Receta Gatimi

Arrestohet Guvernatori Fullani, nė pranga dhe kryeinspektorja (video)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Arrestohet Guvernatori Fullani, nė pranga dhe kryeinspektorja (video)



    TIRANE - Arrestim i bujshem. Njeriu me i perfolur gjate kesaj vere rreth skandalit ne Banken e Shqiperise, drejtuesi i institucionit mė tė lartė financiar nė vend, Guvernatori Ardian Fullani ėshtė vėnė mbrėmjen e kėsaj tė Premteje nė prangat e Policisė, nėn akuzėn se nuk ka ushtruar kompetencat e tij duke i krijuar kėshtu kushtet e favorshme vjedhjes sė 713 milionė lekėve tė rinj nga thesari i shtetit. Njėherėsh me Fullanin, por disa minuta mė vonė ėshtė ndaluar dhe Inspektorja e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise Elivar Golemi. Ajo ėshtė paraqitur vetė nė polici, ndėrkohė qė nė muajin gusht gazeta “Shqiptarja.com” denoncoi e para shkeljet e rėnda tė inspektores Elivar Golemi, gjithashtu e pėrfolur sė fundi nė media pėr refuzimin e njėpasnjėshėm qė i bėri Kuvendit pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje me kėtė skandal.

    Nė njė deklaratė pėr mediat, Prokuroria e Pėrgjithshme konfirmoi zyrtarisht arrestimet duke radhitur dhe shkeljet e konstatuara nga hetimet qė bėjnė pėrgjegjės Fullanin dhe Golemin.

    Sipas Prokurorise, Ardian Fullani ka shkelur detyrėn e tij tė guvernatorit tė paktėn nė 5 pika konkrete, duke lėnė terren pėr abuzime qė sollėn deri nė vjedhjen e shumės prej 713 milion dollarėve nga Thesari i Bankės sė Shqipėrisė. Hetimi ka provuar se njė rregullore e Departamentit te Emisioni nuk ka ekzistuar pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrkohė qė pėr sa i pėrket inspektores sė Pėrgjithshme Elivar Golemi, kjo e fundit nuk ka ushtruar asnjė audit konform ligjit tė Bankės sė Shqipėrisė, s’ka kryer kontrolle periodike dhe ska bėrė verifikime pėr vitin 2012, 2013 dhe 2014.

    Fullani ka zgjedhur njė mbrojtje tė fortė duke marrė avokat, kreun e Dhomės sė Avokatisė, Maks Haxhinė, i cili ėshtė takuar me Guvernatorin nė ambjentet e paraburgimit nė Drejtorinė e Policisė. Duke e vlerėsuar tė paligjshėm arrestimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Haxhia tha se do tė kundėrshtojė kėtė vendim tė Gjykatės

    Arrestime tė tjera mėsohet tė jenė bėrė gjatė kėsaj dite, por ende nuk bėhen tė ditur emrat e personave tė vėnė nė pranga.Sakaq, tė Shtunėn, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani do tė dalė para Gjykatės pėr t’iu komunikuar masa e sigurisė e dhėnė nė mungesė ndaj tij.

    Me arrestimin e dy njerėzive kryesorė tė Bankės, Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin, numri i tė ndaluarve pėr kėtė ēėshtje ka shkuar nė 19 persona.

    Fullani arrestohet me vendim gjykate ne zyren e tij, reziton: "Me lini se shkoj vete ne Prokurori"...Golemi vedorezohet ne polici
    Ka qenė ora 19:45 kur Ardian Fullani ka dalė nga zyra e tij e Bankės sė Shqipėrisė qė ndodhet tek sheshi “Avni Rustemi” dhe menjėherė ėshtė ndaluar nga forcat policore.

