Duket se vjeshta trokiti…ndoshta erdhi pak me vone se sa heret e shkuara…por sigurisht nuk mund te mungonte…
Qyteti ka disa dite qe laget nga shiu ardhur but..duke freskuar embelsisht c’do copez siperfaqeje…
Une,sikunder ka filluar te me ndodhe shpesh…jam nje spectator e heshtur e kesaj vjeshte te vonuar…
Sot ecja dhe sigurisht,kam filluar te praktikoj hapat qe behen kendshem me kemb ne trotuaret e lagur te qytetit tim…makinen kam disa dite qe e kam parkuar diku…sa madje as nuk jam interesuar nese egziston…nese ka marr pluhur…nese I kam munguar…

Sot ecja dhe ndjeja se kam humbur shume, shume pozitivitet,shume mendime te shkelura,shume pamje marramendese,duke I kufizuar vetes te ecurit ne kemb…te te parit nga afer kaq shume njerez…fytyra te kendeshme..te heshtura gjithsesi…
Sepse edhe ne mengjeset kur beje vrap…kuptova se I ngjaj nje makine te cmendur…qe ecen duke ndjekur vetem korsin e duhur…pa hedhur asnje hap majtas-djathtas…por vetem drejt…duke I mohuar vetes per te disajten here..kenaqesine e te parit njerez…e te ecurit ngadale…e te menduarit..e te ndjerit kaq shume lehtesi dhe energji te brendeshme…vetem duke ecur…pa u kurdisur cmendur ne nisjen e nje mengjesi…prej ziles se zgjimit…nje dushi,nje grimi,nje veshje,nje mengjesi te shpejt…e sigurisht pa anashkaluar marrjen e celsave ne kohe record…per te bindur veten se nuk ke kohe per te humbur…por menjehere duhet te shkosh ne pune…dhe zgjidhjet e shpejta,sigurisht jane efikase…dhe nje njeriu I shkojne per shtat keto dembelizma absurde…

Keto dite,jo vetem qe kam shijuar mengjese me te gjate…por sigurisht kam shijuar shume…kam pervetsuar nje qytet te tere ne syt e mi,mendimet e mia…kam kenaqur shpirtin me gjera kaq te vogla ndoshta…por teper teper positive…
Oh,kam filluar te dashuroj qytetin tim…te dua c’do hap qe hedh ne trupin e tij..te pa lodhur nga kembesoret....
Por pa varsisht te gjithave jam nje njeri qe adhuroj shoqerimin me mikesha te miat…por nuk mund te mohoj faktin se lumturohem kur disa hapa ose ndoshta shume hapa I hedh vetem…dhe sigurisht nuk mund ti mohoj vetes shijimin e nje caji te mire…qe me aromen dhe ngrohtesine e tij…do te me dhuronte pa fundesisht copeza te embla qetesie.
Mendimet filluan te strehohen tek une..sikunder deperton caji Brenda teje..ashtu qetesisht…
Cfare mund te mendosh tjeter ne nje bote ku ti e sheh te ftohte…dhe ajo ftohte do te te shohi ty?...
Asgje nuk mundesh,pervec se disa mendime te ngrohta…qe kalojne permes lekures…pertej mishit…depertojne ne strehen e shpirtit sic deperton nje puthje e ndjere…
E cfare mund te jete nje puthje e ndjere?!...Nuk besoj se ka fjale qe te pershkruhen disa ndjesi…ose le te themi se imagjinata ime nuk mund te me ndihmoj aspak…imagjinata duket absurde nese nuk shoqerohet me pak realitet…te pakten ne gjera kaq praktike…imagjinata jote te le ne balt…

