e personave pėr arsye sigurie. “Tomatina” festohet ēdo vit nė tė mėrkurėn e fundit tė muajit gusht, si pjesė e festimeve verore nė nder tė San Luis Bertran.