Nė Kosovė janė zhvilluar audicionet pėr edicionin e 4 tė “The Voice of Albania”, si faza e parė e garės pėr ēmimin e madh tė zėrit mė tė mirė shqiptar pėr vitin 2014.

Pas Gjakovės e Prizrenit, tė dielėn ishin tė rinjtė e kryeqytetit, tė cilėt u pėrballėn me juri profesioniste. Duke parė kėtė spektakėl si mė tė rėndėsishmin pėr tė treguar talentin e tyre.

“E kam ndjekur gjithmonė “The voice of Albania” dhe mendoj qė ėshtė njė mundėsi e mirė ku mund tė pėrdor zėrin tim dhe ta krahasoj atė edhe me tė tjerėt”, u shpreh konkurrentja Jehona Ibishi.

“Kam shikuar “The voice” nė vende tė ndryshme tė botės dhe besoj qė ėshtė mė i miri dhe prandaj kam zgjedhur tė marrė pjesė”, tha Gzim Metaj, konkurent.

Pėrzgjedhėsja e talenteve nė kryeqytet, kėngėtarja Teuta Kurti, vlerėsoi audicionet si kualitative duke paralajmėruar prurje interesante nė skenėn e “The Voice 4”.

"Sigurisht qė karakteristika vazhdon tė jetė e njėjta qė tė pėrzgjedhim sa mė shumė talente tė reja, tė cilėt fatmirėsisht vinė dhe nuk hezitojnė. Kemi nga natyrat mė tė ndryshme, gjė qė e bėn kėtė spektakėl edhe mė interesant, vokale tė ndryshme, karaktere tė ndryshme. Shpresoj qė edhe ky vit do tė jetė i mirė po ashtu si edhe vitet e tjera sepse jemi vėrtet shumė tė kėnaqur me tė gjithė kėta konkurrentė qė kanė marrė pjesė”, tha Teuta Kurti.

Pėrveē Kosovės, ekipi i “The Voice” do tė udhėtojė edhe nė Maqedoni, ku mė 2 shtator do tė zhvillohen audicone nė Strugė te salla e Komunės dhe Tetovė nė Pallatin e Kulturės, duke filluar nga ora 10:00.
Ndėrsa audicioni i fundit ėshtė nė Tiranė, te Top Channel, pranė Piramidės, me datė 6 shtator, nė ora 10:00, si mundėsi e fundit pėr tė rinjtė e tė gjitha qyteteve qė nuk arritėn tė konkurrojnė nė audicionet e mėparshme.

Drejtori muzikor, i cili po ndjek gjithė pėrzgjedhjen ėshtė Shpėtim Saraci, ndėrkohė qė vazhdojnė tė jenė tė hapura aplikimet online, pėr tė gjithė ata qė ende nuk kanė konkurruar.


Burimi: Top-Channel