Sigurisht,ndjesit….pra te ndjerit te gjerave nuk mund te perceptohet me fjale…sepse sado qe te perpiqesh nuk do mundje gjithsesi…
Ne ditet si keto shikimi dhe shpirti im lundrojne drejt qe hapsire qe une e kerkoj ne domosdoshmeri…
Ne ate drejtim qe mua me dhuron ate cfare me duhet….shpirterisht te streohem qete…
Ne mendime qe me dergojne diku…aty ku cuditerisht,nuk kane reshtur kurr se me derguari…
Duhet te keni parasysh njerez…shkrimtar…shkrues…nuk mund behesh nga rastesia…nje autor I pelqyer imi ka thene se “te shkruash nuk eshte dhunti”…ka patur te drejte…nuk eshte dhunti…
Te shkruash sipas meje…eshte te luash me …fjalet sic luhet nje muzik e mire…ate qe zemra dhe shpirti yt nuk mbajne dot me Brenda tyre…diku,ne munges te njerezve te duhur…gjendet fletet…perhere ne ndihme…perhere ne gadishmeri…te strehojne ne trupin e tyre…fjale qe gishtat e tu…shpirti yt…diku duhet ti gdhend apo jo…
Sepse perball njerezve te duhur,sigurisht fjalet nuk egzistojne…aq me pak te mendosh se mund ti gdhendesh ne flete te bardha…
Njerezit e lumtur nuk kane kohe te shkruajne….njerezit e lumtur jetojne diten…pa u izoluar nga miqte…te aferm…te dashurit…per te gjetur nje streh ku te gdhendin mendimet…qe dite pas dite fillojne shperthejn si uragan…ne munges te asaj copeze lumturie qe ty te nevojitet kaq shume…

Sigurisht,nuk mund te them se ata qe shkruajne nuk jane te lumtur…jane ndoshta me te lumtur se cfare mund te “perkthehet” me fjale…sepse nese ka dicka qe ata adhurojne me se shumti te bejne eshte te gjejne nje copez vendi…dhe ti ofrojne magji…momentit qe kurr nuk e pati…te dashurojne natyren si askush nuk ka mundur ta beje…ti dhurojne ngjyra gjithckaje qe shihet me syrin normal…
Shkrimtaret jane te lumtur sigurisht…sepse permes shkrimit jane me prane asaj krijsese qe I frymon ndryshe…te te vetmit frymezim qe nuk lejon fjalen dhunti ne ty…nuk e lejon absolutisht…madje proteston ashper…nese ne nje moment une shpreh se “te shkruarit e kam dhunti”…
-Nje dite nje mikja ime me tha: “Perse shkruan kur mund te dalesh qe tani dhe te besh dicka qe nuk te lejon te rrish izoluar…ose te gjesh nje vend frymezues…per te shkruajtur…duke u shkeputur nga te gjithe ata qe te rrethojne”…
-Une buzeqesha sigurisht,sic jam mesuar te beje shpesh kur nuk perputhem…ose nuk me kuptojne se…nese ka dicka qe une rend e etur per te bere…eshte pikerisht ti ofroj vetes pak komoditet,pak hapsir…pak…shume pak …vend…vetem per te shkruajtur…nje copez vendi…qe me lejon mu ate gjej veten pertej kesaj bote dhe njerzish…qe nuk gjendem askund…madje bindshem mendoj se me largojne edhe me shume nga vetvetja…duke u pershtatur ne biseda dhe njerez…te cilat jo pak here me shkaktojne stress …
Dhe me besoni se veshtirsia nuk qendron tek une…une sigurisht kam komplekset e mia…por vetem fjale “njeri I veshtir” nuk me perputhet…nuk me ngjan…