    Atij i kanė komunikuar urdhrin e arrestimit tė lėshuar nga njėsia hetimore Task-Forcė, e cila kishte marrė spunto nga njė vendim i gjykatės sė Tiranės qė caktonte masėn e “arrestit nė burg” ndaj Fullanit. Fillimisht Fullani ka kundėrshtuar tė shoqėrohet nga forcat policore, duke pretenduar se ishte i gatshėm dhe nė dispozicion tė prokurorisė dhe se do paraqitej vetė nė kėtė institucion. Por ky pretendim nuk ėshtė miratuar nga punonjėsit e policisė tė cilėt e kanė transportuar nė drejtim tė dhomave tė shoqėrimit nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės.

    Kėrkesa pėr arrestimin e guvernatorit Fullani, ėshtė dorėzuar nė orėn 16:00, ndėrsa arrestimi i tij ėshtė bėrė nė orėn 19:45. Ndėrkaq, kryeinspektorja Golemi ėshtė vetėdorėzuar gjatė orėve tė mbrėmjes nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. Ardian Fullani dhe Elivar Golemi ndodhen ne drejtorine e policise, ne dy biruca te veēanta. Mesohet se te arrestuarit s'kanė pasur kėrkesa te veēanta, vetėm Fullani ka kėrkuar ilaēet e tensionit.

    Teksa nė gjykatėn e Tiranės zhvillohej masa e sigurisė ku Ardian Fullani dhe Elivar Golemi tė mbylleshin nė burg, Fullani ndodhej nė zyrėn e tij ndėrsa Golemi sipas dėshmitarėve ndodhej nė kafene. Vendimi i gjykatės, ėshtė dėrguar nga prokuroria nė policinė e kryeqytetit, duke kėrkuar arrestimin e menjėhershėm tė Golemit dhe guvernatorit Fullani.



    Foto eksluzive A1 REPORT: Arrestimi i guvernatorit Fullani

    Gjyqtarja Blerina Muca dha vendimin e arrestit pėr Fullanin e Golemin
    Pas njė urdhri arresti tė kėrkuar nga prokurori Ramadan Troci dhe tė lėshuar nė fshehtėsi tė plotė nga gjykatėsja Blerina Muēa nė Gjykatėn e Tiranės rreth orės 19:45 skuadra e operacioneve speciale e policisė sė Tiranės ka arrestuar nė zyrėn e tij nė sheshin “Avni Rustemi” nė Tiranė, Guvernatorin e Tiranės, Ardian Fullani.



    Nė foto gjykatėsja Blerina Muca. qe dha vendimin e arrestit me burg per Guvernatorin Fullani dhe Kryeinspektoren Golemi)

    Urdhėr arrestet dy muaj nga nisja e hetimeve per vjedhjen e thesarit....pas deshmise se 2 anetareve te Keshillit Mikeqyres
    Pas dy muashj nga nisja e hetimit pėr skandalin e vjedhjes sė Bankės sė Shqipėrisė, njėsia hetimore Task-Forcė dje nė mbrėmje ka konkretizuar hetimet, duke arrestuar dy njerėzit kryesorė tė Bankės, Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin. Arrestimi i tyre vjen pikėrisht nė ditėn kur dy anėtarėt e Kėshillit Mbikqyrės tė BSH-sė Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi si dhe ish-inspektorja e Pėrgjithshme Teuta Baleta dėshmuan nė prokurori.

    Pas pėrfundimit tė dėshmisė sė tyre, siē duket grupi hetimor i pėrbėrė nga kryeprokurori Petrit Fusha, prokurori Ramadan Troci dhe oficeri Elidon Hysenaj, ka arritur nė konkluzionin qė tė kėrkonin menjėherė arrestimin e Fullanit dhe Golemit, pasi kėta tė fundit kishin shkelur njė sėrė rregulloresh njėherėsh dhe ligjin pėr funksionimin dhe organizimin e BSH. Kėrkesa pėr caktimin e masės sė “arrestit nė burg” pėr akuzėn e “Shpėrdorimit tė detyrės”, ėshtė depozituar dje nė gjykatėn e Tiranės, ku gjyqtarja Blerina Muēa, ka miratuar kėrkesėn e akuzės duke vendosur tė caktojė masėn e “arrestit nė burg” pėr Fullanin dhe Elivar Golemin.

