Takimi i maturės desh mė ndau nga burri..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Mendime Takimi i maturės desh mė ndau nga burri..

    Receta Gatimi

    Nje tregim shum prekes, te cilin ia vlen ta lexosh! Mua mi mbushi synat e thash ta ndaj edhe me juve...




    Tė dashur lexues, unė qė po ju shkruaj jam njė grua qė gati e shkatėrroi jetėn e saj pėr njė fiksim tė sw kaluarės. Tani qė po ju shkruaj, asgjė nuk mund tė kthehet prapa dhe sikur tė kthehej, besoj se kėshtu do tė ndodhte pėrsėri, sepse besoj se ēdo gjė ėshtė e shkruar, por tė paktėn po ngushėlloj veten se mund tė ketė ndonjė nga lexuesit qė nuk do tė mė kritikojė e qė do tė mė mbėshtesė. E kaluara e ndjek nga pas njeriun, sidomos kur flitet pėr dashuri, por kur i riprovojmė ndjenjat, kuptojmė se ka qenė e kotė tė harxhonim kohėn tonė me kėto ndjenja sepse ēdo gjė e kaluar nuk rikthehet kurrė nė tė njėjtėn formė.

    Ēdo gjė filloi kur unė isha nė shkollė tė mesme. Isha dashururar me njė djalė. Edhe ai mė donte, por prindėrit e mi nuk shkonin mirė me familjen e tij. Dhe, siē ndodh gjithmonė, unė u martova me njė burrė nė moshė mė tė madhe se unė. Ēdo gjė mbeti nė bankat e shkollės sė mesme, unė e hodha pas krahėve kėtė dhe vazhdova jetėn. Nga martesa mė lindėn katėr fėmijė tė mrekullueshėm. Ishim njė familje e kompletuar dhe asgjė nuk e prishte ekuilibrin nė jetėn tonė. Kjo ishte meritė e burrit tim tė mrekullueshėm! Edhe pse nuk arrita tė kisha njė dashuri tė madhe pėr burrin tim, ai mė impononte shumė respekt. Pra, ēdo gjė shkonte perfekt.

    Njė ditė mė mori nė telefon njė kushėrira ime. Ajo jetonte nė njė qytet tjetėr dhe unė u habita sepse ajo nuk mė telefononte shpesh. Mė tha se do tė bėhej mbrėmja e maturės, ritakimi pas 20 vjetėsh.

    – Nuk ma paska qejfi tė vij! – i thashė. – E ē’kemi pėr tė bėrė pas gjithė kėtyre viteve? Unė nuk mbaj mend as emrat…

    – Le tė shkojmė pėr gallatė mi! Edhe pse nuk i mbajmė mend, do tė jetė njė ditė argėtuese.

    E kėshtu, pas njė bisede disi tė gjatė, ajo ma mbushi mendjen. I thashė burrit dhe ai, si gjithmonė, mė surprizoi me pėrgjigjen e tij.

    – Mė thuaj ēfarė tė duhet e tė mė bėhesh yll, mė e bukura e tė gjithave!

    – Do mė lėsh tė shkoj? Nuk je fare xheloz?

    – E pėrse duhet tė jem? Unė nuk tė kam njohur sot. Ti je gruaja ime dhe tė njoh mirė se sa besnike je. Pastaj, me kė do tė mė tradhtoje? – ai qeshi e nė fakt, qesha edhe unė.

    Dita erdhi shpejt e tė them tė drejtėn, u pėrgatita aq shumė sa dukej sikur mezi e kisha pritur. U bashkova me kushėrirėn dhe tė dyja u nisėm drejt kohės sė adoleshencės. Pėr fėmijėt nuk kisha pse tė merakosesha sepse e dija se i kisha nė duar tė sigurta me burrin, por sigurisht, ata tani nuk ishin tė vegjėl. Rrugės ndaluam nė disa vende, duke u kėnaqur me mrekullitė e vendlindjes sonė. Kisha marrė makinėn time dhe nganjėherė, meqė ishte rrugė e gjatė, mė ndėrronte edhe kushėrira e cila e kishte patentėn, por makina i kishte njė defekt. U takuam me tė gjithė shokėt. Nuk e kisha imagjinuar se do tė ishte aq bukur. E kisha marrė me mend se do tė kishim pak emocione, por jo kaq magji. U takuam dhe bisedat ishin tė gjata e pambarim si nė grupe, ashtu edhe individuale. Vetėm bisedės individuale me shokun e klasės me tė cilin kisha qenė e dashuruar mė parė, po i shmangesha.