Une jam nje njeri qe nese me ofrohet nje bised e kendshme…nje miqesi e kendeshme…nje kafe…nje caj…nje mesazh…nje perqafim…nje dashuri…e kendeshme…dashurohem dhe ofroj ne pa mas…nese me ofrohet e kunderta…sigurisht…do gjej dashurine time “shkrimin” qe te mund te me afroj me vajzen qe jam Brenda dhe jasht meje…dhe nuk ka me mire…se sa te jesh vetvetja…dhe me mire se sa fletet e bardha nuk te zhvesh askush…nuk do mundnin edhe te donin…
Mund edhe te evtiosh…refuzosh…te mos “zhvishesh” as perpara fleteve te bardha…por egziston nje “por” shume e madhe…qe cuditerisht…sec kane nje aftesi keto dreq germash…qe te “eksitojne” deri ne ate fare mase…sa vetem zhveshur mund te qendrosh…sikunder njeriu nuk do te mund kurr…edhe nese krijohet kontakt fizik me dike qe e deshiron dhe dashuron se tepermi…jooo me shkrimin mund te besh dashuri…ne menyren qe do ti…sic te pelqen ty…dhe jo sic I pelqen partnerit tend…eshte si te besh dashuri me veten…
Mirpo,egzistojne edhe njerez qe une nuk rend drejt shkrimit…me bejne te harroj kete te fundit…ose te mos mund te shkruaj asgje…vec se te shijoj mendimet pa fjale…vetem me nje te mbyllur te syve…disa mendime qe me dergojne larg…nje nje dashur qe eshte kaq e fort…kaq e pa pershkrueshme nga fjalet…eshte nje dashuri…qe jetohet pa fjale….por me nje buzeqeshje,passion,dhe nje mirkuptim…qe nese perdoreshin fjalet…oh,sigurisht do te ngaterronin c’do fije mirkuptimi ne c’do detaj te saj…

Nuk mund te mohoj faktin se nuk di ti shkruaj dashurise…joo nuk di…une di vetem te dashuroj…pa ditur si,sa dhe pse…
Di te dua njeriun e duhur…qe me perkund shpirtin c’do nate sa here mbyll syt…qe me kerkon sa here qe kerkoj te largohem prej tij…me terheq shpirtin butesisht…sa nuk di te beje tjeter gje…vec se te ndal hapat ne krahet e tij…te nen lekures se tij…qe etur therret krijesen time komplekse…
Une me fjale…edhe pse pretendoj se perpara fleteve te bardha jam “zhveshur” totalisht…nuk them gjithcka…
Ka njerez qe une nuk mund te pershkruaj me fjale…prezenca e tyre ne ajrin tim eshte pertej tyre…
Prezenca e tyre…e tij…ne terrenin tim eshte kaq madheshtore…kaq cmenduri…kaq lajthitje…
Ja dua shpirtin…sic shpirtin e askujt nuk kam mundur te dua…gabimet e tij jane te pa dukshme ne syrin tim…madje…madje..jam tolerante edhe ndaj flirteve te tij…gjate nje dite,nate…momenti…
Dhe me besoni se nuk jam arsye veshur…apo verbuar deri ne ate pike sa te humbas prakticitetin…jooo…jam me e arsyeshme se kurr…
Qe,shpirtin e tij e kam une…eshte imi…dhe kjo eshte pasuria me e madhe e dikujt…te fitosh shpirtin…

Sa per ceshtjen e trupit…nuk na perket…trupi eshte I atij personi qe e posedon…eshte e vetmja gje qe njeriu nuk mund te pronezoj…sepse nuk te perket as nje cm e tij/saj…ti duhet vetem ta pushtosh ate…sigurisht njeriut qe I ke fituar shpirtin…nese perputhet me trupin…oh,une nuk mund te premend fjale…nuk kam te tilla…
Njeriut I dashuroni shpirtin…ajo eshte totalisht juaja…trupat jane asgje…nese e fitoni nje shpirt ne menyren e duhur…keni fituar esencen me te mire te kesaj jete…qe ofron sasi dhe jo cilesi…
Une kete e quaj cilesi…te rendesh drejt nje trupi….te anashkalosh lekuren…dhe butesisht te depertosh ne trupin e tij…Brenda shpirtit te tij…si vend strehimin me te embel,te ngrohte,e me te arrir ne jete te jeteve…
Dhe mos thoni ju lutem…se jeni vetem…ju asnjehere nuk jeni vetem…diku,dikush,ju strehon ne brendesine me te thell te qenies se tij…
Eh,si mund te mendoni se jeni vetem?...
E therrisni…me ze…nen ze dashurine tuaj…jam e bindur se ju degjon…se eshte me ju…se nuk ju lejon asnje moment te ndiheni dhe te jeni vetem…asnje moment…
Ai/ajo jane me ju…mjafton ta therrisni…dhe pergjigja do te merret me nje buzeqeshje te ndjere…ne zemer!