    Zbulohen shkeljet e Fullanit. Prokuroria: Nuk propozoi zv/guvernatorin. S’miratoi rregullohet e Emisionit, caktoi dy herė tė njėjtin person pėr inventarizimet…dhe nuk interesohej pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė Bankės
    Nė njė deklaratė pėr mediat, Kėshilltarja e Prokurorit Fjorida Ballauri, tha se nga hetimet e filluara nga korriku 2014 pėr vjedhjen e BSh, Prokuroria ka arritur nė pėrfundimin se pėr shkak tė mosveprimit tė tyre Fullanit dhe Golemit, janė siguruar kushtet qė tė cenohet siguria e parave nė thesar.

    Sipas organit tė akuzės, fakti qė Fullani nuk i ka propozuar Kėshillit Mbikėqyrės, zėvendėsguvernatorin e dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, ka krijuar mangėsi nė mbikėqyrjen e pėrdorimit tė mjeteve financiare. Fullani gjithashtu, sipas Prokurorisė, si kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės nuk ka propozuar dhe miratuar rregulloren e Departamentit tė Emisioni, duke sjellė kėshtu cėnimin e parave. Po ashtu, nė cilėsinė e drejtorit tė pėrgjithshėm ekzekutiv tė Bankės sė Shqipėrisė, Fullani nuk ka marrė masat e nevojshme ligjore pėr zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve tė Kėshillit Mbikqyrės.

    Por sipas hetimeve tė Prokurorisė, guvernatori Fullani duket se nuk ka kryer as funksionin elementar nė krye tė kėtij institucioni, “mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė Bankės sė Shqipėrisė”. Hetimet e deritanishme kanė evidentuar gjithashtu faktin se Fullani nė komisionet e ngritura pėr kryerjen e inventarizimit tė detyrueshėm periodik tė vlerave monetare nė Bankėn e Shqipėrisė ka caktuar dy herė tė njėjtin person. Ky person, aktualisht ėshtė nė hetim pėr “shpėrdorim detyre” nė kuadėr tė kėtij procedimi penal.



    Deklarata e Prokurorisė sė Pėrgjithshme
    Me kėrkesė tė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, gjykata ka vendosur masėn e “arrestit me burg” pėr shtetasin Adrian Fullani, me detyrė Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė, si edhe pėr shtetasen Elivar Golemi, me funksion Inspektor i Pėrgjithshėm nė Bankėn e Shqipėrisė, tė dyshuar pėr veprėn penale “shpėrdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vendimi i gjykatės ėshtė ekzekutuar nga forcat e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė pasditen e sė Premtes, dt. 05.09.2014.

    Nė vijim tė hetimeve pėr vjedhjen e njė shumė tė konsiderueshme parash nė Bankėn e Shqipėrisė, tė filluar nė muajin Korrik 2014, Prokuroria e Tiranės ka arritur nė pėrfundimin se dy zyrtarėt e lartė tė kėtij institucioni, pėr shkak tė mosveprime tė tyre, kanė krijuar kushtet qė tė cėnohet siguria e parave nė administrim tė Bankės sė Shqipėrisė.

    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nga hetimet e deritanishme, rezulton se, shtetasi Adrian Fullani, nė cilėsinė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, i cili ėshtė njėkohėsisht Kryetar i Kėshillit Mbikqyrės dhe Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i saj, ka shkelur ligjin si mė poshtė:

    Sė pari: Nuk i ka propozuar Kėshillit Mbikqyrės, zėvendėsguvernatorin e dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, duke krijuar njė boshllėk nė pėrmbushjen e detyrimeve tė kėtij funksioni. Duhet theksuar se ky funksion i munguar duhet tė trajtonte drejtėpėrdrejtė administrimin, mbikqyrjen dhe zbatimin e akteve proceduriale pėr pėrdorimin e mjeteve financiare.