    Nuk e di pse nuk doja tė kujtoja asgjė. Jo vetėm se kishin kaluar aq shumė vite, por edhe sepse kisha frikė nga pėrballja me tė. E shmanga shumė, derisa filloi festa. Edhe tavolinėn e zgjodha larg tij. Nuk doja nė asnjė mėnyrė tė prishja lumturinė time familjare. Kur festa kishte filluar dhe kishin filluar djersitjet e para nga kėrcimi, ai erdhi e mė tha:

    – A mund tė kėrcejmė bashkė?

    Nuk kisha si tė mos pranoja, pėrderisa kisha kėrcyer pa ndalim qė nė ēastin e parė kur filloi muzika. U ngrita dhe gjatė minutave tė para, nuk folėm. Mė pas, ai mė tha:

    – Mė je shmangur sonte…

    – Jo, aspak! E pse duhet ta bėja kėtė? – tani nuk isha mė ajo vajza e ndrojtur e njėzet viteve mė parė. Tani isha njė grua e kompletuar, intelektuale dhe me besim te vetja, pavarėsisht se kisha frikė ta shihja nė sy, se ndoshta e kaluara do tė ngrinte krye…

    – Nuk e di as unė. Unė mezi e prita kėtė ditė dhe nuk mendova pėr asnjė ēast se do tė arrija tė flisja me ty vetėm tani.

    – Pse, si e imagjinoje?

    – Po ja! Imagjinoja se, sapo tė mė shihje, do tė mė hidheshe nė qafė, do tė mė shtrėngoje fort, prandaj edhe kam bėrė palestėr kėto ditė, qė tė mos mė merrej fryma nga shtrėngimi yt i fortė. – tha kėtė dhe nė buzė po i shpėrthente e qeshura, por priste tė shihte nėse e kuptova unė shakanė apo jo.

    Unė u mundova ta mbaja brenda tė qeshurėn pėr pak sekonda, por ajo mė mundi dhe ia plasa tė qeshurės.

    Edhe ai, pas meje. Ishte po i njėjti, me humorin dhe pozitivitetin e tij. Nė fakt, kjo e qeshur tėrhoqi shikime tė shumta dhe unė, menjėherė, i thashė:

    – Si gjithmonė, ke dėshirė tė jesh nė qendėr tė

    vėmendjes.

    – Jo, e bėra thjesht pėr tė thyer akullin.

    Nė fakt, ashtu ishte. Duhej diēka e tillė, sepse unė po tregohesha mjaft e ftohtė. Mė pas biseda filloi tė ngrohej. Kur vallėzimi mbaroi, ai u ul te tavolina ime, sepse edhe tė tjerė kishin ndėrruar vendet pėr tė biseduar. Morėm vesh ē’lloj jete bėnim tė dy. Ai ishte tashmė njė burrė i pjekur dhe nė jetė kishte ecur mjaft mirė. Kishte njė vajzė dhe ishte i divorcuar. Kėrcyem edhe disa herė tė tjera, jo vetėm bashkė, por edhe me shokėt e tjerė. U kėnaqėm pa fund. Festa zgjati gati deri nė agim. Ishim kthyer pas nė kohė dhe ndjeheshim shumė mirė. Madje, edhe mė mirė se nė mbrėmjen e maturės qė kishim bėrė para njėzet vjetėsh. Mė pas, ndėrruam lokal pėr kafen e mėngjesit. Ne tė dy tashmė rrinim bashkė dhe na dukej sikur po pėrjetonim atė kohė, mirėpo unė isha me mendjen te fėmijėt e sidomos, te burri im. Ai ishte shumė besnik dhe mė dukej se po e tradhtoja edhe duke u ndjerė mirė me ish-tė dashurin, pa bėrė asgjė mė shumė. Kur vajtėm te lokali ku e kishim lėnė, tė tjerėt nuk kishin ardhur akoma, ishin shpėrndarė e nuk po grumbulloheshin dot. Kishin shumė pėr tė treguar e pėr tė bėrė. Ishin shumė vite dhe shumė gjėra tė lėna pezull nė gjimnaz, prandaj sikur ishte pak njė natė qė tė mbaronte.

    U ulėm nė tavolinė dhe nuk porositėm, qė tė prisnim tė tjerėt. Ai mė tha:– A tė ka mbetur ndonjė peng nga e kaluara?

    – Jo! – e gėnjeva.

    Ai e kuptoi dhe pas njė pauze, foli pėrsėri:

    – E kuptoj se nuk mund ta thuash, por sytė e tu gėnjejnė dhe ti kėtė nuk mund ta fshehėsh. Unė ndjej pėr ty nė kėto momente njėsoj si para 20 vjetėsh. Edhe sytė e tu thonė tė njėjtėn gjė…

    – Ti ndjehesh kėshtu ndoshta ngaqė je i divorcuar, por unė… – nuk mė la tė vazhdoja, duke mė vėnė gishtin e tij mbi buzėt e mia.

