Receta Gatimi

...Vjesht...


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ...Vjesht...

    ..Sot ecja buzeqeshur dhe qetesisht ne rrugicat e vogla te qytetit tim..
    Kepucet kercisnin lehtesisht ne guret e pastruar nga shiu I djeshem…I cili ende vazhdon te bjere duke perkedhelur butesisht gjithcka qe ndodhet ne siperfaqe te kesaj toke te aromatizuar qe eshte perhere etur per pika shiu…
    Ecja dhe mijra mendime me valezonin mendjen…nderkohe qe syt sikunder ndodhe shpesh nuk perputhen lehtesisht me mendjen…mendja ecte ne brigje te mungeses…te endrrave…te iluzionit…
    Syt rendnin drejt nje jete kaq praktike…duke shoqeruar imtesisht njerez qe vinin dhe shkonin…njerez qe rendnin drejt nje dite te gjalle dhe active…

    Perball syve te mi te heshtur disa cm larg…ne kaq shume njerez…syt me ndaluan tek nje nene qe mbante shtrenguar vajzen e saj…duke I buzeqeshur,biseduar,perkedhelur floket embelsisht…duke e pyetur se si kishte kaluar kete dite ne shkolle…
    Per nje moment,mu kujtua pak nga femijria ime…te njejtat veprime qe nena ime bente me mua…kur me pyeste se si kisha kaluar ne shkolle…nese kisha marr not te mire…nese me kishte marr uria….dhe ndjeja pa fundesisht nje mbrojte dhe nje ledhatim shpirteror sa nuk mund te pershkruhej me fjale…sa edhe sot e kam te gdhendur ne shpirt ate ndjesi kenaqesi ne mua…te pakten kur e krahasoj me kete boshllek te dites se sotme…sigurisht me plot bindje mund te them se shtohen dozat e asaj ndjesie…dhe te mungojne aq shume..

    Ecja pas tyre me nje buzeqeshje dhe ato pak grimca loti qe nuk kane ditur asnjehere te me mungojne,kur ndihem si tani…si dje…si neser…dicka qe besoj se do ta ruaj me fanatizem dhe siguri jane pikerisht lotet e mi…qe nuk hezitojne te me fshehin ndjesi…por me tradhetojne shpesh…me zhveshin me shume se sa duhet shpirterisht…
    I ndiqja me perpimeri levizjet e tyre…ndjeja kaq shume nostalgji…sa trupi filloi te me ndjente ftohte…kisha shume ftohte…megjithse isha veshur mire…pershtatur perputhshem me kohen dhe diten…serisht ndjeva ftohte…
    Sa nevoj kisha per nje perqafim…nje perkedhelje…nje shtrengim duarsh…nuk di cfare doja…ajo qe ndjeja ishte se kisha teper ftohte…
    Eshte e cuditshme,se si ndonjehere mes shume njerezish mendojme se veprimet tona jane te pa dukshme…une shihja dike…dikush tjeter mua…e keshtu me radhe…ne kete bote edhe pse te zhurmshme…dikujt I terheqim vemendjen..edhe mes mijra njerezve…per dike behemi te dukshem..cuditrisht…

    -mesuese,mesuese,degjoj nje ze pas meje…por nuk I dhash rendesi sepse isha mes nje turme njerezish qe mendoja kedo qe mund te thirrej vete une jo…
    Pastaj ndjej dy duar qe me prekin lehtesisht..ne pjesen e pasme te duarve…aq sa me zgjoi cmendur nga mendimet e mia…qe kishin filluar te me largonin teper nga realiteti…
    Trembem per nje moment..dhe marr frym thell…nxenesja ime me del perpara dhe me buzeqesh…une rrija heshtur perball saj…pasi u binda se ishin duart e saj qe me ndaluan…mora edhe njehere frym dhe buzeqesha…

    -mesuese kam disa minuta qe kerkoj te te ndaloj,une po ju therrisja por ju nuk me degjuat..
    -me fal e dashur I thash…por ka shume zhurm dhe mesuesja nuk ka mund te te degjoj dot..po perse doje te me ndaloje?...ka ndodhur ndonje gje?...ke ndonje gje?..
    -jo mesuese ,jam mire,por ne mengjes kur u nisa per ne shkoll I kerkova mamit te me bente nje tuf me lule per ty..kam shume lule mesuese,kam nje kopsht te madhe plot me lule..dhe I thash mamit qe kur te mbaroj mesimin…do vij ti marr dhe do t’ia jap mesueses…
    -oh,nuk di cfare ndjeva nga fjalet e saj,por ajo qe di te them me siguri eshte se nuk po ndjeja me ftohte…isha zhytur totalisht ne boten e saj…ne fjalet e saj…detajet e bukura te saj…sa harrova se cfare isha duke menduar…