    Sė dyti: Nė cilėsinė e kryetarit tė Kėshillit Mbikqyrės, nuk ka ushtruar kompetencat e tij pėr propozimin e nismave juridike tė funksionimit tė Bankės sė Shqipėrisė, si detyrim qė buron nga vendimi i Kėshillit Mbikqyrės Nr.13 datė 22.02.2006. Pra me nisjen e funksionimit tė departamentit tė Emisionit, ku ka ndodhur edhe vjedhja, Kėshilli Mbikqyrės duhej tė propozonte e miratonte rregulloret pėrkatėse pėr funksionimin e kėtij departamenti. Nga hetimi ka rezultuar se kėto rregullore nuk kanė ekzistuar pėr njė kohė shumė tė gjatė, gjė e cila ka sjellė cėnimin e parave.

    Sė treti: Nė cilėsinė e drejtorit tė pėrgjithshėm ekzekutiv tė Bankės sė Shqipėrisė, nuk ka marrė masat e nevojshme ligjore pėr zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve tė Kėshillit Mbikqyrės. Ndėr to, mund tė pėrmendet zbatimi i politikave tė miratuara nga Kėshilli Mbikqyrės, pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme pėr administrimin e procedurave ekzekutive, si dhe pėr qeverisjen e punėve administrative tė veprimtarisė sė Bankės sė Shqipėrisė.

    Sė katėrti: Guvernatori ėshtė i ngarkuar me mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė Bankės sė Shqipėrisė, pėrgjegjėsi tė cilėn nga analiza e hetimit nė kuadėr tė procedimit penal, rezulton qė nuk e ka ushtruar.

    Sė pesti: Nė kundėrshtim me nenin 8 tė rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare nė Bankėn e Shqipėrisė”, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, nė komisionet e ngritura pėr kryerjen e inventarizimit tė detyrueshėm periodik tė vlerave monetare nė Bankėn e Shqipėrisė ka caktuar dy herė tė njėjtin person. Ky person, aktualisht ėshtė person nė hetim pėr “shpėrdorim detyre” nė kuadėr tė kėtij procedimi penal.


    vazhdon...

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Arrestohet Guvernatori Fullani, nė pranga dhe kryeinspektorja (pjesa 2)

    Po ashtu, nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nga hetimet e deritanishme, rezulton se shtetasja Elivar Golemi, me funksion Inspektor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shqipėrisė, ka shkelur ligjin si mė poshtė:

    Sė pari: Nuk ka ushtruar auditim konform ligjit pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe rregullores se departamentit tė kontrollit, proces i cili ėshtė pėrgjegjėsi e drejtėpėrdrejtė e Inspektorit tė Pėrgjithshėm.

    Sė dyti: Ka vepruar nė kundėrshtim me kuadrin ligjor pėrkatės, sa i takon ushtrimit kontroll kontabėl tė brendshėm, si edhe kontrolle tė brendshme periodike pėr administrimin dhe operacionet e Bankės sė Shqipėrisė, me qėllim qė tė sigurojnė mbarėvajtjen e zbatimit tė ligjeve dhe tė akteve nėnligjore nė Bankėn e Shqipėrisė. Duke mos realizuar kontrolle periodike, nuk i ka dorėzuar Kėshillit Mbikqyrės raporte e rekomandime pėr llogaritė dhe regjistrat, si dhe pėr procedurat buxhetore kontabėl dhe kontrollet e Bankės sė Shqipėrisė.

    Sė treti: Ėshtė pėrgjegjėsi e drejtėpėrdrejtė e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Bankės sė Shqipėrisė qė Departamenti i Kontrollit nuk ka ushtruar auditim finaciar periodik nė Departamentin e Emisionit pėr vitet 2012, 2013 dhe 2014, pikėrisht nė vendin dhe gjatė periudhės kohore ku dyshohet se ėshtė kryer vjedhja.