    – Tė lutem, mos e prish kėtė ditė me fjalė. Mė mirė mos fol sesa tė thuash gjėra qė nuk janė tė vėrteta. Unė nuk tė shtyj tė bėsh asgjė qė nuk do, por mjaft i shtrydhe ndjenjat. Tani jemi tė pjekur dhe e shohim lidhjen e dikurshme me sytė tanė e jo tė prindėrve.

    Nuk kisha ēfarė t’u shtoja fjalėve tė tij. Ai ishte si gjithmonė i fundit qė fliste, sepse fliste gjithmonė siē duhej. E lėshova veten dhe e lashė tė lirė. Kuptova se kisha gabuar qė isha ndarė nga ai. Ai ishte nė tė vėrtetė, gjysma ime. Ai ishte dashuria e jetės sime dhe unė i kisha kthyer krahėt, vetėm se kjo ishte dėshira e prindėrve tė mi. Sa e padrejtė! Nė orėt nė vazhdim kuptova se njeriu nuk kishte nevojė pėr njė burrė qė tė krijonte familje e tė jetonte sipas rregullave. Njeriu nė jetė ka nevojė pėr gjysmėn e tij, qė ta plotėsojė e tė jetojė i lumtur edhe nė dashuri. Mirėpo, a ia vlente tė hidhja poshtė njėzet vitet qė kisha kaluar pa tė? Unė kisha njė familje dhe duhet ta respektoja. Ai, nja dy herė, e hodhi fjalėn pėr kėtė.

    – E sheh ēfarė kemi humbur? Nuk e di si mund tė jetojmė tani, pa njėri-tjetrin…

    – Ashtu siē kemi jetuar pėrpara… – u pėrgjigja ftohtė nė dukje, se nga brenda po digjesha nga dėshira tė thoja se dhe unė nuk mund tė jetoja mė pa tė.

    – A do tė mundemi? Ne e kemi dashur njėri-tjetrin kur ishim tė rinj dhe vėrtetuam se akoma e duam po njėlloj.

    Nė atė kohė, mendova familjen time e burrin tim.

    – Ne ia kaluam mirė me njėri-tjetrin nuk diskutohet, – i thashė, – por unė kam njė jetė tė bukur e mbi tė gjitha, kam njė burrė qė mė do e mė respekton.

    – Po dashuria? Unė kam qenė i martuar dhe nuk e kam arritur lumturinė e vėrtetė, sepse je ti ajo qė dua dhe po nuk pati dashuri nė njė ēift, nuk mund tė ecė as familja.

    – Tė gjitha kėto janė tė vėrteta, por unė tashmė e kam pranuar jetėn ashtu siē e kam tani.

    Biseda jonė nė kėtė formė vazhdoi edhe pak dhe unė mbajta tė njėjtin qėndrim, pra, luftova ndjenjat e mia dhe mbrojta jetėn qė kisha me bashkėshortin tim dhe fėmijėt. Nuk e di nė do tė pendohem nė tė ardhmen (nė fakt, e ndjej se jam penduar qė tani), por ia vlen sepse gjithēka e bėra pėr fėmijėt e mi dhe familjen time.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Shkrim shume interesant! E lexova me shume nga kureshtja, por mendoj se nuk eshte as e para as e fundit qe nuk ka marre ate qe ka dashuruar!

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    ashtu mendoj dhe une! Ka plot raste, ose te them me mire, shum rrall ka ndodhur qe 2 persona te dashuruar qe heret, te perfundojne bashk!

    Ky shkrimi me pelqeu shum dhe me preku goxha! Po jeta..

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e anonymus
    Anėtarėsimi
    Dec 2012
    Postime
    184
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    7
    SHKRIM SHUM I INTERESANT dhe prekes // por brenda kesaj historie paska zhgenjime mallengjime trishtime , //
    kete femren e kuptoje . por kete bandillin nuk e kuptoje , perse pikerisht mbasi qenka DIVORCUAR qenka kujtuar per dashurin e VJETER ,
    mendoje se ZONJA ka ber shum mire qe ka menduar te vazhdoje jeten me familjen ,
    si i thone DASHURIE E DHUNUAR HISTORI E ARRUAR,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rezultatet e provimit tė Maturės per Letėrsinė
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 04:39 PM
  2. Sa shpenzojnė adoloshentėt pėr mbrėmjen e maturės !!
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 05:09 PM
  3. 81 vjeēarja jep provimin e maturės
    Nga labja nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-06-2011, 08:14 PM
  4. Nusja e zhgėnjyer desh bėri vetėvrasje
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2011, 08:49 PM
  5. Takimi i Muslimanit dhe krishterit
    Nga tetari nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2007, 05:32 PM

Etiketat pėr kėtė Temė