    -Ajo afrohet edhe me dhuron tufen e mrekullueshme me lule…une nuk di te kuptoj se perse ne disa momente lotet me vijne kaq natyrshem…aq sa nuk e dua edhe veten ndonjehere…inatosem edhe me zotin vete madje…qe lotet duhet ti kem perhere aty…
    U ula qetesisht prane saj…u afrova dhe ajo u hodhe ne krahet e mi…sa me dhuroi kenaqesi pa fund…ndjeva ngrohte…dukej sikur zoti gjate ecjeve te mia me shoqeronte pas…dhe me dhuroi dike…keshtu nga asgje-ja te me perqafonte e te me dhuronte kaq shume pozitivitet…kaq shume ngrohte…ngrohtesi te munguar…
    Pas perqafimeve I beme edhe disa hapa bashke..une nuhasja dehesisht aromen e luleve..ajo me rrefente biseda te kendeshme sic vetem nje femije mund te ti ofroj…me mbante njeren dore dhe ndjeja se dora e saj e vogel me embelsonte shpirtin…duke I thene nen buze Zotit…”Faleminderit” per dhuraten e bukur..faleminderit qe me degjove…qe me dhurove pak ngrohte…ne kete dite te fresket vjeshte…

    Disa ndjesi nuk mund te pershkruhen me fjale thone…por ajo qe une mund t’iu them pa mbarimisht…eshte :
    Mos hezitoni te dhuroni perqafim,buzeqeshje,krah njerezve tuaj te dashur,
    Ndoshta edhe une kam gabime te miat…sepse qe kur nuk me dhurohet me ngrohtesi…kam filluar ti ngjaj edhe une te tjerve…nuk dhuroj me ngrohte…vetem ne keto raste kur me carmatosin shpirtin aq sa filloj te ndihem vetvetja…ose vajza qe isha dikur…qe edhe guret e rrugeve I doja,perqafoja…dhe iu buzeqeshja…
    Sot ndjeja se kisha ndryshuar…por jo…une nuk kam ndryshuar…une jam serisht une…qe nese me ofrohet pak ngrohtesi e kthej ne pa fundesi…nese dikush ve re egzistencen time…une filloj te jetoj…pa perdorur “hijen e rende” te nje vajze te hekurt…sic jo pak here e kam degjuar kur me krahasojne…sa e vetmja gje qe me lendon ka qene dhe do te jete…ajo qe njerezit jane kaq te pa afte per te te lexuar se brendeshmi…jane thjesht analfabet…te pa ndreqshem…

    Jo me pak e jo me larg se dje…ishte krahasimi I fundit qe me eshte bere nga nje mikja ime…”sa zili te kam qe nuk ta ndjen per asgje”…”sa zili te kam qe nuk vret mendjen per asgje”…sa zili te kam qe je e ftohte,e ashper,e eger,e fort,”…
    Ajo qe une bera pasi me tha keto fjale…ishte nje buzeqeshje…e asnje fjale me teper e nxjerr nga buzet e mia…
    Kuptova se edhe miqte nuk dine te te njohin pertej asaj qe dukesh…joo nuk dine…dhe ketu fillon ai muri ndars qe ne vendosim me te tjeret…qe nese na njohin pak…tani na njohin aspak…dhe kjo dhemb sigurisht…
    Vetem se ne kete bote te “jashtme” brendesia jote eshte vetem jotja…dhe ajo cfare mbetet te ofrosh per ta eshte vetem nje buzeqeshje pa jete…

    Dhe nje autor pati thene”….ne kete jete nuk te dhemb vetmia…por te jesh rrethuar nga njerez qe te bejne te ndihesh vetem…
    Ka patur te drejte…kjo eshte ajo cfare na dhemb me shume…qe vjeshta,dimri,nuk bien dhe ndihen vetem se jashtmi…por edhe Brenda teje…por nese natyra ndonjehere nuk e kursen diellin per te ndryshuar motin,kohen…
    Me njerezit ndodhe ndryshe…edhe nese ka diell Brenda teje…ata pa meshirshem e largojne…duke bere te mundur keshtu ftohjen e shpirtit dhe trupit…sa keq!!!

    Mungesa e urise,teprica e varferise,nuk vjen vetem nga mos mbushja e stomakut me ushqim…por edhe nga pikellimi shpirtit…qe kemi kaq shume per te ofruar…dhe nuk ofrojme…kemi kaq shume per te dhene dashuri…dhe nuk e dhurojme…por terhiqemi c’do dite…derisa distancohemi nga te gjitha…dhe kjo eshte varferia me e madhe e njerezimit…duke mos ofruar dashuri…

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    E mbremja ja tek erdhi' serish....
    Ti s'je..valle ne c'vend ke ikur?...
    Ne endrra te pres,mos nguro te vish..
    Do te pres dhe sonte,sic dhe dje kam pritur!...

+ Përgjigju tek Diskutimi