    Sė katėrti: Nė bazė tė komunikimit shkresor, nė kuadėr tė kėtij procedimi penal, rezulton se Inspektori i Pėrgjithshėm nuk i ka ushtruar funksionet e tij, pasi veē raportit tė vitit 2011 dhe projekt-raportit tė vitit 2014, nuk ka mbajtur asnjė raport apo audit nė arkėn pėr veprim dhe nė arkėn stok, pikėrisht nė arkat ku i dyshuari kryesor pėr vjedhjen ka deklaruar se ka marrė shumėn e madhė tė parave.

    Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė po vijon me hetimin e kėsaj ēėshtje, ku fokusi kryesor vijon tė mbetet destinacioni i shumės sė vjedhur.

    Aktualisht, 19 tė ndaluar pėr vjedhjen nė Bankėn e Shqipėrisė
    Deri nė kėto momente numri i tė ndaluarve arrin nė 19, edhe pse pėr 5 prej tyre ėshtė dhėnė masa e sigurisė “arrest shtėpie”. Nė grupin e parė tė tė arrestuarve bėnin pjesė edhe punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, dy tė akuzuarit kryesore pėr vjedhjen e kryer nė Bankėn e Shqipėrisė, ndėrsa nė grupin e dytė bėnin pjesė inventarizuesit. Ish-pėrgjegjėsi i arkės stok nė dėshmitė e tij ka deklaruar se e ka kryer i vetėm vjedhjen e 713 milionė lekėve tė rinj, brenda njė periudhe 4-vjeēare

    Haxhia: Do kundėrshtojmė vendimin, arrestim i paligjshėm
    Pas takimit nė Polici, avokati Maks Haxhia thotė se ai dhe klienti i tij Ardian Fullani do tė kundėrshtojnė vendimin e Gjykatės, me argumentin se ky vendim nuk ka tė bėjė me kėtė rast. Avokati Haxhia tha para kamerave se “ndalimi i Fullanit ėshtė i paligjshėm”.

    Manjani: Politika tė heshtė pėr kėtė rast, drejtėsia tė veprojė
    Zėvendėsministri i Transporteve Ylli Manjani duke folur pėr “A1 Report” tha se politika duhet tė qėndrojnė jashtė kėsaj ēėshtje, duke e lejuar drejtėsinė tė bėjė punėn e saj. Duke e quajtur arrestimin e Guvernatorit Fullani njė ngjarje tė madhe, Manjani tha se prokuroria nė kėtė rast ka treguar vendosmėri.

    “Arrestimi i Fullanit ėshtė nj ngjarje e rėndėsishme. Prokuroria ka treguar vendosmėri dhe pėr kėtė duhet pėrgėzuar. Nuk mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje politike. Parlamenti shqiptar duke qenė institucion qė monitorin dhe mbikėqyr BSH duhet tė ndėrhynte dhe tė ndėrhyjė pėr tė zgjidhur me mirė tė ardhmen e bankės. Mendoj se partitė politike duhet tė heshtin pėr kėtė rast. Secili duhet tė ketė kurajo tė pėrballet me drejtėsinė. Kėshilli ende nė detyrė i BSH duhet tė tregojė vendosmėrinė e duhur pėr tė siguruar drejtimin e bankės deri nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtje. Komentimi i rastit nė Angjelit ėshtė alibi e njė grupi tė PD. Askush nuk ka tentuar tė kontrollojė institucione si Banka e Shtetit. Pavarėsia e BSh ėshtė njė standard i domosdoshėm, pasi ka pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme”, tha Ylli Manjani, zv/ministėr i Transporteve.



    Lutaj: Ēdo njėri qė shkel ligjet e kėtij vendi duhet tė ndėshkohet
    Anėtari i komisionit tė Sigurisė, Pirro Lutaj tha arrestimi i guvernatorit Fullani ėshtė njė reagim normal nė njė shtet normal. Lutaj tha pėr “A1 Report: se “Ēdo njėri qė shkel ligjet e kėtij vendi duhet tė ndėshkohet”.



    Nard Ndoka: Arrestimi i Fullanit, funksionoi drejtėsia
    Kryetar i PDK, Nard Ndoka tha pėr “A1 Report” arrestimi i Guvernatorit Ardian Fullani, tregon pėr funksionim tė drejtėsisė. Sipas Ndokės ėshtė me rėndėsi qė tė mbėshtetet nga tė gjithė sistemi i drejtėsisė dhe Prokuroria.

    “Mendoj se ėshtė njė reagim i institucioneve tė drejtėsisė, dhe kjo ėshtė diēka e mirė. Arrestimi i Fullanit tregoi se funksionoi drejtėsia. Ėshtė e rėndėsishme qė nė tė mbėshtetim sistemin tonė tė drejtėsisė dhe prokurorinė. Njė veprim i tillė nuk ėshtė i vonuar, pasi ka ndodhur atėherė kur janė plotėsuar provat, dhe pasi hetimi ka vijuar”, tha Ndoka.



    Ngjela pėr “A1 Report”: Nuk e prisja arrestimin e Fullanit
    Avokati Spartak Ngjela tha pėr “A1 Report” se krimi i ndodhur nė Bankėn e Shqipėrisė ėshtė shumė i madh, ndėrsa u shpreh se nuk e priste arrestimin e Guvernatorit Fullani. Duke u ndalur tek kėrkesa e prokurorisė pėr arrestimin e Fullanit dhe tė kryeinspektores Golemi, Ngjela thotė se me kėtė veprim “Prokuroria u shkėput nga njė praktikė shėmtuar”

    “Nuk e prisja arrestimin e Fullanit. Krimi nė BSh ėshtė shumė i madh, por mendoj se vjedhja ėshtė shumė mė e madhe. Prokuroria u shkėput nga njė praktikė e shėmtuar. Ai qė u arrestua nė fillim si hajdut i pari, mendoj se do jetė i fundit. Ai nė fillim tha se paratė i shpenzoi nė bixhoz, e s’e dimė nėse ėshtė alibia e tij apo e dikujt tjetėr”, tha Ngjela.

    Avokati Haxhia: S'mė lejojnė ta takoj. Policia: S'ka prokurė
    Pas arrestimit tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, nė drejtorinė e Policisė ka mbėrritur edhe avokati i tij Maks Haxhia. Duke folur pėr mediat, avokati Haxhia thotė se ende nuk ka asnjė informacion lidhur me mėnyrėn sesi ėshtė ndaluar klienti i tij. Ndėrsa mendon se arrestimi i klientit tė tij nuk ėshtė i drejtė, pasi sipas tij njė vendim gjykatė lėshohet nė rastet kur i akuzuari i shmanget drejtėsisė. Haxhia thotė se ka ardhur tė takojė klientin e tij, por nuk ėshtė lejuar duke e cilėsuar kėtė njė veprim tė padrejtė. Ndėrsa sipas policisė, avokati Maks Haxhia nuk disponon njė prokurė pėr tė pėrfaqėsuar juridikisht Fullanin.

    “Unė u paraqita, prezantova kartėn e identitetit, dhe kėrkova qė tė takohem, mė thanė qė do mė njoftojnė. Ėshtė njė shkelje e kushtetues. Nė momentin qe ndalohet njė perosn i lind e drejta pėr t’u takuar me avokatin e tij. Jkam tė drejtė tė takohem me tė tė konsulton. Kur ma bėjnė mua qė jam kryetari i avokatėve, imagjino ēfarė i bėjnė kolegėve tė mi.
    Pėr sa kohė ai ėshtė aty ose ėshtė ndaluar pėr ty pyetur, por nga mėnyra si ėshtė ndaluar nuk mund tė them se ėshtė njė mėnyrė delikate. Ose mund tė jetė njė vendim i marrė nga gjykata por edhe kjo mė surprizon, pasi njė vendim gjykate jepet nė ato raste kemi tė bėjmė vetėm me njė person qė i shmanget drejtėsisė”, tha avokati Maks Haxhia.



    RD: Arrestohet Fullani, Anastas Angjeli drejt Bankės
    Pas arrestimit tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, ka reaguar nė profilin nė “Facebook”, e pėrditshmja “Rilindja Demokratike”, duke e komentuar kėtė arrestim si marrje nė kontroll politik dhe financiar i Ramės ndaj Bankės. Sipas RD-sė ėshtė Anastas Angjeli qė po shkon drejt Bankės. “Arrestohet Guvernatori Fullani, Anastas Angjeli drejt Bankės. Rama drejt marrjes nė kontroll politik dhe financiar tė Bankės”, ėshtė shkruar nė “Facebook”.



    19 personat e ndaluar per vjedhjen e thesarit te shtetit. LISTA

    1.Ardian Fullani- Guvernator i Bankės sė Shqipėris.
    2. Elivar Golemi- Kryeinspektorja e Bankės sė Shqipėrisė
    3.Ardian Bitraj-Pergjegjės i zyrės sė stokut tė Thesarit.
    4.Mimoza Bruzia- punonjėse nė Departamentin e Emisionit.
    5.Petrit Ramohitaj- Pėrgjegjės i arkės nė veprim, nė Departamentin e Emisionit nė Bankėn e Shqipėrisė
    6. Liljana Tusha - Specialiste e arkės nė veprim, nė Deprtamentin e Emisionit nė Bankėn e Shqipėrisė
    7.Lavdim Cani- Specialist i arkės stok(tranzit) pranė Deprtamentit tė Emisionit nė Bankėn e Shqipėrisė
    8.Myzejen Belba- Specialiste e arkės stok(tranzit) pranė Deprtamentit tė Emisionit nė Bankėn e Shqipėrisė
    9.Dhimiter Davidi- Vėzhgues-operator pranė departamentit nė sigurimin dhe mbrojtjes ne Banken e Shqiperisė
    10.Klevis Bejtja- nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjės i Bankės.
    11.Bashkim Xhilaga- Shef i arkės stok dhe nė veprim.
    12.Dorian Ēollaku- Drejtor i Thesarit
    13.Gentian Jahja
    14. Ilir Dedja
    15.Emiljano Lamēe
    16.Mehdi Marku
    17.Bahri Allushi
    18.Mehdi Molla
    19.Fatbardha Gurthi

    Ngjarja nė 1994 Fullani, dėshmitar nė gjyqin e guvernatorit Hoti
    Prangosja e Ardian Fullanit, nuk ėshtė e vetmja nė historinė e Bankės sė Shqipėrisė. Nė vitin 1994 njė tjetėr guvernator i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė arrestuar dhe ai quhet Ilir Hoti. Ky i fundit u arrestua nga prokuroria pėr ēėshtjen e njohur “ARSIDI”. Nė gjyqin kundėr tij Fullani ka dėshmuar nė gjykatė kundėr Ilir Hotit. Ndėrsa tashmė 20 vjet mė pas pėr ironi tė fatit vetė Ardjan Fullani arrestohet pėr “shpėrdorim detyre”.


    Burimi: Shqiptarja.com

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Greqi, pranga te superkėrkuarit shqiptar
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2009, 06:47 PM
  2. Pedofilia, pranga te moshuarit
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2008, 11:21 PM
  3. Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 05:09 PM
  4. E mitura shtatzene, pranga pedofilit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 04:50 PM
  5. Pranga prostitutės, e kapin me dy klientė
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-12-2007, 04:04 PM

Etiketat pėr kėtė Temė